You are on page 1of 12

AGIM DEVA

POEZI TË ZGJEDHURA

Agim Deva, lindi në vitin 1948 në Beograd dhe vdiq më 1 shkurt 2009 në moshën
61 vjeçare. Fakultetin Filozofik e kreu në Universitetin e Prishtinës – në Degën e
Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Magjistroi dhe doktoroi në fushën e letërsisë për
fëmijë. Pas diplomimit në fakultet u punësua gazetar në “Zërin e rinisë”, e më vonë
qe kryeredaktor i parë i “Gazetës së pionierëve”. Që nga viti 1973 punoi në
Fakultetin e Filologjisë, së pari – asistent në Teorinë e letërsisë, e pastaj, ligjërues
në lëndën Letërsia për fëmijë. Përveç kësaj, Agim Deva ligjëroi edhe Fillet e
gazetarisë, Kritikën letrare, kurse në departamentin e gazetarisë zhvilloi lëndën
Zhanret e gazetarisë. Ishte profesor ordinar në këtë Fakultet. Njëherësh, Agim
Deva ishte anëtar i PEN- Qendrës së Kosovës dhe themelues e drejtues i OJQ-së
“Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë” që nga viti 2000 e këtej. Poashtu, që nga viti
2005 ishte edhe anëtar i Shoqatës “Pranë fëmijëve”. Organizoi disa simpoziume e
sesione shkencore mbi çështjet e letërsisë për fëmijë e të rinj.
Botoi një numër të konsideruar veprash letrare (prozë e poezi), antologji të
ndryshme, panorama të poezisë botërore, vepra të ndryshme shkencore, monografi,
kritika, recensione, ese, parathënie e pasthënie, një libër leximi për klasë të katërt
fillore, dy libra për fëmijët e hendikepuar, libra ilustrativë për fëmijët e moshave
parashkollore, libra me karakter ambiental dhe së fundi Abetaren. Që të gjitha këto
shtrihen në 80 vëllime.
Mori pjesë në Simpoziumin Ballkanik të Letërsisë për Fëmijë të mbajtur në Tiranë
( në vitin 2000), si edhe në shumë manifestime letrare para fëmijëve tanë në Austri,
Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Itali, Francë etj. Për punën e tij letrare u nderua me një
varg shpërblimesh në Kosovë dhe më gjerë. Poezitë e tij u përkthyen në disa gjuhë
të huaja si në anglisht, gjermanisht, arabisht, italisht, rusisht, sllovakisht,
rumunisht, kroatisht, turqisht, sllovenisht, maqedonisht, etj.
Dallohet si shkrimtar për fëmijë, me të cilin preokupim ai merrej deri ne ditët e
fundit te jetës se tij. Ligjëroi, Letërsinë për Fëmijë në Degën e Letërsisë e të
Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Disa nga veprat:

Natyreza - Mars 2003 tekst mësimor


USA dhe Musa “Rilindja”, Prishtinë, 1987
Zonja e livadheve, 1968
Panushi: roman për fëmijë, 1974
Parada e luajve, 1977
Fjala ëhet lule, li ër le imi : për klasën V të shkollës fillore , 1979
Një mijë erdhe : vjersha, bashkautor me Salih Lutolli, 1979
Rrota e historisë, vjersha për fëmijë, 1981
Zašto klupa ponavlja razred, 1981, ser isht
Poezia shqipe për fëmijë (1872-1980), 1982
Fjala e përjetimit, 1983
Vjersha të zgjedhura për fëmijë, 1984
Harta e zemrës, 1984
Tregu i xhinkave, bashkautor me Daniella Vajnevi, 1984
Çaste në trohalle, 1986
U këndojmë dëshmorëve, 1988
Dreri në mal, vjersha të zgjedhura për fëmijë, 1989
Njeriu i vjeshtës, 1991
Guri rrokulliset përpjetë, 1999
Fshati dhe rrufetë
Si shpëtoi meti
Orët e nënës
Fshehtësia: Tajna, ashkautor me Miroslav Antić
Buna
Pastaj, edhe dashuria e parë : A onda i prva ljubav, bashkautor me Miroslav
Antić
Derisa ti flen
Fytyrëqeshur
Dhoma e gjyshit tim
Në otën e a etares
Plisi i zogut, uart
Pse i dua a adimrat
Romani ynë për fëmijë - 1977

Nënës

Puthjen e parë
Nënës.

Lulen e parë
Nënës.
Vizatimin e parë
Nënës.

Letrën e parë
Nënës.

Të fshehtën e parë
Nënës.

Se nëna më lindi,
Mua ne maj

Dhe askush tjetër,


S'më lindi përveç saj.

Të Mbjellim Nga Një Dru

T’m jellim te gjithe nga nje dru,


e cdo dru ta sjell nje zog,
e cdo zog ta sjell nje kenge,
e cdo kenge nje kenaqesi,
ajer te paster ne mushkeri,
e cdo gjeth me jete te vet,
pluhurin mbi ty- e pret,
si ombrelle,
qe t’kesh – shendet.

Vetem duhet – pak kujdes,


pak kulture e pak vullnet…
e te zbrese mali ne qytet.

o t’i degjojme ciu-ci,


zogjte e tu e zogjte e mi.

Këngë e Padukshme

Sa të njelmëta rrugët e qytetit tim


Putrat e të papunëve kripë e egër i gërryen
Dredhëzat e qershitë janë larg
Tepër larg
Çudi – edhe pa to
Na rriten e zbukurohen fëmijët
Kur bie shi
Qyteti mbetet edhe pa jargët e kotësisë së vet
Që ia zbraznin lukthin
Që e gërryente përbrënda
Mllefi im i heshtur
Një përbindësh i padukshëm
Më i madh se dinosauri
Posa teret qyteti
Rrugëve të kriposura zvarritet
Duke lëpirë kështu fatin tim
Edhe fatin tënd të shqepur
Ëndërrueshëm të shtrirë nën kësulat gri
Nëse ndonjë zezak pranë meje kalon
Do ta pyes – se a kanë ngjashmëri
E sotmja e ime
Me një të kaluar e tij…

Na Lusin Malet

Kur eci malit shpesh me duket,


se nje dru me lut ngadale
mbylle briskun, vella i vogel,
une marr vesh edhe me…
Kopshtit dal qe te shetis,
endem parkut te qytetit,
me lut lulja ta…,
vetem qe s’qan prej te n ehtit.

Endem, endem neper bote,


kur, ja, vij te nje djerrine,
sikur m’thote:paj, do fidane
do t’ma shtonin ….!

Kam qelluar zemerbute,


per fidane kam kujdes,
ato s’flasin por do zogj
…..per cdo mengjes !

Dy Duar Tre fëmijë

Nënëz, ma jep dorën!


Ma jep edhe mua!
Nënëz, ma jep dorën,
Se edhe unë të dua!
Tre fëmijë ka nëna
Të gjithë njësoj i do,
Secili prej tyre
Dorën i kërkon.

Tre fëmijë ka nëna,


Por ka veç dy duar
Kujt t`ia japë më parë
Dorën e praruar?

Njërën ia dha Buqes


Tjetrën të voglit Xim,
E Luani ’ ëri?
Iu hodh në përqafim!

Tre fëmijë ka nëna


Del me ta të shëtisë
E prej parkut t`vogël
Kthehet drejt shtëpisë.

DJEPI

Më vjen vërtetë keq


që nuk na kujtohen
ato çaste te vokta
që në djep jetohen
Edhe pse të varfër (me tri-katër pula),
në djep na ushqente nëna me ninulla...
E gjyshja gatuente
nga një bukë qerepi,
(kështu thonë, se mua
s'më kujtohet djepi!)

Mirëpo, sot, or mik,


djepin kur e shoh
gjithënjë, e më pak
veten e njoh
dhe vështirë, vështirë nënës i besoj
se në të për spari fillova të rroj,
Madje, n'jetë si foshnje
shkela - trimërisht...
Me ëndrra luftoja -
horizontalisht!...

Djepi im i vogël!
O djep i uruar!
Po, vallë, një ninullëz
s'e ke merituar?...
"M'u rritsh bir' i nënës!", dheu rrita burrë,
po ti djep i dashur nuk u rrite kurrë,
mbete skutë sa grima,
sa një bebzë në sy,
sa ditët e para
që i kalova n'ty!

Më vjen vërtetë keq


që nuk e mbaj mend,
djepin ku prapë foshnjet
ndërrohen me rend!...
NATËN, KUR FLEN DESPINA...

Natën, kur flen e bardha Despinë,


natën kur kotën fenerët ndë kulla,
natën, por jo n'mal as n'lendinë,
kitra e ujku luajnë me pulla.

Dhe kah mesnata arithi zgjohet,


i fërkon sytë e i gëzuar thotë:
- Sonte kjo natë duhet t'festohet,
se përveç mjaltës gjeta kompot.

Derri tund qetas laprat e veshit,


e kujton vetin si derr me famë:
- Pra unë nuk qënkam veç i përsheshit,
surratin tim shihja n'reklamë!...

Natën, vonë natën, kur flenën beci im,


natën kur kotën fenerët ndër kulla,
natën, shpesh ndodh që n'vetëshërbim,
kitra e ujku t'luajnë me pulla.
Si çohen hundët përpjetë?

Si çohen hundët përpjetë?


Na ke blerë një setër t`re,
Më s`je ai që ishe dje;
Harron me shokë
T`përshëndetesh-
E për setër t`re mbështetesh,
E harron se ajo setër
Një ditë zhlyhet, shkyhet,
Tretet,
Ndërsa, ja ai shoku i vjetër,
I përhershëm do të mbetet!
Sot ai rrugëve të shikon,
Ty të duket vetja mbret...
Me një setër-
Fluturon
Sa poshtë, thua, bota mbet!
Dhe lakmon këpucë të reja,
Me një shall që n`erë përkundet,
Prapë na thua,
Sa janë prapa,
Gjithë qytetet
Dhe katundet!...
Të kalojë dhe shoku i dytë
Pa i thënë sot; mirëmëngjes!
Ec pranë teje
Tezja Nushë,
T`kalon afër
Me- mafes...
Ty disi të la kujtesa,
Dhe harrove shokë e miq,
Me një setër
Zure qiellin,
S`je më rrugëve-
Shkurtabiq !
Po qyteti
Të sheh ndryshe,
Krejt të vogël
- si lajthi,
Të sheh edhe jotja gjyshe,
Më të gjorin në shtëpi...
S`je as n`korzo aq i nxehtë,
Shoku yt zë një shok tjetër,
Po a çohen
Hund`t përpjetë,
Hundët përpjetë
- për një setër?!....
Setrën e bajsh me shëndet!
Shokun tjetër- gjeje vet!
Po e gjete ruaje mirë,
Se të duhet
N`kohë t`vështirë;
Edhe po s`tu desh ai kurrë,
Ruaje që të mbetesh burrë,
Se nuk ndërrohet
Shoku i vjetër,
As me-jetë,
E jo për setër!

You might also like