You are on page 1of 1

Çfarë është Lorem Ipsum?

Lorem Ipsum është një tekst shabllon i industrisë së printimit dhe shtypshkronjave. Lorem Ipsum
ka qenë teksti shabllon i industrisë që nga vitet 1500, kur një shtypës i panjohur morri një galeri
shkrimesh dhe i ngatërroi për të krijuar një libër mostër. Teksti i ka mbijetuar jo vetëm pesë
shekujve, por edhe kalimit në shtypshkrimin elektronik, duke ndenjur në thelb i pandryshuar. U bë
i njohur në vitet 1960 me lëshimin e letrave 'Letraset' që përmbanin tekstin Lorem Ipsum, e në
kohët e fundit me aplikacione publikimi si Aldus PageMaker që përmbajnë versione të Lorem
Ipsum.
Pse e përdorim?
Është një fakt gjerësisht i njohur që lexuesi do të hutohet nga përmbajtja e një faqeje gjatë kohës
që shikon dizenjimin. Arsyeja e përdorimit të Lorem Ipsum është sepse ka pak a shumë
distribucion normal të gërmave, ndryshe nga përdorimi i 'Përmbajtja këtu, përmbajtja këtu', që e
bën të ngjajë me një gjuhë të lexueshme. Shumë aplikacione publikimi dhe editorë tani përdorin
Lorem Ipsum si tektin e tyre bazë, dhe një kërkim 'lorem ipsum' do të shfaqë shumë faqe interneti
të pambaruara që në vend të përmbajtjes kanë pikërisht tekstin Lorem Ipsum. Shumë versione
kanë evoluar gjatë viteve, disa në mënyë kazuale, disa me qëllim (humor dhe gjëra të ngjashme).

Nga vjen?
Ndryshe nga mendimi popullor, Lorem Ipsum nuk është tekst çfarëdo. Rrënjët i ka në një pjesë të
letërsisë klasike Latine të viteve 45 BC, duke e bërë më shumë se 2000 vjet të lashtë. Richard
McClintock, një profesor Latin ne Hampden-Sydney College në Virginia, kërkoi për një nga fjalët
më të çuditshme të tekstit, consectetur dhe duke parë citimet e fjalës në letërsinë klasike zbuloi pa
dyshim burimin. Lorem Ipsum vjen nga seksionet 1.10.32 dhe 1.10.33 të "de Finibus Bonorum et
Malorum" (Ekstremet e të Mirës e të Keqes) nga Cicero, shkruar në vitin 45 BC. Libri është një
traktat mbi teorine e etikës, shumë i famshëm gjatë Rilindjes. Rreshti i parë i Lorem Ipsum, "Lorem
ipsum dolor sit amet.." vjen nga seksioni 1.10.32.

Pjesa standarte e Lorem Ipsum e përdorur që në vitet 1500 riprodhohet më poshtë për të
interesuarit. Seksionet 1.10.32 dhe 1.10.33 të "de Finibus Bonorum et Malorum" nga Cicero janë
gjithashtu të riprodhuara në formën origjinale të shoqëruara nga versionet e përkthyera në anglisht
të vitit 1914 nga H. Rackham.

Ku mund ta gjej?
Ka shumë variacione të tekstit Lorem Ipsum, por pjesa më e madhe kanë pësuar ndryshime, duke
shtuar humor ose duke i ngatërruar fjalët të cilat nuk duken më të besueshme. Nëse do të përdorni
tekstin Lorem Ipsum, sigurohuni që në tekst nuk është fshehur ndonjë shkrim i turpshëm. Të gjithë
gjeneruesit Lorem Ipsum në internet priren të përsërisin fragmente të caktuara, duke e bërë këtë
gjeneruesin e parë të vërtetë në internet. Gjeneruesi përdor një fjalor me më shumë se 2000 fjalë
Latine, i kombinuar me struktura fjalishë për të gjeneruar Lorem Ipsum që duket i arsyeshëm.
Teksti i gjeneruar është kështu gjithmonë i pa përsëritur, pa humor të fshehur ose fjalë jo
karakteristike, etj.

You might also like