You are on page 1of 3

30/11/2022

Detyrë shtëpie

Tema: Përzgjidh një tekst rrëfyes dhe përcaktoni:


a) Qëllimin;
b) Funksionin;
c) Teknikat;
d) Teknikat që lidhen me aktin e rrëfimit në tërësi ;
e) Ligjërimin;
f) Kohën (të brendshme e të jashtme).
Lënda: Gjuhë Shqipe
Punoi: Mateo Bello
Klasa: XI-2
Shkolla: “Ernest Koliqi”
Koha e rinisë

Më shumë më mundonte vetë jeta, se nuk kisha as busull, që do të më kishte


bërë shumë punë, pasi sa herë që frynte erë e mirë, shpalosja velat dhe, prandaj,
isha çdo çast në rrezik të ngecja në ndonjë stom rëre.
Kisha parë gjithë ato gjëra të trishtueshme, të dhimbshme, të pakëndshme; sado
i kujdesshëm që të isha, kurrë nuk e ndjeja veten të sigurt nga këto pësime e
mundime.
Kishte vite që fati më kishte takuar me disa mësues të aftë, po sa më shumë
mësues njihja, aq më pak gjeja atë që kërkoja.
Njëri kishte parim kryesor të jetës shpirtmirësinë e zemërbutësinë, i dyti
mendjeshkathtësinë, i treti shpërfilljen e mendjelehtësinë, i katërti frikën e
Perëndisë, i pesti zellin e ndjenjën e detyrës, tjetri ngazëllimin e patundur, dhe me
radhë; kështu që, pa mbushur mirë të njëzetat, kisha përshkuar shkollat e të
gjithë filozofëve moralistë.
Këto mësime ishin më fort në kundërshtim, sesa në pajtim me njëri-tjetrin.
Megjithatë, të gjithë bënin fjalë për njëfarë maturie që unë, duke marrë parasysh
edhe natyrën time, nuk arrija ta kuptoja fare dhe që asnjë i ri, sado të përpiqet,
kurrë nuk mund ta kuptojë.
Tani që i kisha kaluar të gjitha këto mendime dhe mënyra të menduari, sado e
gjallë, e lirë dhe e gëzuar të më dukej jeta në rini, gjithnjë më kujtoheshin ato
vlera të dëshiruara dhe ato norma të panjohura. Sado i lirë dhe i çlirë të rroja,
prapë nuk mund të mos e kuptoja se isha gjithmonë i kufizuar nga rrethanat, dhe
atëherë më shkonte mendja se më e mira që mund të bëja ishte që, të paktën nga
brenda, të isha i pavarur.

- J.V Gëte
Analiza e tekstit

Teksti “Koha e rinisë” është pjesë e shkëputur nga autobiografia e Johan


Volfgang Gëtes, pra mund të themi se është i llojit narrativ, i shkruar në vetën e
parë. Qëllimi është të na rrëfejë për një cast të jetës së Gëtes.
Marrësi është një lexues i zakonshëm dhe i gjerë, i cili është i interesuar për
jetën e këtij autori. Mbizotëron teknika e së vërtetës, sepse tregohet një histori e
vërtetë, jo e trilluar. Gjithashtu përdoret dhe teknika e detajve personale të
autorit duke qenë se këmi të bëjmë me një autobiografi.
Komunikimi midis autorit dhe lexuesit është i drejtpërdrejtë, pra duke i dhënë të
njëjtin akt rrëfimi. Koha më e përdorur në tekst është ajo e pakryer me nuanca
dhe ndërthurje të asaj të kryer. Autobiografia është shkruar dhe publikuar më
1811, por koha e brendshme është në rininë e Gëtes, vite para se të shkruhej kjo
biografi.

You might also like