You are on page 1of 3

Mos e Shpërdoroni Energjinë

Nëse ka një pajisje që nuk e përdorni shpesh, mos e lini atë ndezur
kot.
Fikni dritat, kompjuterët, televizorin, telefonin, kondicionerin dhe
çdo pajisje tjetër që nuk keni ndërmend ta përdorni së afërmi.
Vetëm me këtë hap të thjeshtë mund të kurseni shumë.
Nëse keni një pajisje që nuk përdoret, ama e mbani në prizë,
bëhuni të mençur dhe hiqeni nga priza.
Sa i përket kësaj të fundit, ekspertët e AgroWeb.org thonë se është
më mirë të përdorni një prizë zgjatuese për disa pajisje, në mënyrë
që të mund t’i fikni të gjitha me një prekje të vetme.

Kujdes Me Kondicionerin
Temperatura e shtëpisë duhet mbajtur diku tek 25 ose 27 gradë në
verë, ndërsa në dimër duhet të jetë nga 18 deri në 20 gradë.
Në verë mbani perdet mbyllur në pikun e vapës që të mbani larg
nxehtësinë.
Në dimër mbani perdet hapur që drita natyrale të ngrohë
ambientin.

Zgjidhni Ngjyra Të Çelëta Për Lyerjen e


Shtëpisë
Nëse zgjidhni ngjyra të zbehta dhe të çelëta për lyerjen e shtëpisë,
drita do të reflektohet më shumë dhe rrjedhimisht nuk do të keni
nevojë të ndizni dritat në shtëpi.

Zgjidhni Pajisje Që Kursejnë Energji

Kur të blini pajisje elektro-shtëpiake, zgjidhni ato që kursejnë


elektricitet.
Vetëm falë tyre, konsumi juaj i elektricitetit do të jetë më i ulët
dhe shpenzimet gjithashtu.

Lani Rrobat Me Ujë Të Ftohtë


Nëse i lani rrobat me ujë të ftohtë, do të kurseni ndjeshëm
elektricitet. Nëse lavatriçja juaj ka karakteristika të veçanta për
kursimin e energjisë, atëherë do të jeni dyfish të fituar.

Mos e Teproni Me Ujin.


Kursimi i ujit automatikisht ka lidhje me kursimin e energjisë.
Nëse ju nuk e lini ujin të rrjedhë më kot ndërsa bëni banjë,
atëherë bolieri nuk do të shpenzojë më shumë energji për ta
ngrohur atë.
E njëjta gjë vlen edhe për ËC-në, me të cilën nuk duhet ta
teproni duke shtypur butonin e shkarkimit.

Zgjidhni Ndriçimin Led


Në vend të llampave të vjetra, investoni tek ato LED të cilat
janë jo vetëm të përballueshme por edhe kursejnë energji.

You might also like