You are on page 1of 16

Veprimet me gjykime.

Algjebra e gjykimeve
Roli I lidhesve ne logjike eshte I ngjashem me rolin qe luajne veprimet + dhe x ne algjeber.
Lidheset logjike perdoren per te formuar gjykime te perbera. Vlera e vertetesise se gjykimit te
perbere varet vetem nga vlera e komponenteve te tij. Lidheset “n.q.s. atehere” dhe “n.q.s. dhe
vetem n.q.s.” jane gjithashtu te njohura si “implikacion” dhe “eshte ekuivalent me”,
respektivisht.

Perkufizimi 1.3
Konjuksion I gjykimeve p dhe q quhet gjykimi p ∧ q (p dhe q) qe eshte I sakte vetem kur te dy
gjykimet p dhe q jane te sakta dhe I pasakte ne rastet tjera.

Perkufizimi 1.4
Disnjuksion I gjykimeve p dhe q quhet gjykimi p ∨ q (p ose q), qe eshte I pasakte vetem kur te
dy gjykimet p dhe q jane te pasakta dhe I sakte ne rastet tjera.

Perkufizimi 1.5
Ose-eksklusive e gjykimeve p dhe q quhet gjykimi p o q qe eshte I sakte vetem atehere kur
saktesisht njeri nga gjykimet eshte I sakte dhe I pasakte ne rastet tjera.

Perkufizimi 1.6
Negacion I gjykimit p quhet gjykimi ⌐p (jo p) qe eshte I sakte vetem atehere kur gjykimi p eshte
I pasakte.

Perkufizimi 1.7
Implikacion (kondicional) I gjykimeve p dhe q, quhet gjykimi I perbere p->q qe eshte jo i sakte
vetem atehere kur p eshte i sakte dhe q i pasakte, dhe i sakte ne rastet tjera. Gjykimi p quhet
hipoteza, ndersa gjykimi q quhet perfundim ose rrjedhimi i implikacionit.

Perkufizimi 1.8
Bikondicional I gjykimeve p, q eshte gjykimi I perbere p<->q I cili eshte I sakte atehere kur p
dhe q kane vlere te njejte te vertetesise, dhe I pasakte ne rastet tjera.
2.2 Numri kardinal dhe bashkesia partitive
Bashkesia eshte nje koleksion joirenditur i objekteve/ elementeve
Bashkesite kane zbatim te gjere ne problemet e numerimit (teknikat e numerimit), dhe per kete
arsye na duhet te diskutojme madhesine (numrin e elementeve ne bashkesi) te bashkesive.

Perkufizimi 2.5
Le te jete S nje bashkesi. Ne qofte se S permban saktesisht n elemente te ndryshme, ku n eshte
numer i plote jonegativ, do te themi se S eshte bashkesi e fundme dhe se n eshte numri kardinal
i S dhe shenohet me |S|.

Perkufizimi 2.6
Per bashkesine jo boshe S do te themi se eshte e fundme ne qofte se ekziston numri natyral n dhe
bijeksioni f: {1, 2, …, n}-> S, ku numri n paraqet numrin kardinal te bashkesise S. Themi,
gjithashtu se S ka n elemente. Ne ate rast bashkesia S mund te shkruhet si S={a1, a2, ..., an}, ku
ak=f(k); k=1, 2, 3, ..., n.

Perkufizimi 2.7
Per nje bashkesi do te themi se eshte e pafundme ne qofte se ajo nuk eshte e fundme.

Ne qofte se S ka numer te pafundme te elementeve, do te themi se S ka numer kardinal te


pafundme, dhe shenojme |S| = ∞.
Bashkesite e pafundme mund te jene te numerueshme apo te panumerushme:
i. Per bashkesine e pafundme S do te themi se eshte e numerushme ne qofte se
bashkesia e elementeve te saj mund te rradhiten ne forme te vargut te pafundme a1,
a2, ..., an.
ii. Per bashkesine e pafundme S do te themi se eshte e panumerushme ne qofte se nuk
mund te rradhitet ne varg.

Perkufizimi 2.8 Bshkesine A e quajme nenbashkesi te bashkesise B atehere dhe vetem atehere nese cdo
element i A eshte gjithashtu i B.
Le te jete S nje bashkesi e dhene. Bashkesia partitive e S eshte bashkesia e te gjitha
nenbashkesive te bashkesise S dhe shenohet me P(S).
1. Numri i nenbashkesive te bashkesise S eshte 2^n. ni shembull qe ja gjen bashkesine
partitive.
2. Numri i nenbashkesive te verteta te bashkesise S eshte 2^n -1. nenbashkesi te nje bashkese jane
3. Numri i nenbashkesive te bashkesise boshe eshte 1 e cila eshte Ꝋ. gjithemone boshja dhe vete
bashkesia.
2.7 Teknika te numerimit
Nje nga rezultatet me te thjeshta te numerimit eshte:
Principi i pare i numerimit: Ne qofte se A dhe B jane dy bashkesi disjunkte, atehere
|A∪B| = |A| + |B|.
Principi i dyte i numerimit: Ne qofte se A1, A2, ..., An jane bashkesi disjunkte atehere
|A1 ∪ A2 ∪...∪An| = |A1| + |A2| + ... + |An|. Njejte si 1 veq per n bashkesi

Ne rastin kur bashkesite nuk jane disjunkte kemi:


Teoreme 2.2
(Principi i perfshirjes dhe perjashtimit). Ne qofte se A dhe B jane bashkesi te fundme
atehere:
|A∪B| = |A| + |B| - |A∩B|.
Ne baze te principit te dyte te numerimit kemi:
|A∪B| = |A\B| + |A∩B| + |B\A|.
Bashkesite A dhe B mund te ndahen ne bashkesite A\B dhe |A∩B|; B\A dhe |A∩B|,
respektivisht.
|A| = |A\B| + |A∩B|. |B| = |B\A| + |A∩B|.
Me kombinimin e ktyne 3 fitohet rez i kerkuar
Teoreme 2.3
Ne qofte se A, B dhe C jane bashkesi te fundme, atehere:
Per 3 bashkesi
|A∪B∪C| = |A| + |B| + |C| - |A∩B| - |B∩C| - |A∩C| + |A∩B∩C|.

Numerimi me ane te Diagrameve te Venn-it


Diagrami i Venn-it me n bashkesi te cilat priten ne menyre ne menyre te pergjithshme e ndan
planin (bashkesine universale) ne 2^n regjione. Nese kemi informacione per numrin e
elementeve te disa pjeseve te diagramit, atehere ne mund te percaktojme numrin e
elementeve ne secilin regjion dhe te perdorim kete informacion per te percaktuar numrin e
elementeve ne pjeset tjera te planit.
2.8 Copetimi (particioni) i bashkesise

Nga ndonjehere eshte shume me rendesi qe bashkesia te ndahet (copetohet) ne nenbashkesi


disjunkte. Per shembull, kjo ndarje eshte perdorur te teknikat e numerimit. Nje ndarje e tille
quhet “copetim” ose “particion” i bashkesise. Ky kuptim eshte ngushte i lidhur edhe me
kuptimin e relacionit te ekuivalences te bashkesite.
Perkufizimi 2.20
Le te jete A nje bashkesi. Copetimi i A-se eshte familja (bashkesia) {Ai : i ∈ I} e
nenbashkesive joboshe te A ashtuqe:
1. ∪Ai = A, dhe
2. Ai ∩ Aj =  n.q.s. i≠j, per i, j ∈ I.

Ekziston nje analogji ne mes “copetimit” te bashkesise dhe lojes “puzzle”. Kushti i pare
d.t.th. se nuk mungon asnje pjese dhe kushti i dyte se copezat perputhen pa lene asnje
zbrazeti mes tyre.
3.1 Perkufizimi i relacionit
Kuptimi matematikor i relacionit, sikur ai i bashkesise, eshte mjaft i pergjithesuar. Tri
lloje me specifike te relacionit jane: funksioni, relacioni i ekuivalences dhe relacioni i
renditjes.

Perkufizimi 3.1

Le te jene A dhe B dy bashkesi. Relacion R nga bashkesia A ne bashkesine B e quajne


nenbashkesine R te produktit kartezian A x B dmth R ⊆ A x B. Ne qofte se (a, b) ∈ R,
themi se a ∈ A eshte ne relacion R me elementin b ∈ B dhe shenojme aRb.

Perkufizimi 3.2

Relacioni ne bashkesine A eshte relacioni nga A ne A.

Relacioni mund te paraqitet vizualisht ne disa menyra.


Me ane te diagramit ne sistem kartezian, diagrame te Vennit, digrafe, matrice binare (veq 1 dhe 0)
Perkufizimi 3.3

Relacioni identik Ia ne A eshte relacion i perkufizuar me


a Ia b <=> a = b.

Perkufizimi 3.4

Relacioni universal Ua ne A eshte relacion i perkufizuar me


a Ua b per cdo a, b ∈ A.

Vetite e relacioneve

1. refleksive aRa
2. simetrike aRa' => a'Ra
3. tranzitive aRa' dhe a'Ra'' => aRa''
4. antisimetrike aRa' dhe a'Ra <=> a=a'

fig

rel ekuivalences: 1 2 3
renditjes: 1 3 4
3.5 Relacioni i ekuivalences dhe copetimi (particioni) i bashkesive

Supozojme se R eshte relacion i ekuivalences ne A. Mund te formojme nenbashkesi duke


grumbulluar ne nje nenbashkesi te tille te gjithe elementet qe jane te lidhura me ane te
relacionit R. Do te shiqojme se nenbashkesite e ketilla formojne copetim te bashkesise A.
Keto nenbashkesi quhen “klase te ekuivalences” te relacionit.

Perkufizimi 3.10
Rel i ekuivalences nese 1 2 3
Le te jete relacion i ekuivalences ne bashkesine A, dhe le te jete x ∈ A. Klasa e
ekuivalences e elementit x, qe shenohet me [x], eshte bashkesia e elementeve te A te
cilat jane ne relacion me x,
[x] = {y ∈ A : xRy}

Teoreme 3.5

Le te jete R relacion i ekuivalences ne A dhe x, y ∈ A. Atehere


[x] = [y] <=> nese xRy.

Nga kjo qe thame deri me tani mund te nxjerrim perfundim se: familja e klasave te
ekuivalences te nje relacioni te ekuivalences ne nje bashkesi e copeton bashkesine ne
nenbashkesi disjunkte (ben particionin e bashkesise).

Teoreme 3.6

Le te jete R relacioni i ekuivalences ne bashkesine jo boshe A. Familja e klaseve te


ndryshme te ekuivalences R eshte copetim (particioni) i A.

Perkufizimi 3.11

Bashkesia e klaseve te ekuivalences, qe shenohet me A / _ = {[x]| x ∈ A}, quhet faktor


bashkesia e bashkesise A ne lidhje me relacionin ~.
3.6 Relacioni i renditjes dhe diagrami Hasse

Perkufizimi 3.12

Renditje e pjesshme ose thjeshte renditje ne bashkesine A quhet relacioni binar “≤” ne A
i cili i ka vetine refleksive, antisimetrike dhe tranzitive.
Bashkesia, se bashku me relacionin e renditjes quhet bashkesi pjeserisht e renditur.

Perkufizimi 3.13

Le te jete R relacion i renditjes ne A. Elementi me i madh i A (nese ekziston) eshte


elementi α ashtu qe a R α per cdo a ∈ A. Elementi me i vogel i A (nese ekziston) eshte
elementi β ashtu qe β R a per cdo a ∈ A.

Perkufizimi 3.14

Per bashkesine pjeserisht te renditur (A, ≤) themi se eshte plotesisht (linearisht) e renditur
ne qofte se per cdo x, y ∈ A vlen x ≤ y ose y ≤ x, qe do te thote se cdo dy elemente jane
te krahasueshem.

Perkufizimi 3.15

Per bashkesine plotesisht te renditur (A, ≤) do te themi se eshte bashkesi mirre e


renditur, ne qofte se cdo nenbashkesi jo boshe e saj ka elementin minimal.
3.6.1 Diagrami Hasse
Eshte paraqitje grafike e bashkesise pjeserisht te renditur ne te cilen cdo element eshte paraqit me ane
te pikave/nyje. kto nyje jane t lidhura me vija.
Le te jete A bashkesi e fundme, pjeserisht e renditur me ane te relacionit R. Do te themi
se b mbulon a ne qofte se aRb dhe nuk ekziston asnje element c ashtu qe aRc dhe cRb.
Edhe me formalisht, b mbulon a ne qofte se aRb dhe, per cdo x ∈ A, aRx dhe xRb rrjedh
ose a=x ose x=b.

Perkufizimi 3.16

Diagrami Hasse i nje bashkesie te fundme eshte diagrami te i cili elementet e bashkesise
paraqiten si pika ne rrafsh dhe, pikat te cilat i paraqesin elementet a dhe b shoqerohen me
ane te “vijave rritese” atehere dhe vetem atehere ne qofte se b mbulon a-ne.

Perkufizimi 3.17

Le te jete (A, ≤) bashkesi pjeserisht e renditur. Ne qofte se cdo nenbashkesi {x, y}qe
permban cilat do dy elemente te A, ka kufirin me te madh te poshtem (infimumin) dhe
kufirin me te vogel te siperm (supremumin), atehere bashkesi pjeserisht e renditur (A, ≤)
quhet “rrjete e mbyllur”. Kufiri me i madh i poshtem ({x, y}) eshte perfaqesuar me x ∧ y
dhe quhet “takim” i x dhe y. Ngjajshem, ({x, y}) eshte perfaqesuar me x ∨ y dhe quhet
“bashkim” i x dhe y. Prandaj, “rrjeta e mbyllur” eshte strukture matematikore e pajisur
me dy veprime binare “takim” dhe “bashkim”.
5.2 Strukturat algjebrike

Perkufizimi 5.2

Strukture algjebrike e quajme nje bashkesi jo te zbrazet se bashku me nje apo me teper
veprime binare te perkufizuara ne kete bashkesi.

Struktura algjebrike e cila perbehet nga nje bashkesi S dhe nje veprim binar “*” do ta
shenojme simbolikisht me anen e ciftit te renditur (S, *).

Perkufizimi 5.3

Per veprimin binar “*”, te perkufizuar ne bashkesine S, themi se eshte veprim asociativ
ne qofte se per cdo a, b, c ∈ S,
a * (b * c) = (a * b) * c.

Perkufizimi 5.4

Per strukturen (S, *) themi se ka element neutral ne lidhje me veprimin “*” ne qofte e
ekziston elementi e ∈ S i tille qe:
a*e=e*a=a per a ∈ S
Elementin neutral ndryshe e quajme edhe element njesi.

Nje strukture algjebrike (S, *) mund te kete me se shumti nje element neutral.

Perkufizimi 5.5

Le te jete (S, *) nje strukture algjebrike me element neutral e. Per elementin a ∈ S, themi
se ka element inverz ne lidhje me veprimin “*” ne qofte se ekziston elementi a’ ∈ S i tille
qe a * a’ = a’ * a = e.
Elementin a’ e quajme inverzi i elementit a, dhe zakonisht e shenojme me a’.

Perkufizimi 5.6

Per veprimin “*” te perkufizuar me bashkesine S do te themi se eshte veprim komutativ


ne qofte se per cdo a, b ∈ S
a * b = b * a.

Perkufizimi 5.7

Gjysem grup ose semigrup e quajme ciftin (S, *) ne qofte se:


1) Veprimi “*” eshte veprim i mbyllur ne S dhe
2) Ne qofte se x * ( y * z) = (x * y) * z per x, y, z ∈ S.
5.3 Grupet
Perkufizimi 5.8
Ciftin e renditur (G, *) e quajme grup ne qofte se i ploteson keto veti:
(G1): G eshte bashkesi e mbyllur ne lidhje me veprimin “*” d.m.th.
a * b ∈ G per a, b ∈ G
(G2): Veprimi “*” eshte asociativ ne G, d.m.th. per ciletdo a, b, c ∈ G vlen ligji asociativ:
a * (b * c) = (a * b) *c
(G3): Ekziston elementi neutral e ∈ G ne lidhje me veprimin “*”, d.m.th.
a * e = e * a = a per a ∈ G
(G4): Per cdo element a ∈ G, ekziston inversi i tij 𝑎−1 ∈ G ne lidhje me veprimin “*” i tille qe:
a * 𝑎−1 = 𝑎−1 * a = e
Ne qofte se vlen edhe:
(G5): Veprimi “*” eshte komutativ ne G, d.m.th.
a * b = b * a per a, b ∈ G
atehere (G, *) e quajme grup komutativ ose grup abelian.
Nese veprimi ne grup eshte shenuar me “*” atehere ai quhet grup multiplikativ, ndersa me “+”
quhet grup aditiv. Ne grupin aditiv elementi njesi shenohet me zero ndersa elementi inverz i a
me -a.
Perkufizimi 5.9
Le te jete (G, *) nje grup dhe H ⊂ G, H ≠ . Do te themi se H eshte nengrup i grupit G ne qofte se
(H, *) eshte grup.

Teoreme 5.2
(Teorema e Lagranzhit) Nese (H, *) eshte nengrup i rendit m te grupit te fundme (G, *) te
rendit n, atehere n eshte i plotpjestueshem me m.
Teoreme 5.3
Cdo element i grupit (G, *) ka vetem nje element inverz.
Teoreme 5.4
Ne qofte se (G, *) eshte grup dhe a, b ∈ G, atehere:
(𝑎 ∗ 𝑏)−1 = 𝑏 −1 ∗ 𝑎−1
5.4 Homomorfizmi dhe izomorfizmi i grupeve
Perkufizimi 5.10
Pasqyrimi f: G-> H quhet homomorfizem i struktures algjebrike (G, *) ne strukturen algjebrike
(H, x) nese vlen:
(x, y ∈ G) f(x * y) = f(x) x f(y).

Perkufizimi 5.11
Grupet (G, *) dhe (H, ◦) jane izomorfe nese ekziston bijeksioni f : G-> H me vetine

(x, y ∈ G) f(x * y) = f(x) ◦ f(y)


Pasqyrimi f quhet izomorfizem i grupit (G, *) ne grupin (H, ◦).

Perkufizimi 5.12
Izomorfizmi i grupit ne vetvete quhet automorfizem.
5.8 Nengrupet normale
Perkufizimi 5.22
Bashkesia aH = {ah | h ∈ H}, dhe bashkesia Ha = {ha | h ∈ H}, (a ∈ G) quhen klasa e majte dhe
klasa e djathte e zberthimit te grupit G sipas nengrupit H.
Teoreme 5.9
Bashkesia e te gjitha klaseve te djathta sipas nengrupit H paraqet copetim (zberthimin) te
grupit G. Gjithashtu edhe bashkesia e klaseve te majta. Ekziston bijeksioni natyral nga
bashkesia e te gjitha klaseve te djathta ne bashkesine e klaseve te majta. Vecanerisht, nese
eshte grup i fundme, atehere numri i klaseve te djathta eshte i barabarte me numrin e klaseve
te majta.
Perkufizimi 5.23
Le te jete (H, ◦) nengrup i grupit (G, ◦). Ne qofte se per cdo a ∈ G vlen Ha = aH, (H, ◦)
Quhet nengrup normal (invariant) i grupit (G, ◦).
Pra, nje nengrup normal i nje grupi G eshte ai nengrup ne te cilin klaset e majta dhe klaset e
djathta jane te njejta.
Perkufizimi 5.24
Grupi (G / H, ◦) quhet faktor i grupit (G, ◦) sipas nengrupit normal (H, ◦).
Teoreme 5.10
Grupi H eshte nengrup normal i grupit G atehere dhe vetem atehere kur per cdo a ∈ G vlen:
𝑎−1 Ha ⊆ H
Ku bashkesia 𝑎−1 Ha eshte perkufizuar si {𝑎−1 ha ∈ G | h ∈ H}
Perkufizimi 5.25
Ne qofte se f eshte homomorfizem i grupit (G, ◦) ne grupin (H, x) elementi neutral i te cilit
eshte e, atehere bashkesia K = {x : x ∈ G ∧ f(x) = e} quhet berthame e homomorfizmit.
Teoreme 5.11
Berthama e homomorfizmit f te grupit (G, ◦) ne grupin (H, x) eshte nengrup normal i grupit
(G, ◦) ne lidhje me operacionin te atij grupi.

Teoreme 5.12
Le te jete f homomorfizem i grupit (G, ◦) ne grupin (H, x) dhe le te jete K berthama e
homomorfizmit. Grupi (H, x) eshte izomorf me faktor grupin te grupit (G, ◦) ne lidhje me
nengrupin normal (K, ◦).
5.9 Strukturat algjebrike me dy veprime
Perkufizimi 5.26
Struktura algjebrike (S, +, ◦), ku “+” dhe “◦” jane veprime binare ne bashkesine S, quhet
unaze nese plotesohen kushtet ne vijim:
1. (S, +) eshte grup abelian;
2. (S, ◦) eshte semigrup: (qe d.m.th. se veprimi “◦” eshte asociativ;
3. (x, y, z ∈ S) (x+y) * z = x * z + y * z dhe x * (y + z) = x * y + x*z (qe d.m.th. se veprimi
i “*” eshte distributiv ne lidhje me +).
Teoreme 5.13

Ne cdo unaze (S, +, ◦) vlen relacioni: (x ∈ S) x ◦ 0 = 0 ◦x = 0.

Perkufizimi 5.27
Ne qofte se (S, ◦) ka element njesh (neutral), (S, +) quhet unaze me element njesh. Unaza me
element njesh ne te cilen te gjithe elementet jane idempotente (𝑥 2 = x) quhet unaze e Bool-it.
Perkufizimi 5.28
Unaza (S, +, ◦) eshte komutative, ne qofte se veprimi “◦” eshte komutativ.
Perkufizimi 5.29
Elementi a ≠ 0 i unazes (S, +, ◦) eshte pjesetues i majte (djathte) i zeros ne qofte se ekziston
b ≠0 (b ∈ S) ashtu qe te vleje a ◦ b = 0 (b ◦ a = 0).
Perkufizimi 5.30
Ne qofte se (S, +, ◦) eshte unaze dhe ne qofte se (T, +, ◦), ku T ⊂ S, eshte gjithashtu unaze,
atehere (T, +, ◦) quhet nenunaze e unazes (S, +, ◦).
Perkufizimi 5.31
Bashkesia I quhet ideal i majte, perkatesisht i djathte, i unazes (S, +, ◦) ne qofte se plotesohen
kushtet:
1. (I, +) eshte nengrup i grupit (S, +);
2. (a ∈ I) (s ∈ S) s ◦a ∈ I, gjegjesit;
(a ∈ I) (s ∈ S) a ◦s ∈ I.
Ne qofte se I eshte ideal i majte dhe i djathte, atehere ai quhet ideal.
6.1 Kuptimet themelore te teorise se grafeve

modeli matematikor per uren e Konigsbergut.


Perkufizimi 6.1
Grafi G quhet cift i renditur (V, E) ku V eshte nje bashkesi joboshe, kurse E nje familje
nenbashkesish te V. Elementet e V quhen kulme (nyje) ndersa ato te E quhen dege (brinje). Dega
e cila lidh nyjat u dhe v shenohet me {u, v}, u – v, ose ndonje nje shenim tjeter. Gjeometrikisht,
deget shenohen me lakore harkore ose me segmente. Dy nyje u dhe v jane fqinje nese ekziston
nje dege e = {u, v} e cila i lidh ato. Dega e cila fillon dhe mbaron ne te njejten nyje v quhet llupe
(lak).

Perkufizimi 6.2
Per v ∈ V, (v) = {e ∈ E | v e lidhur me e} quhet permbajtja e kulmit v, |(v)| quhet shkalle (fuqi) e
kulmit v, shenohet me shk(v).
Vargu i shkalleve te grafit G eshte vargu i shkalleve te nyjave te atij grafi te radhitura ne trajte
te vargut jozvogelues.
Perkufizimi 6.3
Digrafi (grafi i orientuar ose grafi me dege te orientuara) G = (V, E) eshte grafi ne te cilin cdo
dege e = {vi, vj} ka drejtimin nga “pika e fillimit” e tij vi ne “piken e mbarimit” vj.
Teoreme 6.1
Le te shenojme me e numrin e = |E| e degeve te grafit G me n nyjet v1, v2, ..., vn. Atehere
𝑛

∑ 𝑠ℎ𝑘(𝑣𝑖) = 2𝑒
𝑖=1

Teoreme 6.2
Numri i nyjave me shkalle tek ne graf eshte numer cift.
Perkufizimi 6.4
Te grafi me dege te orientuara shkalla-hyrese e nyjes v, qe shenohet me 𝑠ℎ𝑘 − (𝑣), eshte numri i
degeve qe kane nyjen v si pike te mbarimit. Shkalla dalese e nyjes v, qe shenohet me 𝑠ℎ𝑘 + (𝑣),
eshte numri i degeve qe kane nyjen v si pike e fillimit.
Teoreme 6.3
Shuma e shkalleve te nyjave te grafi i orientuar eshte

𝑛 𝑛

∑ 𝑠ℎ𝑘(𝑣) = ∑ 𝑠ℎ𝑘(𝑣) = 𝑒
𝑣∈ V 𝑣∈ V
6.3.1 Grafi i Eulerit

You might also like