Professional Documents
Culture Documents
Plan Projekt Klasa Xii
Plan Projekt Klasa Xii
Ora 1
U shpjegohet nxënësve qëllimi i projektit, rezultatet e të nxënit që duhet të arrihen. Organizohet klasa në grupe.
Çdo grup përbëhet nga 7-8 nxënës. Anëtarët e grupit zgjedhin një drejtues, duke u mbështetur në kritere
(vendosen kritere për drejtues grupi). Nxënësit i vendosin një emër grupit. Më pas ata hartojnë dhe firmosin
marrëveshjen e punës në grup. Nxënësit janë këshilluar të kenë me vete revista,shkrime, tekste, foto,video, gazeta
të ndryshme. Lexojnë artikujt e gazetave, revistave, tekstet, etj, Shohim fotot dhe videot duke u bazuar ne kohen
qe kemi ne dispozicion. Ata punojnë në dyshe për të analizuar një artikull, foto, video etj. Më pas i shkëmbejnë
mendimet e tyre me njëri-tjetrin dhe kalojnë në diskutime për materialin.
PLAN PROJEKT
Grupi drejtues
Bëjnë pjesë përfaqësues të të gjitha grupeve. Ky grup ndjek punën e nxënësve, i këshillon dhe lehtëson kërkimin
e tyre. Ndahen çështjet për secilin grup. Çdo anëtar i grupit zgjedh një çështje të caktuar sipas aftësive dhe
talenteve.
Ora 3
Hartimi i planeve të punës për përgatitjen e mini librit, posterit , revistes, etj, dhe më pas prezantimi i ideve për
krijimin e tyre. Ndarjet për secilin tip te prezantimit. Diskutime për emrin e llojit te prezantimit. Përcaktimi i
detajeve të përgatitjes së projektit, si: formati, përgjegjësitë, afatet etj.
Secili nxënës merr ceshtjet qe do zhvilloje dhe përpiqet t’i kuptojë mirë dy anët e problemit, të gjurmojë dhe të
argumentojë se cila është më e rëndësishme.
Duhet të redaktojnë informacionet, për të rritur cilësinë e punes në formë dhe në përmbajtje. Asnjë nxënës nuk
duhet të redaktojë artikullin e vet. Faqosësi kujdeset për të mos lënë hapësira bosh, hapësira të bollshme midis
fjalëve dhe rreshtave, midis titujve dhe përmbajtjes, midis fotove dhe tekstit. Në fillim vendosen artikujt, si dhe
lihet hapësira ku do të vendosen ilustrimet.
Fotot duhet të lidhen me përmbajtjen e tekstit të shkruar.
Temat e artikujve lidhen, me artin e te qenit te lumtur etj. Nxënësit diskutojnë në grupe për arritjet sipas
çështjeve. Nxenesit do perzgjedhin punimet dhe do i kontrollojne per gabimet qe mund te jene bere nga secili
pjestar i grupit. Me pas ata do i permbledhin ne nje te vetme duke pare produktin qe kane perfituar. Formen qe ka
arritur, saktesine dhe realizimin.
Ora 4
Perfundimi i projektit
Nxënësit do të pwrgatisin njw mini liber , poster, reviste, power point, video, etj . Ata do ta realizojnë atë për
artin e te qenit te lumtur, ku mund të japin informacione per artin, lumturine, aspektet e jetes qe na bejne te
lumtur, shprehje, poezi etj.
Burimet kryesore të informacionit – allegro1, allegro 2,allegro 3 internet, youtube, gazeta, intervista,
revista, dokumentar, harta gjeografike etj.
Tematika e orëve të planifikuara të planit mësimor
Ndarja e grupeve detyrave për secilin nxënës dhe përcaktimi i burimeve të informacionit.
Hartimi i planit të veprimtarive të projektit për secilin grup, afatet dhe personi përgjegjës.
Përgatitja e instrumenteve (pyetësorë, intervista) për grumbullimin e informacionit në terren.
Grumbullimi i të dhënave nga intervistat dhe burimet e tjera të informacionit.
Përpunimi i të dhënave. Diskutimi në klasë i rezultateve kryesore paraprake të nxënësve.
Përgatitja e draftit të parë të projektit dhe diskutimi në klasë.
Prezantimi i produktit/raportit përfundimtar. Vlerësimi i punës në grup dhe individuale. (Prezantimi i produktit
mund të kërkojë më shumë se një orë mësimore)
Përshkrimi i produktit të projektit
Produkti përfundimtar do të jetë poster, revista, power point, video etj. “La citta piu bella d’italia”, mini liber, 6
faqe reviste, tematika përgjithësisht lidhet me qytetin me te bukur italian.
Vlerësimi i nxënësve dhe reflektimi
Vlerësimi i nxënësve do të bëhet duke u bazuar në rezultatet e të nxënit dhe në nivelet e arritjes. Pesha e këtij
projekti ndahet sipas kritereve te vendosura ne baze te punes qe nxenesi ka zhvilluar.
Niveli 2
Nxënësi:
PLAN PROJEKT