You are on page 1of 6

PROJEKT -PLAN

LËNDA: Biologji
KLASA: VIII

TEMA E PROJEKTIT: ZEMRA DHE ENËT E GJAKUT

ZBATUESIT E PROJEKTIT DHE GRUPI TARGET

Drejtuesja e projektit: Griselda Zambaku

Zbatues të projektit : Nxënësit e klasës VIII

KOHËZGJATJA E PROJEKTIT: Tetor – Prill (3 orë)

SASIA E ORËVE TË PLANIFIKUAR NË PLANIN MËSIMOR:

REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE

I.Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit

1-Transmeton saktë të dhënat e mbledhura per nje teme konkrete.

2-Prezanton projektin te pergatitur ne grup duke gershetuar format e komunikimit verbal dhe
elektronik, si dhe veprimin praktik

II- Kompetenca e të menduarit

1-Përpunon idenë e vet në një projekt me shkrim për një ceshtje të caktuar duke propozuar
qëllimin, aktivitetet kryesore, afatet, vendin, personat, materialet dhe mjetet e nevojshme për
kryerjen e tyre.
III- Kompetenca e të nxënit

1-Vecon në formë të shkruar faktet për një temë; vecon me anë të teknikave të ndryshme pjesët
sipas rendësisë dhe nevojës për temën e dhënë..

2-Shfrytëzon në mënyrë efikase literatureën dhe teknologjinë informative apo burime të tjera për
zhvillimin e projektit.

3-Regjistron, skedon dhe përdor teknika të tjera për të menaxhuar informacionin dhe për ta
renditur atë sipas rendsisë.

4- Parashton pyetje për ceshtje të ndryshme dhe organizon mendimet për të gjetur përgjigje për
temen.

5- Paraqet/ skicon idetë e veta për ecurinë dhe mënyrën e zhvillimit të projektit.

IV- Kompetenca për jetën , sipërmarrjen dhe mjedisin

1- Zhvillon një projekt individual / në grup për kryerjen e një aktiviteti shoqëror me rëndesi
për shkollën ose për komunitetin apo jashtë saj;

2- Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre


social,etnik etj.) për realizimin e një aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë
klase/ shkolle a rrethi ).

V-Kompetenca personale

1- Merr pjesë ose drejton punën në grup, bashkëpunon me përfaqësues të komunitetit për të
ndihmuar moshatarët dhe anëtarët e tjerë të komunitetit , që kanè probleme shëndetësore,
sociale, ekonomike, etj.,dhe raporton ( me gojë, me shkrim ) për përvojat personale të
fituara.

VI- Kompetenca qytetare

1- Përgatit një aktivitet që promovontolerancë dhe diversitet kulturor, etnik,fetar, gjinor etj.,
në shkollë apo në komunitet , ku përfshihen moshatarë të të gjitha përkatësive të
përmendura që jetojnë në bashkësinë e gjërë.

VII- Kompetenca digjitale

1- Analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht (p.sh.,hedhin disa


informacione të marra nga interneti duke i përmbledhur në një tabelë ose grafik );

2- Bashkëpunon me moshatarët duke përdorur mjetet e telekomunikacionitbashkëpunues për të


hulumtuar mbi tema të dhëna.
REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE TË LËNDËS

1-Hulumton rreth zemrës dhe enëve të gjakut të gjakut.

2-Merr pjesë aktive në punën në grup dhe ndarjen e detyrave në të.

3-Përzgjedh materialet e duhura për produktet finale.

4-Bën sistemimin e materialeve të përgatitura për prezantim.

5-Drejton punën në grup.

6-Prezanton produktet e projektit.

NËNTEMAT:

1-Zemra dhe enët e gjakut


2- Enët e gjakut
3- Pjesa e jashtme e zemrës(foto)
4-Pjesa e brëndshme e zemrës(foto)
5- Arteriet,venat,kapilarët, në trup(foto)
6-Sëmundjet dhe trajtimet
7-Funksionet

-Baza materiale:
Informacion nga interneti, tekste dhe materiale të ndryshme, vizatime të punuara nga vetë nx,
video-projektor, skema të paetiketuara të zemrës dhe qakullimit të gjakut, kronometër.

-Metodologjia:
Veprimtari në tri faza, hulumtim, diskutim, studim materialesh, punime, vizatime, punë me
grupe, mbledhje materialesh, imrovizime, prezantime.

-Procedurat e vleresimit:
 Vleresim me goje,me qëllim inkurajues dhe motivues gjatë tërë procesit të punës.
 Vlerësim në grup për punën e secilit grup dhe në veçanti për për punën më të mirë.
 Vlerësim me shkrim pas prezantimit të punimeve dhe nxjerrjes se konkluzioneve.
FAZAT E ZBATIMIT DHE AKTIVITETET:

Zbatimi і projektit do të ndahet në faza si më poshtë:


NUMRI I
ORËVE
FAZA AKTIVITETI KOHA DREJTUESJA
QË DO TË
PËRDOREN
1-Njohja e nxënësve
me projektin.

2-Bëhet ndarja e
nxënësve në grupe
PERGATITJA
sipas interesave dhe
PËR
pëlqimeve për të
PROJEKTIN
zhvilluar punën me
NDARJA E
projekt.
GRUPEVE TË
PUNËS
3- Orientohen
nxënësit të zbatojnë
metodën e kërkimit e
të hulmtimit dhe të
mbledhjes së
informacionit.
1-Nxënësit paraqesin
para mësueses
materialet që kanë
mbledhur.
DISKUTIM I
2-Diskutohet me një
MATERIALEVE
specialist kardiolog

3-Përzgjidhen
materialet më të mira.
1-Paraqitet para
prindërve, mësuesve
dhe nxënësve të
shkolles puna e bërë.
PREZANTIMI I
PROJEKTIT 2-Prezantimi bëhet i
alternuar me
informacione,
imrovizime dhe
prezantime me anë të
medias vizive,
 Nxënësit udhëzohen për mënyrën e sistemimit të informacionit.
 Gjatë diskutimeve dhe bisedave me nxënësit udhëzohen ata në mënyrë specifike për organizimin
e punës.
 Kontroll i ecurise së punës së grupeve.

ECURIA E PUNËS
.Duke shfrytëzuar orët në dispozicion nxënësit. do të nxiten të bëjnë kërkime nga burime të
ndryshme për të marrë informacione të hollësishme e të sakta.

Do të shqyrtohen materialet dhe të përzgjidhen ato më të mirat.

Finalizimi do të jetë paraqitja e projektit, ku do të përzgjidhen punimet më të mira përmes një


prezantimi ku do të marrin pjesë prindër, mësuesit e lendës, mësues të tjerë nga stafi pedagogjik,
përfaqësues të drejtorisë së shkollës dhe të ftuar të tjerë.

REZULTATE TE PRITSHME
1-Në fund të projektit nxënësit. do të kenë njohuri më të konsoliduara dhe informacione rreth
zemrës dhe enëve të gjakut.

2-Tregojnë dy vecori dalluese të qelizave të bardha dhe të kuqe të gjakut përmes informacioneve
të ndryshme.

3-Interpretojnë të dhëna nga një hetim për rrahjet e zemrës.

4-Bëjnë kërkime për problemet e zemrës duke përdorur burime dytësore

5-Nxënësit shpjegojnë mënyrën se si mund ta mbajmë zemrën e shëndetshme

Konkluzionet:
 Diskutime e vleresime te projektit.
 Vleresohet grupi me punimin me te mire.
 Behen vleresimet perkatese te nxenesve dhe vleresohen dhe nxenesit me te mire.
KOSTOJA E PROJEKTIT: 5000 LEKE ( Për sigurimin e mjeteve dhe materialeve të
përdorura gjatë projektit)

BURIMET FINANCIARE Do të sigurohen nga vetë nxënësit dhe qeveria e nxënësve.

MËSUESJA E LËNDËS:

GRISELDA ZAMBAKU

You might also like