You are on page 1of 23

STRATIGRAFIA SEKUENCIALE (vazhdim)

Le të rimarrim në konsideratë edhe njëherë figurën e mëposhtme, por duke e shqyrtuar e analizuar
atë nga këndvështrime të ndryshme.

Trajektorja e vijës bregore


Relacionet e ndryshme midis ndryshimeve relative të nivelit të detit dhe prurjes sedimentare të
treguar në figurën e mësiperme mund të grupohen në: situata ku kemi transgresion (1 & 2)
regresion (4 & 5) dhe regresion të forcuar (6&7). Këto raste i referohen ndryshimeve të pozicionit

-1-
të vijës bregore, kështu që asnjëri prej tyre nuk aplikohet në rastin 3, në të cilin vija bregore
qëndron e pandryshueshme.
Një mënyrë tjetër për të konsideruar këto relacione të ndryshme jepet edhe nëpërmjet trajektores
së vijës bregore (Helland- Hansen & Martinsen 1886). Shigjetat në figurën e mësipërme tregojnë
trajektoren e vijës bregore në lidhje me një pozicion fiks horizontal, dhe, bazuar në skemën që
sugjerojnë këto autorë, një trajektore e vijës bregore prej 00 tregon se nuk ka asnjë ndryshim në
pozicionin vertikal (gjeometria 5); vlerat negative, rreth -900 lidhen me rastet kur vija bregore ka
ndryshuar pozicionin e saj relativ në një nivel më të ulët (gjeometritë 6,7) dhe vlerat positive (+10
deri në + 1790) janë rastet kur vija bregore ka lëvizur drejt një niveli më të lartë. Vlerat ndërmjet -
890 dhe + 890 përfaqësojnë skenarët kur vija bregore ka lëvizur në drejtim të detit (regression) dhe
vlerat mbi 90 janë rastet kur vija bregore ka lëvizur në drejtim të kontinentit (transgression).

Shpati i depozitimit, onshore dhe offshore


Në të gjithë skenaret e mësipërm, të rëndësishëm janë shpejtësia e ngritjes/uljes së nivelit të detit
dhe prurja sedimentare. Një tjetër faktor që duhet të konsiderohet është edhe fiziografia e buzinës,
pra, si dyshemeja e tokës ne breg ashtu edhe dyshemeja e detit. Në qoftë se shpati mbi ujë bie me
kënd të butë, atëherë vija bregore do të lëvizë më shumë për nga ana e kontinentit përgjatë ngritjes
së nivelit të detit. Në mënyrë të ngjashme, një pjerrësi e vogël e dyshemesë së detit në zonën
offshore do të bëjë që vija bregore të spostohet më tepër nga deti përgjatë një rënieje të nivelit të
detit, për arsye se hapësira për akomodim do të mbushet më shpejt me sedimente.

Progradation, aggradation dhe retroagradation


Koncepti i transgresionit. regresionit dhe regresionit të forcuar i referohet ndryshimit të pozicionit
të vijës bregore. Një tjetër këndvështrim i studimit të këtyre raporteve, është duke marrë në
konsideratë vendosjen e shtresave (facieve), të depozituara gjatë periudhave të rritjes së nivelit të
detit, qëndrimit stabël ose rënies së tij, dhe të shohim ndryshimin në kohë dhe hapësirë të
pozicioneve relative të këtyre facieve.

Në qoftë se shpejtësia e krijimit të hapësirës për akomodim është ekzaktësisht e balancuar me


shpejtësinë e prurjes sedimentare (figura e mësipërme, gjeometria 3), sedimentet në të gjitha
ambjentet përgjatë profilit të buzinës do të ndërtohen pa asnjë ndryshim në karakterin e facieve:
depozitimet foreshore do të mbulohen nga depozitime të tjera foreshore, depozitimet shoreface

-2-
nga të tjera shoreface e kështu me radhë. Ky model referohet si agradacion i sekuencës
sedimentare.

Në qoftë se shkalla e prurjes sedimentare është më e lartë sesa shpejtësia e krijimit të hapësirës për
akomodim përgjatë kohës, atëherë do të kishim sedimente foreshore që vendosen mbi sedimentet
shoreface, sedimente shoreface që vendosen mbi sedimentet offshore transition e kështu me radhë:
ky model faciesh që bëhen gjithmonë e më të cekta duke kaluar nga baza e sekuencës drejt tavanit
të saj quhet progradacion dhe vlen për gjeometritë 4,5,6 të figurës së mësipërme.

Në qoftë se kemi një shpejtësi më të madhe të krijimit të hapësirës për akomodim në krahasim me
shpejtesinë e prurjes sedimentare (skenari 2), modeli është i tillë që depozitimet bëhen
progresivisht gjithmonë e më të thella nga poshtë lart përgjatë sekuencës, pra faciet foreshore do
të mbulohen nga faciet shoreface e me radhë: ky model quhet retrogradacion i sekuencës dhe
është karakteristik për transgresionin (figura e mësipërme).

Qasja themelore për të marrë në konsideratë, për të shqyrtuar, një sekuencë shtresash bazuar në
stratigrafinë sekuenciale, është të shqyrtojmë modelin e këtyre shtresave. Një model
retrogradacioni i shtresave në një sekuencë tregon një rritje të akomodimit si pasojë e
transgresionit. Modeli progradacional tregon gjithmonë një reduktim në shpejtësinë e krijimit të
hapësirës për akomodim në raport me prurjen sedimentare dhe mund të interpretohet që ka ndodhur
gjatë një rënieje të nivelit të detit, gjatë qëndrimit stabël të tij ose gjatë një rritjeje të ngadalshme
të nivelit të detit. Modelet agradacionale janë relativisht të rralla, të pazakonta, sepse kërkojnë
kushte specifike balance midis krijimit të akomodimit dhe prurjes sedimentare. Njohja e këtyre
modeleve brenda sekuencës së shtresave na mundëson ndarjen e shtresave në grupe, bazuar në
ndryshimet e nivelit relativ të detit.

Ciklet e ndryshimit të nivelit të detit

Analiza e shtresave të moshave të ndryshme kudo në botë ka treguar evidencën e cikleve të


ndryshimit të nivelit të detit.

Ndryshimi relativ i nivelit të detit përkon me një ngritje ose ulje në dukje të nivelit të detit në lidhje
me sipërfaqen e tokës; vetë niveli i detit, ose sipërfaqja e tokës, ose të dyja se bashku, mund të
ngrihen ose të ulen gjatë një ndryshimi relativ. Një ndryshim relativ mund të ketë ndodhur në

-3-
shkallë lokale, regjionale ose globale. Ndryshimet relative të njëkohshme të tri ose më shumë
rajoneve të gjera përreth globit interpretohen si ndryshime globale të nivelit të detit.

Një cikël i ndryshimit relativ të nivelit të detit përcaktohet si një interval i kohës, gjatë së cilës
ndodh një ngritje dhe një rënie relative e nivelit të detit. Një cikël i ngritjes dhe i rënies relative të
nivelit të detit shoqërohet nga një ngritje graduale, një periudhë pushimi dhe, një rënie relative e
shpejtë e nivelit të detit. Ngritja graduale përmbledhëse përbëhet nga një numër ngritjesh të shpejta
dhe pushimesh të një shkalle më të vogël (figura e mëposhtme). Një ngjarje e tillë e një shkalle të
vogël në kohë është një paracikël i përcaktuar nga një ngritje dhe pushim relativ i shkallës së ulët
të nivelit të detit, i ndjekur nga ngritja tjetër relative pa ulje të rëndësishme ndërmjetëse.

Një seri disa ciklesh regjionale ose globale formojnë një model të dallueshëm të përbërë nga
ngritjet e njëpasnjëshme, por në pozicione relative më të larta të nivelit të detit. Periudhat e
alternimeve të ngritjeve dhe uljeve të nivelit të detit mund të përfaqësohen në një kurbë sinusoidale,

-4-
e cila paraqet ndryshimin në akomodim përgjatë kohës (figura e mëposhtme). Duke supozuar që
prurja sedimentare është konstante (gjë e cila mund të jetë e vërtetë ose jo, por në këtë rast ky
supozim na propozon skenarin më të thjeshtë), modelet e progradacionit, agradacionit dhe
retrogradacionit mund të lidhen me pjesë të ndryshme të kësaj kurbe. Gjithashtu, gjeometritë e
ndryshme të shtresave të analizuara më lart mund të lidhen me këtë kurbë.

Bazuar në faktin, nëse prurja sedimentare është relativisht më e lartë ose relativisht me e ulët,
krahasuar me shpejtësinë e ndryshimit të akomodimit, mund të evidentohen dy raste :

1) me një shpejtësi të lartë të prurjes sedimentare, depozitimi mund të ndodhë në të gjithë ciklin,
me gjeometrinë e shtresave 2 të depozituara gjatë transgresionit, gjeometritë 3 dhe 4 të formuara
ndërsa shpejtësia e rritjes së nivelit të detit ngadalësohet dhe gjeometrinë 6 të formuar gjatë rënies
së nivelit të detit.

2) Në kushtet e prurjes së ulët sedimentare dhe/ose ndryshimeve të shpejta të nivelit të detit,


erozioni mund të ndodhë gjatë rënies së nivelit të detit (gjeometria 7) dhe mund të ketë situata ku
erozioni ndodh gjatë transgresionit (gjeometria 1).

Nga studimi i formës së kurbës të paraqitur në figurë vërejmë që baza e ciklit të dytë është në një
nivel më të lartë se baza e ciklit të parë. Kjo tregon që ka një rritje të përgjithshme të sasisë së
akomodimit përgjatë kohës dhe kërkon që të ketë një akumulim neto të sedimenteve. Nëse niveli
i detit në bazën e ciklit të 2-të bie në të njëjtin nivel me të parin dhe nëse ka erosion gjatë kësaj
rënieje të nivelit të detit, atëherë gjithë sedimentet e depozituara më herët në ciklin e dytë mund të

-5-
shplahen komplet. Pra, kushti i ekzistencës së një akumulimi neto të sedimenteve përgjatë kohës
është i domosdoshëm për ruajtjen e ciklit të sediemntimit.

Reflektorët sizmikë

Eksplorimet e sotme, vecanërisht në fushën e hidrokarbureve, përfshijnë përdorimin e një seri


teknikash për të gjetur atë çfarë fshihet poshtë sipërfaqes. Në disa raste, kjo mund të bëhet nga
kampionimi direkt nëpërmjet shpimit të një pusi, duke sjellë copa shkëmbinjsh të nëntokës në
sipërfaqe, por shumë eksplorime përdorin metoda më pak direkte investigimi të shtresave të
nëntokës, të varrosura me qindra apo mijëra metra thellë. Këto metoda implikojnë kryerjen e
matjeve të vetive fizike të shkëmbinjve dhe njihen si teknikat gjeofizike. Metoda kryesore në
eksplorimin e nëntokës është krijimi i profileve sizmike me refleksion përgjate gjithë zonës së
studimit. Këto profile na japin informacion në lidhje me raportet stratigrafike dhe strukturore të
shtresave dhe gjithashtu na japin indikacione në lidhje me litologjinë. Analiza e këtyre të dhënave
na lejon të caktojmë lokalitetet ku do të bëjmë shpimet ose vendet ku do të kryejmë matje të
mëtejshme gjeofizike. Objektivi është: të krijojmë një kuadër të përgjithshëm të gjeologjisë së
nëntokës, që përfshin si shpërndarjen e facieve të ndryshme, ashtu edhe relacionet ndërmjet
shtresave.

Parimi mbi të cilin bazohet kjo lloj teknike e studimit të nëntokës konsiston në faktin që ekzistojnë
ndryshime në vetitë akustike të shkëmbinjve të cilat mund të nxirren në pah (testohen) duke
gjeneruar një seri valësh artificiale dhe më pas duke regjistruar valët e kthimit. Një valë sizmike
reflektohet pjesërisht kur ajo takon një kufi ndërmjet dy materialeve me densitet dhe shpejtësi të
ndryshme (figura e mëposhtme).

-6-
Produkti i densitetit me shpejtësinë sizmike të një materiali përbën impedancën akustike të këtij
materiali. Një reflektim i fortë i valëve ndodh kur ka një kontrast të madh midis impedancës
akustike të një materiali me një tjetër. Në terma gjeologjikë kemi një reflektim të fortë të valëve
në kontaktin ndërmjet dy shkëmbinjve me karakteristika akustike të ndryshme, si psh., në
kontaktin mes gëlqerorëve dhe argjilave. Në përgjithësi, shkëmbinjtë kristalinë ose shkëmbinjtë e
çimentuar mirë kanë një shpejtësi më të lartë se sa litologjitë argjilore poroze.

Nga regjistrimi i valëve të shumta që vijnë nga reflektorë të shumtë në të gjithë zonën e studimit,
ne mund të marrim një imazh të nëntokës në zonën e studimit (figura e mëposhtme) dhe më pas ta
interpretojmë atë nga pikëpamja e strukturës dhe e stratigrafisë.

Pra, sizmostratigrafia është bazuar në parimin e thjeshtë që reflektorët sizmikë (horizontet


reflektues) mund të krahasohen me planet e shtresave; në se reflektorët sizmikë i korrespondojnë
planeve të shtresëzimit, atëherë edhe gjeometria e reflektorëve i korrespondon gjeometrisë
depozicionale; për më tepër, mund të aplikojmë tek reflektorët sizmikë konceptet gjeologjike të
stratigrafisë klasike. Siç e thamë, reflektorët sizmikë përcaktohen nga ndryshimet e impedancës
akustike përgjatë sipërfaqeve fizike tek shkëmbinjtë, të cilët përbëhen kryesisht nga sipërfaqe
shtresore dhe mospërputhje me kontraste shpejtësi-densitet. Si rrjedhojë, reflektimet primare
sizmike ecin paralelisht me sipërfaqet e shtresave dhe të mospërputhjeve.

-7-
Puna mbi prerjet sizmike fillon me përcaktimin e natyrës së “mbarimeve” të reflektimeve sizmike,
që më vonë marrin kuptimin e tyre gjeologjik. Llojet kryesore të mbarimeve të reflektimeve jepen
në vijim.

Reflektorët e vazhdueshëm

Një reflektor i identifikuar qartë shenjon kufirin ndërmjet dy shtresave me impedancë të ndryshme
akustike dhe po qe se është i vazhdueshëm për kilometra të tërë ai duhet të shenjojë gjithashtu edhe
një ndryshim të karakteristikave litologjike. Ndryshimet në litologji në sekuencën sedimentare
vijnë si rezultat i ndryshimeve në ambjentin e depozitimit; ndryshime në shkallë të gjerë në
ambjentin e depozitimit mund të vijnë si pasojë e eventeve të tilla si ndryshimet në nivelin e detit
ose në prurjen sedimentare.Pra, reflektorët e vazhdueshëm mund të shërbejnë si marker që
shenjojnë një ndryshim të gjerë e të rëndësishëm në depozitimin në basen.

Reflektorët e pjerrët (clinoformat)

Pakot e shtresave me sipërfaqe të pjerrëta në profilet sizmike janë quajtur clinoforma. Ato
formojnë një model që tregon një gjeometri pakosh sedimentare që drejtohet drejt ujrave të
thella.Këndi i clinoformave i vëzhguar në profilin sizmik nuk përfaqëson gjithmonë gjeometrinë e
vërtetë të depozitimit

Mospajtimet

Një sipërfaqe mospajtuese mund të mos përfaqësohet nga një reflektor nese nuk ka një ndryshim
të theksuar litologjie përmes saj të tillë që të përcaktojë një kontrast impedance. Në shumë raste,
një mospajtim mund të identifikohet në një profil sizmik nga prania e mbarimeve të reflektorëve,
ose pikave ku reflektorët e vazhdueshëm mbarojnë.Disa mbarime nuk lidhen me mospajtimet por
rezultojnë nga format e pakove të shtresave

-8-
Ndërprerja erozionale

Ndërprerja ose shkurtimi erosional (erosional truncation) është mbyllja anësore e shtresave si
rezultat i erozionit në kufijtë e saj fillestar depozitues. Në qoftë se sipërfaqja e ndërprerjes formon
kënd të madh me shtresat që ka ndërprerë ajo mund të dallohet me lehtësi. Kjo ndërprerje mendohet
të jetë formuar nga gërryerja e pakos së shtresave nga erozioni mbi ujë ose nën ujë dhe është më e
dallueshme në se shtresat janë të rrudhosura para erozionit.

Downlap (poshtëlëpirja)

Downlap është lëpirja në të cilën një shtresë e pjerrët mbyllet poshtë, kundrejt një sipërfaqeje
fillimisht horizontale ose të pjerrët Ky term është përdorur për të përshkruar sipërfaqe të pjerrëta
që përfundojnë teposhtë mbi një sipërfaqe horizontale. Sipërfaqe të tilla shihen tek reflektorët kur
kemi të bëjmë me një bashkim të reflektorëve psh në bazën e një shpati të pjerrët ku shtresat e
trasha ranorike kalojnë gradualisht në njësi më të holla argjilore

-9-
Onlap (Mbilëpirja)

Onlap është lëpirja, në të cilën një shtresë fillimisht horizontale lëpihet kundrejt një sipërfaqeje të
pjerrët, ose në të cilën një sipërfaqe fillimisht e pjerrët lëpihet lart kundrejt një sipërfaqeje të një
pjerrësie fillimisht më të madhe. Formohet kur kemi të bëjmë me një topografi të qartë në kufinjtë
ose në brendësi të basenit. Reflektorët tregojnë që pakot e shtresave janë të vendosur përballë kësaj
topografie, me shtresën më të re që mbulon shumë nga shtresat e vendosura poshtë saj ose
nganjëherë të gjitha. Mospajtimi që tregon onlap-i përfaqëson disa evente përgjatë kohës: erozioni
mund të vazhdojë në pjesën e sipërme të njësisë së poshtme, ndërsa depozitimi ndodh më gjatë
poshtë sipërfaqes dhe depozitimi mbi këtë mospajtim është dukshëm më i vonshëm në tavan se sa
në dysheme.

-10-
Toplap (lartlëpirje)

Reflektorë të pjerrët që përfundojnë në pjesën e sipërme mbi një sipërfaqe horizontale janë quajtur
toplap. Kjo situatë ndodh kur depozitime të cekta shkojnë në drejtim të basenit duke mbuluar ato
të thella.

Tipet dhe marrëdhëniet mes reflektorëve në një profil sizmik pasqyrohen në figurën e mëposhtme

Sekuenca depozituese dhe systems tracts


Ideja që shtresat nganjëherë janë të vendosura në cikle litologjish që përsëriten u krijua që në
shekullin e 19-të. Zhvillimi i koncepteve të stratigrafisë sekuenciale ka çuar në futjen e një numri
të madh termash të rinj në gjeologjinë sedimentare.
Efekti i përbashkët i lëvizjeve eustatike dhe i subsidencës shkakton ndryshim të “hapësirës së lirë
për akomodim”, për një grumbullim të mëtejshëm të sedimenteve. Kjo, së bashku me shpejtësinë
me të cilën hapësira e re shtohet (ose pakësohet), sjell ndryshime të proceseve dhe mjediseve
sedimentare. Format e ndryshme gjeometrike të shtresave të reja i përshtaten morfologjisë së

-11-
substratit të mëparshëm. Kjo lidhje na jep mundësinë interpretuese të mjediseve, të proceseve të
depozitimeve si dhe të shpërndarjes së litofacieve.
Me sekuencë depozituese, ose thjesht sekuence, do të quajmë një njësi stratigrafike me ndërtim
relativisht të njëjtë të shtresave, të lidhura gjenetikisht dhe që është e kufizuar nga sipër dhe nga
poshtë nga mospërputhje ose përputhje të korrelueshme (Turcher, 2010). Sekuenca depozituese
është njësia bazë e stratigrafisë sekuenciale. Njësi të tjera të një rangu më të ulët janë systems
tracts, setet e parasekuencave dhe parasekuencat.
Një sekuencë mund të njihet nga marrëdhëniet e ndërsjellta të shtresave që e përbëjnë atë,
pavarësisht nga vecoritë litologjike, përmbajtja e fosileve dhe proceset sedimentare që kanë
kushtëzuar depozitimin e tyre. Kriteri kryesor për përcaktimin e kufijve të një sekuence është ai i
mospërputhjes. Një sekuencë përfaqëson gjithashtu edhe një njësi gjenetike, pasi ajo është
depozituar gjatë një procesi të vetëm sedimentimi dhe merr një kuptim të saktë kronostratigrafik.
Mosha e depozitimeve të një sekuence mund të ndryshojë nga një pjesë e basenit në tjetrin, kur
kufijtë e saj janë mospërputhës.

Nga pikëpamja kronostratigrafike dallohen dy kufij kryesore: mospërputhjet dhe përputhjet, që


përfaqësojnë sipërfaqet kufizuese të një sekuence. Nga ana tjetër, duke e shtrirë kuptimin e
sekuencës në përmasa regjionale e globale, ajo përfaqëson një vazhdimësi shtresash të depozituara
gjatë një cikli global ose regjional të ndryshimit relativ të nivelit të detit.

-12-
Për të ilustruar aplikimin e terminologjisë së stratigrafisë sekuenciale dhe për të treguar se si
shpërndarja e facieve mund të lidhet me ndryshimet në nivelin relativ të detit, janë shqyrtuar dy
tipe buzinash kontinentale; secila me kushte të caktuara në lidhje me shpejtësinë e ndryshimit të
nivelit të detit dhe prurjen sedimentare.
1) Buzina kontinentale me shelf break të dallueshëm (figura e mëposhtme): prurja
sedimentare supozohet të jetë konstante dhe niveli i detit bie poshtë pragut (skajit) të
buzinës kështu që ka erosion gjatë rënies së nivelit të detit. Përtej pragut të platformës
shtrihet një shpat dhe një basen më i thellë, i cili merr sedimente gjatë stadeve të caktuara
të ciklit të nivelit të detit.

2) Platforma kontinentale që është një rampë (plan) e pjerrët pa ndryshime të dallueshme në


pjerrësi : prurja sedimentare konsiderohet përsëri konstante dhe është relativisht e lartë,
kështu që depozitimi ndodh përgjatë gjithë ciklit (figura e mëposhtme). Një basen edhe më
i thellë mund të ekzistojë, por ai nuk ndikohet shumë nga fluktuacionet e nivelit të detit në
rampë.

-13-
SEKUENCA DEPOZICIONALE E BUZINËS ME SHELF BREAK
Highstand
Highstand është periudha e nivelit më të lartë të detit përgjatë ciklit ; shtresat e depozituara gjatë
kësaj periudhe janë quajtur Highstand systems tract (HST) (figura e mëposhtme). Një systems
tract është një term i përdorur në stratigrafinë sekuenciale për shtresat e depozituara gjatë një stadi
të sekuencës depozicionale. Shtresat tregojnë si model agradacional ashtu edhe progradacional
gjatë lëvizjes së vijës bregore në drejtim të detit. Sedimentet vijnë nga lumenjtë e zonës
kontinentale dhe akumulimi i tyre ndodh kryesisht në platformë, me shumë pak sedimente që
arrijnë në basene më të thella.
Sequence boundary
Gjatë rënies së nivelit të detit ndodh erozioni i platformës dhe lumenjtë gërryejnë sedimentet e
depozituara përgjatë ciklit të mëparshëm. Ky erosion krijon një mospajtim, i cili në këtë konteks
është quajtur Sequence boundary (SB) (kufiri i sekuencës). Ai shënon fundin e sekuencës
depozicionale të mëparshme dhe fillimin e një të reje: sekuencat depozicionale nuk janë gjë tjetër
vecse pako shtresash që shtrihen ndërmjet dy kufinjve të njëpasnjëshëm të sekuencës. Në qoftë se
niveli i detit bie deri në kufirin e pragut të platformës kontinentale, atëherë si detritet që vijnë nga
kontinenti të mbartura nga lumenjtë, ashtu edhe materiali i eroduar nga platforma do të
depozitohen përtej pragut të platformës. Këto sedimente ndërtojnë një sekuencë turbitidike mbi
dyshemenë e basenit, të depozituar gjatë periudhës së rënies së nivelit të detit, duke formuar fanet
(ose freskoret) nënujore të dyshemesë së basenit. Meqënëse nuk ka mospërputhje brenda
sekuences së dyshmesë së basenit që të shënojë kufirin e sekuencës, fillimi i sekuencës së re

-14-
shenjohet nga pajtueshmëria relative, e cila është një sipërfaqe që nga pikëpamja laterale është
ekuivalente me mospajtimin që ka formuar kufirin e sekuencës mbi platformë.
Lowstand
Intervali i nivelit më të ulët të detit është quajtur lowstand dhe depozitimet e kësaj periudhe janë
quajtur lowstand system tract (LST). Niveli relativ i detit fillon të rritet gradualisht por shkalla e
prurjes sedimentare është relativisht e lartë. Lumenjtë ndalojnë së eroduari platformën, por
sedimentet turbidite vazhdojnë të depozitohen mbi freskoren aluvionale duke formuar lowstand
wedge (pykë). Modeli i shtresave në këto depozitime është fillimisht progradacional duke u bërë
agradacional në lowstand wedge me zmadhimin e shkallës së rritjes së nivelit të detit.
Transgressive surface
Pika në të cilën shpejtësia e krijimit të akomodimit si pasojë e rritjes relative të nivelit të detit e
tejkalon shpejtësinë e prurjes sedimentare që mbush hapsirën, është quajtur Transgressive surface
(TS). Ajo shënon fillimin e modelit retrogradacional brenda sekuencës sedimentare, pasi
akomodimi tejkalon prurjen sedimentare. Nëse prurja sedimentare është relativisht e ulët sipërfaqja
transgresive mund të jetë erozionale ; erozioni në këtë rast shkaktohet nga energjia e lartë e
dallgëve të detit të cekët që pushton sipërfaqen e steresë.
Transgressive systems tract
Depozitimet e formuara në platformë gjatë periudhes kur ngritja relative e nivelit të detit është më
e shpejtë se sa shkalla e prurjes sedimentare, quhen transgressive systems tract (TST). Ato
paraqesin një model retrogradacional, të formuar gjatë lëvizjes së vijës bregore në drejtim të
kontinentit. Sedimentet nuk do të depozitohen gjatë mbi dyshemenë e basenit për shkak se tashmë
ka mjaft hapësirë për akomodim në platformë. Rritja e nivelit të detit do të rezultojë në formimin
e estuareve ; depozitimet estuarine janë karakteristike për transgressive systems tract.
Maximum floading surface
Kur shpejtësia e rritjes së nivelit të detit ngadalësohet, sistemi i depozitimit arrin në pikën ku
akomodimi është balancuar nga prurjet sedimentare : kur kjo ndodh transgresioni pushon dhe vija
bregore fillimisht qëndron në pozicion statik dhe më vonë fillon të lëvizë në drejtim të detit.
Pika e spostimit maksimal të vijës bregore në drejtim të kontinentit është quajtur maximum
flooding surface (MFS). Duhet të kemi parasysh që ajo nuk përfaqëson nivelin më të lartë të detit
në një cikël, i cili ndodh më vonë, në Highstand systems tract. Në pikën kur maximum floading
surface është duke u arritur, pjesa e jashtme e platformës është e pangopur me sedimente sepse ka

-15-
mjaft hapësirë për akomodim afër vijës bregore : shpejtësia shumë e ulët e sedimentimit mbi
platformë mund të dallohet nga disa karakteristika, duke përfshirë këtu përqëndrimet e glaukonitit
autigjen dhe të fosforiteve, shtresat e kondesuara të pasura me fosile dhe evidencat e cimentimit të
dyshemesë së detit si hardgrounds ..
Highstand
Rikthimi i modeleve agradacionale dhe progradacionale të sedimentimit mbi platformë shenjon
vendosjen e highstand systems tract mbi maximum flooding surface. Rritja e vazhdueshme e
nivelit të detit krijon hapësirë të re për akomodim në të gjithë zonën kontinentale: depozitimet
lumore shtrihen në zona të gjera.

-16-
-17-
SEKUENCA DEPOZICIONALE E BUZINËS NË FORMË RAMPE
Highstand
Depozitimi Highstand mbi një buzinë në formë rampe është në thelb i njëjtë me depozitimin në
buzinën me shelf break, me një model depozitimi që shkon nga agradacional deri në
progradacional në pjesën e brendshme të buzinës.
Sequence buondary
Kufiri i sekuences mbi një buzinë në formë rampe është i vendosur në sipërfaqen mbi të cilën
evidentohen shenjat e para të erozionit, të shkaktuar nga rënia e nivelit të detit. Erozioni fillon nga
ana e kontinentit, por më tej në drejtim të detit ka sedimentim të vazhdueshëm me një gjeometri
shtresash që shkojnë duke zbritur poshtë. Ky ndryshim në gjeometrinë e shtresave jo gjithmonë
mund të dallohet qartë në terren. Në skemat e buzinës me shelfbreak, highstand-i konsiderohet që
vazhdon edhe në fazat fillestare të rënies së nivelit të detit dhe kufiri i sekuencës vendoset në atë
pikë ku erozioni është i përhapur gjatë gjithë platformës kontinentale ; nëse kjo qasje aplikohet
edhe në një buzinë në formë rampe, atehere kufiri i sekuencës do të vendoset në një pikë brenda
sekuencës së depozituar gjatë rënies së nivelit të detit.
Falling stage system tract
Sedimentet e depozituara përgjatë periudhës nga fillimi i rënies relative të nivelit të detit deri në
pikën, në të cilën ndalon rënia e nivelit të detit, konsiderohen që formojnë falling stage system
tract (FSST). Sedimentet vijnë nga prurjet e lumenjve nga kontinenti si dhe nga erozioni i asaj
pjese të rampës që është afër kontinentit. Erozioni nga lumenjtë mund të krijojë lugina lumore në
zonën midis pjesës kontinentale të rampës dhe vijës bregore. Vija bregore do të lëvizë në drejtim
të detit gjatë rënies relative të nivelit të detit dhe gjeometria e shtresave do të jetë progradacionale.
Lowstant
Lowstant system tract është depozituar gjatë fazave të hershme të ngritjes së nivelit të detit. Pjesa
e brendshme e rampës nuk është më erozionale dhe niveli i detit fillon të ngrihet në luginat e
krijuara më parë. Gjeometria e shtresave në pjesën e jashtme të rampës është progradacionale,
duke u bërë gradualisht agradacionale me rritjen e shpejtësisë së ngritjes së nivelit të detit dhe vija
bregore ndalon së lëvizuri në drejtim të detit dhe qëndron në vend.
Transgressive surface, transgressive systems tract, maximum flooding surface, highstand
Proceset dhe modelet e depozitimit përgjatë këtyre stadeve të ngritjes së nivelit të detit janë të
njëjta me sekuencën depozituese të buzinës shelf break.

-18-
-19-
Parasekuencat: komponentët e systems tracts

Secili nga system tracts të paraqitur në figurat e mësipërme, përbëhet nga disa pako të ndara
shtresash. Në mënyrë të detajuar, secila pako përmban në vetvete një cikël shtresash që tregojnë
një model të caktuar; këto cikle depozitimi njihen si parasekuenca në terminologjinë e
stratigrafisë sekuenciale. Ndryshimet e nivelit të detit nuk mund të paraqiten në një kurbë
sinusoidale të thjeshtë (të drejtë). Parasekuencat formohen për arsye se niveli i detit nuk ngrihet
ose ulet në mënyrë konstante, ashtu sic tregohet në një kurbë sinusoidale të drejtë, por kjo ndodh
me një seri stadesh më të shkurtëra. Një kurbë ose grafik i variacioneve të nivelit të detit, i krijuar
nga mbivendosja e këtyre modeleve të shkurtëra sinusoidale (figura e mëposhtme), mund të
ilustrojë ndryshimet në akomodim të evidentuara nga prania e parasekuencave. Gjatë krahut
ngritës të kurbës së sekuencës depozicionale, vërejme periudha të shkurtëra të rritjes me të shpejtë
të ngritjes relative të nivelit të detit, të ndara nga periudha ku niveli i detit është rritur më ngadalë
ose nuk është rritur fare. Mbivendosja e kurbës në kahun zbritës të grafikut evidenton periudha të
shkurtëra ku ngritja relative e detit është e mjaftueshme për të krijuar pak hapësirë për akomodim.

Kufijte e parasekuencave
Parasekuencat, pra, janë pako shtresash të depozituara si pasojë e krijimit të hapësirave të vogla
për akomodim, të cilat mbushen me sediment. Brenda një sekuence, kufiri i parasekuencave është
shenjuar nga lëvizja e facieve nga depozitime më të cekëta te depozitime më të thella (psh nga
foreshore tek offshore transition), i cili na sinjalizon për një rritje të menjëhershme në nivelin

-20-
relativ të detit. Kjo sipërfaqe që shenjon kufirin e parasekuences është quajtur flooding surface
(nuk duhet ngatërruar me “maximum flooding surface”).
Trashësia e parasekuencave
Trashësia e parasekuencave e matur brenda dy flooding surface të njëpasnjëshme, përcaktohet nga
ngritja relative e nivelit të detit: ajo është zakonisht në rangun e disa metrave deri në dhjetra metra.
Akomodimi i krijuar mbushet me sediment deri në kufirin e sipërm të parasekuences (deri në
siperfaqen e përmbytjes). Ekzistojnë tre mundësi të ndyshme për grupin e shtresave brenda një
parasekuence. Nëse niveli i detit qëndron statik midis dy përmbytjeve të njëpasnjëshme, trashësia
e shtresave që përfaqëson secilën nga faciet është ekuivalente me thellësinë e arritur nga këto facie:
psh nëse faciet foreshore mbulojnë intervalin nga 0-2 m thellësi, depozitimet foreshore do të jenë
2 metër; nëse faciet shoreface janë nga 2 deri 15 m thellë, faciet shoreface do të jenë të trasha 13
metër e kështu me rradhë.
Në qoftë se niveli i detit është në ngritje të ngadalshme por të vazhdueshme, gjatë periudhës së
depozitimit të parasekuencës, secila nga këto njësi faciale do të jetë më e trashë: mund të kemi të
bëjmë me një trashësi faciale të zgjeruar brenda një parasekuence.
Nga ana tjetër, ulja e nivelit të detit gjatë formimit të parasekuencës do të rezultojë me krijimin e
njësive më të holla, psh. vetëm 1m për faciet foreshore dhe 6 m për depozitimet shoreface: mund
të kemi të bëjmë me një trashësi faciale të shkurtuar (të kondensuar) brenda një parasekuence.
Setet e parasekuencave
Edhe pse parasekuencat e vecanta tregojnë një model shtresash progradacional, ato mund të
grupohen në sete të parasekuencave, të cilat mund të tregojnë në përgjithësi modelet
progradacionale, agradacionale ose retrogradacionale.
Në një set sekuencash progradacional, duke shkuar nga baza drejt tavanit të setit, secila nga
parasekuencat përbëhet nga facie gjithmonë e më të cekta, duke ruajtur trendin e përgjithshëm të
cektësimit. Në setin retrogradacional të sekuencave, secila nga parasekuencat tregon një trend
faciesh që bëhen gjithmonë e më të thella, pra shtresa në tavanin e parasekuencës më të lartë
reflekton një facie më të thellë se sa shtresa që është në tavanin e parasekuencës poshtë saj. Në
setin agradacional, të gjitha parasekuencat e veçanta pasqyrojnë të njëjtin cikël facial dhe nuk ka
trende cektësimi as thellimi.
Trendet e parasekuencave reflektojne përbërjen e systems tracts (figura e mëposhtme): një
highstand systems tract ka setet e parasekuencave me trende agradacionale në progradacionale;
një transgressive systems tract karakterizohet nga seti i parasekuencave me trend retrogradacional
dhe një lowstand system tract ka setet e parasekuencave me trende nga progradacional në
agradacional. Një sistems tract mund të ndërtohet nga një ose disa sete parasekuencash.

-21-
Parasekuencat kanë trashësi që varion nga disa metra deri në dhjetra metra; setet e parasekuencave
dhe system tracts janë disa dhjetra metra të trasha, si rrjedhim sekuencat e depozitimit pritet të
kenë trashësi prej disa qindra metrash ose më shumë. Në fakt, në praktikë, trashësia e sekuencave
të depozitimit varion nga disa metra deri në qindra metra në varësi të sasisë së akomodimit që është
krijuar. Sasia më e madhe e akomodimit ndodh në vendet ku ka një subsidencë të madhe tektonike.
Akomodimi është më i vogël në rajonet tektonikisht të qendrueshme dhe ku ndryshimet relative të
nivelit të detit i dedikohen ndryshimeve eustatike globale. Përveç tektonikës, janë edhe disa faktorë
të tjerë që kontrollojnë sekuencën depozituese si: madhësia e ndryshimeve relative të nivelit të
detit; shpejtësia e ndryshimeve relative të nivelit të detit; prurja sedimentare dhe fiziografia e
buzinës. Kombinime të ndryshme të këtyre faktorëve mund të prodhojnë modele të ndryshme
shtresash; sidoqoftë duhet të marrim në konsideratë disa çështje të rëndësishme:
1) Ndryshimet e shpejta të nivelit relativ të detit mund të çojnë në mungesën e plotë të disa
systems tracts, psh një ngritje e shpejtë e nivelit të detit mund të bëjë që depozitimet
highstand të mbulojnë direkt depozitimet e lowstand systems tract, duke mos pasur
depozitim gjatë trasgresionit. Gjithashtu, depozitimet highstand mund të mungojnë nëse
niveli i detit bie në mënyrë të menjëhershme pas transgresionit dhe në mënyrë të ngjashme
lowstand systems tract mund të mos përfaqësohet nëse kemi kalim shumë të shpejtë nga
rënia në ngritjen relative të nivelit të detit.
2) Fiziografia e buzinës dhe madhësia e ndryshimeve relative të nivelit të detit përcaktojnë
proporcionin e depozitimeve që ndodhin në ambjentet detare të cekëta. Buzinat me
platformë shumë të gjerë paraqesin kryesisht gjeometri në formë rampe, ku shumica e
depozitimit ndodh në platformë dhe shumë pak arrin basenin. Në të kundërt, platformat e

-22-
ngushta nuk akomodojnë shumë sediment: aty mund të jenë të pranishme vetëm
depozitimet highstand, në një kohë që shumica e depozitimit ndodh në basen.
3) Shpejtësitë e sedimentimit janë gjithashtu të rëndësishme, sepse nëse ato janë të ulta,
atëherë akomodimi mund të mos mbushet dhe progradacioni nuk do evidentohet, por për
shpejtësi të larta sedimentimi, gjeometritë progradacionale do të tentojnë të dominojnë
prerjen.

-23-

You might also like