You are on page 1of 3

Plumbat që po marrin jetë njerëzish në kryeqytet

Rastet e vrasjeve së fundmi në Kosovë, kanë ngritur alarmin për situatën e


sigurisë.
Shkrepja fatale e plumbave në mes të dy grupeve brenda kryeqytetit la të vdekur
dy persona dhe dy të plagosur të martën e 26 marsit.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”, rreth orës 21:15,
derisa i njëjti dyshohet se vjen si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Konflikti dyshohet se ka nisur në mesditën e së martës në lagjen “Kolovicë”, e që
përfundoi me një mori plumbash në mbrëmje.
Derisa të dyshuarit gjenden ende në arrati, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar
gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale, që sipas prokurorisë do të shërbejnë në
procedurën penale.
“.. Në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve
dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale”, thuhet në
përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët
pohuan se po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e
rrethanave.
Një tjetër konfrontim grupor të hënën e 4 marsit kishte tronditur banorët e Lagjes
së Muhaxherëve në Prishtinë.
Gjithçka nisi në rrugën “Bedri Shala”, ku Pajtim Gashi u përball me dy të dyshuarit,
të cilët e sulmuan fizikisht dhe më pas u qëllua me armë zjarri në këmbë.
Por, kjo situatë nuk përfundoi me kaq.
Dita përfundoi me një breshëri plumbash të zbrazur në afërsi të shtëpisë së
Gashit.
Emrat nuk i ka konfirmuar policia ndonëse plagosjen po.
“Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri
që janë shkrepur në drejtim të tij nga persona të panjohur. Viktima është dërguar
për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar
një fishekë dhe disa gëzhoja. Rasti duke u hetuar”, kanë thënë nga Policia e
Kosovës.
Ndërkohë, Gashi, i cili përfundoi në spital si pasojë e plagëve që mori u lirua pasi
gjendja e tij shëndetësore u stabilizua.

Sipas raportimeve të mediave, djali i Salih Sekiraqës, Shkumbimi – rreth 20-vjeçar


kishte gisht në plagosjen e Gashit, por që motivi vazhdon të jetë akoma mister.
Megjithatë, familja Gashi, anëtari i së cilës mbeti i plagosur, ka lëshuar një njoftim
për media, duke mohuar se kanë ndonjë konflikt nga e kaluara me familjen
Sekiraqa.

Pasi kaluan rreth 3 orë nga ky reagim, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në dy
lokacione, pikërisht afër rrugës “Bedri Shala”, në Lagjen e Muhaxherëve, në afërsi
të shtëpisë së Salih Sekiraqës, çka bëri që Policia t’i bllokojë disa rrugë në atë
pjesë dhe lokacioni të rrethohet me shirita.

Megjithatë, nuk pati persona të lënduar nga gjuajtjet me armë zjarri.

Ndërkohë, në shkurt të këtij viti, nga të shtënat me armë zjarri të cilat u dëgjuan
te “Xhambazët”, në lagjen Bregu i Diellit, mbetën të plagosur dy persona.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar.

Sipas raportimeve, palët e përfshira dyshohet se kishin një konflikt të mëhershëm.

Organet përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë


në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

You might also like