You are on page 1of 2

Shokohet Europa!

Britania e
Madhe del nga BE-ja
Anglia votoi për largimin nga Bashkimi Europian. Në
referendumin historik të së enjtes, britanikët i thanë
“jo” qëndrimit në BE. Rreth 52 % e britanikëve kanë
votuar pro daljes nga BE duke e bërë fakt tashmë
daljen nga Bashkimi Europian. Anglia dhe Uellsi kanë
qenë ato që kanë përcaktuar edhe daljen nga BE, duke
qenë edhe 2 shtetet e vetme britanike që kanë votuar
pro këtij vendimi. Ndërkohë që në Skoci, Gjilbratar
dhe Irlandën e Veriut është votuar pro qëndrimit në
Bashkimin Europian.
Tashmë për Britaninë ka 5 alternativa të mundshme
të të konsideruarit “pjesë e BE”-së, por jo më si
anëtare me të drejta të plota në union.

1. Modeli norvegjez
Paguan 263 milionë paund në vit për të qenë
pjesë e zonës ekonomike europiane (EEA).
2. 2. Modeli zviceran
Nuk është anëtare e BE-së apo e EEA-së.
Ka më shumë se 100 marrëveshje të veçanta
dypalëshe me BE-në në një sërë sektorësh.
3. 3. Një union doganor
Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet pjesë e një
bashkimi doganor me BE-në, ashtu si Turqia.
4. 4. Marrëveshje e tregtisë së lirë
Britania mund të negociojë një marrëveshje të
tregtisë së lirë me BE-në, të ngjashme me atë të
Islandës.
5. 5. Shkëputja e pastër
Britania mund të tentojë një largim të “pastër”
nga BE-ja.
Mund të përpiqet të negociojë marrëdhënie
tregtare përmes Organizatës Botërore të Tregtisë.

You might also like