You are on page 1of 32

BASHKEVEPRIMET

MOLEKULARE NE AKTIVIZIMIN
E LIMFOCITEVE T DHE B
Aktivizimi i limfociteve T
 Stimulimi dhe aktivizimi i Limfocitit T sjell shumimin
(proliferimin) e tij, formimin e klonit limfocitar si dhe
sekretimin e një sërë interleukinash si:

IL 2, 3, 4, 5, 6, Interferoni gama, TNF (tumor necrosis


factor), faktori GM-CSF.

 Nëpërmjet këtyre mediatorëve si dhe mjaft të tjerëve


limfocitet T të aktivizuara kryejne funksionet e tyre
efektorë sic janë:
 stimulimi i limfociteve B, T citotoksikë,
 T rregullatore/supresorë,
 makrofageve apo
 gjenerimin e fenomeneve te hipersensibilitetit të vonuar.
Figure 8-10
Figure 1-21
Figure 8-21
Figure 2-17
Aktivizimi i limfociteve T
 CD3 është i nevojshëm për të përcuar sinjalin nga TCR në
brëndësi të limfocitit T.
 CD4 bashkëvepron me pjesën konstante të molekulës KMPI Kl II,
ndërsa ajo CD8 me pjesën konstante të KMPI Kl I.
 CD2 bashkëvepron me molekulën LFA-3 (CD58 dhe CD48) që
gjënden në sipërfaqen e QAP
 LFA-1(CD11a) e limfocitit T me ICAM-1(CD54) në sipërfaqen e
QAP.
 CD45 shërbën si “kapëse” e limfocitit T me QAP.
 Për aktivizimin e limfociteve T në qetësi është i nevojshem dhe
bashkëveprimi midis molekulës B7 (CD80 dhe CD86) në qelizën
antigen paraqitëse me molekulën CD 28 në limfocitin T ndihmës
ose me molekulën ekuivalente te CD 28 në molekulën T
citotoksike.
 Por dhe këto bashkëveprime molekulare s'jane të mjaftueshme
për të nxitur stimulimin e limfocitit T. :
 Sinjali tjetër i nevojshëm është prodhimi i IL- 1 nga QAP e cila
bashkëvepron me stimulin antigenik për stimulimin e limfocitit
Figure 8-11
Figure 8-8
Downloaded from: StudentConsult (on 29 October 2006 11:36 AM)
© 2005 Elsevier
Figure 8-9
Figure 8-12
Figure 8-13
Figure 8-22
Fosforilimi I proteine tirozine kinazes (PTK) eshte nje
ngjarje e hershme ne aktivizimin e Limfocitit T
 Sinjali qe niset nga TCR percohet dhe amplifikohet nga kaskada
enzimatike e PTK qe kulminon ne ndarjen qelizore dhe prodhimin
e citokinave

 Nje numer I madh TCR ndervepron me pak komplekse TCR-KMPI.

 Si pasoje rritet kalciumi intraqelizor dhe aktivizohen Protein


Kinaza C (PCK) dhe kalcineurina.

 Nen influencen e kalcineurines prodhohen faktoret e


transkriptimit NFAT dhe NFkB qe cojne ne transkriptimin e
geneve te citokinave sic eshte IL-2.

 Disa mekanizma sic eshte psh. Bashkeveprimi I B7 (CD80/86 me


CTLA-4(CD152) kontrollojne aktivitetin e Limfociteve T
Downloaded from: StudentConsult (on 29 October 2006 11:36 AM)
© 2005 Elsevier
Limfocitet B. aktivizimi i tyre:
 Është një popullatë tjetër limfocitare që ze 8-15% të
limfociteve të gjakut periferik.
 Funksioni kryesor i limfociteve B është prodhimi i
imunoglobulinave (antitrupave) pas stimulimit nga
antigeni dhe transformimi në plazmocite.
 Shënjuesi kryesor i tyre janë imunoglobulinat
membranore (ose sipërfaqesore) Igs që shërbejnë
si receptorë për antigenin në limfocitet B.
 Në limfocitet B që s'kane rënë akoma në kontakt me
antigenin Igs janë të klasës IgM (monomer) dhe IgD.
 Në limfocitet B që kanë rënë në kontakt me antigenin
gjënden dhe Igs të klasave të tjera (IgG, IgA, IgE).
 Në një klon limfocitesh B pjesa variabël e Igs është
gjithmone e njëjta ndërsa ndryshimet e pjesës
konstante përcaktojnë klasat e ndryshme të Igs.
Igs kanë këto karakteristika kryesore:
 1. Igs e njeh antigenin në formë native (jo të
denatyruar) si dhe jo detyrimisht (si TCR) në sipërfaqen
e një QAP, por edhe në gjëndje të tretshme.
 2. Antigeni njihet pa qënë e nevojshme të paraqitet nga
një QAP.
 3. S'është e nevojshme paraqitja e antigenit të
shoqëruar nga një molekulë e KMPI.
 Pra, limfocitet B në një molekulë antigenike njohin
përcaktues të tjerë antigenike nga ata që njohin
limfocitet T. Përcaktuesit antigenike që njihen nga
limfocitet B quhen haptenike ndërsa ata që njihen nga
limfocitet T quhen bartës (carrier).
Antigenët Timoindipendente që stimulojnë Limfocitet B
 1. Antigenë timoindipendentë të tipit të parë: Lipopolisakaride
(LPS) me origjinë bakteriale që stimulojnë limfocitet B në formë
poliklonale, pra jo vetëm një klon të caktuar limfocitesh B, por shumë
prej tyre. Këta antigenë nuk ndërveprojnë me pjesën e
ndryshueshme të Igs si Antigenët e tjerë por por me molekula të tjera
në sipërfaqen e limfociteve B që janë të përbashkëta për të gjitha
këto qeliza.
 2. Antigenë timoindipendentë të tipit të dytë: Molekula të gjata
polisakaridesh me struktura të përsëritura (monotone) të cilat arrijnë
të lidhin me njëra tjetren Igs specifike për to në sipërfaqen e
limfociteve B (duke krijuar një ure midis tyre) dhe duke i stimuluar
këta direkt pa ndihmën e limfociteve T. Këta lloj antigenësh kanë
vecori të stimulojnë një prodhim antitrupash me predominim të
imunoglobulinave të klasës IgM. Gjithashtu përgjigja antitrupore ndaj
tyre s'ka kujtesë imunitare si ajo ndaj antigenëve timovartës.
 Antigenët timoindipendente të klasës 2 nuk përpunohen dot nga QAP
sic ndodh me Antigenët timovartës. Vetëm disa makrofagë specialë
që gjënden në zonën subkapsulare të nyjeve limfatike si dhe në
zonën marginale të shpretkes arrijnë t'ua paraqesin këta antigenë
limfociteve B.
Figure 9-18
Antigenët timovartës:

 Përbëjne pjesën me të madhe të Antigenëve natyrore dhe kryesisht


janë Antigenë proteinike.
 Quhen të tillë se ndihma e limfociteve T është e domosdoshme për
të realizuar përgjigjen antitrupore nga ana e limfociteve B ndaj
këtyre antigenëve.
 Limfociti B njeh përcaktuesin haptenik në antigenin timovartës, por
kjo njohje s'është e mjaftueshme për të stimuluar limfocitin B.
 Ky i fundit shërben në këtë rast si QAP, duke e përpunuar antigenin
dhe duke paraqitur përcaktuesit antigenike "bartës" të tij, bashkë me
molekulat e klasës se II të KMPI limfociteve T ndihmës CD4(+).
 Ky stimul i nevojitet limfociteve T (bashkë me Il 1 të prodhuar nga
QAP) për të prodhuar interleukinat e nevojshme (Il 2; 3; 4; 5; 6), të
cilat në distancë të afërt shërbejnë si stimuli i dytë (bashkë me
përcaktuesit antigenike haptenike të antigenit në fjalë) për
diferencimin e mëtejshëm të limfocitit B në qelizë prodhuese të
antitrupave ndaj këtij antigeni.
 Në këtë stimulim luan rol ndihmës dhe molekula CD40 në limfocitin
B që bashkëvepron me molekulën CD40L(CD154) në limfocitin T
helper të aktivizuar.
 Bashkeveprimi i limfocitit T me ate B ne pergjigjen imunitare.
Figure 9-2
Figure 8-17
Figure 9-1
Downloaded from: StudentConsult (on 29 October 2006 11:36 AM)
© 2005 Elsevier
Figure 9-3
Figure 9-5
Figure 9-6

You might also like