You are on page 1of 25

Infermieri Sëmundje të

brendëshme 2

Roli dhe kujdesi infermieror në kompikacionet e


diabetit mellitus
Komplikacionet akute
Komplikacionet akute të diabetit rrjedhin nga evente të

shoqëruara me hiperglicemi dhe pamjaftueshmëri insuline


Probleme mund të vijnë edhe nga sasia e lartë e insulinës dhe

që karakterizohen nga hypoglicemia


është shumë e rëndësishme për punonjësit shëndetësorë të

diferencojnë hipergliceminë nga hipoglicemia pasi kjo e


fundit përkeqësohet shpejt dhe jep komplikacione
jetëkërcënuese
Komplikacionet akute
 Ketoacidoza diabetike i referohet po ashtu acidozës diabetike dhe

komës diabetike që shkaktohet nga një deficencë e thellë e insulinës


dhe që karakterizohet nga hiperglicemia, ketozë, acidozë dhe
dehidratim.
 është më e shpeshtë në personat me diabet të tipit1 por mund të

ndodhi edhe në diabet tipi2 në kushte të një sëmundshmërie ose stresi


të rëndë kur pankreasi nuk i përgjigjet kërkesës për insulinë
 Faktorët precipitues përfshijnë sëmundjet, infeksionin, doza

joadekuate e insulinës, diabet tipi1 i padiagnostikuar, menaxhim i


dobët dhe neglizhenca
Komplikacionet akute
Kur insulina është e pamjaftueshme, glukoza nuk
mund të përdoret për energji dhe për rrjedhim trupi
aktivizon depozitën e yndyrnave për burim sekondar.
Ketonet janë acide të prodhuara nga metabolizmi i
yndyrnave dhe rritja e tyre në gjak shkakton probleme
serioze.
Ketonet alternojnë ekulibrin e pH duke shkaktuar
acidozë metabolike
Ketonuria është një proces i cili fillon kur ketonet
ekskretohen në urinë
Komplikacionet akute
Deficenca e insulinës stimulon prodhimin e glukozës nga

aminoacidet në hepar duke e rritur më tej gliceminë duke


shtuar diurezën osmotike
Ky proces shoqërohet me humbje të likideve dhe elektroliteve

Të vjellat e shkaktuara nga acidoza rëndojnë gjendjen e

humbjes së lëngjeve dhe elektroliteve


Hipovolemia shkakton shokun hypovolemik dhe si pasojë

insuficiencë renale
Komplikacionet akute
Manifestimi klinik
Shenjat dhe simptomat përfshijnë manifestimet e dehidratimit si

fytyra me turgor të varfër, membranat mukoze të thata, takikardi dhe


hypotension ortostatik.
Me agravimin e situatës lëkura bëhet e thatë dhe e lëshuar, sytë të butë

dhe të thelluar
Dhimbja abdominale shoqëron anoreksinë dhe të vjellat

Respiracioni Kussmaul (i shpejtë, i thellë dhe i shoqëruar me dispne)

është përpjekje e organizmit për të kompesuar acidozën metabolike


duke nxjerrë dioksid karboni
Komplikacionet akute
Acidoza ndihet në aromën e frymës, e ëmbël si aromë

frutash.
 të dhënat laboratorike tregojnë glicemi mbi 250

mg/dl, në gjakun arterial ph me pak se 7.35, niveli i


bikarbonateve në serum më pak se 15 mEq/L dhe
prezencë të ketoneve në gjak dhe urinë
Komplikacionet akute
Menaxhimi
Sigurohen rrugët e frymëmarrjes
Administrohet oksigjen me kanjulë ose me maskë
Vendoset kanule i/v me kalibër të madh
Administrim i likideve intravenoze 1 NaCl 0.9% L/orë
deri sa të stabilizohet outputi urinar
Administrimi intravenoz i insulinës së rregullt(0.1U/kg/
orë)
Zëvendësim i elektroliteve
Maten marrjet dhe nxjerrjet
Vlerësohen nivelet e glicemisë në vazhdimësi
Komplikacionet akute
Hypoglicemia ose nivelet e ulëta të glicemisë, ndodh

kur ka më tepër insulinë në propocion me nivelet e


glukozës në gjak.
Kjo shkakton ulje të glicemisë në më pak se 70mg/dl.

Për arsye se truri kërkon një sasi konstante për

funksionim normal, hipoglicemia mund të ndikojë në


funksionin mendor.
Komplikacionet akute
Manifestimet e zakonshme përfshijnë konfuzionin,

irritim, diaforezis, tremor, nervozizëm, dobësi dhe


crregullie të pamjes.
Manifestimi i glicemisë mund të imitojë

intoksikacionin nga alkoli


Hypoglicemia e patrajtuar mund të progresojë në

humbje të koshiencës, konvulsione, koma dhe vdekje


Komplikacionet akute
Shkaqet e hipoglicemisë janë zakonisht të lidhura me

moskoordinimin e marrjes së ushqimit me pikun e efektit


të insulinës apo të hipoglicemikëve oralë
Me trajtimin efektiv hipoglicemia është një situatë e

reversibile
 me dyshimin e parë duhet menjëherë të matet glicemia

dhe nëse evidentohet më pak se 70mg/dl duhet


menjëherë të trajtohet.
Komplikacionet akute
Hipoglicemia trajtohet duke ingjestuar 10 deri 15 g e një karbohidrati të

thjeshtë dhe të shpejtë, një gotë lëng frutash ose një gotë qumështë me
yndyrë të ulët

Produkte komerciale si xhele ose tableta specifike me nje përmbajtje të

përshtatshme glukoze që mbahen në xhep për t’u përdorur në këto situata

Glicemia kontrollohet pas 15 minutash

Pas glicemia të jetë rritur pak, pacienti duhet të hajë ushqim normal

Nëse 45 min pas marrjes së dy ose tre dozash 10 deri 15g karbohidratesh

ende ka hipoglicemi, administrohet 1mg glukagon i/m


Komplikacionet akute

Pasi glicemia të jetë rritur pak, pacienti duhet të hajë ushqim
normal


Nëse 45 min pas marrjes së dy ose tre dozash 10 deri 15g
karbohidratesh ende ka hipoglicemi, administrohet 1mg
glukagon i/m


Injektimi në deltoid jep rezultat më të shpejt.

Pasi menaxhohet hipoglicemia, infemieri mbledh informacion
për arsyen e situatës me qëllim parandalimin e përsëritjes
Komplikacionet kronike

Komplikacionet kronike të diabettit janë ato që

përfundojnë me sëmundje organike që vijnë si pasojë e


dëmtimit të vazave të mëdha dhe të vogla nga
hiperglicemia kronike.
Komplikacionet kronike
Shkaqet e mundshme:
Akumulimi i produkteve të metabolizmit të glukozës si

sorbitoli i cili shoqëron dëmtimin e qelizave nervore


Formimi i molekulave anormale të glikozës në bazën e

membranave të vazave të vogla si ato që qarkullojnë në sy dhe


veshka
Dëmtimi i funksionit të qelizave të kuqë që lidhet me uljen e

oksigjenimit indor
Komplikacionet kronike
Angiopatitë- ose sëmundjet e enëve trë gjakut akuzohen si

shkaku kryesor i vdekjeve të pacientëve diabetik.


Kategorizohen në :
Komplikacione makrovakskulare

Komplikacione mikrovaskulare që rezultojnë nga hollimi i

membranave të kapilarëve dhe arteriolave si pasojë e


hiperglicemisë kronike

Mikroangiopatitë mund të hasen në sy (retinopati, në veshka


(nefropati) në lëkurë (dermopati)
Komplikacionet kronike
Retinopatia diabetike i referohet procesit të dëmiit

mikrovaskular në retinë që vjen nga hiperglicemia kronike në


pacientët kronikë
Klasifikohet si proliferative dhe joproliferative

Pacientët me diabet duhët të bëjnë rregullisht konsulta

oftalmologjike me dilatim
Trajtimi bëhet ke fotokoagulim, krioterapi, vitrektomi

Pacientët me diabet janë të predispozuar edhe për patologji të tjera si


glaukoma neovaskulare si dhe një zhvillim të shpejtë të kataraktës
Komplikacionet kronike
Nefropatia diabetike- është një komplikacion

mikrovaskular që shoqërohetme dëmtim të vazave të vogla


që furnizojnë glomerulët.
Hipertensioni tregon për progresim të nefropatisë

diabetike.
Parandalimi i kësaj patologjie përfshin ekzaminimin e

pacientëtve për mikroalbuminuri që shoqërohet me


albuminën dhe kreatininën për 24 orë
Komplikacionet kronike
Neuropatitë- janë dëmtim i nervave që ndodh si
pasojë e crregullimeve metabolike për shkak të
diabetit
Tipi më i shpeshtë i neuropative te diabetikët është
neuropatia sensore
Kjo lidhet me humbjen e ndjeshmërisë në
ekstremitetet e poshtme
Fizpatologjia e këtij procesi nuk është e mirësaktësuar
Komplikacionet kronike
Këmba diabetike- është një nga shkaqet e hospitalizimit të

pacientëve diabetikë
Zhvillimi i këmbës diabetike është një proces multifaktorial

Rezulton nga kombinimi i koplikacioneve mikrodhe

makrovaskulare, neuropatia sensoriale, anormalitete në


koagulim, funksioni imun i dëmtuar.
Ekzaminimi me Doppler përdoret për të përcaktuar gradën e

sëmundjes periferike vaskulare


Ulcerat neuropatike janë plagë të hapura dhe padhimbje
Komplikacionet kronike
Infeksionet- këta pacientë janë më të prkeshëm se

pacientët e tjerë.
Mekanizimi i këtij fenomeni lidhet me problemet e

aktivizimit të qelizave inflamatore dhe funksionin


fagocitues të dëmtuar të neutrofileve dhe monociteve.
Glukozuria persistente predispozon infeksione vezikale

Antibiotikoterapia parandalon infeksionin të bëhet një

shkak vdekjeprurërs për këta pacientë


Komplikacionet kronike
Rast klinik- Ketoacidoza diabetike
Pacienti J, 34 vjec është sjellë në urgjencë pasi është gjetur në

apartament në gjendje komatoze nga bashkëshortja


Të dhënat subjektive (bashkëshortja)
është diagnostikuar me diabet para 12 muajsh

Merr 48U insulinë në ditë: 12 U insulinë regulare, 20U nph në mëngjes

para buke, 8U insulinë regulare para dreke, 8U nph në kohën e gjumit


Ka histori viroze prej 1 jave me anoreksi dhe të vjella

Ka ndaluar së marri insulinë para dy ditësh pasi kishte ndaluar së

ngrëni
Komplikacionet kronike
Të dhënat objektive
Ekzaminimi fizik
 Frymëmarrje e thellë dhe e shpejtë
 Aromë acetike nga fryma
 Lëkura e thatë

Të dhënat diagnostike


 Glicemia 730 mg/dl
 pH i gjakut 7.26
Komplikacionet kronike
Shpjegoni shkurt mekanizimin e zhvillimit të

ketoacidozës diabetike në këtë pacient


Cilat janë simptomat klinike që janë shfaqur?

Cilët faktorë kanë ndikuar në precipitimin e pacientit?


Komplikacionet kronike
Cilat të dhëna në këtë situatë në bëjnë të diferencojmë

hipergliceminë nga hipoglicemia


Cfarë edukimi duhet bërë pacientit dhe familjes?

Bazuar në vlerësimet e paraqitura përcaktoni një ose

më tepër diagnoza dhe përshkruani kujdesin


infermieror

You might also like