Professional Documents
Culture Documents
E Drejta e Detyrimeve I
E Drejta e Detyrimeve I
Prof.Dr.iur.Haxhi Gashi
Kuptimi i lëndës
E drejta e detyrimeve është degë e së
drejtës që rregullon marrëdhëniet
detyrimore në mes subjekteve të
caktuara- Kreditor dhe Debitor
E drejta e detyrimeve është shkencë
juridike që merret me studimin e
normave juridike të karakterit
detyrimor.
Objekti i së drejtës
Objekt i së drejtës së detyrimeve janë
raportet e detyrimeve në mes personave të
caktuar-Kreditorit dhe debitorit
Marrëdhëniet e detyrimeve krijohen nga:
Kontratat
Shkaktimi i dëmit
Marrëdhëniet familjare
Pasurimi i pabazë
Gjerimi i punëve të huaja pa porosi
Shprehja e njëanshme e vullnetit
Marrëdhëniet e detyrimit
Marrëdhëniet e detyrimit janë marrëdhënie
juridike ku një subjekt që quhet kreditor ka të
drejtë të kërkoj nga subjekti tjetër që quhet
debitor përmbushjen e detyrimit
Detyrimi mund të përbëhet nga: një dhënie
(dare) bërje (facere), mosbërje (et non
facere) dhe një pësim – durim (pati)
Lëndë e së drejtës së
detyrimeve
Lëndë e së drejtës së detyrimeve është vetë
detyrimit
Sjellja e debitorit prej të cilit kreditori kërkon
diçka është lëndë e detyrimit-veprim, bërje,
mosveprim, pësim
Përmbajtja e detyrimit janë të drejtat dhe
detyrat e subjekteve në marrëdhënie
detyrimi-kreditorit dhe debitorit
Raporti i të drejtës së detyrimeve
me degët tjera të së drejtës
E drejta e detyrimeve dhe e drejta ekonomike
-E drejta e detyrimeve rregullon raportet e detyrimeve në përgjithësi
-E drejta ekonomike rregullon qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve-e drejtë tregtare
E drejta e detyrimeve dhe e drejta familjare
-kanë ngjashmëri në aspektin e parimeve për themelimin e marrdhënieve por dallojnë
sepse kanë edhe specifikat e veta. Në të drejtën familjare dominojnë marrëdhëniet
personale ndërsa në të drejtën e detyrimeve dominojnë marrëdhëniet pasurore
E drejta e detyrimeve dhe e drejta e trashëgimit
E drejta e detyrimeve rregullon kalimin e pasurisë prej një subjekti në subjektin tjetër për
të gjallë të subjekteve-inter vivos, ndërsa e drejta trashëgimore rregullon qarkullimin-
bartjen e pasurisë në rast të vdekjes së një personi-mortis causa
E drejta e detyrimeve dhe e drejta reale (sendore)
- të dy këto të drejta janë të drejta pasurore
-dallojnë mes veti sepse e drejta sendore rregullon të drejtat mbi sendin-ius in rem, ndërsa
e drejta e detyrimeve rregullon marrdhëniet lidhur me sendin-ius ad rem (p.sh kontratën e
shitjes së sendit)
Burimet e së drejtës së
detyrimeve
Burimet formale:
Ligji
Burimet materiale:
Kontrata
Shkaktimi i dëmit
Pasurimi i pabazë
Gjerimi i punëve të huaja pa porosi
Shprehja e njëanshme e vullnetit
Karakteristikat e detyrimeve
Detyrimet janë marrëdhënie me karakter juridik
Detyrimet janë marrëdhënie në mes të personave të
caktuar-kreditorit dhe debitorit
Detyrimet janë marrëdhënie me përmbajtje të
caktuar-dhënie(dare), bërje (facere), mosbërje( non
facere) dhe pësim (pati)
Detyrimet janë marrëdhënie me karakter relativ
Detyrimet janë marrëdhënie me karakter pasuror
Vetitë e detyrimit
Detyrimi është i mundshëm:
Pamundësia mund të jetë:
objektive dhe subjektive
Fillestare dhe e mëvonshme
Fizike dhe juridike
Detyrimi është i caktuar- i caktuar plotësisht
ose i përcaktuar
Detyrimi është i lejueshëm
Klasifikimi i detyrimeve
Detyrimet civile dhe detyrimet natyrore
Detyrimet sipas lëndës së ekzekutimit:
Detyrime pozitive dhe detyrime negative
Detyrimet me para dhe detyrimet me dorëzim të sendit të
caktuar ose veprimin e caktuar
Detyrimet individuale ose gjenerike
Detyrimet komulative, alternative dhe fakultative
Detyrimet me më shumë subjekte-solidare ose detyrimi i ndarë
Llojet e detyrimeve sipas kohëzgjatjes- detyrime të
përkohshme, sukcesive dhe të përhershme
Llojet e detyrimeve sipas subjektit që e ekzekuton detyrimit –
detyrime thjeshtë personale dhe detyrimet jopersonale
Kontratat e detyrimeve
Nocioni i kontratës
Kontrata është punë juridike
Fusha e zbatimit të kontratës
Parimet e së drejtës kontraktore
Parimi i lirisë së kontraktimit
Autonomia e vullnetit
Kufizimi i lirisë së kontraktimit
Kushtet për lidhjen e
kontratave
Kontratat mund të lidhen vetëm nëse plotësohen kushtet e
caktuara
1. Aftësia punuese e palëve kontraktuese
2. Pëlqimi i vullnetit- (teoritë e vullnetit)
3. Lënda e kontratës
Cilësitë e lëndës së kontratës
Lënda e kontratës duhet të jetë e mundshme
Pamundësitë:
1. Objektive dhe subjektive
2. Fillestare dhe e mëvonshme
3. Fizike dhe juridike
Lënda e kontratës duhet të jetë e caktuar ose e përcaktuar
Lënda e kontratës duhet të jetë e lejueshme
Efektet e kontratave
Efekti juridik i kontratës sipas natyrës së saj-
(për disa raste p.sh pronësia kontrata është
vetëm titulli juridik, ndërsa kërkohet edhe
mënyra e fitimit-modus aquirendi)
Efekti juridik i kontratës ndaj subjekteve-
Parimisht kontrata ka efekt vetëm midis
palëve nënshkruese
Në disa raste kontrata ka efekt edhe ndaj
palës së tretë nëse kontrata ka për qëllim që i
treti të jetë përfitues-beneficiar-kontrata në
dobi të personit të tretë
Efektet e kontratave në mes
palëve
Kontrata ka efekt në mes palëve-inter partes
Kontrata ka efekt relativ sepse nuk ka efekt
për personat e tretë
Kontrata mund të ketë efekt vetëm për
sukcesoret universal
Sucesoret universal janë personat që i
trashëgojnë të gjitha të drejtat dhe detyrat e
e parardhësve të tyre
Përjashtim bëjnë kontratat intuitu persona të
cilat nuk kalojnë në trashëgimtarë.
Kontrata në dobi të personave
të tretë
Nocioni i kontratës në dobi të personit të tretë
Palët kontraktues- stipulenti, promitentit dhe beneficiari
Shembull:
Kontrata e sigurimit të jetës
Kontrata e për depozitën
Kontrata e ekspedituesit (dërguesit)
Kushtet e kontratës
Palët kontraktues-stipulenti dhe promitenti duhet ti plotësojnë kushtet e përgjithshme të
lidhjes së kontratave (aftësia e palëve, pajtimi i vullnetit, lënda dhe baza e kontratës)
Shfrytëzuesi nuk duhet domosdo të ketë aftësi të veprimit për arsye se vetëm fiton të
drejta.
Shfrytëzuesi mund të mos caktohet në mënyrë të saktë në momentin e lidhjes së kontratës
por vetëm të përcaktohet.
Shembull: Studenti më i mirë do të fitoj bursë 1000 euro
Efektet jurdike të kontratës në dobi të personit të tretë
Marrdhëniet në mes të promitentit dhe stipulentit
Marrdhëniet në mes të promitentit dhe beneficiarit
Marrdhëniet në mes të stipulentit dhe beneficiarit
Efektet e veçanta të
kontratave me shpërblim
Përveç efekteve të përgjithshme kontratat kanë edhe
efekte të veçanta
Efektet e veçanta të kontratave me shpërmblim:
Kundërshtimi për mospërmbushjen e kontratës
(exceptio non adinpleti contractus)
Kundërshtimi për përmbushje të pasigurtë të
kontratës
Dëmtimi i pamasë (dëmtimi përtej gjysmës)
Përgjegjësia për mungesat teknike të sendit
Përgjegjësia për mungesat juridike të sendit
Shuarja e kontratave
Shuarja e kontratë do të thotë përfundimi i
ekzistimit të kontratës
Shkaqet e shuarjes:
Me marrëveshjen e palëve
Kur zhduket lënda e kontratës
Kur vdes pala kontraktuese
Me anulimin e kontratës
Me mos-ekzekutimin e kontratës
Shuarja e kontratës me
marrëveshjen e palëve
Kontrata krijohet me vullnetin e palëve dhe mund të
shuhet me vullnetin e palëve
Efektet juridike (kontrata e shuar me vullnetin e
palëve përfundon së ekzistuari dhe nuk prodhon
efekte juridike)
Efekti i shuarjes mund të jetë në të ardhmen-ex
nunc ose në mënyrë retroaktive-ex tunc
Disa kontrata mund të kenë efekt vetëm në të
ardhmen p.sh kontrata e qirasë për shkak se sendi
është shfrytëzuar për një kohë të caktuar dhe nuk
mund të ketë kthim në gjendjen e mëparshme.
Shuarja e kontratës me
zhdukjen e lëndës
Nocioni – shurja e kontratës për shkak të zhdukjes së
lëndes, ndodhë nën ndikimin e fuqisë madhore ose të
rastit që ndodhë pas lidhjes së kontratës
Rrezikun e zhdukjes së lëndes e bartë debitori
Nëse lënda e kontratës zhduket nën ndikimin e fuqisë
madhore asnjëra palë nuk është përgjegjëse
Kushtet e shuarjes së kontratës:
Kontrata të jetë e dyanëshme me shpërblim sepse te
kontratat e njëanshme nuk zbatohet kjo rregull
Që lënda e kontratës të jetë send individualisht i
caktuar-res in specie
Sendi të jetë zhdukur nën ndikimin e fuqisë madhore
Shuarja e kontratës me
vdekjen e palës
Është rregull kur vdes pala
kontraktuese, kontrata nuk shuhet por
kalon në trashëgimtarë univerzal
Ekzsiton përjashtimi në dy raste:
Kontrata të jetë personale
Kur janë marrë vesh palët që nëse vdes
njëra palë të shuhet kontrata
Anulimi i kontratës
Kontrata e detyrimeve shuhen edhe me anulim
Anulimi bëhet kur kontrata është e pavlefshme
Kontratat absolutisht të pavlefshme
Konversioni i kontratave absolutisht të pavlefshme (kur kontrata
është e pavlefshme por i plotëson kushtet e një kontrate tjetër
të vlefshme, p.sh
Pasojat juridike
Kontratat relativisht të pavlefshme
Konvalidimi i kontratave relativisht të pavlefshme
Pasojat juridike- anulimi i kontratës sjellë kthimin në gjendjen e
mëparshme dhe dëmshpërblimin
Afati i anulimit për pavlefshmërinë relative është 1 vit nga dita e
marrjes vesh për shkakun e pavlefshmërisë (afati subjektiv) dhe
më së largu 3 vite nga dita e lidhjes së kontratës (afati objektiv)
Zgjidhja e kontratës për shkak
të mos-ekzekutimit
Nocioni- është mënyrë e shuarjes së kontratës për
shkak të mos-ekzekutimit me fajin e njërës palë
Kushtet:
Kontrata të jetë e dyanshme detyruese
Të ketë mos-ekzekutim nga njëra palë kontraktuese
(mos-ekzekutimi mund të jetë i plotë ose i pjesshëm)
Kur mos –ekzekutimit të jetë me fajin e njëres palë
Të ekzistoj caktimi i afatit plotësues
Kur kontrata është fikse (detyrimi i caktuar-jo
alternativ)
Kur debitori deklaron se nuk do ta përmbush
kontraten as në afatin plotësues
Shkaktimi i dëmit si burim i
detyrimeve
Kuptimi
Shkaqet e shkaktimit
Nga veprimet e njerzve
Nga sendet
Veprimtaritë e rrezikshme
Përgjegjësia deliktore
Përgjegjësia kontraktore
Kushtet e përgjegjësisë për
dëmin e shkaktuar
Dëmi- kuptimi
Dëmi material
Dëmi i vërtetë
Fitimi i humbur
Dëmi moral (jomaterial)
Aftësia deliktore
Lidhja kauzale në mes të veprimit dhe dëmit të shkaktuar
Veprimi i kundërligjshëm
Përjashtimi i veprimit të kundërligjshëm (veprimi i domosdoshëm)
Dëmi i shkaktuar në kryerje të detyrës zyrtare
Mbrojtja e nëvojshme
Nevoja ekstreme
Vetëndihma e lejuar
Dëmi i shkaktuar me pranimin e të dëmtuarit
Faji ( dashja dhe pakujdesia)
Burimet tjera të detyrimeve-
pasurimi i pabazë
Pasurimi i pabazë
Kushtet:
Pasurimi i një subjekti
Varfërimi i një subjekti
Lidhja kauzale ndërmjet veprimit dhe pasurimit të pabazë
Mungesa e bazës juridike
Rastet:
Pagimi pa pasur borxh
Pagimi sipas bazës që nuk është realizuar
Pagimi sipas bazës që ka dështuar më vonë
Pasurimi pa bazë me veprimin e subjekti të pasuruar
Pasurimi pa bazë me veprimin e personit të tretë
Pasurimi pa bazë nën ndikimin e fuqisë madhore
Efektet juridike të pasurimit të pabazë-padia
Gjerimi i punëve të huaja pa
porosi si burim i detyrimeve
Nocioni
Kushtet e gjerimit të punëve të huaja pa porosi
1. të jetë kryer puna
2. Puna që kryhet të jetë e huaj
3. Puna duhet të kryhet pa porosi
Efektet juridike
Të drejtat dhe detyrat e kryesit të punës pa porosi:
1. Njoftimi i zotit të punës për punën e kryer
2. Të sillet si ekonomist i mirë
3. Ti jep llogari për punën e kryer
4. Të kërkoj nga i zoti i punës që ta liroj nga obligimi, të paguaj shpenzimet e
domosdoshme dhe të dobishme si dhe shpërblimin e dëmit të pësuar
- Detyrimet e zotit të punës
1. Ti paguaj shpenzimet e domosdoshme dhe të dobishme
2. Ta zhdëmtoj kryerësin e punës për dëmin e pësuar
- Natyra juridike- është veprim i njëanshëm i krijimit të marrëdhënieve të
detyrimeve
Shprehja e njëanshme si
burim i detyrimeve
Nocioni
Premtimi publik
Kushtet e nevojshme për premtimin publik të shpërblimit
Efektet juridike të premtimit publik
Revokimi i premtimit publik
Natyra juridike e premtimit publik
Shuarja e detyrimit nga premtimi publik
Letrat me vlerë
Llojet:
Letrat me vlerë me emër
Letrat me vlerë sipas urdhrit
Letrat me vlerë sipas prurësit