You are on page 1of 27

E drejta e detyrimeve

Prof.Dr.iur.Haxhi Gashi
Kuptimi i lëndës
 E drejta e detyrimeve është degë e së
drejtës që rregullon marrëdhëniet
detyrimore në mes subjekteve të
caktuara- Kreditor dhe Debitor
 E drejta e detyrimeve është shkencë
juridike që merret me studimin e
normave juridike të karakterit
detyrimor.
Objekti i së drejtës
 Objekt i së drejtës së detyrimeve janë
raportet e detyrimeve në mes personave të
caktuar-Kreditorit dhe debitorit
 Marrëdhëniet e detyrimeve krijohen nga:
 Kontratat
 Shkaktimi i dëmit
 Marrëdhëniet familjare
 Pasurimi i pabazë
 Gjerimi i punëve të huaja pa porosi
 Shprehja e njëanshme e vullnetit
Marrëdhëniet e detyrimit
 Marrëdhëniet e detyrimit janë marrëdhënie
juridike ku një subjekt që quhet kreditor ka të
drejtë të kërkoj nga subjekti tjetër që quhet
debitor përmbushjen e detyrimit
 Detyrimi mund të përbëhet nga: një dhënie
(dare) bërje (facere), mosbërje (et non
facere) dhe një pësim – durim (pati)
Lëndë e së drejtës së
detyrimeve
 Lëndë e së drejtës së detyrimeve është vetë
detyrimit
 Sjellja e debitorit prej të cilit kreditori kërkon
diçka është lëndë e detyrimit-veprim, bërje,
mosveprim, pësim
 Përmbajtja e detyrimit janë të drejtat dhe
detyrat e subjekteve në marrëdhënie
detyrimi-kreditorit dhe debitorit
Raporti i të drejtës së detyrimeve
me degët tjera të së drejtës
 E drejta e detyrimeve dhe e drejta ekonomike
 -E drejta e detyrimeve rregullon raportet e detyrimeve në përgjithësi
 -E drejta ekonomike rregullon qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve-e drejtë tregtare
 E drejta e detyrimeve dhe e drejta familjare
 -kanë ngjashmëri në aspektin e parimeve për themelimin e marrdhënieve por dallojnë
sepse kanë edhe specifikat e veta. Në të drejtën familjare dominojnë marrëdhëniet
personale ndërsa në të drejtën e detyrimeve dominojnë marrëdhëniet pasurore
 E drejta e detyrimeve dhe e drejta e trashëgimit
 E drejta e detyrimeve rregullon kalimin e pasurisë prej një subjekti në subjektin tjetër për
të gjallë të subjekteve-inter vivos, ndërsa e drejta trashëgimore rregullon qarkullimin-
bartjen e pasurisë në rast të vdekjes së një personi-mortis causa
 E drejta e detyrimeve dhe e drejta reale (sendore)
 - të dy këto të drejta janë të drejta pasurore
 -dallojnë mes veti sepse e drejta sendore rregullon të drejtat mbi sendin-ius in rem, ndërsa
e drejta e detyrimeve rregullon marrdhëniet lidhur me sendin-ius ad rem (p.sh kontratën e
shitjes së sendit)
Burimet e së drejtës së
detyrimeve
 Burimet formale:
 Ligji
 Burimet materiale:
 Kontrata
 Shkaktimi i dëmit
 Pasurimi i pabazë
 Gjerimi i punëve të huaja pa porosi
 Shprehja e njëanshme e vullnetit
Karakteristikat e detyrimeve
 Detyrimet janë marrëdhënie me karakter juridik
 Detyrimet janë marrëdhënie në mes të personave të
caktuar-kreditorit dhe debitorit
 Detyrimet janë marrëdhënie me përmbajtje të
caktuar-dhënie(dare), bërje (facere), mosbërje( non
facere) dhe pësim (pati)
 Detyrimet janë marrëdhënie me karakter relativ
 Detyrimet janë marrëdhënie me karakter pasuror
Vetitë e detyrimit
 Detyrimi është i mundshëm:
 Pamundësia mund të jetë:
 objektive dhe subjektive
 Fillestare dhe e mëvonshme
 Fizike dhe juridike
 Detyrimi është i caktuar- i caktuar plotësisht
ose i përcaktuar
 Detyrimi është i lejueshëm
Klasifikimi i detyrimeve
 Detyrimet civile dhe detyrimet natyrore
 Detyrimet sipas lëndës së ekzekutimit:
 Detyrime pozitive dhe detyrime negative
 Detyrimet me para dhe detyrimet me dorëzim të sendit të
caktuar ose veprimin e caktuar
 Detyrimet individuale ose gjenerike
 Detyrimet komulative, alternative dhe fakultative
 Detyrimet me më shumë subjekte-solidare ose detyrimi i ndarë
 Llojet e detyrimeve sipas kohëzgjatjes- detyrime të
përkohshme, sukcesive dhe të përhershme
 Llojet e detyrimeve sipas subjektit që e ekzekuton detyrimit –
detyrime thjeshtë personale dhe detyrimet jopersonale
Kontratat e detyrimeve
 Nocioni i kontratës
 Kontrata është punë juridike
 Fusha e zbatimit të kontratës
 Parimet e së drejtës kontraktore
 Parimi i lirisë së kontraktimit
 Autonomia e vullnetit
 Kufizimi i lirisë së kontraktimit
Kushtet për lidhjen e
kontratave
 Kontratat mund të lidhen vetëm nëse plotësohen kushtet e
caktuara
 1. Aftësia punuese e palëve kontraktuese
 2. Pëlqimi i vullnetit- (teoritë e vullnetit)
 3. Lënda e kontratës
 Cilësitë e lëndës së kontratës
 Lënda e kontratës duhet të jetë e mundshme
 Pamundësitë:
 1. Objektive dhe subjektive
 2. Fillestare dhe e mëvonshme
 3. Fizike dhe juridike
 Lënda e kontratës duhet të jetë e caktuar ose e përcaktuar
 Lënda e kontratës duhet të jetë e lejueshme
Efektet e kontratave
 Efekti juridik i kontratës sipas natyrës së saj-
(për disa raste p.sh pronësia kontrata është
vetëm titulli juridik, ndërsa kërkohet edhe
mënyra e fitimit-modus aquirendi)
 Efekti juridik i kontratës ndaj subjekteve-
Parimisht kontrata ka efekt vetëm midis
palëve nënshkruese
 Në disa raste kontrata ka efekt edhe ndaj
palës së tretë nëse kontrata ka për qëllim që i
treti të jetë përfitues-beneficiar-kontrata në
dobi të personit të tretë
Efektet e kontratave në mes
palëve
 Kontrata ka efekt në mes palëve-inter partes
 Kontrata ka efekt relativ sepse nuk ka efekt
për personat e tretë
 Kontrata mund të ketë efekt vetëm për
sukcesoret universal
 Sucesoret universal janë personat që i
trashëgojnë të gjitha të drejtat dhe detyrat e
e parardhësve të tyre
 Përjashtim bëjnë kontratat intuitu persona të
cilat nuk kalojnë në trashëgimtarë.
Kontrata në dobi të personave
të tretë
 Nocioni i kontratës në dobi të personit të tretë
 Palët kontraktues- stipulenti, promitentit dhe beneficiari
 Shembull:
 Kontrata e sigurimit të jetës
 Kontrata e për depozitën
 Kontrata e ekspedituesit (dërguesit)
 Kushtet e kontratës
 Palët kontraktues-stipulenti dhe promitenti duhet ti plotësojnë kushtet e përgjithshme të
lidhjes së kontratave (aftësia e palëve, pajtimi i vullnetit, lënda dhe baza e kontratës)
 Shfrytëzuesi nuk duhet domosdo të ketë aftësi të veprimit për arsye se vetëm fiton të
drejta.
 Shfrytëzuesi mund të mos caktohet në mënyrë të saktë në momentin e lidhjes së kontratës
por vetëm të përcaktohet.
 Shembull: Studenti më i mirë do të fitoj bursë 1000 euro
 Efektet jurdike të kontratës në dobi të personit të tretë
 Marrdhëniet në mes të promitentit dhe stipulentit
 Marrdhëniet në mes të promitentit dhe beneficiarit
 Marrdhëniet në mes të stipulentit dhe beneficiarit
Efektet e veçanta të
kontratave me shpërblim
 Përveç efekteve të përgjithshme kontratat kanë edhe
efekte të veçanta
 Efektet e veçanta të kontratave me shpërmblim:
 Kundërshtimi për mospërmbushjen e kontratës
(exceptio non adinpleti contractus)
 Kundërshtimi për përmbushje të pasigurtë të
kontratës
 Dëmtimi i pamasë (dëmtimi përtej gjysmës)
 Përgjegjësia për mungesat teknike të sendit
 Përgjegjësia për mungesat juridike të sendit
Shuarja e kontratave
 Shuarja e kontratë do të thotë përfundimi i
ekzistimit të kontratës
 Shkaqet e shuarjes:
 Me marrëveshjen e palëve
 Kur zhduket lënda e kontratës
 Kur vdes pala kontraktuese
 Me anulimin e kontratës
 Me mos-ekzekutimin e kontratës
Shuarja e kontratës me
marrëveshjen e palëve
 Kontrata krijohet me vullnetin e palëve dhe mund të
shuhet me vullnetin e palëve
 Efektet juridike (kontrata e shuar me vullnetin e
palëve përfundon së ekzistuari dhe nuk prodhon
efekte juridike)
 Efekti i shuarjes mund të jetë në të ardhmen-ex
nunc ose në mënyrë retroaktive-ex tunc
 Disa kontrata mund të kenë efekt vetëm në të
ardhmen p.sh kontrata e qirasë për shkak se sendi
është shfrytëzuar për një kohë të caktuar dhe nuk
mund të ketë kthim në gjendjen e mëparshme.
Shuarja e kontratës me
zhdukjen e lëndës
 Nocioni – shurja e kontratës për shkak të zhdukjes së
lëndes, ndodhë nën ndikimin e fuqisë madhore ose të
rastit që ndodhë pas lidhjes së kontratës
 Rrezikun e zhdukjes së lëndes e bartë debitori
 Nëse lënda e kontratës zhduket nën ndikimin e fuqisë
madhore asnjëra palë nuk është përgjegjëse
 Kushtet e shuarjes së kontratës:
 Kontrata të jetë e dyanëshme me shpërblim sepse te
kontratat e njëanshme nuk zbatohet kjo rregull
 Që lënda e kontratës të jetë send individualisht i
caktuar-res in specie
 Sendi të jetë zhdukur nën ndikimin e fuqisë madhore
Shuarja e kontratës me
vdekjen e palës
 Është rregull kur vdes pala
kontraktuese, kontrata nuk shuhet por
kalon në trashëgimtarë univerzal
 Ekzsiton përjashtimi në dy raste:
 Kontrata të jetë personale
 Kur janë marrë vesh palët që nëse vdes
njëra palë të shuhet kontrata
Anulimi i kontratës
 Kontrata e detyrimeve shuhen edhe me anulim
 Anulimi bëhet kur kontrata është e pavlefshme
 Kontratat absolutisht të pavlefshme
 Konversioni i kontratave absolutisht të pavlefshme (kur kontrata
është e pavlefshme por i plotëson kushtet e një kontrate tjetër
të vlefshme, p.sh
 Pasojat juridike
 Kontratat relativisht të pavlefshme
 Konvalidimi i kontratave relativisht të pavlefshme
 Pasojat juridike- anulimi i kontratës sjellë kthimin në gjendjen e
mëparshme dhe dëmshpërblimin
 Afati i anulimit për pavlefshmërinë relative është 1 vit nga dita e
marrjes vesh për shkakun e pavlefshmërisë (afati subjektiv) dhe
më së largu 3 vite nga dita e lidhjes së kontratës (afati objektiv)
Zgjidhja e kontratës për shkak
të mos-ekzekutimit
 Nocioni- është mënyrë e shuarjes së kontratës për
shkak të mos-ekzekutimit me fajin e njërës palë
 Kushtet:
 Kontrata të jetë e dyanshme detyruese
 Të ketë mos-ekzekutim nga njëra palë kontraktuese
(mos-ekzekutimi mund të jetë i plotë ose i pjesshëm)
 Kur mos –ekzekutimit të jetë me fajin e njëres palë
 Të ekzistoj caktimi i afatit plotësues
 Kur kontrata është fikse (detyrimi i caktuar-jo
alternativ)
 Kur debitori deklaron se nuk do ta përmbush
kontraten as në afatin plotësues
Shkaktimi i dëmit si burim i
detyrimeve
 Kuptimi
 Shkaqet e shkaktimit
 Nga veprimet e njerzve
 Nga sendet
 Veprimtaritë e rrezikshme
 Përgjegjësia deliktore
 Përgjegjësia kontraktore
Kushtet e përgjegjësisë për
dëmin e shkaktuar
 Dëmi- kuptimi
 Dëmi material
 Dëmi i vërtetë
 Fitimi i humbur
 Dëmi moral (jomaterial)
 Aftësia deliktore
 Lidhja kauzale në mes të veprimit dhe dëmit të shkaktuar
 Veprimi i kundërligjshëm
 Përjashtimi i veprimit të kundërligjshëm (veprimi i domosdoshëm)
 Dëmi i shkaktuar në kryerje të detyrës zyrtare
 Mbrojtja e nëvojshme
 Nevoja ekstreme
 Vetëndihma e lejuar
 Dëmi i shkaktuar me pranimin e të dëmtuarit
 Faji ( dashja dhe pakujdesia)
Burimet tjera të detyrimeve-
pasurimi i pabazë
 Pasurimi i pabazë
 Kushtet:
 Pasurimi i një subjekti
 Varfërimi i një subjekti
 Lidhja kauzale ndërmjet veprimit dhe pasurimit të pabazë
 Mungesa e bazës juridike
 Rastet:
 Pagimi pa pasur borxh
 Pagimi sipas bazës që nuk është realizuar
 Pagimi sipas bazës që ka dështuar më vonë
 Pasurimi pa bazë me veprimin e subjekti të pasuruar
 Pasurimi pa bazë me veprimin e personit të tretë
 Pasurimi pa bazë nën ndikimin e fuqisë madhore
 Efektet juridike të pasurimit të pabazë-padia
Gjerimi i punëve të huaja pa
porosi si burim i detyrimeve
 Nocioni
 Kushtet e gjerimit të punëve të huaja pa porosi
 1. të jetë kryer puna
 2. Puna që kryhet të jetë e huaj
 3. Puna duhet të kryhet pa porosi
 Efektet juridike
 Të drejtat dhe detyrat e kryesit të punës pa porosi:
1. Njoftimi i zotit të punës për punën e kryer
2. Të sillet si ekonomist i mirë
3. Ti jep llogari për punën e kryer
4. Të kërkoj nga i zoti i punës që ta liroj nga obligimi, të paguaj shpenzimet e
domosdoshme dhe të dobishme si dhe shpërblimin e dëmit të pësuar
- Detyrimet e zotit të punës
1. Ti paguaj shpenzimet e domosdoshme dhe të dobishme
2. Ta zhdëmtoj kryerësin e punës për dëmin e pësuar
- Natyra juridike- është veprim i njëanshëm i krijimit të marrëdhënieve të
detyrimeve
Shprehja e njëanshme si
burim i detyrimeve
 Nocioni
 Premtimi publik
 Kushtet e nevojshme për premtimin publik të shpërblimit
 Efektet juridike të premtimit publik
 Revokimi i premtimit publik
 Natyra juridike e premtimit publik
 Shuarja e detyrimit nga premtimi publik
 Letrat me vlerë
 Llojet:
 Letrat me vlerë me emër
 Letrat me vlerë sipas urdhrit
 Letrat me vlerë sipas prurësit

You might also like