You are on page 1of 23

Aplikimi i GIS për studimin e rreziqeve natyrore

në qytetin e Shkodrës

Rodrig Ndoja

Qellimi i ketij punimi eshte te analizoje organizimin hapesinor te qytetit


te Shkodres dhe trendin e tij te ardhshem, ne raport me karakteristikat e
. peisazhit natyral, gjeografike, territoriale, mjedisore dhe me vendosjen
e tyre te sistemuar. Ky punim do te ekzaminoje dhe impaktin e
ndryshimeve te fundit natyrore,te cilat kane lene gjurme thelle ne
zhvillimet e fundit te proçesit te urbanizimit,duke perdorur teknologjite
GiS dhe sistemimin e tyre ne database(te dhenat baze).
Modelimi i te dhenave ne lidhje me risqet natyrore permes GIS
(Projekti- qyteti i Shkodres)

 Ne software-in GIS, nje model te dhenash eshte nje model abstract qe


pershkruan se si jane paraqitur te dhenat dhe se si mund te perdoren
ato. Modelet e te dhenave formalisht percaktojne elementet e te
dhenave dhe marredhenjet midis ketyre elementeve per sferat e
interesit.
 Nje gjeodatabase mund te perkufizohet si nje database qe magazinon,
heton, manaxhon dhe kryen detyra te ndryshme, duke i lidhur te dhenat
gjithashtu me informacionin gjeografik. Keshtu, krijimi i nje database
kerkon se pari ekzistencen ose identifikimin e te dhenave ekzistuese,
se dyti vleresimin e nevojave te projektit GIS qe eshte I nevojshem
per te arritur objektivat e projektit. Kjo eshte vecanerisht e
rendesishme per te paraqitur strukturen perfundimtare (modelin e te
dhenave) te gjeodatabase-it, si rezultat I perputhjes se te dhenave
ekzistuese me objektivat e projektit.
 Qyteti i Shkodres ndodhet ne
veriperendim te Shqiperise me nje
siperfaqe prej 197 km2 dhe nje popullsi
prej 113.781 (viti 2009).
 Qyteti dhe rrethinat e tij të tanishme
shtrihen në një rrafshire aluviale,
ultesire, ardhur nga levizjet tektonike
gjate Pliocenit. Kjo ultesire është e
mbushur me materiale nga lumenjtë.
 Në veri dhe perëndim të qytetit shtrihet
Liqeni i Shkodrës nga i cili merr rrjedhën
lumi I Bunës 44 km i gjatë derdhet në jug
të Adriatikut. Pjesa e ulët e lumit
shërben si kufi me Malin eZi.
Cilesia e Mjedisit

 Cilesia e mjedisit vizual te nje zone varet nga kushte e pejsazheve rrethuese,
ndersa cilesia e mjedisit te jeteses, e cila eshte kryesisht e lidhur me kushtet e
shendetit publik varet kryesisht nga cilesia e ajrit, ujit, dheut dhe mbuleses
vegjetative te zones. Nga kjo pikepamje, cilesia e mjedisit te Shkodres,
ka qene subjekt i ndotjeve serioze te ajrit, ujit dhe tokes.
 Ujrat e zeza qe derdhen direkt liqen apo lumenj pa asnje trajtim sjellin
nje rrezik serioz per shendetin e njeriut si dhe per jeten nenujore (peshqit).
Ato mund te provokojne epidemi dhe semundje te tjera dhe te kercenojne
biodiversitetin ujor. Shkarkimi i ujrave dhe mbeturinave urbane ne liqen
paraqet nje rrezik te madh per floren dhe faunen ujore. Prania e larte e
fosforit, nitrateve dhe elementeve te tjere mund te shkaktoje shkaterrimin e
sistemit ujor te jeteses.
Menyrat per reduktimin e ndotjes eshte trajtimi i ujrave urbane(ujrave te zeza) te qytetit te
Shkodres, perpara se te derdhen ne liqenin e Shkodres, ne lumin Buna dhe ne Drin.(Te dhena te
hedhura ne harte nga matjet ne lumin Buna dhe lagjen Bahcallek.
 Burimet dhe faktoret kryesore qe perkeqesojne cilesine e ajrit ne qytetin
e Shkodres jane:
 aktivitetet e ndertimit, qarkullimi i motorizuar, rruget e pa-asfaltuara.
Firmat e ndertimit operojne pa mbrojtjen e pershtatshme per te ndaluar
pluhurin dhe mbetjet si ne kantjer ashtu edhe gjate transportit. Tymrat
nga makinat e vjetra e tejkalojne nivelin e lejuar te ndotjes.
 Djegja e mbeturinave si brenda kontejnereve dhe ne vendgrumbullimet
brenda qytetit nxjerr gaze te demshme sidomos djegja e plastikes,
vegjetalet e dekompozuara, mbeturinat e spitaleve, djegja e
gomave .
 Erozioni i tokes eshte nje problem i madh ne zonat perreth brigjeve
te lumenjve. Buna, Drini dhe Kiri takohen ne nje bashke-rrjedhje ne
jug te liqenit te Shkodres. Ne dimer ketu uji arrin nje nivel me te
larte (kryesisht ne sezonin e shirave) dhe pengon rrjedhjen e ujit
nga Liqeni i Shkodres. Kjo gje shkakton permbytje por pengon
gjithashtu edhe derdhjen e ujrave te zeza dhe te shiut nga zona urbane
duke shkaktuar grumbullime te medha te ujit brenda qytetit. Kjo situate
eshte perkeqesuar edhe nga depozitimi i materialeve ne shtratin e
lumenjve duke reduktuar keshtu kapacitetin e tyre.
 Menyrat per reduktimin e ndotjes

 Skarpatat e lumenjve duhet te mbrohen me diga sidomos pergjate


lumenjve te Drinit dhe Kirit kur kalojne prane Shkodres.
 Marrja e masave te rregullta per mbrojtjen e shtrateve te lumenjve per te
lehtesuar rrjedhjen.
 Ndalimi i germimeve te shtrateve te lumenjve per nxjerrjen e materialeve
te ndertimit .
 Kryerja e pastrimeve te rregullta te kanaleve te drenazhit dhe ujrave te
zeza .
Mocaloret natyrore te Shkodres jane ne zhdukje Delta e lumenjve te Bunes dhe Drinit e ekspozuara ndaj
erozionit dhe lymit
Kontrolli i erozionit të tokës

 Rritja e erozionit ka nderlikime mjedisore dhe ndikime në transportin e


sedimenteve dhe materialeve te ndertimit, dhe mund të ndotë
rrjedhën e lumenjëve, pakësimin dhe crregullimin e seksioneve te
lumenjve.
 Një prej faktorëve është reduktrimi i seksionit te lumenjve frekuenca
e larte e permbytjeve me grumbullime sedimentesh. Erozioni i tokes
mund te kontrollhet me ane te ripyllezimit, ndertimit e rezervuareve te
vegjel, stabilizimit te skarpateve te lumenjve dhe praktikave te mira
bujqesore.Këto masa ndihmojnë për të pakësuar efektin e përmbytjes.
Guroret në malin e Taraboshit

 Mali i Taraboshit ndodhet në hyrje të qytetit të Shkodrës, në anën e


majtë, te liqenit. Një pjesë e tij eshte shpallur zone e mbrojtur në Nëntor
2005. Disa dekada më parë shteti Shqipëtar ka përdorur disa pjesë të këtij
territori për gurore, në 3 vënde. Pas viteve 90 këto aktivitete janë
privatizuar sipas ligjit, nga firmat shqipëtare të cilat punuan deri në 2006
dhe kanë shfrytezuar edhe 2 vëndet e tjerë, kështu që u bënë 5 vënde të
dëmtuara në këtë mal të bukur 750 m të lartë. Pas 2006 këto aktivitete
janë ndaluar nga shteti, por situata mjedisore e këtyre vendeve ka
mbetur shumë keq. Ato janë thjesht të braktisura, shkaktojnë një rritje të
nivelit të pluhurit në ajër dhe kanë një pamje shumë të keqe, vecanërisht
per këtë hapësirë e cila vite të shkuara ishte deklaruar si një zone për
zhvillimin e turizmit.
Zona ne bregun jugor te liqenit te Shkodres

 Zonat e bregut te Liqenit te Shkodres ka qene vleresuar shume shpesh nga


zhvilluesit e ndertimit , si nje zone me vlere te larte dhe prandaj i eshte
nenshtruar zhvillimit spekulativ. Keto ndertesa kane qene ndertuar pa nje
vleresim si te faciliteteve strukturore e sanitare, ashtu dhe te vlerave
estetike te peisazhit ose cenueshmerine prej rrezikut te permbytjeve.
 Keto tipe te vendbanimeve pergjate brigjeve te Liqenit te Shkodres, shpesh
krijojne degradime mjedisore te konsiderueshme te tokes dhe ujit,
gjithashtu te peisazheve dhe te biodiversitetit te liqenit.
 Zhvillimi i banimit ka qene prej kohesh, sulmues ndaj bregut jugor te
liqenit. Ka gjithashtu nje rrezik te madh te permbytjeve , sa niveli i
ujerave te liqenit shpesh, shkon me shume se 3m mbi nivelin e tij normal,
gjate disa sezoneve te shirave.
 Tema e liqenit eshte nje prej çeshtjeve me te ndjeshme per qytetin ne
kuptimin e mjedisit, po ashtu edhe per mbrojtjen e specieve te rralla te
flores dhe te faunes qe jetojne ne liqen e perreth tij.
Vështrim mbi situatën që prodhoi përmbytjen në rajonin e Shkodës
Janar 2010

 Gjatë ditëve të fundit të Dhjetorit 2009 dhe janarit 2010 situata


meteorologjike u karakterizuan nga shira të pandërprera. Në disa ditë, në
zonat e larta malore pati dhe reshje debore që arritën një lartësi shtrese
prej 50-100 cm. Shirat dhe ngritja e temperaturave shkrinë brenda pak
kohësh gjithë borën e rënë.
 Kjo situatë u përsërit dy herë dhe u reflektua në krijimin e rrjedhjeve të
shumta e të vazhdueshme ujore të përrenjve e lumenjve si dhe furnizim të
vazhdueshëm të tyre edhe nga burimet nëntokësorë. Kofiçenti i rrjedhjes
sipërfaqësore kaloi vlerat 90% që njihet si vlera maksimale për zonën
malore të Drinit dhe pellgut të Liqenit. Kjo çoi në rritjen e shpejtë të
nivelit të liqeneve të kaskadës së Drinit. Rrjedhja intensive sipërfaqësore e
nëntokësore u reflektua me një prurje shumë të shpejtë dhe ngritje të
shpejt të nivelit të liqeneve duke zënë, në një farë mënyre, në befasi
menaxhuesit e kaskadës së Drinit.
Faktorët e përmbytjes te Janarit 2010
 
Lumenjtë Kir dhe Gjadër paraqesin një burim të rrezikshëm përmbytjeje
për shkak të sedimenteve të mëdha që ata përcjellin me vete. Prita në
Malin e Rrëzuar është prishur dhe lumi Gjadër paraqet rrezik serioz për
fushën e Zadrimës. Lumi Kir ka dëmtuar shumë argjinaturën e tij dhe,
gjatë reshjeve të mëdha, ai paraqet rrezik serioz për fshatrat përreth, por
edhe për vetë qytetin e Shkodrës.
 Fryrja e Liqenit të Shkodrës që derdh ujë në Bunë për shkak të dominimit të tij
nga shirat dhe bora e një pellgu të gjerë e të lartë hidrografik (pjesa më e madhe
e territorit të Malit të Zi dhe Alpet Perëndimore etj, zonë e njohur për reshje
shumë të mëdha në Europë), ka sjellë shkarkimin e sasive të mëdha uji në Bunë.
 Pra, Bunës i është dashur të tërheq ujërat e dy furnizuesëve të mëdhenj
(Drinit dhe Moracës + të Kirit e Gjadrit), por që praktikisht nuk mund ta
realizojë për shkak të volumit të madh dhe paaftësisë së përhershme te
Bunës për të tërhequr. Buna e ka kapacitetin maksimal për tërheqje 1800
m kub në sekond, ndërkohë që i duhet të tërheq rreth 3 fishin në raste të
tilla, në kushtet kur rrjedhjen e saj e bllokon edhe rryma e fortë e Drinit
që krijon rrymën e penguar si dhe atë të kundërt në raste të veçanta.
Vendi i bashkimit te Drinit me Bunen
 Kohëzgjatja e bllokimit të shkarkimit të Liqenit nëpërmjet Bunës për shkak të
niveleve të larta që krijohen dhe rolit të rrymës së fortë të Drinit mbi të, favorizon
shumë rritjen e mëtejshme të nivelit të liqenit të Shkodrës dhe përhapjen e ujërave
drejt qytetit të Shkodrës  dhe fushave të ulëta në lindje të liqenit. Liqeni arrin deri në
dyfishim të sipërfaqes së tij duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Ai është një liqen i
cekët, me brigje të ulëta dhe reflekton shpejt duke u zgjeruar shumë jashtë brigjeve.

 Mund të themi se Liqeni i Shkodrës gjatë 20 vjetëve të fundit është bërë dhe më i
cekët sidomos në pjesët lindore e juglindore për shkak të proceseve të atrofizimit që
kanë ndodhur nga ndotjet. Po kështu pjesa fundore e tij pranë Urës së Bunës është
mbushur shumë me inerte të hedhura me qëllim krijimin e territoreve për
shfrytëzim për ndërtim. Ndërtime të shumta në brigjet e tij e në shtratin e tij kanë
zënë gjithashtu mjaft volum që duhej ti takonte ujit, i cili detyrohet pastaj të zerë
hapësira të tjera drejt qytetit duke përmbytur një pjesë të mirë të qytetit siç e kemi
në rastin aktual.
 Fusha vetë, kanalet kulluese dhe shtrati i Bunës kanë pësuar mbushje
me materiale inerte  sidomos gjatë këtyre 25 vjetëve të fundit duke rritur
paaftësinë tërheqëse të ujërave dhe derdhjen e tyre në det. Mund të
vlerësojmë se kanalet kullues mund të kenë punuar me 50% të kapacitetit
të tyre tërheqës. Këtyre u duhen shtuar shumë ndërhyrje në terren në
zonën fushore siç janë shumë ndërtime në vende që janë të ulëta të cilat
luajnë rolin e barrierave si dhe zënë volum hapësire që mund t’i takonte
një pjese të masës ujore.
Rekomandime 

 Njohja në mënyrë të sigurt dhe afatmesëm e prurjeve të mundshme që vijnë


në kaskadë dhe në Liqenin e Shkodrës të cilat kalojnë nëpërmjet Bunës.
Mendojmë se ka ndryshime të dukshme në regjimin e tyre gjatë viteve të
fundit.

 Studimi i aftësisë tërheqëse të Bunës dhe rritja e saj duke llogaritur edhe
hapësirën jashtë brigjeve deri te argjinaturat mbrojtëse.

 Largimi i gjithë atyre ndërtimeve në territore që janë të dominuara nga ujërat


të cilët jo vetëm janë në rrezik por edhe pengojnë, janë barriera për
tërheqjen e ujërave dhe zenë volum që duhet t’i takojë ujërave në raste të
tilla. Nuk mund të ndërtohet në atë hapësirë që është territor i ulët dhe i
krijuar nga vet uji sespse ai territor, edhe pse i thatë, është lumore e lumit, i
cili në raste të rralla kthehet aty dhe e përdor atë.
 Thellimi e zgjerimi i grykëderdhjes së Bunës dhe zgjerimi i shtratit saj,
sidomos në kthesat e forta (meandret) të cilat bëhen veçanarisht pengesë
për rrjedhjen, thellimi e zgjerimi i shtratit të Bunës deri te Ura e Bunës
dhe ndërtim argjinature në brigjet lindore të liqenit. Por duhet studim
kujdeshëm në këtë aspekt sepse mund të krijohen pasoja të tjera zinxhir
si ulja e nivelit mesatar të liqenit dhe dëmtim i biodiversitetit i cili është
më shumë i përqëndruar në brigje dhe cekinat pranëbregore, përmbytje
të pjesëve të tjera të ulëta të pambrojtura me argjinaturë në bregun 
lindor, verior e verilindor në periudha plotash të larta.

You might also like