You are on page 1of 17

Dritëro Agolli.

Letërsia bashkëkohore shqiptare. shek. XX


SHKËLQIMI DHE RËNIA E SHOKUT ZYLO
ROMAN SATIRIK
Romani trajton një nga çështjet me aktuale siç është burokracia. Ajo pasqyrohet ndërmjet personazhit
kryesor, Shokut Zylo, dhe mjetit artistik kryesor satirës.
Shoku Zylo përfaqëson te gjithë zyrtarët e lartë të cilët janë të prekur nga burokracia e nga detyrat e
shumta.
Te gjithë këta kanë nga një njeri të besuar, të cilit i besojnë fjalimet e jetës, ata me te rëndësishmit. Këta
përfaqësohen nga Demka i cili edhe pse jo me dëshire, por me ‘dhembshuri’ për shokët e mëdhenj u bën
shërbime te ndryshme.

Drejtimi letrar: Realizmi socialist- që ka këto karakteristika:


1.Art proletar që ka të bëjë me klasën punëtore dhe kuptohet prej saj ;
2.Skena tipike nga jeta e përditshme e njerëzve të thjeshtë ;
3.Realist për nga paraqitja ;
Qëllimi kryesor i këtij stili ishte ngritja e klasës punëtore në rang të lartë dhe paraqitja e punës
së tyre drejt progresit socialist. Nga këto karakteristika dhe ky stil do shohim se Agolli ka
origjinalitet krijues dhe shmangie nga ky drejtim.
Skeda 1
Tema Linjat e veprimit Personazhet Mesazhe

Tema: Lufta kundër burokracisë që Rrëfim zhvillohet në një linjë: Personazhet shquhen për Lufta kundër konformizmit dhe
shfaqet e trajtohet ne te gjithë romanin paraqitja e fenomenit të shkallën e lartë realiste, për servilizmit, si antivlera të
dhe theksohet përmes një ironie të burokracisë, krijimi i tipit shëmbëlltyrën e tipave pranishme në çdo shoqëri.
thelle. Ky është qëllimi i autorit; me burokrat. shoqërorë të kohës dhe për (Konformizëm - Pajtim i
ketë roman ai godet pushtetin e Fabula: Ngjarja rrëfehet nga realizimin e tyre me vërtetësi, verbër me mendimet, me
atëhershëm duke u ngritur e rebeluar. Demka i cili përfaqëson tipin e për karakterizimin pikëpamjet a me veprimet e
zyrtarit që vdes dalëngadalë si botëkuptimor, psikologjik e dikujt tjetër;
profesionist për shkak të ndje njësor. Secili prej tyre Servil - Njeri pa karakter që u
abuzimit që pushtetarët bëjnë shëmbëllen me një tip shoqëror, përulet orë e çast e u bën lajka
me postin e tyre. Paaftësia me botëkuptimin, psikologjinë, më të fuqishmëve për t'u hyrë
përballë profesionalizmit. ndjenjat, mendësitë në qejf e për të pasur përfitime
karakteristike dhe gjuhën e vetjake;)
veçantë. Personazhet
karakterizohen nëpërmjet
dialogut e monologut, rrëfimit e
përshkrimit dhe gjuhës së pasur
me leksik popullor.
Vendi dhe koha Vendi i veprimit është një institucion shtetëror në qendrën e Shqipërisë.
Koha para viteve ’90.

Heroi tragjikomik (shoku Komizmi qëndron në kontradiktën themelore të karakterit të Zylos Ai ngatërron forcën e ligjit,
Zylo) të përgjegjësisë e të drejtave si epror, me forcën e argumentit; Ai i jep vetes cilësi dhe vlera të
pamerituara, beson verbërisht në forcën e urdhrit. Tragjizmi qëndron në faktin se vetë Zyloja
është viktimë e sistemit për të cilin punon. Lexuesi përjeton ndjenjën e keqardhjes për të si njeri
dhe njëkohësisht ndjenjën e refuzimit ndaj pozitës së personazhit dhe dukurisë së
burokratizmit.

Veçori: Komizmi E qeshura është një lloj lirie...ajo bën që njeriu të jetë vetvetja. Madje, përmes saj edhe autori e
ka më të thjeshtë të godasë vesin. Shënimet që mban Zyloja, priren të kenë natyrën e
proverbave, në fakt, jashtë vullnetit të autorit të tyre, kthehen në skeçe humoristike.
Shoku Zylo është personazhi kryesor
1.Ai është drejtor i sektorit të librit në sektorin e madh të kulturës. I vendosur në pozicionin drejtues vëmë re, se ai
merr ne dorë frenat e punës, gjithmonë vë ne dukje mangësitë e drejtorit të mëparshëm. Ia mbush mendjen vetes se
idetë dhe puna e tij janë një vlere e madhe për shtetin e kulturën, nënvlerëson kur te tjerët mendojnë ndryshe.
2. Posti e bën Zylon te pakundërshtueshëm. Ai i jep vlera te pamerituara vetes e punës se tij; mendon se hierarkia
shtetërore është edhe hierarki meritash.
3. Veprimet qe ai bën, here na bëjnë për te qeshur e here sikur ndiejmë keqardhje për shkak te padijes se Zylos. Atë e
karakterizon burokracia, por kjo nuk dallohet qe ne pamje te pare.
4. Zyloja jeton e i percepton gjerat jo sipas fakteve e se vërtetës,
Zylos i janë mbyllur sytë prej pushtetit që i është dhënë pa e merituar. Një prej shokëve shprehet duke qeshur: T’i
tregoi studimet e para në “prizmin shkencor.
Shoku Zylo 5. Ai ngatërron forcën e ligjit, të përgjegjësisë e të drejtave si epror, me
forcën e argumentit.
6. Zyloja është viktimë e sistemit për të cilin punon
Në thelb të Zylos ishte “të dukej” ndryshe nga ai që ishte në të vërtetë.
7. Ëndrra e shokut Zylo është të emërohet ambasador në ndonjë vend të
Europës
8. Atij i janë mbyllur sytë prej pushtetit që i është dhënë pa e merituar. I
duhet të jetë në lartësinë e detyrës edhe pse në të vërtetë nuk është.
9. Mashtrimi më i madh në këtë rast ndodh prej Zylos për Zylon...e s’ka
mashtrim më të madh sesa të gënjesh veten, t’i shtiresh vetes. Me të tjerët
mund ta bësh e në fund të ditës ti del para pasqyrës e sheh veten ashtu si
je, por me Zylon nuk është ky rasti. Tashmë edhe para vetes ai duhet të
jetë “shoku Zylo”, e s’ka më keq sesa të mos shohësh veten... Kështu Zylo
e kompleton me dorën e tij figurën e personazhit tragjikomik.
Plani i Shokut Zylo E folura e Zylos e mbushur Shembull i Intelektualit pa formim teorik E karakterizon
me: dhe pa formim profesional që duket në
shënimet që mban
- kërkon lavdinë e Fjalët pompoze (të fryra) Saksofoni mbushi 125-vjetorin. Ai u shpik nga Ligjërimi i tij është ai i një
tepruar; mjeshtri i instrumenteve muzikore me frymë drejtuesi pa formimin teorik e
Megalomania
Adolf Saks në vitin 1845. Saksi është mbiemri profesional. Në teori; Mendimet
- karrierën e (mendjemadhësia) e Zylos
i shpikësit dhe “Fon” do te thotë tingull. që shfaq: Konservator: Peshk i
palavdishme të një është e shkrirë në çdo qelizë të
konservuar në kuti
zyrtari; tij, në çdo gjë që bën e thotë. Jeta bart në vetvete embrionin e vdekjes
Ai, për t’u dukur, edhe kur flet Formalist: Kokërr arre pa thelb
- të fitojë pozitën e Biografi e pemës. Rrënjë e prishur ‒ biografi e
përdor gjatë gjithë kohës një brenda. Burokrat: Cjap që ha letër,
lartë të burokratit prishur.
fjalor me terma zyrtarë, që nuk por nuk përjashtohet rasti të hajë
i përkasin ambientit ku i Vesh: Organ që dëgjon në radhë të parë edhe veshë. Profesional. Kritiku
përdor. Është aq i vogël sa nuk përgjegjësinë. Zaim Avazi më tha: Do të shkruaj
di të ndajë ku dhe kur... një dramë karakteresh. N.q.s. ke
Lot: Lëng në kohë të mirë, lëng në kohë të
vetë karakter, ke ç 't'u japësh
- Shprehjet letrareske keqe. Të dy këto lëngje kane shije të njëllojtë
personazheve ‒ i thashë. Drejton
konkrete. Por kanë shije të
Fjalorin e rrafshuar a të botimet, po nuk ia ka idenë e
kufizuar koncepteve profesionale
- Fjalë e shprehje që rreken të
përcjellin filozofi
Demka- figura e zyrtarit të skllavëruar. Demka: 1. Ai nuk e zotëron dinjitetin e nevojshëm për të
Demka përfaqëson.- njeriun me modesti të kundërshtuar eprorin i është nënshtruar vullnetit të eprorit.
tepruar; - vdekjen e personalitetit njerëzor; Në emër të parimeve të rreme ka humbur identitetin.
- ferrin e përditshmërisë; - pozitën e ulët të
2. Demkës të gjithë i kërkojnë studime e shkrime dhe ai pranon,
një nëpunësi të thjeshtë, por të talentuar
por kjo jo sepse ai do. Kjo ndodh sepse ai nuk ka fuqi te
kundërshtoje; nuk arrin ta bëjë. Pavarësisht se thotë se herën
tjetër nuk do te përsërisë te njëjtin veprim, përsëri pranon. Dhe
kështu referat pas referati, ai filloi te humbte jo vetëm talentin e
tij, por edhe veten e tij.
3. Faji kryesor edhe pse mundohet ta fshehë është tek vetja e tij.
Dhe ne mund te themi mire t’i behet, por përsëri na vjen keq
për te. Demka - figura e zyrtarit të skllavëruar. Dikur njeri me
talent, por me kohë e ka lënë rrugën e suksesit individual dhe i
është nënshtruar vullnetit të eprorit..
Demka, gjatë monologut të tij, pushtohet disa herë nga mendime të thella, që shfaqin hapur shqetësimin që ai
ka për gjithçka që do ta presë në vazhdim.

Demka është një nëpunës i thjeshte si shume te tjerë ne atë kohe. Ai është personazhi qe na rrëfen ngjarjen.
Demka është një letrar jo pa merita dhe kjo duket ne kërkesat për shkrim e referate nga shefat e tij. Por talenti
i tij si letrar shkoi i gjithë për referatet e konferencat dhe u zbeh shume. Te gjithë këto tregojnë se edhe
Demka është një nder viktimat e shumta te diktaturës e cila e pengon atë ta thotë qe do e te luftoje për veten e
mendimin e tij.

DYSHJA ZYLO-DEMKË JANË NË VARËSI TË NJËRI-TJETRIT DUKE QENË BASHKËFAJTORË PËR VUAJTJET E TYRE.
VIKTIMA TË SISTEMIT.
Anët e forta Veprime Fjalë Dobësi
Shoku Zylo: Këmbëngulës, tinëzar, Mashtron, nuk vlerëson sipas Fjalë boshe pa kuptim, Mburrej me punën boshe
shfrytëzues deri në fund për të meritës, rrëmben me marifet megaloman – madhështi e të të birit.
realizuar punën e tjetrit. Veprimet e tij rremë
planet e tij. herë të bëjnë të qeshësh e herë ta
mëshirosh.

Ana e fortë e Demkës është : punon me devotshmëri, pyet vishet me ironi në i nënshtruar
- I talentuar veten shumë për ato që pret të përballje me të tjerët
bëjë, pranon, rropatet, humbet
dalëngadalë nga personaliteti i
tij.
Zyloja është një burokrat me dramë.

Natyra e dyfishtë, mospërputhja ndërmjet qëllimit dhe përfundimit, i provokon lexuesit emocione tejet të
kundërta. E rëndësishme është se cilido që të jetë emocioni: dhimbje, keqardhje, përqeshje, lexuesit i
shkakton ndjenjën e refuzimit ndaj pozitës së personazhit.
Demka, nga ana e tij, gjithashtu është sa qesharak, aq edhe i mjerë. Dikur njeri me talent, me kohë ai e ka
lënë rrugës individualitetin dhe dhuntinë e vet, për t'iu nënshtruar "vullnetit të detyrës", një eufemizëm për
vullnetin e eprorit. Ai nuk e ka zotësinë magjike të kundërshtimit dhe lexuesi thotë "mirë t'i bëhet", por
prapë se prapë ndjen keqardhje për të.
Me Demkën autori paralajmëron se njeriu i zakonshëm mund ta shpërngulë fajin nga vetja dhe të gjejë një
alibi, por ai që ka hyrë në botën e mediumeve publike nuk ka alibi. Individi fiton aq liri sa meriton. Për
skllavin e bindur më e mira është skllavëria.
Konflikti kryesor Është mes zvetënimit dhe shkëlqimit të profesionit të Demkës si
vartës dhe Zylos, shefit të tij,

Konflikti të tjera konflikti mes aftësisë dhe paaftësisë,


konformizmit , servilizmit dhe mospranimit

Brendia e romanit zbulon viktimat e Zylon- - njeriun që kërkon lavdinë e tepruar; - lindjen e një personaliteti
sistemit fals; - karrierën e palavdishme të një zyrtari; - pozitën e lartë të burokratit
pa pikë talenti. Demkën- njeriun me modesti të tepruar; - vdekjen e
personalitetit njerëzor; - ferrin e përditshmërisë; - pozitën e ulët të një
nëpunësi të thjeshtë, por të talentuar.
Ngjarjet Raporti i shokut Zylo dhe Shkëlqimi i tij,
Kryesore Zvetnimi i Demkës dhe shqetësimi prej largimit çdo ditë e më tepër nga
detyrat e tij si nënpunës dhe kthimi i tij në nënpunës skllav i shefave.
Rënia dhe shkatërrimi i Zylos.

Figura kryesore: Ironia / Ironia është figurë letrare qendrore, mbi të cilën lëviz e gjithë ligjërata brenda
sarkazma veprës.

Qëllimi i autorit Qëllimi i tij ishte të demaskonte dukurinë e burokratizimit që kishte pushtuar
egërsisht vendin në sistemin komunist. Zyloja nuk është vetëm ai që sheh
lexuesi mes rreshtash të romanit, por është ai “Zylo” që shohim përditë edhe
në ditët e sotme pavarësisht sistemeve politike. Agolli nuk e kishte aspak me
Zylon, por me tipin e Zylos, me tipa si ai që shfrytëzojnë intelektualisht
vartësit e tyre duke iu rrudhur trurin... Kështu vepra merr karakter universal.
Skeda 2
Stili i rrëfimit Veçoritë e personazheve Gjuha

Personazhet e tij janë të tillë që të


Gërshetimi i rrëfimit me dialogët gdhenden përgjithmonë në kujtesë: të Gjuha është shumë e pasur, dhe
e personazheve dhe monologët çuditshëm dhe të karakterizuese e personazheve.
e pazëshëm të tyre, shërbejnë në zakonshëm, tragjikë dhe komikë, të
zbërthimin e botës psikologjike dhe Ka larmishmëri frazash e lloje të
thjeshtë dhe madhështorë.
paraqitjen ndryshme fjalish e shprehjesh të
reale të jetës e vërtetësinë shprehjes Personazhe realë që bartin të gjithë shkëputura nga fjalori popullor.
letrare. dramën e burokracisë. Zbulimi i botës së
Karakterizohet nga një mbishtresë brendshme psikologjike të
humori, që rrit ndjeshëm shprehinë e tij. personazheve nën presionin e
Rrëfim e përshkrimi shoqërohen nga një pushtetit të paaftësisë bën që ata të
emocionalitet i theksuar, i cili përftohet shfaqen realë, pa i idealizuar, duke
me anë të humorit mos e përballuar luftën të gjithë
në të njëjtën mënyrë
(me këtë veçori kemi dalje nga
skemat e realizmit socialist).
Veçori të veprës

Ngjarja është e treguar në një rend kronologjikë, nëpërmjet retrospektivës dhe nëpërmjet parandjenjës .
 Ka pjesë përshkruese, dialoguese dhe reflektuese,  -Tregohen në vetën e parë.
Pjesa përshkruese na lejon të kuptojmë më shumë
 Leksiku është i përzgjedhur, kur kemi fjalë të shokut
rreth kohës së komunizmit, kur janë zhvilluar
ngjarjet. Pjesa dialoguese luan një rol të rëndësishëm Zylo apo të intelektualëve të tjerë,, ndërsa në fjalët e
në kuptimin e personazheve. Demkës ose të personazheve të tjerë kanë dhe leksik të
 përdorimit të përditshëm.
Romani e ka një personazh kryesor dhe është
pikërisht Zylo Kamberi. Konsiderohet si i tillë  Problematika me të cilën përballet autori në njëfarë
sepse, megjithëse nuk është ai rrëfimtari, mënyre ironizon administratën në atë periudhë.
ngjarjet përqendrohen rreth tij.  -Autori ka si synim ta bëjë lexuesin të qeshë, prandaj
 Në këtë roman na flet personazhi i Demkës dhe vihet re përdorimi i theksuar i ironisë.
 Ngjarjet zhvillohen në kohën e regjimit  Dialogu shërben për t’i mënjanuar pakënaqësitë: mjafton
komunist në Shqipëri. Ngjarjet fillojnë me qe vartësit te binden për epërsinë e atyre te cilët me
ngritjen e shokut Zylo në detyrë dhe mbarojnë mirësjellje dhe kompetence, kane hipur mbi supet e tyre.
me heqjen e tij nga posti i rëndësishëm që
kishte.
Roli i Sarkazmës dhe Satirës në roman
Sarkazma - Kur ironia merr një karakter te hidhur, sulmues, kur shpreh urrejtje dhe përbuzje
te thelle quhet sarkazëm. Ky mjet i fuqishëm përdoret për të demaskuar e goditur rëndë veset
e të metat e ndryshme te një shoqërie, parazitët e ndryshëm, etj.
Satira shoqëron pothuajse çdo personazh në këtë libër, por më shumë Shokun Zylo. Autori e
thumbon Zylon në shume veprime qe ai bën. Situatat e ndryshme që krijohen si në zyrë, në
fshat e në plazh na bëjnë për te qeshur për shkak te fjalëve te Zylos, te cilat fliten me një
seriozitet te madh. Këtu duket edhe humori i holle i autorit; Zyloja me reagimet e tij serioze
do të tregojë autoritetin e tij, por kjo e bën atë edhe më qesharak në sytë e te tjerëve. Por kjo
figurë artistike nuk ka vetëm për qellim te thumboje vetëm Zylon e karakterin e tij. Me ane te
saj autori godet fort te gjithë sistemin e asaj kohe, te gjithë pushtetarët burokratë dhe
hierarkisë.
Disa pasazhe te romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, i afrohen
groteskut. Zylo me bashkëpunëtorin e tij me të ngushtë, shkrimtarin Demke,
shkojnë në fshat, të armatosur me teorinë socialiste për progresin kulturor. Sikurse
del, bujqit u tallen plotësisht me ta dhe i priten me ftohtësi. Domethënë duke
respektuar zakonet (rakia u derdh lumë për nder të te deleguarve nga kryeqyteti, te
cilët me vështirësi e morën veten), por duke shmangur me kujdes te gjitha temat e
diskutimit e ne te njëjtën kohë duke dhëne përshtypje se po i trajtojnë me
vendosmëri.
Absurditeti i ngjarjeve rezulton tamam nga thjeshtësia e stilit tregimtar te Agollit.
Agolli jo pa qellim është konciz.

Ju faleminderit!
Ermira Ymeraj

You might also like