You are on page 1of 7

Punim seminari nga lenda gjeografi

Tema: Hidrosfera
Punoi: Eljesa Krasniqi
Klasa: X/6
Qarkullimi I ujit në natyrë dhe vetitë fizike e kimike te
Detit Botëror
• Mbështjellesi ujor i planetit tonë, hidrosfera, perbëhet nga: uji i oqeaneve, i deteve, i liqeneve,
lumenjve, kënetave, akullnajave dhe nga uji i atmosferës. Uji shte nj prej materieve më te
perhapura në koren e Tokes dhe perberes shume i rendësishëm i planetit tonë. Prej 510 milione
km2 te siperfaqes s planetit Toke, me uje shte e mbuluar 361 milione km2 apo 70.8 % e siperfaqes
se Tokes. Uji i 5 oqeaneve dhe 56 deteve dhe sipërfaqet e vogla me uje perbejne Detin Boteror.
• Oqeani më i madh eshte Oqeani Pagësor, që me reth 180 milione km2 ze gjysmën e detit botror.
Oqeani i dyte eshte Atlantiku, pastaj Oqeani Indian, Oqeani Jugor dhe me i vogli Oqeani i Ngrire i
Veriut. Detet janë hapesira më te vogla se oqeanet dhe per nga pozita e shtrirjes mund te jenë: dete
anësore, gjysmë te mbyllur ne periferi te kontinenteve, dete të brendshme, qe futen në brendesi te
kontinenteve dhe që kanë komunikim te kufizuar me oqeanin dhe dete kontinentale, ge jane
pjeserisht te mbyllur nga toka, që shtrihen në brendesi te kontinentit dhe ge ka lidhje me oqeanin e
hapur
Skema e qarkullimit te ujit
Vetitë e ujërave:
• Vetitë kryesore të ujit të detit dhe të oqeanit janë: kripshmëria, temperatura, tejdukshmëria dhe
ngjyra.
• Kripshmëria është vetia që e karakterizon ujin e detit apo të oqeanit dhe tregon sasinë e kripërave të
tretura në ujë. Kripshmëria mesatare është 35% apo 35 gramë kripë te tretur në nje litër uje. Kjo
veçori e ujit të detit nuk është e njëjte n te gjitha vendet. Ajo ështe më e madhe rreth tropikut verior
dhe jugor, ndërsa më e ulët në vise ekuatoriale dhe polare. Uji i detit për shkak të kripës nuk mund te
përdoret për pije apo për ujitje të bimëve.
• Temperatura: Uji i detit nxehet ngadale dhe ftohet ngadale. Temperatura zvogëlohet nga ekuatori
duke shkuar kah polet, por këtu kanë ndikim edhe rrymat detare. Temperatura mesatare vjetore e ujit
te Detit Botëror është 17°C.
• Tejdukshmëria e ujit varet nga temperatura dhe sasia e kripèrave, pasi që detet e ngrohta me sasi
më të madhe të kripërave, janë më të varfër me organizma të botës së gjalle, por janë më të
tejdukshëm. Tejdukshmëria më e madhe është matur në Detin Sargas 66.5 m.
• Ngjyra: Uji i Detit Botëror nuk ka ngjyrë, ngjyra varet nga thithja dhe shpërndarja e rrezeve të
dritës në të. Uji me tejdukshmeri te madhe ka ngjyrë të kalter të mbyllët. Detet me temperaturë
më të ulët te ujit, me kripshmëri të vogël dhe të pasur me planktone kanë ngjyrë që anon kah
ngjyra e gjelbër. Levizjet e ujit në Detin Botëror Uji i Detit Botëror nuk ështé asnjëherë në qetesi,
por lëviz vazhdimisht dhe pa ndêrprerë.
Lëvizjet e ujit ne Detin Botëror
• Format kryesore te levizjes janë: valët, rrymat detare dhe batica e zbatica.
• Valët janë levizje karakteristike qe formohen kryesisht nga erèrat. Sa më te forta te jene erërat, aq
me tê larta jane valet. Shumica e valeve ne Detin Botëror kane lartèsi deri nê 4 metra, ndèrsa valet
me lartèsi 6-7 metra jane mê tê rralla. Valët qe formohen nga tèrmetet apo nga aktiviteti vullkanik,
janë më të rralla, por më te larta. Siç e kemi mèsuar, ato quhen cuname dhe kanë gjatësi rreth 30
m.
• Rrymat detare jane levizje horizontale te ujit të Detit Botëror. Këto lëvizje janë të ngadalshme, por
te perhershme në drejtim të caktuar. Rrymat detare krijohen nën ndikimin e erèrave të përhershme.
Për nga sipërfaqja dhe masa e ujit qe perfshihet ne levizje, janë levizjet më të rëndësishme të Detit
Botëror. Këto rryma përfshijnë pjesën sipërfaqësore te ujit, veprojne në rreth 200-300 metra të
thellësisë së ujit. Rrymat detare, sipas temperaturës së ujit, ndahen në rryma të ngrohta dhe të
ftohta. Rrymat e ngrohta gjenden në ekuator, ndërsa të ftohtat përreth poleve. Shumica e rrymave
që formohen në pjesën perëndimore të kontinenteve janë më të ngrohta, pasi që formohen - rreth
ekuatorit dhe levizin kah gjeresite e mëdha gjeografike. Rrymë shumë e rëndësishme është rryma e
Golft qe lëviz në Oqeanin Atlantik dhe ngroh brigjet e Evropës Perëndimore dhe të Gadishullit
Skandinav.
• Batica e zbatica janë ngritja dhe ulja vertikale e nivelit te detit. Kjo levizje bëhet
nën ndikimin e gravitetit te Diellit dhe te Hens. Batica formohet kur deti ngrihet
dhe perparon ne drejtim te tokes, ndërsa zbatica kur deti ulet dhe terhiqet. Për 24
ore kemi dy batica dhe dy batica. Dallimi në mes t batices dhe zbatices nuk shte i
njejte në te gjitha vendet, dallimet më te mëdha jane në: në gjjirin Fundi
(Skotlande e Re) deri 16.3 m, lumin Severn (Britani e Madhe) deri 15 m, në portin
e Bristolit (Britani e Madhe) rreth 10 m, ndërsa n detet e mbyllura, si deti Adriatik
ne Venedik arrin 1 m, në Detin e Zi 13 cm etj. Batica dhe zbatica janë t
rëndësishme për lundrimin detar, peshkimin etj.
Rrymat e ngrohta dhe te ftohta oqeanike

You might also like