You are on page 1of 3

Network-ët Social: Një revolucion në komunikimin publicitar

Dr.Ilirjan Lipi
Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës
MSc.Rudina Lipi
Universiteti Kristal

Një network social është një grup personash të lidhur nga një tërësi raportesh që mund
të burojnë prej njohjeve rastësore, lidhjeve familjare dhe raporteve të punës.

Rrjetet sociale të komunikimit përfaqësojnë një revolucion përsa i përket mundësisë së


publicitetit për ndërmarrjet

1.Historik i social network

Fenomeni i Network-ve Social lindi në Shtetet e Bashkuara për tu shtrirë më pas në te


gjithe botën.

Në fillim dinamika e ndërtimit të rrjeteve sociale ishte zhvilluar rreth tre tematikave:
fusha profesionale, ajo e miqësisë dhe e lidhjeve të dashurisë.

Shumë shpejt panorama ka ndryshuar tërësisht. Network-u Social është një strukturë
sociale e ndërtuar nga nyja (të cilët janë kryesisht individe dhe organizata) që janë të
lidhur nga një ose më shumë llojë të vecanta ndërvarësish të tilla si: vlera, visioni, idete,
shkëmbime financiare, miqësi, lidhje dashurie, mospëlqim, lidhje familjare, diskutime,
debate dhe tregti.
Një network social është një grup personash të lidhur nga një tërësi raportesh që mund
të burojnë prej njohjeve rastësore, lidhjeve familjare dhe raporteve të punës.
Rrjetet sociale nuk janë një fenomen i ri në komunitetin njerëzor. Le të kujtojmë për
shembull disa koncepte me të cilat shoqëria edhe ajo në Shqipëri është përballur: koncepti
”klan”, koncepti ”fis”, koncepti ”kooperative”..etj.
E re është mënyra sesi web-i ka mundësuar të riofroje të tilla struktura nga momenti që i
ka pajisur me instrumenta që iu kanë lejuar këtyre rrjeteve të shtrihen në mënyrë të
fuqishme.
Nëpërmjet këtyre suporteve, njerëzit kanë mundur jo vetëm të vendosin kontakte midis
tyre, por të bëhen protagonistë të komunikimit.

2. Social network, kompanitë dhe konsumatorët


Në bazë të mekanizmit të funksionimit të rrjeteve social, është fuqizuar dhe koncepti i
socializimit në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve (informacionit, apo
permbajtjes).
Ky mekanizem favorizon prodhimin e modeleve të rejave të mjeteve të komunikimit të
përqëndruar në agregimin e individëve në një komunitet që artikulohen dhe shpërndahen
në mënyra të larmishme.
Pjesëmarrja aktive si liria për bashkëndarje, bashkëpunim, bashkëbisedim - është
pikërisht celësi i ndryshimit të nisur nga web 2.0.
Rrjetet sociale të komunikimit përfaqësojnë një revolucion përsa i përket mundësisë së
publicitetit për ndërmarrjet. Nëpërmjet mekanizmave të network-ëve social nuk kanë
ndryshuar vetëm instrumentat, por dhe vetë komunikimi.
Publiciteti tradicional nuk funksionon më dhe si pasoje e faktit se konsumatorët kanë
ndryshuar modelet ( zakonet ) e tyre te blerjes.
Ndërmarrjet kanë përsëri të njëjtin problem atë të arritjes së objektivave të shitjes duke
kërkuar të përfshijnë blerësit. Këtij ndryshimi në metodologjinë e shitjes dhe të
komunikimit të ndërmarrjeve, ashtu sic ishte konceptuar tradizionalisht, i shtohet
revolucioni i nisur nga mjetët sociale të komunikimit.
Ndërmarrjet e kuptuan se nevojitet përfshirja e klienteve të vet në bërjen e dickaje derisa
atë të jenë përsëri aktive në blerje. Asgjë s’është më e mirë se një instrument i tillë si rrjeti
social për të arritur këtë objektiv.
Komunikimi nëpëmjet network-eve social është një fenomen që bazohet në pjesëmarrjen
aktive të personave të përfshirë në të. Cdo përdorues i vetëm gjeneron përmbajtje ( psh
ndonjë temë ose topic interesant), përkthen ose dekodon komunikimin e të tjerëve duke e
aplikuar në aspektin personal, bëhet pjesëmarrës i fluksit të informacionit që gjendet në
web etj.
Shitjet mbështeten dhe falë faktit që, nëpërmjet këtyre instrumentave, ndërmarrjet mund
të dëgjojnë klientet e tyre dhe tu përgjigjen nevojave të tyre që komunikohen në mënyrë
direkte dhe spontane në platforma të tilla si psh.: Facebook ose Myspace.
Nga ana tjetër ndërmarrjet, që flasin ose shprehen në network-ët social janë në gjendje të
ofrojnë promocion të vecantë që e bëjnë përdoruesin besnik dhe aktiv.
Kufizimi i parë i marketingut nëpërmjet mjeteve sociale të komunikimit në fakt është
vëmendja: praktikat e zhvilluara nga një përdorues janë të shumta, të segmentuara,
rastësore dhe shpesh konfuze.
Falë faktit se ofrohen komunikime të favorshme, ndërmarrjet mund të sigurojnë një
hapësirë të vogël në brendësi të memories së klientit.
Një tjetër moment i rëndësishëm është ai sesi imazhi i një ndërmarrje ose organizate
mund të modifikohet nëpërmjet kësaj platforme.
Në të vërtetë në faqet e Facebook, network-u social përgjithësisht më i përhapur në botë,
përdoruesit kanë mundësinë të krijojnë dhe të rishkruajnë historinë e ndërmarrjes.
Network-u ne Janar 2009 numeron rreth 200 milion anetare nga gjithe bota.

Rrjeti bazohet mbi këtë mekanizem: nga njëra anë favorizon propagandimin e
produktit, nga ana tjetër lejon ripunimin dhe rimiximin e markës.

You might also like