You are on page 1of 30

KANONI I VOGËL LUTËSOR

(PARAKLISI I VOGËL)
DREJTUAR TËRËSHENJTËS MARI

Prifti: I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë,


tani e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.

Psalmi 142
O Zot, dëgjo faljen time, vëri veshin lutjes
sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë sipas
drejtësisë sate.
Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd,
se asnjë i gjallë nuk do të dalë i drejtë përpara
teje.
Se armiku ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrëzoi
jetën përdhe.
Më vuri në vende të errëta, si të vdekurit
prej kohe, shpirti m’u trishtua dhe zemra m’u
trondit.
Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë
veprat e tua, sillja ndër mend punët e duarve
të tua.

1
I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje
për ty si toka e thatë.
Dëgjomë shpejt, o Zot, m’u zu fryma, mos e
kthe mënjanë fytyrën tënde prej meje, që të
mos bëhem si ata që zbritën në varr.
Bëj që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes
se më ty shpresova.
Tregomë, o Zot udhën ku duhet të eci, se më
ty e kam varur shpirtin.
Shpëtomë prej armiqve të mi, o Zot, se tek ti
kërkova strehë.
Mësomë të bëj dëshirën tënde, se ti je
Perëndia im.
Fryma jote e mirë, do të më udhëheqë në
vend të drejtë. Për emrin tënd, o Zot,
gjallëromë.
Sipas drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga
trishtimi, dhe sipas mëshirës sate shfarosi
armiqtë e mi, dhe shkatërroi të gjithë ata që
hidhërojnë shpirtin tim, se unë jam shërbëtori
yt.

Perëndia është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i


bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit. (4
herë)

2
Ejani le t’i rendim pranë Hyjlindëses, dhe të
përunjur le t’i biem gjunjazi, dhe me pendim
të thellë le t’i themi me shpirt: Zonjë
mëshironjëse, ndërmjeto dhe shpëtona, eja se
u mbytëm krejt nga mëkatet e shumta; mos na
largo ne besnikët e tu, se s’kemi tjetër shpresë
dhe ndihmëse.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’. Tani e
përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Do t’i lëçitim kudo, o Virgjëreshë, çuditë e
tua ne të pavyerit, se po të mos na kishe dalë
mbrojtëse, si do të shpëtonim vallë prej kaq
rreziqesh, dhe kush do t’na ruante gjer më tani
të lirë? Prej teje pra s’largohemi aspak, se
besnikët po i shpëton gjithnjë nga çdo vrer.

Psalmi 50
Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit
tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua
të shumta shuaje paudhësinë time.
Lamë krejt prej paudhësisë sime dhe
pastromë prej mëkatit tim.

3
Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati
im është përpara meje kurdoherë.
Tek ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra
përpara teje, kështu që ti je i drejtë në fjalët e
tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd.
Se ja tek u zura në paudhësi, dhe në mëkate
më lindi nëna ime.
Se ja tek deshe të vërtetën, të patreguarat
dhe të fshehtat e urtësisë sate m’i tregove.
Spërkatmë me hisop, dhe do të pastrohem,
lamë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora.
Bëmë të dëgjoj gëzim e ngazëllim, dhe do
më gëzohen eshtrat e dobësuara.
Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mi, dhe
shuaji gjithë paudhësitë e mia.
Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe
përtërit frymë të drejtë në thellësitë e zemrës
sime.
Mos më hidh larg fytyrës sate, dhe mos e
hiq prej meje Shpirtin tënd të Shenjtë.
Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd
dhe forcomë me frymë sunduese.
Do t’u mësoj të paligjve udhët e tua, dhe të
pabesët do të kthehen tek ti.

4
Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia
i shpëtimit tim, gjuha ime do të lavdërojë me
gëzim drejtësinë tënde.
O Zot, çel buzët e mia, dhe goja ime do të
lëçitë lavdinë tënde.
Se po të kishe dashur therore, do të kisha
prurë, por ty s’të pëlqejnë therore me djegie të
plotë.
Therore ndaj Perëndisë është shpirti i
dërrmuar; zemrën e dërrmuar dhe të përulur
Perëndia nuk do ta përbuzë.
Bëji të mirë, o Zot Sionit, sipas mirëdashjes
sate; dhe le të ndërtohen muret e Jerusalemit.
Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie,
dhurata dhe therore me djegie të plotë.
Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd.

Kanuni. Tingulli Tërthor IV


Kënga I
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
I mbytur prej ngasjeve si në det, më ty po
përikij, dhe prej teje kërkoj shpëtim, o Nënë
dhe Zonjë Virgjëreshë, prej çdo rreziku dhe zie
shpëtomë ti.
5
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Pësimet më mbushën me turbullim, dhe
shpirtin ma mbytën me mërzitje dhe
dëshpërim, po ti qetësomë, Virgjëreshë, me
ngushëllimin dhe paqen e Birit tënd.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
Të lutem, o Zonjë, o Shën Mari, që linde
Jisuin, ti shpëtomë nga çdo rrezik, më ty po
përikij dhe të lutem, me tërë forcën e zemrës
dhe shpirtit tim.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Se shpirti dhe trupi keq m’u sëmur, pra ti
mëshiromë, edhe syrin mbi mua hidh, kujdesu
për mua Virgjëreshë, e mirë vetë dhe Nën’ e të
mirit Bir.

Kënga III
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Si përkrahje dhe mbrojtje të jetës sime të
kam, ty o Virgjëresh’ e kulluar, ti pra më
qeveris, dhe në liman të më çosh, se ti na fal

6
çdo të mirë, ti besnikët përgjithmon’ i mbron,
Hyjlindëse.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Po të lutem, o Zonjë, ma qetëso shpirtin tim,
dhe pushoma shqotën e zemrës, se më bie zali,
se ti, o Zonjë Mari, ke lindur Mbretin e Paqes,
Shpëtimtarin Zotin Krisht, ti, o Hyjlindëse.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
Mirëbërësin linde, që bëri çdo mirësi,
pasurisht të gjitha të mirat, jepna të gjithëve,
se ti në dorë e ke, se ti ke lindur të fortin,
Shpëtimtarin Zotin Krisht, ti, o Hyjlindëse.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Me sëmundje të liga dhe çfarëdo pasion,
dergjem un’ i mjeri, o Zonjë, eja shëromë ti, se
s’të mungon asnjë gjë, i ke të gjitha të mirat, je
thesar për çdo shërim, ti, o Hyjlindëse.

Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyj-lindëse


Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të
përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh
dot.

7
Shikomë ti me mirësi, o Hyjlindëse
Virgjëreshë, trupi m’u sëmur dhe m’u
shkat’rrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo
plagë të shpirtit.

Dhjaku: Mëshirona, o Perëndi, sipas


mëshirës sate të madhe, të
lutemi, dëgjo e mëshiro.
Psaltët: Mëshiro, o Zot. (3 herë).
Dhjaku: Lutemi edhe për Kryepiskopin
tonë (Aksh) edhe për tërë
vëllazërinë tonë më Krishtin.
Psaltët: Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Dhjaku: Lutemi dhe për mëshirë, jetë,
paqe, shëndet, shpëtim, vështrim,
ndjesë dhe falje të mëkateve të
shërbëtorëve të Perëndisë (Aksh),
të të afërmëve, të miqve, të të
njohurve, të atyre që na porositën
ne të pavyerit të lutemi për ta, dhe
për të tjerët që na kanë porositur
të lutemi, si edhe për çdo shpirt të
krishterë orthodhoks që është në
hidhërim dhe në vuajtje, të cilët

8
kanë nevojë për mëshirën dhe
ndihmën e Perëndisë.
Psaltët: Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Prifti: Se ti je Perëndi mëshirues dhe
njeridashës dhe ty ta drejtojmë
lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit
të Shenjtë, tani e përherë e në jetë
të jetëve.
Psaltët: Amin.

Ti je ndërmjetim, fortesë që tronditje s’di,


buron përdëllim, o mbrojtje e besnikëve, të
thërresim pra me mall: Virgjëreshë, Zonjë
Hyjlindëse, shpëtona nga çdo helm e çdo
rrezik, se ti je e vetmja përkrahëse.

Kënga IV
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Shën Mari, o Hyjlindëse, ti që linde Zotin,
kapedanin ton’, zbute shqotën e pësimeve,
qetësoi valët e mëkateve.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.

9
Ne të gjithë të lutemi, dhembshurinë tënde
tregona pa vones’, ti që linde njeridashësin,
Krishtin Shpëtimtarin e besnikëve.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
Për shumicën e dhuratave, të falënderojmë
ne mirënjohësit, me këndime lavdëruese,
Nënë Virgjëreshë dhe Hyjlindëse.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ty të kemi përkrahëse, dhe fortesë të
patundur dhe mbrojtëse, Virgjëreshë dhe
Hyjlindëse, na shpëto përherë prej rreziqeve.

Kënga V
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Zemrën na e çel, me gëzim dhe ngazëllim, o
Zonj’, falna gazin e pasosur tani, sepse ke
lindur ti shkaktarin e gëzimeve.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Zonjë na shpëto, Virgjëreshë dhe
Hyjlindëse, prej helmeve si dhe rreziqeve, se ti
ke lindur Shpëtimtarin, paqeprurësin.

10
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
Mjegullën largo, të mëkateve Hyjlindëse,
me dritën tënde jetëdhënëse, sepse ke lindur
diellin e parajetshëm.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Zonjë, na shëro nga pësimet e sëmundjeve,
na mëshiro edhe na vizito, edhe shëndetin na
dhuro me ndërmjetimin tënd.

Kënga VI
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Atij iu lut se prej vdekjes na shpëtoi, si u
dha nën thonjt’ e vdekjes dhe vetë, prapë tani,
shpirtin tim ta shpëtojë nga shkatërrimi i
vdekjes dërrmonjëse, dhe nga armiku
zemërlig, Biri yt, Zoti yt, o Hyjlindëse.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Si mbrojtëse ty të di dhe rojtëse, të sigurt’, o
Virgjëreshë për jetën, ti i shpërndan, gjithë
ngasjet e liga, edhe veprime demonësh na i
dëbon, pra ty të lutem si gjithnjë: Ti shpëtomë
prej gjithë pësimeve.

11
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
Fortes’ e mur ty të kemi Zonja jon’, dhe
shpëtim për shpirtrat tanë të plotë, dhe
ngushëllim në mjerimet, o Zonjë, dhe
n’errësirën me dritë na ngazëllon. Pra ti, o
Zonjë dhe tani, nga pësimet, rreziqet ti na
shpëto.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Në shtrat tani i sëmurë shtrirë jam, dhe për
trupin tim shërim dot nuk gjendet, vetëm pra
ti, që ke lindur për botën, një Shpëtimtar dhe
një Mjek të sëmundjeve, pra ty të lutem dhe
tani: Ti më ngri nga lëngatat Hyjlindëse.

Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse


Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të
përgjunjemi, se ti je fortesë që nuk tundesh
dot.
Hyjlindëse, ti që në ditët e fundme tani ke
lindur, Shpëtimtarin Zotin Jisu dhe Fjalën
çuditërisht, për ne iu lut me guximin e Nënës.

12
Dhjaku: Mëshirona, o Perëndi, sipas
mëshirës sate të madhe, të
lutemi, dëgjo e mëshiro.
Psaltët: Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Dhjaku: Lutemi edhe për Kryepiskopin
tonë (Aksh) edhe për tërë
vëllazërinë tonë më Krishtin.
Psaltët: Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Dhjaku: Lutemi dhe për mëshirë, jetë,
paqe, shëndet, shpëtim, vështrim,
ndjesë dhe falje të mëkateve të
shërbëtorëve të Perëndisë (Aksh),
të të afërmëve, të miqve, të të
njohurve, të atyre që na porositën
ne të pavyerit të lutemi për ta,
dhe për të tjerët që na kanë
porositur të lutemi, si edhe për
çdo shpirt të krishterë
orthodhoks që është në hidhërim
dhe në vuajtje, të cilët kanë
nevojë për mëshirën dhe
ndihmën e Perëndisë.
Psaltët: Mëshiro, o Zot. (3 herë)

13
Prifti: Se Ti je Perëndi mëshirues dhe
njeridashës dhe ty ta drejtojmë
lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit
të Shenjtë, tani e përherë e në jetë
të jetëve.
Psaltët: Amin.

Shkurtorja. Tingulli IV
Mbrojtje e paturpëruar e të krishterëve,
ndërmjetim i pandërprerë ndaj krijuesit, dëgjo
zërat e lutjeve të mëkatarëve, dhe arri si e mirë
për të na ndihmuar ne, që të thërresim me
besë, nxito të ndërmjetosh dhe shpejto të
lutesh, o Hyjlindëse, që mbron ngaherë ata që
të nderojnë.

Paravarg. Do ta kujtoj emrin tënd në gjithë


brezat e brezave. (2 herë)
Emrin tënd do ta kujtoj, në gjithë brezat e
brezave.

Dhjaku: Dhe që të bëhemi të denjë për të


dëgjuar Ungjillin e Shenjtë, Zotit
Perëndisë tonë le t’i lutemi:

14
Psaltët: Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Dhjaku: Urtësi, drejt. Le të dëgjojmë
Ungjillin e Shenjtë.
Prifti: Paqe në të gjithë.
Psaltët: Dhe në shpirtin tënd.
Prifti: Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë
sipas Llukait.
Dhjaku: Le të vëmë re.
Psaltët: Lavdi më ty, o Zot, lavdi më ty.

Prifti: Në ato ditë Mariama u ngrit dhe vajti


me nxitim në malësi, në një qytet të Judesë.
Edhe hyri në shtëpi të Zaharisë dhe
përshëndeti Elisabetën. Edhe sapo dëgjoi
Elisabeta përshëndetjen e Marisë, kërceu
foshnja në bark të saj, edhe Elisabeta u mbush
me Frymë të Shenjtëruar, e thërriti më zë të
madh edhe tha: “E bekuar je ti në mes të grave
dhe e bekuar është pema e barkut tënd. Edhe
nga më ngjau kjo, të vijë e ëma e Zotit tim tek
unë? Sepse ja, sapo erdhi zëri i përshëndetjes
sate në veshët e mi, kërceu foshnja me gëzim
në barkun tim. Edhe lum ajo që besoi se do të

15
mbushet tek ajo ç’janë folur prej Zotit”. Edhe
Mariama tha: “Shpirti im madhëron Zotin,
edhe fryma ime u gëzua më Perëndinë
Shpëtimtarin tim; sepse hodhi sytë mbi
përulësinë e shërbëtores së tij; se ja që tani e
tutje gjithë brezat do të më lumërojnë; sepse
tek unë bëri vepra madhështore i Fuqishmi
dhe i shenjtë është emri i tij”. Edhe Mariama
ndenji me të afro tre muaj dhe pastaj u kthye
në shtëpinë e saj.
Psaltët: Lavdi më ty, o Zot lavdi më ty.

Tingulli II
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
At’, Bir dhe Shpirt, një Trini dhe Perëndi,
shuaji mëkatet e mi të shumtë.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Me ndërmjetimet e Hyjlindëses, o
mëshir’plotë, shuaji mëkatet e mi të shumtë.
Përdëllyes, përdëllemë, o Perëndi, sipas
përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të
tua të shumta shuaje paudhësinë time.

16
Mos më neverit tani, pa mbrojtje, o
Virgjëreshë, Zonjë dhe Hyjlindëse, eja prite
lutjen e shërbëtorit tënd; helmi më mbyti krejt
edhe nuk duroj dot më, shigjetimet e
demonëve, strehë gjëkundi s’gjej, as ku të
përikij i varfri un’, se luftë rreth e rrotull kam,
tjetër ngushëllim gjetkë nuk po shoh. Zonj’ e
tërë botës, ti shpres’ e mbrojtje je për çdo
besnik, mos m’i përbuz pra të luturat, në
mëshirë dhe shpëtim.
Askush që përik tek ti, nuk largohet i
turpëruar nga ti, o e Virgjër Hyjlindëse e
kulluar, por kërkon hirin dhe merr dhuratën
sipas interesit e kërkesës.
Ndryshim i të hidhëruarve, çlirim i të
sëmurëve je, o Hyjlindëse Virgjëreshë, shpëto
qytetin dhe popullin, o paqja e atyre që
luftohen, qetësia e atyre që jan’ në dimër,
mbrojtje e vetme e besnikëve.

Dhjaku: O Perëndi, shpëtoje popullin tënd


dhe bekoje trashëgimin tënd. Vështroje botën
tënde me mëshirë e dhembshuri. Lartësoje
fuqinë e të krishterëve orthodhoksë dhe dërgo

17
mbi ne mëshirat e tua të pasura, me
ndërmjetimet e Zonjës sonë të pacenuar
Hyjlindëses dhe gjithmonë Virgjërës Mari; me
fuqinë e Kryqit të çmuar dhe jetëbërës; me
mbrojtjet e Fuqive qiellore të çmuara dhe të
patrup; me lutjet e të nderuarit, të lavdëruarit
profetit, pararendësit dhe pagëzorit Joan; të
Apostujve të shenjtë të lavdëruar dhe të
dëgjuar; të protokorifejve Petër dhe Pavël, të
apostull Qesarit, episkopit të Durrësit; të
etërve tanë të shenjtë; të etërve tanë të
mësuesve të mëdhenj ekumenikë dhe
hierarkëve, Vasilit të Madh, Grigor Theologut
dhe Joan Gojartit; të patrikëve të Aleksandrisë,
Athanasit, Kirillit dhe Joan Përdëllimtarit; të
çudibërësve, Shën Nikollës Kryepiskopit të
Mirës së Likisë dhe Shën Spiridhonit
Episkopit të Trimithundës, Nifonit, patrikut të
Konstandinopojës; të martirëve të shenjtë, të
lavdëruar dhe mundës të shkëlqyer, të
martirëve të shenjtë, të lavdëruar e të mëdhenj
Gjergj Trofeprurësit, Dhimitër Mirovlitit,
Theodhor Tironit dhe Theodhor Stratilatit; të
hieromartirëve të shenjtë Lefterit të Vlorës,

18
Astit të Durrësit, Kozmait nga Etolia, të
martirëve të shenjtë Danaktit dhe Joan
Vladimirit, të martirëve të shenjtë të rinj
Nikodhimit në Berat dhe Kristo kopshtarit; të
etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës, të etërve
tanë oshënarë Joan Kukuzelit dhe Nifonit nga
Lukova; të hyjprindërve të shenjtë e të drejtë
Joakimit dhe Anës; edhe të gjithë shenjtorëve
të tu. Ty të lutemi, o i vetëm i
shumëmëshirshëm Zot, dëgjona ne mëkatarët
që po të lutemi dhe mëshirona.
Psaltët: Mëshiro, o Zot. (12 herë)
Prifti: Me mëshirën dhe dhembshuritë dhe
njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur, me të
cilin je i bekuar bashkë me Shpirtin tënd të
Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e
përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin.

Kënga VII
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Për shpëtimin e botës, në pëqi virgjëror ke
banuar ti, o Jisu, dhe Nënën Virgjëreshë, e cila

19
të ka lindur, na e bëre ne mbrojtëse. O Perëndi
i etërve, o Zot je i bekuar.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Birit plot me mëshirë, që ke lindur, o Nën’ e
kulluar, lutju për ne, të na i ndjejë fajet dhe
njollat shpirtërore, se thërresim me zë të
madh: O Perëndi i etërve, o Zot je i bekuar.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
Thesarin e shpëtimit dhe burimin e
paprishjes ty Hyjlindësen pra, kështjellën e
përikjes, dhe derën e pendimit ua shfaqe
besnikëve. O Perëndi i etërve, o Zot je i
bekuar.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Sa po vijnë me shum’ mall edhe nën hijen
tënde të gjithsigurtë, o Zonj’, denjo që të
shërohen si shpirtrat e sëmurë, k’shtu dhe
trupat në vuajtje, se Krishtin ton’ shpëtimtar,
për ne ti e ke lindur.

Kënga VIII
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.

20
Mos i harro kurr’ o Virgjëresh’ sa të luten, të
himnojnë me bes’ e me shpresë, dhe të
lartësojnë me zë për gjithë jetët.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Ti i shëron krejt përher’ e pa u kursyer,
gjith’ ata që të luten, o Zonjë dhe të lartësojnë
që linde Zotin tonë.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Birit plot me mëshirë, që ke lindur, o Nën’ e
kulluar, lutju për ne, të na i ndjejë fajet dhe
njollat shpirtërore, se thërresim me zë të
madh: O Perëndi i etërve, o Zot je i bekuar.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
Thesarin e shpëtimit dhe burimin e
paprishjes ti, Hyjlindësen pra, kështjellën e
përikjes, dhe derën e pendimit ua shfaqe
besnikëve. O Perëndi i etërve, o Zot je i
bekuar.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Sa po vijnë me shum’ mall edhe nën hijen
tënde të gjith’sigurtë, o Zonj’, denjo që të
shërohen si shpirtrat e sëmurë, k’shtu dhe

21
trupat në vuajtje, se Krishtin ton’ shpëtimtar,
për ne ti e ke lindur.

Kënga VIII
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Mos i harro kurr’ o Virgjëresh’ sa të luten, të
himnojnë me bes’ e me shpresë, dhe të
lartësojnë me zë për gjithë jetët.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Ti i shëron krejt përher’ e pa u kursyer,
gjith’ ata që të luten, o Zonjë dhe të lartësojnë
që linde Zotin tonë.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
Ti më shëron krejt nga gjith’ sëmundjet e
shpirtit, dhe nga dhembjet e trupit, o Zonjë; të
të lartësoj pra, o Virgjëresh’ hirplotë.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ti i largon krejt sulmet dhe ngasjet e liga,
dhe pësimet, o Zonjë e virgjër, pra të
lartësojmë me zë për gjithë jetët.

22
Kënga IX
O Nën’ e Perëndisë, Zonjë Virgjëreshë, që
na shpëtove me anën e Zotit Krisht, të
madhështojmë me gjithë ushtrit’ e engjëjve.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Shiko si qaj me lotë, edhe mëshiromë, se ti
ke fshirë çdo lot prej fytyrave, o Virgjëreshë
dhe Zonjë që linde Zotin Krisht.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Gëzoje zemrën time, Zonjë Virgjëreshë, se ti
ke lindur gëzimin për njerëzit dhe zhduke çdo
helm me ndjesën e gjith’ mëkateve.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Liman dhe mbrojtje bëhu, Zonjë Virgjëreshë,
kështjell’ e mur i patundur Hyjlindëse, përikje,
ndihmë dhe mbrojtje e gjithë njerëzve.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
Me rrezet dhe me dritën, ndritna
Virgjëreshë, edhe largo errësirën e mendjeve
t’atyre që të lëçitin Zonjë Hyjlindëse.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

23
Shëromë Virgjëreshë, se jam i përmbysur,
edhe po dergjem në shtratin e vuajtjes, po eja
ngremë dhe falmë shëndet edhe shpëtim.

Ti meriton me të vërtetë të të lumërojmë, ty


Hyjlindësen, gjithmonë të lumurën dhe të
përmbikulluarën dhe mëmën e Perëndisë ton’.
Më të nderuarën se Keruvimet dhe më të
lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u
cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë
Hyjlindëse, ty të madhërojmë.

Më e larta se të gjith’ qiejt je, edhe ndrit më


tepër, se çdo diell a hën’ e yll, ti që na
shpëtove, të gjithë prej mallkimit, o Zonj’ e
tërë botës, ty të këndojmë sot.
Barra e mëkateve më dërrmon, m’u sëmur
pra trupi, edhe shpirti m’u err në ferr, më ty
pra përikij, Hyjlindëse Hirplotë, shpres’ e të
dëshpëruarve, ti më shpëto tani.
Nën’ e Shpëtimtarit, o Shën Mari, priti lutjet
tona, të pavyera dhembshurisht, lutju pa
pushuar, Atij që e ke lindur, o Zonj’ e tërë
botës, ti ndërmjeto për ne.

24
Këngën ta këndojmë plot me gëzim ty, o e
bekuar, Virgjëreshë Zonjë Mari. Tok me Shën
Joanin, edhe gjithë shenjtorët, o Zonjë, lutju
Krishtit, të mëshirohemi.
Gojët e pabesa u thafshin krejt, që nuk e
nderojnë ikonën tënde besnikërisht, që ka
pikturuar ai i shumëhirshmi Apostull Shën
Llukai, si udhëheqëse.
Forca engjëllore, të gjitha bashk’, o Joan i
shenjtë, dymbëdhjetë Apostujt, të gjithë
shenjtorët, me Zonjën Virgjëreshë, të gjithë
ndërmjetoni që të shpëtohemi.

Lexuesi: Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm,


Shenjt i pavdekshëm, mëshirona. (3 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna
mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë
tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet
tona, për emrin tënd.
Mëshiro, o Zot. (3 herë)

25
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emi yt,
ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në
qiell ashtu edhe mbi dhè. Bukën tonë të
përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet
tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë;
dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i
ligu.
Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe
lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve.
Psaltët: Amin

Tingulli Tërthor II
Mëshirona, o Zot, mëshirona; se duke na
munguar çdo mbrojtje, ne mëkatarët ta
drejtojmë ty, si Zot që je, k’të lutje: mëshirona.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit t’Shenjt’.
Mëshirona, o Zot; se tek ti e kemi shpresën;
mos u zemëro tepër me ne, as mos i kujto
paudhësitë tona; po hidh sytë dhe tani si i
dhembshur, dhe shpëtona nga armiqtë tanë; se
ti je Perëndia yn’ dhe ne populli yt; të gjithë

26
jemi vepra të duarve të tua dhe thërresim
emrin tënd.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Hapna derën e dhembshurisë, o Hyjlindëse
e bekuar; ne që kemi shpresë tek ti, të mos
gabohemi, shpëtofshim me anën tënde nga
rastet e këqija, se ti je shpëtimi i të krishterëve.

Dhjaku: Mëshirona, o Perëndi, sipas


mëshirës sate të madhe, të
lutemi, dëgjo e mëshiro.
Psaltët: Mëshiro, Zot. (3 herë)
Dhjaku: Lutemi edhe për ruajtjen e kësaj
kishe të shenjtë, dhe të këtij qyteti
dhe të çdo qyteti dhe vendi nga
zemërimi, uria, sëmundjet,
tërmeti, përmbytja, zjarri, thika,
mësymja e të huajve, lufta e
brendshme dhe vdekja e
papritur; që Perëndia ynë i mirë
dhe njeridashës të bëhet i butë,
mirëdashës dhe i tërëgatshëm
për të zmbrapsur çdo zemërim

27
dhe sëmundje që lëviz kundër
nesh dhe të na shpëtojë nga
kërcënimi i tij i drejtë që qëndron
mbi ne dhe të na mëshirojë.
Psaltët: Mëshiro, Zot. (40 herë)
Dhjaku: Lutemi edhe që Zoti Perëndia të
dëgjojë zërin e lutjes sonë të
mëkatarëve dhe të na mëshirojë.
Psaltët: Mëshiro, Zot. (3 herë)
Prifti: Dëgjona, o Perëndi, Shpëtimtari
ynë, shpresa e gjithë anëve të
dheut dhe e atyre që ndodhen
larg në det; dhe i mëshirshëm, i
mëshirshëm tregohu, o Zot, për
mëkatet tona dhe mëshirona. Se
ti je Perëndi mëshirues dhe
njeridashës dhe ty ta drejtojmë
lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit
të Shenjtë, tani e përherë e në jetë
të jetëve.
Psaltët: Amin.
Prifti: Lavdi më ty, o Krisht Perëndi,
shpresa jonë, lavdi më ty.

28
Lexuesi: Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të
Shenjtë, tani e përherë e në jetë të
jetëve. Amin.
Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Beko, o At’ i Shenjtë.
Prifti: Krishti Perëndia ynë i vërtetë, me
ndërmjetimet e Nënës së tij të pacenuar dhe
krejt të papërlyer dhe të shenjtë, të Etërve tanë
oshënarë dhe hyjprurës, të hyjprindërve të
shenjtë dhe të drejtë Joakimit dhe Anës, dhe të
gjithë shenjtorëve të tij, na mëshiroftë dhe na
shpëtoftë si i mirë dhe njeridashës.
Psaltët: Amin

Tingulli II
Gjithë sa përikin i përkrah ti nën mbrojtjen
tënde të fortë, o Zonj’ e Shenjt’ Mari, tjetër
s’kemi ndërmjetim, përpara Zotit të Madh, në
rrezik e në hidhërim, për ne ti kujdesesh, ne që
po përmbysemi, nga faj’ i rëndë përdhe, Nën’
e Perëndisë së lartë, ty po të përgjunjemi
ngrena, dhe shpëtona ne që po të lutemi.

Gjithë sa helmohen i gëzon, dhe i mbron sa


janë të shtypur, sa kan’ uri i ushqen, ti i pret të
29
huajtë, të verb’rit i ndriçon, të sëmurët më
këmb’ i ngre, ata që mundohen, ti i çlodh e i
forcon, edhe jetimët i rrit, Nën’ e Perëndisë së
lartë, ty po të përgjunjemi ngrena, dhe
shpëtona ne që po të lutemi.
Tingulli Tërthor IV
Prit të falurat, Shën Mari, o Hyjlindëse,
shpëtona gjithnjë nga të gjitha shtrëngimet e
helmeve.
Tingulli II
Gjith’ shpresën time e vë tek ti, o Nënë e
Perëndisë; ruamë nën mbrojtjen tënde.

Prifti: Me uratat e Etërve tanë të Shenjtë, o


Zot Jisu Krisht Perëndia ynë, mëshirona dhe
shpëtona.
Psaltët: Amin.

30

You might also like