You are on page 1of 9

ALLAHU ËSHTË FISNIK DHE PRANON PENDIMIN (TEWBEN)

Askush nga njerëzit në këtë botë nuk janë të


mbrojtur nga gabimet, sepse njerëzit janë krijesa që harrojnë dhe shpeshherë gjykojnë
gabimisht për disa çështje. Ata ndonjëherë nuk i kushtojnë vëmendje të rëndësishme
shumë çështjeve dhe në këtë formë nuk marrin vendime të shëndosha dhe bien në
vepra që janë të ndaluara. Për këtë arsye  mëshira dhe dhembshuria e pakufizuar janë
begati madhështore. Mëshira e përhershme e Allahut xh.sh. u dhuron njerëzve
mundësinë e pendimit që të rikthehen nga gabimet e tyre. Ata të cilët dëshirojnë që
sinqerisht të përfshihen në faljen e Allahut xh.sh. kanë mundësi të thirrin në ndihmën
e Allahut xh.sh., e Ai u përgjigjet thirrjeve të tyre, sepse Allahu xh.sh i njoftoi robërit e
Tij se, Ai është i gatshëm që të falë robërit e tij. Allahu xh.sh. thotë:

“Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i


madh” El Hixhr:49

Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-
llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues. En-Nisa:110

Islamia na mëson se askush nga ne nuk është i përkryer ngase secili nga ne është i
dobët dhe i ekspozuar për mëkate dhe gabime. Mirëpo, meqë Allahu është Fisnik
(Kerim) dhe Falës (Afuv), atëherë nuk ekziston pozicion e as nevojë për pesimizëm
nga mëshira e Allahut xh.sh. për çfarëdo lloj të mëkatit dhe gabimit që kemi bërë me
apo pa qëllim, sepse Allahu xh.sh. pranon pendimin e atyre që kthehen tek Ai. Është
krejt normale dhe e natyrshme se besimtarët islamë shpejtojnë për shmangjen dhe
evitimin e të gjitha gabimeve të tyre, derisa që qëndrojnë të pastër brenda kufijve të
asaj që ka ligjësuar Allahu xh.sh. . Andaj, pendimi që është kërkim i faljes pas
vetëpranimit të mëkatit dhe gabimit është veçuri e muslimanëve. Nga emrat e bukur
të Allahut xh.sh. është Tewab, Gaffar, Rrahman, sepse Ai është i prerë në faljen dhe
mëshirën e besimtarëve islam që bëjnë teuvbe dhe kërkojnë për të bërë më të mirën.
Allahu xh.sh. thotë:

E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamun alejkum,


Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kush bën prej jush ndonjë të keqe pa
dije, e mandej pas asaj (të keqe) pendohet dhe përmirësohet, s’ka
dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues. (El
En’am:54)

Një nga shkaqet që e largon njeriun nga thelbi i Kur’anit,


është frika nga kryerja e mëkateve. Kur njerëzit bëjnë ndonjë mëkat, ata mendojnë se
tani më nuk ka pozicion për pendim, mirëpo ata harrojnë emrin e bukur të Allahut
xh.sh. Err-rrahman (Gjithëmëshirshëm) dhe Rrahim (Mëshirëbërës), dhe se Ai na ka
informuar se Ai është Falës (Afuv) dhe Fisnik (Kerim). Këto momente të frikës i
shfrytëzon djalli duke u thënë: ju jeni mëkatar dhe tani nuk keni ndonjë pozicion që të
ngadhënjeni mbi problemet tuaja, pastaj përmes hipokondrisë së tij i bëtë ata që të
mendojnë se janë mëkatarë dhe se nuk kanë çfarë të humbin më pas mëkateve të
tyre. Pra, djalli shfrytëzon ndjenjën e tyre të mëkatit për ti larguar tërësisht dhe
përfundimisht nga Allahu xh.sh.. Mirëpo, si zakonisht mashtrimi i djallit është i dobët,
sepse kryerja e ndonjë mëkati nuk nënkuptonë se arritja në rrugën e shëndoshë dhe të
vërtetë është absurd, përkundrazi nëse njerëzit kanë bërë mëkat apo ndoshta edhe
shumë mëkate, pra në vazhdimësi janë gjetur pran mëkateve, pavarësisht nga kjo,
para tyre qëndrojnë rastet dhe mundësit për pendim te Allahu xh.sh. Pavarësisht se
për çfar mëkati bëhet fjalë, Allahu na ka treguar përmes Kur’anit se Ai pranon
pendimin e vërtetë prej çdokujt që i drejtohet Atij. Allahu xh.sh. thotë:

“E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka


dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë,
është mëshirues”. (El Maide:39)

 “E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të
mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet)”. (El Haxhxh:50)

 “Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim


të madh”. (El Mulk:12)

Nga mëshira e pakufishme e Allahut xh.sh. është që çdokush prej nesh para vete ka
mundësinë e pendimit, si shembull të kësaj po sjellim rastin kur Allahu xh.sh. pranoi
pendimin e çifutëve të cilët pasi që Musa a.s. i kishte nxjerrë nga Egjipti, ata kishin
ngritur një idhull në formë të viçit dhe e kishin adhuruar. Allahu xhs.h. thotë:

“Dhe kur Musai popullit të vet i tha: “O populli im, me adhurimin e viçit
(në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para
Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te
Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është Mëshirues, ndaj
pranon shumë pendimin”. (El Bekare: 54)

Pra, Kur’ani Fisnik thotë se


Allahu xh.sh. e falë çdokën që pendohet te Allahu xh.sh. me pendim të sinqertë pasiqë
të ketë bërë ndonjë gabim apo mëkat duke qenë neglizhent dhe i pakujdesshëm.
Allahu xh.sh. i thotë besimtarëve islamë se pavarësisht se cila është shkalla e mëkatit
të bërë, ata kanë për detyrim që të mos bien në pesimizëm për mëshirën e Allahut
xh.sh., porse të pendohen tek Ai me pendim të sinqertë. Allahu xh.sh. ka thënë:
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten
tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-
llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është
mëshirues!” Ez-zumer:53.

 “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se
pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë”. (Ez-zumer:54).

 “Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj,


para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini”. (Ez-zumer:55)

Emri i Allahut “El Gaffar” (shumë falës)  është një nga begatit madhore për botën
njerëzore. Andaj, do të ishte irracionale që mëkatarët të mendojnë se pranimi i
pendimit të tyre është absurd. Ata të cilët injorojnë mëshirën dhe faljen e Allahut
xh.sh.  ata i kanë bërë padrejtësi vetes së tyre, dhe kanë qasje të gabuar ndaj etikës
kur’anore. Besimtarët islamë që pendohen te Allahu xh.sh. me pendim të vërtetë, ata
ngritën nga gabimet dhe mëkatet e tyre, ata ngritin edhe pozicionet e tyre në botën
tjetër, kurse për këtë jetë arrijnë të kuptojnë të vërtetën se janë robërit e Allahut. Pra
e rëndësishme është që pendimi të bëhet menjëherë, sepse Allahu xh.sh. ka thënë:

“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka


bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha :
82)

 “Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet


All-llahu është që shumë falë e mëshiron”. (Nur:5)

 “Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë
padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim)”.(Taha:112)

 “Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në


mënyrë që të mëshiroheni”. (Nur:56)

 “Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t’ua


shlyejmë të këqijat e do t’i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan”.
(El Ankebut:7)

 “(ata i luten) që All-llahu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan


dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që
do”. (Nur:38)

Edhe për krah faktit se disa njerëz pendohen me pendim të sinqertë, sërish i përsëritin
gabimet, mirëpo megjithatë edhe porta e pendimit është e hapur gjithmonë. Disa
njerëz gabimisht mendojnë se ata do të pendohen në moshën më të vjetër, kur të
plaken. Kjo është metodë e gabuar dhe është gjest që shpien drejt pasigurisë dhe
sinqeritetit në pendim. Allahu xh.sh. thotë:

“Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni; e në qoftë


se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-
llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë. Nuk është pendim (i
pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm
atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u
pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi
përgatitur dënim të ashpër” (En-Nisa 17-18).

Duke u bazuar në të tërë këtë që e thamë, konstatohet obligimi për të gjithë


besimtarët islam që të përkujtojnë se nuk duhet të bien në dëshprim, hidhërim dhe
pesimizëm nëse veprojnë ndonjë gabim, sepse Allahu xh.sh. pranon pendimin e tyre
dhe i falë mëkatet e tyre. Pesimizmi dhe dëshprimi nuk janë veti që e kënaqin Allahun,
përkundrazi, Allahu xh.sh. na fton që të jemi kë kënaqur, të gëzuar dhe kështu të
afrohemi te Allahu xh.sh.. Allahu xh.sh. thotë:

“Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do
ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i
mëshirshëm. O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse
kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e
sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij,
askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por All-llahu
e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di. Të ndershmit dhe të pasurit
nga ju, të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe
atyre që për hir të All-llahut lanë vendlindjet e tyre, po le t’ua falin
(gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu
t’u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nur :20-22)
Thënë ndryshe, besimtarët islamë gjithnjë përjetojnë
ndjenjën e nderit dhe rrespektit në mëshirën e Allahut xh.sh., sepse ata janë të
vetëdojshëm se për të pasur një jetë të hareshme këtë mund ta arrijnë vetëm përmes
mnëshirës së Allahut xh.sh.. Prej shkaqeve kryesore për namazet e tyre të vërteta, për
besimin e tyre të thellë dhe dëshirat e tyre për falënderim ndaj begative është ndjenja
e thellë në momentet kur jetojnë me emrin e Allahut, gjithmëshirshmit,
Mëshirëbërësit. Ata janë të cilët zbatojnë dhe implementojnë etikën e lartë Kur’anore.
Si rezultat i kësaj ata jetopjnë në panikë, pa hare dhe shpresë të larguar nga të gjitha
çështjet e bukura që i dhuron besimi. Kur të bëjnë ndonjë mëkat, ata nuk e dinë se
Allahu është Falës i mëkateve, ata nuk kanë në konsideratë se Allahu i falë ata që
pendohen dhe se mëshira e Tij përfshinë çdo gjë. Kure besimtarët gjithherë rikthehen
te Allahu xh.sh., përmes namazeve të tyre, bëjnë istigfar dhe kërkjojnë faljen nga
Allahu xh.sh., sepse ata e dinë se Ai e donë më të mirën për ta. Për këtë arsye i
udhëzon në rrugën e drejtë dhe i mbronë nga e keqja dhe ua shpjegon atyre mëshirën
dhe vlerën amdhore..Allahu xh.sh. thotë:

Ja, këto që po t’i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-


llahu nuk është ai që e do padrejtësinë për njerëz. (Ali Imarn : 108)

Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj
robëve”. (Ali Imran:182)

Cfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para


nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është
mirënjohës i dijshëm. (En-Nisa:147)
Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë
myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur
t’ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata
do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të
mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju,
pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit. (En-Nisa:83)

Dhe sikur të mos ishin dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do
të mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin, është i
gjithëdijshëm.(En-Nur:10)

Mëshira e Allahut për robërit e Tij është e qartë. Për ti ndihmuar besimtarët që të
ndjekin rrugën e drejtë, Allahu zbriti libra të shenjta, dërgoi Pejgamber. Allahu xh.sh.
përmes vështirësive, dhembjeve, ankthit, thatësisë, urisë që përmenden në Kur’an,
sprovon devotshmërinë e tyre në çdo çast dhe ringjallë shpresat për rikthim te Allahu
xh.sh.. Kjo është një manifestim dhe mëshirë për ata që akoma nuk e kanë gjetur
rrugën e vërtetë. Kjo u jep atyre një mundësi shtesë për të gjetur rrugën e vërtetë në
mënyrë që ata të mund t’i shmangen dënimit të përhershëm të zjarrit të xhehenemit.
Allahu xh.sh thotë:

(Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe


me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.(El Earaf:130)

Ne do t’u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit


të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave). (Es-
Sexhde:21)

Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai
nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni
mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë
asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj është vetëm te Zoti
juaj, e Ai do t’ju njoftojë me atë që keni vepruar. Vërtet, Ai e di shumë
mirë se çka mbajnë zemrat. (Ez-Zumer:07)

Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e


ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që
ata të përulen (të binden). (EL Earaf:94)

Kur’ani na mëson se vështirësitë dhe fatkeqësitë që ndodhin për njerëzit janë vetëm
shkak për kthim te Allahu xh.sh. andaj ato nuk duhet mohuar, por duhet penduar te
Allahu xh.sh., sepse Allahu xh.sh. krijoi çdo gjë, përfshirë edhe këto ngjarje dhe atë
për arsye të shëndoshë dhe të mirë. Allahu xh.sh. thotë:

Dhe kur një grup prej tyre thanë: “Përse këshilloni një popull që All-llahu
do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?” Thanë
(këshilluesit): “Arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë që t’u largohen
gabimeve”. (El Earaf:164)

Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk


dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që të përulen. (El
En’am:42)

Kur’ani famëlartë na përshkruan se Allahu xh.sh. i paralajmëron njerëzit që të friken


dhe të i rikthehen Atij. Me fjalë tjera, Allahu xh.sh. dëshiron që njerëzit të fusë nën
ombrellën e mëshirës së Tij, dhe në Xhenetine Tij, ti falë ata nga mëkatet e tyre dhe tu
jap raste tjera që të pendohen në mënyrë që të përfshihen në mëshirën e Tij. Allahu
xh.sh. thotë:

Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së


tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më
vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment
nuk mund ta vonojnë as ta ngutin. (En-Nahl:61)

Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t’i
ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua ngutte atyre tash
dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata
strehim. (El Kehf:58).

Për këtë arsye asnjëherë nuk është vonë që njerëzit të bëhen robër të Allahut xh.sh.,
të pendohen me pendim të sinqertë dhe të kthehen në mëshirën e Allahut xh.sh.. Nuk
është patjetër të përqendrohemi te gabimet e të kaluarës, sepse besimtarët islam
përmes pendimit mësojnë dhe i braktisin gabimet e tyre. Allahu xh.sh. thotë:

O ju që besuat, mos e mbytni gjahun duke qenë ju në ihram. E kush e


mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorizimi i një kafshe
shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që e ka mbytur. Për këtë
çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke e bërë atë
kurban për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai
(ushqimi), agjërim, këtë për ta shijuar të keqen e punës së tij. All-llahu
ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) All-llahu edënon
ashpër. All-llahu mbizotëron (çështjet), hakmerret (me dënim). (EL
Maide:95)

Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar
dhe besojnë) do t’u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), i
zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t’ju zë). (El Enfal:38)

Dhe ata do të klithin aty: “O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e
jo si ato që i bënim!” Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur
të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka
ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë
ndihmëtar. (Fatir:37)

Allahu xh.sh. i jep çdo kujt një kohë  përmes së cilës njeriu duhet të arrijë deri ter
gjërat e nevojshme, të marrë këshirra dhe kurajo, ashti si përshkruan ajeti 37 i sures
fatir. Pra Allahu xh.sh  dërgoi të dërguar që ti paralajmërojë dhe të ruajnë frikën dhe
të mabjnë kontrollin e plotë mbi veprimtarinë e tyre.  Mirëpo, edhe për krah kësaj ata
të cilët janë këmbëngulës që të vazhdojnë në humnerrën e tyre, atëherë patjetër të
paguajnë edhe çmimin për veprat e tyre. Ata nuk janë në vetëdije më mëshirën e
gjërë të Allahut xh.sh..

Thuaj: “Atij që është në humbje (në mosbesim), le t’ia vazhdojë atij i


Gjithëfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet:
ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush
do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!”
(Merjem:75).
 

You might also like