You are on page 1of 1

Zёvendёsimi I pavetёdijshёm I politikёs me shoqёroren nxjerr nё shesh, mё shumё se cdo teori e

pёrpunuar, shkallёn nё tё cilёn kishte humbur kuptimi fillestar grek I politikёs. Pёr kёtё ёshtё
domethёnёse, por jo vendimtare, qё fjala “shoqёrore” ёshtё me origjinё romake dhe nuk ka
barasvlerёse nё gjuhёn ose mendimin grek. Megjithatё, edhe pёrdorimi I fjalёs societas nё latinisht
fillimisht ka pasur njё kuptim tё qartё politik, ndonёse tё kufizuar; ajo tregonte njё aleancё midis
njerёzve pёr njё qёllim tё posacёm, si nё rastin kur njerёzit organizohen pёr tё sunduar tё tjerёt ose pёr
tё bёrё njё krim.

Simbas mendimit tё grekёve, aftёsia njerёzore pёr njё organizim politik jo vetёm ёshtё e ndryshme, por
edhe nё kundёrshtim tё drejtpёrdrejtё me ate shoqёri tё natyrshme, qendra e sё cilёs ёshtё shtёpia
( oikia) dhe familja. Lindja dhe zhvillimi I qytet-shtetit do te thoshte se njeriu, “krahas jetёs sё tij private,
merrte njё lloj jete tё dytё, boos politikos-in e tij. Tani cdo qytetar u pёrket dy rendeve tё ekzistencёs;
kёsisoj nё jetёn e tij ka njё dallim tё thellё midis asaj cka ёshtё e tij ( idion) dhe asaj cka ёshtё e
pёrbashkёt ( koinon). Kёtu nuk kemi tё bёjmё thjesht me njё mendim apo teori tё Aristotelit, por me njё
fakt tё thjeshtё historic se themelimi I polis-it u parapri

Nga shkatёrrimi I tё gjitha njёsive tё organizuara qё bazoheshin nё farefisni, si phratria dhe phyle.” Nga
tё gjitha veprimtaritё e nevojshme dhe tё pranishme nё bashkёsitё njerёzore, vetёm dy janё
konsideruar si politike dhe kanё pёrbёrё atё qё Aristoteli e quante bios politicos, domethёnё tё
vepruarit ( praxis) dhe tё folur ( lexis).

Megjithatё, ndonёse nuk ka dyshim se vetёm themelimi I qytetshtetit u mundёsoi njerёzve ta kalonin
jetёn nё sferёn politike, nё tё vepruar dhe nё tё folur, bindja se kёto dy aftёsi njerёzore e kanё vendin
bashkё dhe se janё mё tё lartat nga tё gjitha duket se I ka paraprirё polis-it dhe ka qenё prej kohёsh e
pranishme nё mendimin parasokratik.

Mendimi vinta mbas tё folurit, kurse tё folurit dhe tё vepruarit ishin bashkёmoshatarё dhe tё barabartё,
tё tё njёjtit rang e lloj; dhe kjo fillimisht nёnkuptontё jo vetёm qё pjesa mё e madhe e veprimit politik,
pёrsa kohё qё ai mbetej jashtё sferёs sё dhunёs, realisht kryhej me fjalё, por shkonte dhe me thellё, se
gjetja e fjalёve tё duhura nё momentin e duhur, krejt vecmas nga informacion ose komunikimi qё ato
mund tё pёrcjellin, ёshtё tё vepruarit.

Edhe kur nё antikitetin e vonё, artet e luftёs dhe tё tё folurit ( retorika) dolёn si dy lёndё politike
kryesore tё edukimit, zhvillimi ende frymёzohej nga kjo pёrvojё dhe traditё e vjetёr e para-polis-it dhe
mbeti varur prej saj.

You might also like