You are on page 1of 2

-1Trego biografine tuende? ( Kush jeni, cfare profesioni, mosha..)?

Jam Suada Peqini, miqët më thirrin Ada, jam nga Shqiperia die sa u parket profesioneve te mia jane
disa.

Cilat kane qene hapat tuaj te pare Artistik.?

Qe ne moshe te Vogel kur isha ende femije kam marre pjese ne evente te ndryshme artistike te qytetit
tim Elbasanit, ku dhe jam vleresuar me cmime te ndryshme ne kercime dhe kenge.
Me pas, ne moshen 16 vjecare jam vleresuar si princeshe e kenges ne maratonen midis shkollave te
mesme te qytetit.

Cilat kane qene aktivitetet tua te deritashme?

Me pas pasioni im per artin, e nxitur nga ambicja per te ecur perpara ka bere qe te je pjesemarrese ne
“top fest 4” apo te konkuroj si velinë e “Fix Fare“ e te fotomodeloj. Keto jane arritje per mua, per vetë
faktin sepse kam dhe obligime te tjera si shkolle, familje die shoqeri respektivisht kam arritur të
perballoj ne menyre te ekuilibruar dhe te ndjej sadisfaksion.

Cilin e konsideron suksesin me te madh qe e ke arritur deri tash?

Fakti i te qenurit nje femer e vleresuar qe eshte primare dhe sukses teper i madh. Permbushja e
qellimeve ne jeten time, gjera keto qe me bejne te ruaj potencialin e duhur ne teresi.

Sa kenge keni realizuar deri tash?

Jane disa ne pyetje, por do doja vetem dy ti permendja, e para e bere me shpirt ndersa e dyta tashme do
dal ne publik, ju ofroj kenaqesine lexueseve tuaj qe te befasohen me kengen time te radhës.

Mes kendimit, aktrimit die modelimit. Cili echte profesioni juaj i zemres?

Une ec me dinamiken e jetes dhe dua te gjitha gjerat që i bej, por sa i perket kenaqesise sime
shpirterore ne Profesion, ate e gjej te baleti,. Te besh nje balance ndermjet tyre echte teper e veshtire,
por sic thashe me larte, mbizoteruese ne to eshte gjithnje pasioni që mban gjalle deshiren per ti ushtruar
te trat. Kjo nderthurje profesionesh do te jete prezente per aq kohe sa une do te mund te kem energjine
dhe potencialin e duhur.

Me cilin profession mendon qe te vazhdosh ne te ardhmen dhe pse??

Ne te ardhmen e shoh veten si nje juriste. Te studioj dhe te krijoj ligje apo si nje ambasadore ku te
vendos marredhenie te ndersjellta me individe të vendeve te ndryshme , gje qe me nxit te kualifikohem
ne menyre aplikative duke perfaqesuar vendin tim si nje anetare e fuqishme kudo ne bote. Kjo sepse me
pelqen sfida die jo monotonia ndaj vetes.

A studioni dicka?

Kete vit mbarova maturen dhe momentalisht jam e angazhuar dhe e preokupuar per studimet e mia,
kur, kn, si etj etj. Besoj qe do behem juriste e me pas diplomacine, mbase ketu ne Zvicër.

Qe sa kohe jetoni ne Zvicer die me cfare merreni atje?

Pothuaj sapo kam ardhur dhe jam ketu duke modeluar per agjenturat me te njohura ketu. Ne fundjave
me deshire jam bashke me atdhetaret që jetojne ketu, natyrisht si soliste, nuk harroj nje nder pasionet e
mia, këngën.

Sa jeni e kenaqur me arritjet tuaja deri tash?

Te jem modeste, ne jeten time ndihem e realizuar ne teresi sepse cdo gje ka ndodhur ne castin die
kohen e duhur.
Cili echte sekreti qe publik duhet ta dij per ty???
Jeta intime eshte e imja die me pelqen privatesia, ndoshta eshte me terheqese jeta e nje artisti keshtu.

Cfare tipi jeni ne jeten e perditshme?

Jam tip i shoqerueshem, kete e lidh me faktin sepse kam intuiten, aftesine dhe cdo gje te nevojshme,
per tu quajtur krejt natyrshem te qenurit mikeshe e dikujt, ndoshta kjo lind nga fakti se jam rritur ne nje
familje ku vlerat e jetes vleresohen.

Kujt i falenderohesh per te gjitha keto suksese?

Familjes sime e cila me ka rrethuar me perkujdesje dhe dashuri. Kesaj bote i buzeqesha per here te pare
ne trajten e nje foshnje, por ishin ata (familja ime) dhe Zoti te cilet me kane inkurajuar e mbeshtetur pa
fund, duke me dhuruar nje dashuri te palimituar.

Cilat jane ambicjet tuaja per te ardhmen?

Njeriu rritet me ambicje per te ecur ne shtigje te ndryshme qe jeta ofron, por i jam falenderuar cdo dite
perendise per hirin e dashurine e tij, i cili me ben te kem nje kendveshtrim te qarte per jeten e per te
qene me e frytshme ne obligimet e mia.

You might also like