You are on page 1of 2

Një maturant është cilësuar gjithmonë si nxënësi që për herë të parë vihet përballë një dileme dhe një

provimi që do përcaktoj rrjedhën e jetës së tij. Maturantin e shohin po aq me admirim për pasionin,
dëshirat, ambiciet që mbushin shpirtin e tij rinor dhe njëkohësisht edhe me një frikë për fatin e tij që
mund të marrë çdo lloj forme. Kështu të jesh maturant dhe aq më tepër të kalosh këtë periudhë me
sukses besoj se duhet të mësohesh e të përshtatesh pak a shumë me presionin e shkollës , provimeve
dhe rrethit shoqëror, të punosh aq shumë sa të krijosh baza sa më të forta për të ardhmen. Unë jam një
ndër ata nxënës që e dua punën dhe arsimin, por në anën tjetër e kam kuptuar se sistemi arsimor është
tepër i dobët për të na përgatitur për të ardhmen, ndaj dhe nuk jam mbeshtetur kurrë tek ai për të
krijuar bazat e mia, kështu, maturën shtetërore dhe matuarntin e shoh si formalitet dhe asgjë më
shumë.
 

Gjithmonë jam munduar të jap maksimumin tim në çdo projekt dhe detyrë të caktuar dhe shpresoj se
me anë të tyre kam treguar se puna dhe vullneti janë vlera tepër të rëndësishme për shoqërinë.

Të gjithë nxënësit përballen me përvoja të vështira, por edhe të bukura të cilat e maturojnë atë, por
fatkeqësisht përballemi me ngarkesa të panevojshme dhe “detyrohemi” të hyjmë në një sfidë që nuk do
na nxjerr askund.Ky sistem arsimor mundohet që të na japë bazat e formimit, por në anën tjetër nuk
motivon vlerat dhe aftësitë inividuale më të mëdha, e as nuk merr parasysh ëndërrat tona. Gjithashtu,
sot nxënësit nuk përgatiten për tu përballur me provimet si ato të maturës shtetërore dhe as me sfidat
që mund të hasin në universitet apo në jetë. Ndoshta kjo është arsyeja se pse shumë nxënës e kanë
nënvlerësuar shkollën dhe zhvlerësuar rolin e saj si një institucion arsimor.
Kështu edhe une jam përballur disa herë me mangësitë e këtij sistemi por besoj se ia kam dalë mabnë
nëpërmjet dëshirës dhe vullnetit tim.

Mund të kem pasur disa eksperienca të bukura, por do të jem krenar me veten vetëm kur të arrij
qëllimet e mia parësore, dhe deri atëherë do punoj deri sa të mundem për ta realizuar këtë. Mund të
ndaj me ju një ndër eksperiencat më të bukura që kam kaluar. Deri në klasën e pestë kam qenë një
nxënës mesatar dhe nuk isha aq i apasionuar pas shkollës dhe nuk i jepja rëndësinë e duhur. Gjithsejsi
kam qenë një fëmijë me imagjinatë tepër të zhvilluar, mbase edhe pak të tepruar, dhe kisha shumë
talent në shkrimin e eseve dhe poezive. Në klasën e 6-të morra pjesë në një konkurs të krijimeve letrare
ku fitova dhe çmimin e parë në rank shkolle.Ky ishte motivimi im i parë dhe shtysa më e madhe, nga ku
nisa që të mësoja dhe të bëhesha një nxënës më i mirë. Do e kujtoj gjithnjë atë çast, sepse prej atje filloi
ëndrra ime më e madhe.

Mos e shihni veten si një nxenes apo maturant, shiheni veten si një fëmijë që ka nevojë të ushqehet në
mënyrë që të mbijetojë, ushqejeni veten tuaj me vlera dhe me dijet që do t’ju formojnë ju si individ dhe
jo si gjimnazist. Mjafon të keni vullnet dhe dëshirë dhe çdo gjë është e mundur.

Vendi im më ka dhënë shumë e njëkohësisht shumë pak. Më ka dhënë shumë për disa eksperienca të
vlefshme në jetë, shumica e të cilave nuk kanë qenë dhe aq të bukura, dhe më ka dhënë shumë pak në
anën e arsimit dhe vlerësimit, por kjo nuk do më ndalojë për të dhënë kontributin tim për të ndryshuar
sadopak realitetin që më pengoi mua dje, për ti ndihmuar të tjerët nesër. Por mendoj se karierën time
do e kem jashtë atdheut.
Shumë thonë se gjejnë aty jashtë të rinj të shumtë me potencial të madh në fusha të ndryshme. Unë nuk
mendoj kështu! Të paktën në eksperiencën time, të rrinjtë e sotëm kanë “humbur” moralin, parimet dhe
vlerat e njeriut të matur dhe njeriut me kulturë. Fatmirësisht, mund të shoh disa të rinj tek të cilët kam
besim se mund të sjellin ndryshim tek shoqëria jonë. Pikërisht këta janë njerëzit që duhen të vlerësohen
dhe të merren si shembull nga shoqëria.

Të ndalosh emoncionet dhe stresin është gati e pamundur,por mund të menaxhojmë atë. Fillimisht
duhet të pranojmë se emoncionet janë pjesë e mendjes sonë dhe stresi, gjithashtu, është asgjë më
shumë se sa një ndjenjë biologjike. Por ne mund të mësohemi të kontrollojmë emoncionet dhe stresin
në mënyrë që mos të ndikojnë në procese të tilla si provimet apo sfida të tjera. Personalisht mendoj se
pjesëmarrja në aktivitete shkollore, olimpiada dhe projekte të mëson të punosh nën presion si dhe të
mëson në mënyrë praktike si të kontrollosh mendjen tënde. Për disa nxënës të tjerë që nuk mund të
gjejne një zgjidhje të tillë, do i këshilloja të bisedonin me psikologen e shkollës, mësuesit, prindërit dhe
nxënësit në mënyrë që të shprehen lirshëm dhe të mësojnë se si të kontrollojnë këto ndjenja jo dhe aq
të mira.
 Në fund të fundit,nuk duhet të harrojmë se jemi ne ata që drejtojmë jetën tonë,dhe jo një provim. Asgjë
nuk mund të ndalë vullnetin, punën dhe dëshirën tonë.

Kur vjen fjala për të ardhmen time jam pak supersticioz dhe preferoj të punoj në heshtje deri sa ta kem
arritur atë që dëshiroj, por mund të them se besoj se nuk do ndryshoj dëshira dhe pasioni im për
shkencën dhe dijen dhe as vullneti për të sjellë sadopak ndryshim në botën tonë.

You might also like