You are on page 1of 11

Tema: adoleshenca

Lenda :gjuha shqipe

Klasa:ixb
ÇËSHTJET:

1. Jepni mendimin tuaj në lidhje me adoleshencën; problemet që


shfaqen në adoleshencë dhe rrugët e zgjidhjes së tyre.

2. Sillni situata nga jeta e një adoleshenti.

3. Listoni problematikat që keni hasur me bashkëmoshatarët,


mësuesit dhe prindërit.

4. Vendosini vetes një simbol.

5. Evidentoni problemet që hasin adoleshentët në jetën e


përditshme.

6. Unë dhe adoleshenca ime.


1. Jepni mendimin tuaj në lidhje me adoleshencën; problemet që
shfaqen në adoleshencë dhe rrugët e zgjidhjes së tyre.
Adoleshenca është një periudhë tranzicioni midis moshës 12 deri në 21
vjeç. Në këtë periudhë, adoleshentët kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe
emocionale, të cilat shpesh janë tronditëse dhe shkaktojnë probleme tek
fëmijët dhe prindërit. Trupi i fëmijëve në këto vite rritet dhe zhvillohet, duke u
transformuar.

Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë. Ata e


hulumtojnë pavarësinë e tyre. Fillon proçesi i ndarjes nga prindërit. Ata duan
që të rrinë vetëm në dhomën e tyre në intimitet. Duan të
eksperimentojnë me atë që është trend . Duan të provojnë ide të reja dhe
përpiqen me aktivitete të reja. Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në
jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon
dhe tërheqja ndaj seksit tjetër. Të gjitha problemet e tyre në fillim i ndajnë me
shokët dhe shoqet e tyre pa u përpjekur të kërkojnë ndihmë nga prindërit pa
menduar se mund t’ju ndodhë ndonjë gjë e keqe, ose se janë të aftë të zgjidhin
çdo gjë vetë.

Në moshën 15 vjeçare aftësitë themelore të të menduarit janë të


krahasueshme me ato të të rriturve. Përmirësimet janë parë në vëmendjen
selektive, proçesi me të cilën një fokusohet në një stimul, ndërsa neglizhohet
një tjetër. Ata kanë memorie punuese dhe afat-gjatë të kujtesës, shpejtësi të
përpunimit të të dhënave. Adoleshentët mendojnë më shpejt se fëmijët. Vajzat
shfaqin nivele më të larta vetëvlerësimi kur angazhohen në një marrëdhënie
mbështetëse me miqtë; funksioni më i rëndësishëm i miqësisë për ata është të
pasurit dikë që mund ti sigurojnë mbështetje sociale dhe morale. Kur ata
dështojnë për të fituar miratimin e bashkëmoshatarëve, ose nuk mund të gjejnë
dikë me të cilin të ndajnë aktivitetet e përbashkëta dhe interesat e përbashkëta,
në këto raste, vajzat do të vuajnë nga vetëvlerësim i ulët.
Në të kundërt, djemtë janë më të orientuar drejt vendosjes dhe
përcaktimit të lidhjes se tyre me autoritetin. Në të tilla situata, ato shfaqin nivel
më të lartë vetëvlerësimi, nga aftësia e tyre për të ndikuar me sukses tek miqtë
e tyre.

Megjithëse të gjithë adoleshentët përjetojnë probleme, disa prej tyre vuajnë nga
një stres ekstrem dhe kanë probleme të rënda.

1. Vetvrasja. Është një sulm agresiv drejt vetvetes. Motivet e vetvrasjes janë
ndjenja e depresionit dhe të qënurit i padobishëm.

2. Drogat dhe abuzimi.

3. Anoreksia nervoze, një çrregullim në të cilin një person normal ndryshon


regjimin ushqimor në funksion të peshës trupore.

4.Ulja e rendimentit në mësime.

5.Sjellje agresive dhe konflikte në ambiente të ndryshme

6.Probleme ligjore
Rrugët e zgjidhjes së problemeve me adoleshentët gjenden duke lexuar
dhe studjuar më parë për këtë fazë, për të ditur si të sillemi.

Duke i lënë hapësirë adoleshentit në jetën e tij të përditshme, duhen


përcaktuar qartë ç’farë i lejohet dhe ç’farë jo dhe t’i shpjegohet arsyeja për të
cilën nuk i tolerohen disa gjëra si psh. mungesat ne shkollë, përdorimi i
alkoolit. Kjo është detyrë kryesore për prindërit dhe patjetër diskutime të
vlefshme edhe në ambientet e shkollës me mësues dhe psikologë. Të rriturit
duhet të japin shembullin e tyre të mirë për t’i treguar mënyrën se si
adoleshenti duhet të ballafaqohet me stresin dhe si të marrë vendime. Bisedat
me shokët dhe prindërit e shokëve të fëmijëve ndihmojnë në kapjen e
problemeve në kohë dhe ballafiqim për zgjidhjen e tyre.
Duhet respektuar intimiteti i adoleshentëve, që në këtë periudhë
kërkojnë kohë dhe një vend të caktuar që të jenë vetëm me vehten e tyre.
Duhet që prindërit të informohen se ç'farë lexon fëmija, ç'sheh në TV dhe
ç'sheh në internet. Ç’farë video lojërash luan? Me cilin komunikon në internet?
2.Sillni situata nga jeta e një adoleshenti.

Jeta e një adoleshenti është e mbushur me situata të ndryshme ku çdo


ditë përplaset me vendime dhe veprime që atij nuk i përshtaten. Kjo mund të
jetë si për gjërat më të vogla që nga rregulli që duhet të mbajë në dhomën e tij,
ndihma në familje, bërja e mësimeve etj, ashtu edhe për gjëra më të
rëndësishme.

Kur që në mëngjes nisemi për në shkollë me stresin e mësimeve, notave që do


marrim, provimeve që na presin; dëgjojmë që të na bëhen vërejtje për
rregullimin e dhomës nga prindërit, për ngrënien e mëngjesit,etj. Me mbërritjen
në shkollë, adoleshentët vazhdojnë të jetojnë në botën e tyre pavarësisht
mësuesve që iu rrinë në kokë për disipline, respekt ndaj stafit dhe fëmijëve të
tjerë. Ka adoleshentë që gjatë kohës së mësimit në shkollë sillen keq, rrihen me
njëri-tjetrin, thyejnë dyer e dritare, banka, madje ka raste edhe kur zihen me
mësuesit. Ka adoleshentë që konsumojnë duhan dhe drogëra të ndryshme. Këta
kthehen në problem për klasën, shkollën, familjen dhe shoqërinë.
3.Listoni problematikat që keni hasur me bashkëmoshatarët,mësuesit
dhe prindërit.

-Një nga problemet që të rriturit mendojnë se unë kam është që nuk jam shumë
aktive në jetën shoqërore. Por unë kam zgjedhur ato shoqe dhe shokë që më
kuptojnë dhe janë të ngjashëm me mua, kemi të njëjtat pasione dhe interesa të
përbashkët etj.

-Unë kam patur dhe kam marrëdhënie të mira në shkollë me nxënësit dhe
mësuesit. Mendoj që edhe kur nuk jemi dakord me dikë për diçka ka mënyra të
qytetëruara për tu marrë vesh.
4.Vendosini vetes një simbol.

Unë e mendoj veten një shqiponjë që dua të fluturoj e lirë sa më larg


streseve të jetës së përditshme dhe ndonjëherë gënjeshtrave që të rriturit na
thonë.
5. Evidentoni problemet që hasin adoleshentët në jetën e përditshme.

Në jetën tonë të përditshme si adoleshentë hasim shumë probleme të


ndryshme, por zakonisht ato mbeten probleme të padiskutuara në rrethin
shoqëror. Përveç rasteve kur prindërit dhe mësuesit ndërhyjnë dhe ndihmojnë
në zgjidhjen e këtyre probleveme.

-Një problem i zakonshëm që adoleshentët hasin është kur të rriturit nuk i


kuptojnë dhe i detyrojnë të ndjekin aktivitete që ata nuk preferojnë, por që
prindërit i mendojnë të rëndësishme.

-Në shkollë dhe klasë ka raste të përditshme të grindjeve midis nxënësve,


bullizëm, dhunë fizike dhe psikologjike.

-Ka raste të mosrespektimit të mësuesve nga ana e disa adoleshentëve të


paedukuar që cënojnë mësimdhënien duke dashur të bien në sy si të fortë, duke
tronditur kështu edhe besimin që pjesa tjetër e tyre ka në shkollë.

- Ka raste ku vetë prindërit pa e kuptuar ushtrojnë presion psikologjik dhe


shpesh i fyejnë adoleshentët kur nuk iu binden ose kur nuk zbatojnë ç’farë ata
iu kërkojnë. Kjo ka të bëjë me nivelin intelektual dhe karakterin e tyre, prandaj
edhe komunikimi midis tyre bëhet i vështirë.
6. Unë dhe adoleshenca ime.

Mendoj që adoleshenca ime po kalon të njëjtat faza ashtu si edhe


moshatarët e mi të tjerë, të paktën ata që më rrethojnë dhe shoqërohem. Disa
gjëra që të tjerët mendojnë se janë problem, për mua nuk janë. Unë flas shumë
me shoqet e mia për çdo gjë dhe ne mbështesim njëra-tjetrën.

Ndonjëherë nga frika se mos ju dukemi të çuditshëm të tjerëve, mund të


kemi prirjen ti mbajmë përbrenda mendimet dhe ndjenjat tona. Për këtë bëhemi
më të heshtur dhe të tërhequr. Dhe ngurrojmë t’iu afrohemi të tjerëve, sepse
thellë brenda vetes na duket sikur askush nuk do të na pëlqente ashtu siç jemi.

Është shumë e vështirë të thuash se e njohim veten kur vetë ne


ndryshojmë vazhdimisht. Ne pësojmë ndryshime fizike, fiziologjike dhe
psikologjike. Të gjitha këto na hutojnë sepse ndodhin pavarësisht vullnetit
tone. Disa nga ne i marrin qetë dhe pa problem. Të tjerë as nuk e shohin dot
veten në pasqyrë. Nuk ndihen komodë në ambientet me shumë njerëz, nuk janë
të sigurtë dhe struken në mendimet e tyre larg realitetit. Po ashtu jeta virtuale
për këta adoleshentë duket sikur iu jep një dorë në përballimin e kësaj situate.
Por, në të vërtetë ndikon negativisht duke iu krijuar atyre iluzionin se janë
socialë ndërkohë që është krejt e kundërta.

Me ndihmën e prindërve përpiqem ti vë fre krenarisë sime edhe pse


ndonjëherë nuk e kuptoj pse ngulmoj edhe në gjëra shumë të vogla. Qortimet e
të rriturve sigurisht që nuk më pëlqejnë, por pak më vonë reflektoj dhe
përpiqem të rregulloj situatën. Kjo sepse e di që njerëzit që më rrethojnë më
duan dhe duan më të mirën për mua dhe unë nuk dua t’i zhgënjej.

You might also like