You are on page 1of 9

Lidhëza

Lidhëzat janë fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të lidhur fjalë, grupe fjalësh ose
fjali midis tyre:
Kur vdiq Skënderbeu, Sulltani tha: "Tani Evropa dhe Azia janë të mijat! Mjerë
Evropa, se i humbi shpata dhemburoja".

Sipas kuptimit që kanë, lidhëzat janë:

- shtuese: e, dhe, edhe, si edhe, as…as…, a, hem…hem…, si…si…, si… ashtu edhe, jo
vetëm… por(edhe), jo vetëm që … por as, le që… por(edhe), jo që…po, jo që… po(r)
edhe, jo veç (që)… por edhe, jo vetëm (që)… por, jo vetëm (që)… por as, jo vetëm (që)…
por edhe, jo vetëm (që)… porse, le që… por as (që), le që… por edhe;

- kundërshtore: po, por, kurse, megjithatë, megjithkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa, porse,
veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se etj.;

- veçuese: a, apo, ose, daç… daç, ja… ja, ndo… ndo, qoftë… qoftë, ose… ose, o… o;

- përmbyllëse: andaj, ndaj, pa, prandaj, domethënë, etj.


- ftilluese: se, që, në, nëse;

- vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo që,
ngado që, kurdoherë që, para se, posa që, që kur, që se, qysh se, sapo që, sa herë (që),
sa kohë (që), përpara se;

- shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa, kur, që, sapo,
meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye
se, për shkak se, posa që, sapo që, etj.

- qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë që, me të vetmin qëllim që;

- krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ç`, nga ç`, nga sa.

- mënyrore: si, siç, ashtu si(ç), po(r) si, sikurse, sikundërse, etj.;

- kushtore: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me
kusht që etj.;

- rrjedhimore: sa, saqë, që, aq sa, kështu që;

- lejore: megjithëse, megjithëqe, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe në, edhe në qoftë
se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.

Lidhëzat mund të grupohen në dy grupe të mëdha: lidhëza që bashkojnë dy gjymtyrë ose


dy pjesë që kanë të njëjtën vlerë në fjali (lidhëza bashkërenditëse) dhe lidhëza që
bashkojnë pjesë më vlera të ndryshme, njëra kryesore dhe tjetra e varur (lidhëza
nënrenditëse).

Bashkërenditëse janë lidhëzat shtuese, veçuese, kundërshtore, përmbyllëse.

Nënrenditëse janë lidhëzat ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore,


mënyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore.
Numërori

Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh:
një, dy, tre, : dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra

Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të
mbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë po si mbiemra.

Numërorët përdoren për të treguar :


- datën, vitin:
Me sa jemi sot ? - Me 28 Nëntor.
- një periudhë të caktuar kohe:-
Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990 deri më 1997 .
- përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj.
- notat në shkollë :
Cfarë more sot ? - Dhjetë.
-në domino: katër-treshi, pesë-gjashta.

Kur përdoret me nyjen e përparme "të" numërori ka një kuptim përmbledhës:


Erdhën të dhjetat.

Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë
në gojë fare, përdoret i emërzuar:
C'të bënin ata tre kundër dhjetëve ?

Numërtori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike:


Pesa te dhjeta hyn dy herë.
Rrënja katrore e nëntës është treshi.

Përdoret në ëmërtimin e viteve:


A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.

Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i.

Numërorët janë :
- fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.;
- fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.;
- fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;
- lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj.

Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të


gjinisë: katër djem, katër vajza.
Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por
edhe njëzet e tre djem dhenjëzet e tri vajza.
Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:
Sa djem erdhën ? Të dy(të tre).
Sa vajza erdhën ? Të dyja(të trija).
Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri.
Numërorët kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore të rasës:

RASA Numërori Mashkullore Femërore


Emërore dy të dy të dyja
Gjinore i,e, të dyve i,e,të dyve i,e, të dyjave
Dhanore dyve të dyve të dyjave
Kallzore dy të dy të dyja
Rrjedhore dyve të dyve të dyjave

Ndajfolja
Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke
treguar mënyrë, vend, kohë,shak, qëllim, sasi:
Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë.

Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër:


Detyra ishte tepër e vështirë.
Ata u ngritën shumë herët atë ditë.

Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:


mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie.

NDAJFOLJET E MËNYRËS
Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë.

Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë:


- mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë e veprimit. Të
tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm, natyrshëm, furishëm, etj.;
Vjollca flet bukur frëngjisht.

- menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e
veprimit:
Dritani u ngrit papritur.

- cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa:


Toka duhet punuar thellë.

- bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin e togut


në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht,
anglisht:
Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare).

NDAJFOLJET E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi.

Ndajfoljet kryesore të vendit janë:


- afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund,
anembanë, gjithandej, kudo, ngado, asgjëkund, kurrkund, etj, që tregojnë vendin ku
kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas (në anën e djathtë).
- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Në të vërtetë ku dhe nga janë ndajfolje pyetëse, po merren edhe si ndajfolje vendi:

NDAJFOLJET E KOHËS
Ndajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.

Ndajfoljet kryesore të kohës janë :


- dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, që
tregojnë kohën e saktë të kryerjes së veprimit:
Erdha sot (=ditën e sotme) nga Tirana dhe do të nisem nesër (ditën e nesërme).

- njëherë, një herë e një kohë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti, që tregojnë
një kohë të papërcaktuar:
Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe.

NDAJFOLJET E SHKAKUT
Ndajfoljet e shkakut luajnë rolin e një grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janë: përse, pse të cilat përdoren për të pyetur për shkakun e
kryerjes së një veprimi:
Pse (për çfarë arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët?
Përse (për çfarë qëllimi) më kërkon?
Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj, (=për këtë shkak, për këtë arsye,
për këtë qëllim) të cilat funksionojnë edhe si lidhëza.

NDAJFOLJET E SASISË
Ndajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve emërore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore të sasisë janë:
- shumë, pak, tepër, fort, së tepërmi, për së tepërmi, njëherë, dyherë, etj, që
tregojnë në ç`masë realizohet veprimi:
E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri herë.
Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.

- fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. që
shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një cilësie.
Dëgjomë, mua plakun, se di më tepër se ti.

SHKALLËT E NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet përdoren në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore, kryesisht ndajfoljet e
mënyrës: mirë, bukur, qartë, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtë, afër,
larg, vonë, herët, etj.
Shkalla krahasore dhe shkalla sipërore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalë me të
cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore e mbiemrave.

- Shkalla pohore
Miri ecën shpejt

- Shkalla Krahasore
e barazisë : Mirri ecën aq shpejt sa Genti.
e sipërisë : Miri ecën më shpejt se Genti.
e ultësisë : Miri ecën jo aq shpejt sa Genti.

- Shkalla sipërore
Miri ecën shumë shpejt.
Shenjat e Pikësimit

Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…),


presja(,), pikëpresja(;), dy pikat(: ), thonjëzat(" „), viza lidhëse(-) .

Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar
pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .

Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore :


Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :
Nga na vjen o djalë (?)
Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon
shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) :
Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!)
Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s'ka (…)

Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .

Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë . Ajo shërben për të vënë në
dukje :
- një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar :
Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregëti …
Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene :
Skënderbeu mishëronte vetitë më pozititve të popullit : urtësinë (,) mençurinë e trimërinë .
Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme :
Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg .
Pjesët e një fjalie të përbërë
Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi
pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë :
Ata që më donin , erdhën (;) ata që s'më donin , nuk erdhën .

Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy
pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: )
portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat në dimër .

Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe
veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë :
Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )--- Dritën e
priste Agimi .

Thojëzat dhe vizat .


Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve
në një ligjëratë të drejtë .
(") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku .
Thonjëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve , institucioneve, titujt e
librave , revistave , gazetave etj .:
Banon në rrugën (")Naim Frashëri(").

Shkurtimet
Një numër fjalësh të gjata që përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara sipas një mënyre të
caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime. Shkurtimet më të përdorshme janë:
emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika
e Shqipërisë), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto
shkurtime shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet, as pas tyre;
emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste pas
shkurtimeve vihet pikë;
Disa fjalë që përdoren shpesh: d.m.th. (domethënë), p.sh. (për shembull), etj. (e të
tjerë), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vëll. (vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo
shkurtimi vihet pikë;
Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas
shkurtimit në këto raste nuk vihet pikë.

Fjalët që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund të lexohen edhe sipas tingujve të
shkurtuar: ATSh(atëshëja), OKB (okëbëja).

Pjesëzat
Pjesëzat janë fjalë që plotësojnë kuptimin e një fjalie.
Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon:

- dëftuese: ja:
Ja kush erdhi…

- përcaktuese - saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo,


deri etj.:
Pikërisht ai më ka paditur.

- përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.;


Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.

- përafruese - veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht:


Vetëm të rinjtë punonin.

- përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:


Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.

- pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj:


A do të shkosh në Prishtinë? Posi.

- mohuese: jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.;


Nuk e kam takuar.

- pyetëse: a, ë, e:
A erdhi motra nga Vlora?
- dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.:
Përse erdhi vallë?
E keni takuar gjë Mirën?

- zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.:


Pa shihni kush na ka ardhur.
A nuk e shihni se kush na ka ardhur.

- emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.:


Ja pra kështu ndodhi.
E pse pa, për një fjalë goje u zumë.

Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë.


Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a
foljor të dhënë:
- para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
- pas: de, dot etj.

Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në


fund të fjalës:
Vallë, kush erdhi?
Kush erdhi vallë?
Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?

Pasthirrmat

Pasthirrmat janë tingujt ose fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të treguar ndjenjat e
folësit ose përdoren për të tërhequr vemendjen e dëgjuesëve:
- O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju.

Ato janë karakteristike për gjuhën e filur dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga
intonacioni.
Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale, që shprehin ndjenja, dhe në pasthirrma
urdhërore, që shprehin dëshirën ose vullnetin e folësit.

Pasthirrma emicionale që shprehin:


- ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra, ah, sa mirë;

- frikë, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;

- habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;

- mosbesim, mospërfillje, përbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;

- pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;

- nxitje (thirrje, urdhër, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst, o
burra, forca, hop, hë, na, sus, shët, të keqen etj.;

- përshëndetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë,


mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, mirë mbeç,
ditën e mirë, natën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj.
Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh përdoren edhe në mes edhe
në fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi të veçantë pas tyre vihet
pikëçuditje:
Oh, ç'na gëzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.

ONOMATOPETË
Janë fjalë që shërbejnë për të riprodhuar tingujt, zërat, zhurmat, britmat. Në dallim nga
pasthirrmat ato nuk shërbejnë për të shprehur ndjenja:
Ha, ha, ha qeshte Linda.
Mjau, mjau bënte macja.
Ato mund të përfshihen edhe tek pasthirrmat, po gjithsesi dallohen prej tyre.

Parafjala

Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave,


numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve :
Punoj me lopatë.
E njoha nga zëri.
U rreshtuan për tre.
Ka ardhur një ftesë për ty.
Beni është i dashur me të gjithë.
E njohin për mirë.

Parafjalët, sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje :


- të thjeshta : me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.;
- të përngjitura : nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.;
- shprehje : ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj.

Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në :


- parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek):
Është nga Tirana.
U rrëzua nga lodhja.
Nga darka do të dukemi.
Është i madh nga trupi.
Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët.
Në krye doli një nga ish të burgosurit.
Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin.

- parafjalë të rasës gjinore : me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.:
Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli.
Ju kemi në vend të prindërve.
Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait.

- parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.:
Erdhi vonë në shtëpi.
U takua me vëllain në Prishtinë.
Nuk rrihet pa punë.
Mira u nis dje për Bruksel.
Më 10 qershor kam ditëlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nën këmbë.
Parisi është një ndër qytetet më të bukura.
- parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, për, etj.
Ishte prej Durrësi.
Ndaj tij u morën masa të rrepta.
E kapi për gryke.

You might also like