You are on page 1of 5

Percaktori kallezuesor

Fjalet me ngjyre blu jane percaktore te thjeshte te shprehur me mbiemra.Ata


lidhen drejteperdrejt me emrin qe percaktojne.Fjalet me te kuqe lidhen jo vetem
me emrin qe percaktojne,por edhe me foljen ne rolin e kallezuesit.Ky lloj quhet
percaktor kallezuesor.

Percaktori kallezuesor eshte gjymtyre e dyte e fjalise,qe ka lidhje te dyanshme


me kallezuesin dhe kryefjalen ose kundrinorin.

Jona u ndie serish e gezuar.

Tipi me I zakonshem I percaktorit kallezuesor eshte ai qe qendron prane nje


foljeje.Zakonisht ai ploteson folje te tilla ,si
dukem,bej/behem,quhem,kam,emeroj/emerohem,zgjedh/zgjidhem,kthehem,
ndjej/ndihem,dua etj.

Gjymtyra me te cilin percaktori kallezuesor vendos marredhenie,mund te jete


kryefjale ose kundrinor I drejte,ndonjehere I zhdrejte.

Disa zogj qendronin te strukur ne peme. –percaktori kallezuesor I kryefjales.

Mendimet I kishte te kthjelleta. –percaktori kallezuesor I kundrinorit te drejte.

Nuk I thone kot gjeni ketij shokut tone.-percaktori kallezuesor I kundrinorit te


zhdrejte.

Me se shprehet percaktori kallezuesor?

Percaktori kallezuesor shprehet:

a)me nje emer zakonisht ne rasen emerore dhe kallezore te pashquar:

Ajo u emerua mesuese ne shkollen tone.

Ate e caktuan drejtor te shkolles se re.

Ne fshat I therritnin xha Jaho.

Ky mendim iu duk pa vend.


b)me nje peremer:

Besa kishte mbetur po ajo.

c)me nje mbiemer:

Nuk I kishte te tijat mendimet.

Te gjithe e ndienin veten te gezuar.

Mundohej te dukej sa me I qete.

ç)me nje forme foljore te pashtjelluar:

T’u be vajza per te gjykuar.

d)me nje grup emeror:

Ne fillim kjo na u duk puna me e lehte.

Me ate qe me tregoi,me la me goje hapur.

Duhet te kemi kujdes se edhe kallezuesi emeror ndertohet ne menyre te


ngjashme,por me dallimin qe si folje sherben vetem folja kepuje jam.I gjithe
ndertimi jam + pjese emerore merret si kallezues emeror,kurse ne shembujt e
mesiperm,folja luan rolin e kallezuesit foljor,ndersa pjesa me te erret funksionon
si percaktor kallesuesor.

Mbani mend

Percaktori kallezuesor,ne dallim nga percaktori I thjeshte,ka lidhje te dyanshme


dhe tregon nje karakteristike te emrit ne kohen e kryerjes se veprimit te shprehur
nga folja.Te krahasojme:ze I embel(vetem nje karakteristike e zerit) dhe zerin e
kishte te embel(nje karakteristike e zerit ne kohen kur po flitet).Dallimi vihet re
dhe nga ndryshimi I nyjes(nga i ne te).
Pershtatja e percaktorit kallezuesor me kryefjalen a me
kundrinorin
Percaktori kallezuesor pershtatet me emrin a peremrin te cilit I referohet:

-Pershtatet ne numer dhe ne rase ose dhe vetem ne rase,kur eshte:

Ate e zgjodhen kapiten te skuadres sone

Poezia u be mendimi im I perditshem.

-Pershtatet ne numer,gjini dhe ne rase,kur eshte mbiemer:

Floket I kishte te gjate e te dendur.

Hena doli e zbehte mes maleve.

Syte I kishte te perlotur nga gezimi.

Ushtrime
1.Gjeni percaktoret dhe thoni llojin e tyre(me pershtatje,me drejtim a me
bashkim).

Kapiteni I njoftoi se kishte nje surprize per ta.Ai u shperndau te gjitheve litare te
holle dhe,teksa marinari mbante kursin e anijes,ai I tregoi gjithe skuadres te tij se
si marinari duhet te lidhte nyje litarin.E nisi me nyje te thjeshte,e cila nuk
ndryshonte shume nga nyjat e zakonshme.Me e veshtire puna u be te nyja
teteshe e sidomos te nyja e marinarit. Te shkembi I kuq,ne nje shpate te pjerret
ne breg,I cili kishte vertete ngjyre te kuqe,mori kthesen nje anije e madhe me vela
dhe po ecte mrapsht me ngadale.Anija e tyre rreshqiti lehte dhe uji perreth u
mbush me dallge te vogla.Skuadra s’kishte asgje per te bere ne ato
moment,keshtu qe secili mund te bente c’te donte.Pauli kishte marre me vete
copa buke te mbetura nga vakti I mengjesit dhe po ushqente pulebardhat.Ato
fluturonin siper kokes se tij dhe ne kuatje e siper kapnin ne ajer copat e
bukes.Plluq!Papritur Paulit I ra ne koke nje gje e lengshme e bardhe.
2.Gjeni percaktoret kallezuesore dhe thoni me se shprehen.
a)Ai peshqiri me lule roze dhe te verdhe qe mbante veshur zonja e shtepise,dukej
vertete I papare! b)U habita se nuk e njihja te tille ate djale. c) Njeheresh,ai mbeti
I perhumbur ne nje mendim te thelle,qe s’e linte te degjonte fjalet e Anes.
ç)Punen tende e vleresojme si nje art me vete. d) Pauli hapi deren dhe mbeti si I
shastisur. dh) Njerezit jane shtuar,por hapesirat kane mbetur po ato. e) Zeri I saj
tingellonte jashtezakonisht shume I ngjirur. ë) Ajo ishte perkulur mbi banke,sikur
donte te fshihej a te mbetej e padukshme per te tjeret. f) Kur u rrit ky e u be per
te ligjeruar.

3.Dalloni percaktoret kallezuesore nga percaktoret e thjeshte.


a)Koni!Po kjo ishte vertete dita e pare!-tha babi dhe I shkeli syrin I gezuar.b)Pastaj
Bledi zuri te tregonte per gjerat e parendesishme te kopshtit,ndersa Bora
kaperdinte e lodhur disa kafshata te pices se vaket tashme.c)Ajo psheretiu e
shqetesuar,kur iu be e qarte se ate “dragoin e tmerrshem” do ta kishte mbi koke
te pakten dy vitet e ardhshme. ç)Erla ndihej e lumtur dhe e gezuar si zogjte ne
qiell.d)-Ajo u ul menjehere para fletes se saj te bardhe,gati per te shkruar.dh)Nuk
kam ndonje lende te preferuar,-tha Ana me kundershti.e)Vajza e pa Merin e
cuditur,por pastaj pohoi me koke.

4.Ndertoni fjali me fjalet dhe grupet e fjaleve i kenaqur,tere xixa,gjithe


hunde e buze,I mahnitur,I ketille,me debore,te cilat te jene nje here
percaktore te thjeshte e nje here percaktore kallezuesor.

5.Dalloni percaktoret kallezuesore nga pjesa emerore e kallezuesore


emerore.
a)Jam kaq e emocionuar per shkollen e re!-shtoi ajo.b)Ata hoqen cantat e shkolles
nga shpina,kur papritur Pavli pa I habitur nje djale.c)Pikerisht sot e gjeti Pavli te
jete I ngadalte si breshka! ç)Ishte veshtiresia me e jashtezakonshme qe kishte
hasur ndonjehere.d)Deren e la krejt te hapur dhe perreth asgje nuk
pipetinte,ndersa dyert dhe dritaret e te gjitha shtepive te tjera ishin te mbyllura
mire.dh)Gje qe nuk ishte aspak pune e lehte,sepse sendet qe duhej te fuste
brenda ishin te gjithefarellojshme.e)Hera ishte e habitur se per kete kishte
ndihmuar edhe ai. ë)Ajri ndihej I bute dhe I dashur per kete lartesi.

6.Gjeni percaktoret kallezuesore dhe thoni me cfare shprehen e si


pershtaten me gjymtyren qe percaktojne.
a)Meqe Agroni dukej ende I hutuar,Ana beri para dhe I mbylli deren.b)Mau,kur
vuri re qe nuk ishte me te veterineri,u be me I guximshem.c)Ditet dhe javet e
fundit kalonin te mbushura plot me ngjarje,te cilat ajo nuk do te arrinte t’i
permblidhte kurre ne faqet e nje ditari. ç)Djemte,qe me pare hidheshin te
cakerdisur nga kati I pare I trampolines,I nderprene te thirrurat dhe te
bertiturat.d)Ne faqe dhe ne vetullen e tij te majte dukeshin te ngjitura gjurme
tradhtare te pambukut te bardhe.dh)Te gjithe stolat mbeten te lire.e)Filmat
vizatimore u bene argetimi im per ca kohe. ë)Nen nje drite te forte,qe kalonte
vezulluese permes xhamit te dritares dhe binte poshte ne kopsht,dukeshin te
trishtuara pemet ngjyre gri te erret.

7.Pershkruani mbresat tuaja nga udhetimi me I fundit,duke perdorur


percaktore dhe percaktore kallezuesore.

You might also like