You are on page 1of 13

Bisedë letrare

Tregime të moçme shqiptare


Ejona Kalluçi
I. E BIJA E HËNËS DHE E DIELLIT
Ish një nënë, kish një djalë. Të vetëm e kish. E donte me përgjëratë.
Djali dilte për gjah.
Nëna e porositi:
-Bir, bir! Gjithë maleve të gjuash, veç në mal të kuçedrës mos gjuaj. Se kuçedra është shumë e
keqe, bir: të ha, të përpin. Atje kanë shkuar shumë trima e nuk janë kthyer prapë...
Djali nuk e dëgjoi nënën, po e dëgjoi vashën e zemrës. Vasha i tha:
-Trim, në më do mua, në asnjë mal të mos gjuash , vetëm në mal të kuçedrës të gjuash!
Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. Pra u ngrit e shkoi të gjuajë në
mal të kuçedrës. Sapo u ngjit atje lart, zuri të lëkundet dheu me gjithë gurë e drurë. Javo i doli
përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë e shtatë brirë, me sytë si pishtarë të ndezur, me gojën sa
një shpellë, me flatra në kurriz si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e
flakë të verdhë nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlonte barin, lulet, shkurret. Përpoqi tri herë
bishtin dhe u bë tërmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetën në hark. Shigjeta u nis,
fërshëlleu po nuk i bëri asgjë kuçedrës. I ra me shtizë, po as shtiza nuk i bëri gjë. Nxori shpatën,
po kuçedra lëshoi një grahmë kaq të fortë sa djalit i ra shpata nga dora. Kështu, trimi mbeti
përballë kuçedrës pa shigjeta, pa shtizë, pa shpatë.
Kuçedra qeshi me të shtatë gojët, iu afrua, e përcëlloi me flakë e i tha:
Tani unë do të të ha, o djalë, se ti shkele malin tim. Nuk ke dëgjuar ti se ai që shkel këtë mal nuk
mbetet i gjallë? Këtu kanë ardhur shumë trima të tjerë përpara teje e të gjithë i kam ngrënë. Edhe
ty do të të ha. Bëhu gati!
Moj kuçedër stërkuçedër, unë e shoh se ti do të më hash. Me të vërtetë qënke shumë e fortë. Të
lutem vetëm një gjë: më lerë të shkoj gjer në shtëpi që t'i kërkoj nënës uratën e vdekjes. Pastaj do
të kthehem këtu që të më hash.
- Ç'do të më japësh ti mua që të të le të shkosh?
- Do të të jap besën time. -Mirë; nëma besën e shko.
Djali i dha besën kuçedrës, zbriti malin, shkoi drejt në shtëpi e i tha nënës:
- Zonja nënë, mua më zuri kuçedra në malin e saj tek po gjuaja e tani do të më hajë. Unë i dhashë
besën se do të kthehem e ajo më lëshoi. Tani falmë uratën e vdekjes se do të shkoj të më hajë.
Nëna lëshoi kujën; qau, bubutiu:
-Bir, o bir! Ç't'u desh ty të shkoje në mal të kuçedrës? Pse s'më dëgjove mua? Mos shko!
- Jo, nënë, do të shkoj, se i kam dhënë besën kuçedrës.
Trimi buzëqeshi hidhur e u përgjunj që nëna t'i japë uratën; ai i puthi dorën, ajo i fali uratën, u
vesh me të zeza, u mbyll në shtëpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrës e i tha: Të falem, moj e bukura ime! Kam ardhur të të le
lamtumirën se unë do të shkoj e nuk do të kthehem më. Do të më hajë kuçedra se më zuri tek
gjuaja në malin e saj. Shigjeta nuk i bëri gjë, shtiza nuk e preku, shpata më ra nga dora kur u
mata ta qëlloj. I dhashë besën se do të kthehem prapë të më hajë. Pra, mbeç gëzuar, moj e bukur!
Vasha vuri buzën në gaz. - Të vjen keq se do të të hajë kuçedra?
Jo, moj e bukur. Ti më ke falur kaq ngazëllime me bukurinë tënde e me buzëqeshjen tënde, sa
shkoj në vdekje pa asnjë pendesë. Qofsh e lumtur e rri me shëndet, se dua të arrij shpejt, më pret
kuçedra.
- Prit, djalë, se do të vij edhe unë në mal me ty.
Djali u vrenjt. - Mos eja, moj e bukura ime, se atje tunden gurët e drurët; kuçedra është shumë e
keqe: të përvëlon, të ha, të përpin. - Unë nuk vij, po të rrish edhe ti me mua, përngaherë. - Nuk
mund, moj vashë; i kam dhënë besën kuçedrës e nuk e shkel dot... Më mirë i vdekur se sa
besëshkelur. E bukura qeshi e i tha:
- Do të vij me ty. Vasha i hypi një kali të bardhë, trimi i hypi një kali të zi e ia muar përpjetë
malit të kuçedrës. Vasha dukej si e veshur me dritë. Djali e shikonte e drithërohej. Thosh me
vete: "Qysh ta hajë këtë bukuri kuçedra? Ah, sikur të kisha tri jetë... Do t'ia falja të tria kuçedrës
që ta linte vashën të kthehej në shtëpi dhe të rronte e lumtur".
E bukura vuri re se ai diç bluante në mendje dhe e pyeti:
- C'mendon ti, o trim? Ai i tha ç'mendonte:
kuçedrës, që ti të shpëtoje e të ktheheshe përsëri në shtëpi e
-Të kisha pasur, moj e bukur, tri jetë, do t'ia falja të tria të rroje e lumtur.
Ajo e vështroi tërë gaz. - Edhe pa ty?
- Kaq shumë më do? - Shumë...
- Qoftë edhe pa mua...
Ndërkaq bubulloi tërë mali, u tundën gurêt e drurët. Doli kuçedra me shtatë krerë e ia mori
këngës:
"Lumja unë e lumja! Kisha një m'u bënë dy! Po më vjen një vashëz e njomë. Do ta ha, do ta
përpi!" Vasha e bardhë qeshi e ia ktheu: - Mjerë ti e mjera moj kuçedër! Kishe një e s'ke asnjë.
Dhe ti vetë do të hysh në fund të dheut, se ky mal është i njerëzve e do të jetë i njerëzve.
Vasha e trimi iu afruan kuçedrës. Kjo zuri të mprehë dhëmbët e të lëshojë zjarr nga goja. Po me
një të shikuar, vasha e mbërtheu në vend. Kuçedra u tremb, u mundua të prapset.
- Cila je ti, moj vashë e bardhë, që më kall të ngjethura në shtat? Ç'është kjo dritë që të furfurin
në fytyrë? Ç'është ky zjarr që po më djeg kështu?
Jam bija e hënës dhe e diellit, jam pika e qiejve që bie kudo, në male e fusha, mbi kryet e të
liqve, për të mirën e të mirëve, për shpëtimin e njerëzve.
- Ç'e ke ti këtë trim, moj vashë e bardhë? - E kam shoqin e jetëve.
Vashë mbi vashëzat e dheut, - i tha kuçedra, - kthehu e gëzuar. Trashëgofsh të ritë tënd me trimin
e zgjedhur. Paski qënë të dy të besës e më mundët.
Po ti, moj kuçedër e stërkuçedër, ç'do të bësh tani? - e pyeti e bija e hënës dhe e diellit, që
mbante në dorë një shigjetë drite: pikën e qiellit.
- Me që ti më munde, unë s'kam më vend në këtë botë: do të hyj në fund të dheut e nuk do të dal
kurrë më. Dhe kuçedra u zhduk e nuk u doli më: ndofta u dogj u bë hi, ndofta u fut në fund të
dheut.
Ata të dy - vasha e bardhë e trimi i besës trashëguan jetë pas jete. Edhe në mal të kuçedrës
gjahtarët zunë të venë për gjah si në gjithë malet e tjerë. Atje zunë të kumbojnë këmborë
koperash dhe sëpata druvarësh. Ata të dy - vasha e bardhë e trimi i besës rruan e trashëguan jetë
pas jete. Edhe në mal të kuçedrës gjahtarët zunë të venë për gjah si në gjithë malet e tjerë. Atje
zunë të kumbojnë këmborë koperash dhe sëpata druvarësh. Sepse jeta e mundi vdekjen.

II. VASHA E BUKUR DHE TRIMI I USHTRISË SË SKËNDERBEUT


Ishin dy vasha, sa të bukura aq të mira. Duheshin si motra; s'ndaheshin kurrë: bashkë në valle,
bashkë për ujë, bashkë për thana, kudo. Njëra kish një vëlla të hieshëm si veten, po më të gjatë,
trim. Ky kish shkuar të luftonte në ushtrinë e Skënderbeut, ndiqte e dëbonte turqit që kishin
shkelur truallin e Arbërit.
Ajo që kish vëllanë në ushtrinë e Skënderbeut i thosh shoqes: - Ti je e mirë si buka e ngrohtë.
Unë s'të le pa marrë për tim vëlla; dua të të kem kunatë.
Vasha tjetër skuqej, ulte kryet.
Shoqja bënte buzën më gaz dhe i vinte të dy duart mbi sup, i thosh prapë:
- Kur shkoi për luftë më porositi të të them... Dhe shu-shu-shu, diç i thosh në vesh.
Ajo tjetra skuqej edhe më shumë, i vakeshin sytë e shkruar, po shoqja e sillte si e sillte fjalën dhe
e bënte të qeshte. Dhe kur qeshte vasha, dukej sikur ishte gjithnjë pranverë, sikur shkrepte dielli
majë maleve, sikur vezullonte vesa nëpër lule.
Një ditë i thirri shoqja shoqes:
- Vemë, motrëzë, në krua?
Pritmë, motrëzë, se po vi: sa të marr bulirën, sa të lidh tërkuzën e ta bëj kurorë.
Dual të dyja me bulirat në dorë e shkuan në krua. Kroi i ftohtë ishte në një pyll dushku të njomë.
Brenda në atë pyll me dushk kish një lajthizë.
Ishte vjeshtë. Pylli i tërë ish përskuqur. Vetëm dredhëza e hymelli gjelbëronin ende trungjeve,
degëve. I tha shoqja shoqes:
Gjersa të na mbushen bulirat, a nuk ngjitesh pak në atë lajthizë të na mbledhësh njadyza? Se ti je
e lehtë si ketri. Vasha u ngjit në lajthizë e zuri të mbledhë. Mblidhte e i hidhte në përparëse.
-Umbushën bulirat, moj motrëzë?
- Jo, motrëzë, nuk janë mbushur. Mblidh edhe cazë. Përnjëherësh, papritur, gjëmuan gjithë
lugajat: ranë brirë e trompeta, kumbuan këngë të forta burrërishte. "C'janë këto? A mos kanë dalë
gjahtorë maleve?" Jo, s'ishin gjahtorë malesh, po ishte ushtria e kryezotit të Arbërit, Gjergj
Kastriotit Skënderbeut, që kthehej nga lufta. Ai me trimat e tij e kish mundur turqërinë, e kish
vrarë e shuar dhe tani kthehej me bujë, fitimtar. Gjithë vendi kish dalë ta priste, t'i falej.
Vasha që kish hypur në lajthi vuri pëllëmbën mbi ballë dhe shikoi andej nga binin brirët e
trompetat, andej nga buçisnin këngët. Tërë vendi zbardhte nga veshjet e bardha të arbërve e të
arbëreshave. Zemra i rrahu si një zog që përpjek krahët brenda në kuvli kur sheh shoqet që
fluturojnë lirshëm në qiell. "A ka ardhur edhe ai?" -pyet vasha veten.
Po ku është shoqeza-motrëza! - Ku je, moj motrëzë? U mbushën bulirat? Asnjë zë. Po lugajat
kumbojnë atje poshtë.
Moj motrëzë...
Asnjë përgjigje, po s'di se ç'shushurin nëpër shkurre: ndofta era, ndofta ndonjë gjarpërushe,
ndofta... Vashëza trembet. Zgjat këmbën e bardhëzë në një biglë, pastaj në një tjetër, poshtë e më
poshtë. Kur e zgjat në të fundit, gjendet në krahët e fortë të një trimi që e ze, e ngre lart, e
shtrëngon në kraharuar, e puth me mall. Vasha lëshon një vikamë të madhe sa oshëtin tërë vendi.
Vikamën e dëgjon i ati, që ndodhet në kuvendin e burrave, e dëgjon e ëma, që ndodhet në vallen
e grave, e dëgjon i vëllai, që ndodhet në lodrën e trimave për gazin e fitores së Skënderbeut. Të
gjithë e dëgjojnë po nuk shkulen së andejmi. Thonë:
- Këtej s'ka turq, se turqit i shoi Skënderbeu ynë me ushtrinë e tij. Në e zuri gjarpëri, u shëroftë;
në e zuri trimi u trashëgoftë, sepse trimi e do për veten e tij.
Djali e lëshon përdhe. Vasha ngre sytë dhe shikon pranë saj atë trimin e ushtrisë së Skënderbeut,
vëllanë e shoqes së zemrës. Është i gjatë si një lis kulmi, petkat i ka të nxira nga luftrat, fytyrën
të përcëlluar nga dielli dhe era, po të gëzuar, të qeshur.
Dhe pa dashur, s'di se si, vashës i derdhen të gjitha lajthitë që kish mbledhur në përparëse. Po
nuk ikën...
Shoqja e zemrës qesh e i thërret nga kroi i dushkut: - Eja, kunatëzë, se na u mbushën bulirat me
ujë të ftohtë... Dhe zbritën të tre: ato të dyja anës, me bulirat me ujë dhe linjëzat e bardha; ai në
mes, me armët krahut e petkat të nxira nga luftrat.
Pastaj vashëza e bukur u martua me trimin e ushtrisë së Skënderbeut. U bë dasmë e madhe sa u
tund tërë jeta. Krushk i parë ishte vetë zoti i Arbërit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që e donte
shumë atë trimin e tij, sepse e kish luftëtar të fortë dhe e kish parë tek kish korrur përkrah tij
trumbat e tërbuara të armikut.
Dhe trimi me vashën rruan e trashëguan të rit e tyre edhe lindën shumë djem të fortë e vasha të
bukura.
A) STRUKTURA E LEGJENDËS
E BIJA E HËNËS DHE E DIELLIT
Veprimi në rritje Historia fillon duke na treguar për jetën që bënte një djalë. Ai shkonte përditë
për gjah. E ëma i thoshte të shkonte në çdo mal po vetëm në malin e Kuçedrës jo, vasha e tij e
dashur i thoshte të shkonte vetëm në malin e Kuçedrës. Djali nuk dëgjon fjalën e mamasë por
fjalën e vashës dhe shkon në malin e Kuçedrës. Atje takon Kuçedrën e cila do ta hajë. Djali i
kërkon Kuçedrës të shkojë t’i thotë lamtumirë nënës e i lë besën e tij që do kthehet që Kuçedra ta
hajë. Djali takon nënën e vashën, kjo e fundit ngul këmbë të shkojë me djalin në mal.
Pika kulminante Kur shkojnë në mal Kuçedra gëzohet kur sheh dy viktima e jo një. Vasha e
mbërthen Kuçedrën e ajo trembet e e pyet kush është ajo. Vasha i kthen përgjigje se është e bija e
hënës dhe e diellit.
Veprimi në zbritje Kuçedra i lë të dy të shkojnë duke qenë se janë njerëz të besës e vetë futet në
dhe e nuk del më që aty.
VASHA E BUKUR DHE TRIMI I USHTRISË SË SKËNDERBEUT
Veprimi në rritje Historia fillon duke treguar për dy vasha, shoqe të ngushta. Njëra donte vëllain
e tjetrës, i cili ishte në luftë në ushtrinë e Skënderbeut. Vashat një ditë dolën të dyja për të
mbledhur lajthi. Kur hipën në pemë vasha e bukur fillon të degjohet zhurmë e të dridhet toka.
Pika kulminante Vasha thërret shoqen por ajo nuk përgjigjet. Bën të zbresë nga pema e kur zbret
ndjen shkurret që fëshfërinje. Në ate moment e gjen veten në krahët e trimit i cili e puth. Vasha
lëshon një viskamë që dëgjohet kudo.
Veprimi në zbritje Kthehen në qytet vasha e trimi. Të dy bëjnë një dasmë të madhe e jetojnë të
lumtur me fëmijët e tyre.

B) PERSONAZHET
E BIJA E HËNËS DHE E DIELLIT
Personazhi Cilësitë fizike Karakteri Ku duken këto?
Djali i pashëm, me trup të trim, besnik, Djali përshkruhet si një
formuar zemërmirë djalë punëtor, që del maleve
për gjah çdo ditë. Ai mban
besën që i jep Kuçedrës. Ai
dëgjon fjalën e vashës së tij
të dashur dhe kthehet t’i
japë asaj dhe nënës së tij
lamtumirën.
Nëna e moshuar, e dobët e dhembshur, e Nëna është shumë e
merakosur, e drejtë merakosur për djalin e saj
dhe gjithmonë e këshillon të
mos shkojë në malin e
Kuçedrës. Kur djali i thotë
se i ka lënë besën Kuçedrës
dhe i jep lamtumirën nëna e
pranon të vërtetën dhe e
mbështet faktin se i biri
është njeri që mban besën e
dhënë.
Vasha e bukur, e hijshme trime, besnike, e Vasha përshkruhet si e
dashur, zemërmirë bukur dhe e dashuruar me
djalin. Ajo i kërkon atit të
shkojë për gjah në malin e
Kuçedrës. Kur djali i jep
lamtumirën ajo ikën me të
dhe lufton me Kuçedrën. Në
fund del se vasha është e
bija e hënës dhe diellit.
Kuçedra me shtatë koka, gjigande e drejtë, lakmitare Kuçedra është e gatshme të
hajë këdo që shkel në malin
e saj dhe gjithmon do më
shumë. Kur ajo sheh se djali
ishte njeri i besës ajo e lë
ate dhe vashën të shkojnë.

VASHA E BUKUR DHE TRIMI I USHTRISË SË SKËNDERBEUT


Personazhi Cilësitë fizike Karakteri Ku duken këto?
Vasha e e bukur, e hijshme, e dashur, e çiltër, e Që në titull vasha
bukur magjepsëse, syshkruar dashuruar, e gëzuar, përshkruhet si e bukur. Në
me mall për trimin tregohej se fytyra i çelte dhe
syte e bukur i shndrinin sa
herë përmendej trimi. Ajo
është besnike ndaj trimit të
cilin e priti të kthehej nga
lufta dhe është një shoqe e
mirë dhe besnike. Thuhet
dhe se kur qesh vasha dukej
sikur ishte pranverë.
Shoqja e e bukur, e hijshme e dashur, e çiltër, e Vasha përshkruhet që është
ngushtë e sinqertë shumë e bukur e po aq e
vashës mirë. Ajo është një shoqe e
mirë e nuk ka turp t’i thotë
shoqes se e do si kunatë.
Trimi i gjate, i pashëm, besnik, i dashuruar, i Trimi përshkruhet si i
fytyrëqeshur, i hijshëm, i ëmbël, romantik hijshëm dhe i gjate si lis. Ai
forte e do vashën dhe kur kthehet
nga lufta menjëherë shkon
pranë saj e edhe pse i lodhur
është i qeshur në fytyre.

C) ANALIZA GJUHËSORE DHE FIGURAT LETRARE TË LEGJENDËS


E BIJA E HËNËS DHE E DIELLIT
Stili i përdorur
Në legjendë përdoret një stil i thjeshtë i të shkruarit. Gjuha është informale dhe e përditshme.
Fjalët e përdorura janë të thjeshta e të kuptueshme. Ka ndëerthurje të reales me fantastiken. Një
rast është personazhi i Kuçedrës, që është një krijesë mitologjike.
Gjendja shpirtërore që përcjell historia
Kur e lexon legjenda të jep një ndjesi familjare dhe të ngrohtë.
Këndvështrimi nga tregohet legjenda
Legjenda tregohet në vetën e tretë.
Figurat letrare
I doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë e shtatë brirë, me sytë si pishtarë të ndezur, me
gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz si krahët e lakuriqit të natës.
Kuçedra e stërkuçedra...
Vasha dukej si e veshur më dritë. krahasim
Trimi buzëqeshi hidhur e u përgjunj që nëna t'i japë uratën; ai i puthi dorën, ajo i fali uratën, u
vesh me të zeza, u mbyll në shtëpi...
Shumë...
Qoftë edhe pa mua...
Ah, sikur të kisha tri jetë...
sytë si pishtarë të ndezur krahasim
më gojën sa një shpellë metonimi
si krahët e lakuriqit të natës metaforë
kuçedra e stërkuçedra hiperbolë
si e veshur me dritë krahasim, metaforë
përdorimi i trepikëshit (...) retiçencë
Përpoqi tri herë bishtin.
shtatë krerë e shtatë brirë
Numrat e karakteristikë në krijimet popullore, tre, shtatë, nëntë...

VASHA E BUKUR DHE TRIMI I USHTRISË SË SKËNDERBEUT


Stili i përdorur
Fjalët e përdorura janë të thjeshta dhe informale. Ka fjalë të përdorura me përkëdheli: motrëzë,
lajthizë, kunatëzë. Mënyra e të shkruarit dhe disa nga ngjarjet e bëjnë legjendën të duket shumë
bashkëkohore, si një ndodhi e zakonshme e shekullit të fundit me disa detaje të rëndësishme të
vjetëa e tradicionale.
Gjendja shpirtërore që përcjell historia
Kur e lexon, legjenda të jep një ndjesi të ngrohtë, familjare dhe moderne.
Këndvështrimi nga tregohet legjenda
Legjenda tregohet në vetën e tretë.
Figurat letrare
Ishin dy vasha, sa të bukura aq të mira.
E sillte si e sillte fjalën e prapë e bënte të qeshte.
Kur qeshte vasha, dukej sikur ishte gjithnjë pranverë, sikur shkrepte dielli majë maleve, sikur
vezullonte vesa nëpër lule.
Zemra i rrahu si nje zog që përpjek krahët brenda në kuvli kur sheh shoqet që fluturojnë lirshëm
në qiell.
...një vikamë të madhe sa oshëtin tërë vendi.
Është i gjatë si një lis kulmi...
Kur shkoi për luftë më porositi të të them...
Po nuk ikën...
Eja, kunatëzë, se na u mbushën bulirat me ujë të ftohtë...
sa të bukura aq të mira krahasim
sikur ishte gjithnjë pranverë, sikur... metaforë
si një zog që përpjek krahët në kuvli... krahasim
të madhe sa oshëtin tërë vendi hiperbolë
si një lis kulmi krahasim
përdorimi i trepikëshit (...) retiçencë

D) PJESA MË E BUKUR
E BIJA E HËNËS DHE E DIELLIT
Për mendimin tim pjesa më e bukur është kur djali kthehet tek nëna për t’i dhënë asaj lamtumirën
e pastaj shkon përsëri te Kuçedra. Më pëlqen kjo pjesë sepse tregon që djali e do dhe e respekton
nënën e tij, e nuk largohet pa i marrë uratën së ëmës. Më pas ai kthehet përsëri te Kuçedra, ku ai
e dinte se e priste vdekja. Kjo pjesë më pëlqen sepse tregon se shqiptarët janë njerëz të besës dhe
se nuk e shkelin atë as kur bëhet fjalë për tu përballur me vdekjen.
VASHA E BUKUR DHE TRIMI I USHTRISE SË SKËNDERBEUT
Për mendimin tim pjesa më e bukur në këtë histori është ribashkimi i vashës me trimin. Më
pëlqen kjo pjesë sepse tregon forcën e vërtetë të dashurisë, e cila nuk u shua dhe teksa trimi ishte
larg në luftë.

E) SHPREHJET MË TË SPIKATURA
Rozafati: Lidhuni me besa-besën.
E vija e Hënës dhe e Diellit: Do të të jap besën time.
Besa e Kostandinit: Të jap besën...
Besa e Halil Garrisë: Do ta mbash besën vëlla? –Do ta mbaj moter!
Gjergj Elez Alia: flet për fisnikërinë e besën në familjet shqiptare.
Kostandini i vogëlth: flet për besnikërine e gruas ndaj burrit.
Ymer Agë Ulqini: Të lë besën time o bijë e mbretit.
Fuqia e Mujit: flet për besnikërinë ndaj njerëzve që na bëjnë mirë, familjes dhe vetvetes.
Muji dhe Zanat: Zanat i lënë besën Mujit që s’do tu bëjnë keq askujt.
Në krijimet popullore shqiptare diçka një fjalë që spikat është fjala besë. Thelbi në çdo legjendë
rrotullohet rreth besës, besnikërisë e fisnikërisë, në familje e jashtë saj. Kjo do të nxjerrë në pah
se shqiptarët vërtet mund të jenë popull i vogël, jo me pasuri të mëdha e me shumë vese, por
kanë diçka që i jep vlerë dhe kjo është besa. Shqiptarët janë njerëz të besës e të familjes, njerëz
dashamirës e fisnikë, e kjo tregohet shumë mirë në legjendat shqiptare.

F) KRAHASIM I LEGJENDAVE ME NJËRA TJETRËN


E BIJA E HËNËS DHE E VASHA E BUKUR DHE TRIMI NGJASHMËRI
DIELLIT I USHTRISË SË
SKËNDERBEUT
Ka elementë fantastikë. Ka ngjarje që bëjnë pjesë në Në te dyja legjendat
Ka pjesë ku personazhet janë historinë e Shqipërisë. thelbi vërvitet rreth
në një çështje jetë a vdekje. Ka një rrjedhë qetësuese për besës, dashurisë dhe
Thekson besnikërinë e birit lexuesin. besnikërisë ndaj njerëzve
ndaj mamasë së tij. I kushton shumë rëndësi mënyrës të dashur.
se si dashurojnë të rinjtë. Në të dyja legjendat
Nuk bëhet fjalë për çështje jetë a kemi pjesë që tregojnë sa
vdekje por lexuesi mund ta marrë të lidhura ngushtë mes
me mend që jeta e trimit në luftë tyre janë dashuria dhe
ndodhet në rrezik, edhe pse besnikëria, sa të
historia vazhdon qetë e rëndësishme janë ato e
gëzueshëm e nuk të lë kohë të forcën e tyre.
shqetësohesh.

G) ESE PËR MOTIVIN E LEGJENDËS


Motivi i legjendës: Besa, besnikëria
NJË KËNDVËSHTRIM I BESNIKËRISË NË SHEKULLIN E 21-TË
Fjalët "premtim" dhe "besnikëri" janë shumë të lidhura ngushtë, por besnikëria është më shumë
se thjesht një premtim. Është më shumë si një dedikim për diçka ose dikë. Besnikëria do të thotë
që ju kurrë nuk do ta tradhtoni atë të cilit ose kujt i keni premtuar besnikërinë tuaj në formën e
angazhimit, përkushtimit ose mbështetjes; edhe si lidhje emocionale edhe si detyrim personal.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet njerëzore, disa lindin e disa bëhen të zotë në to. Kjo përfshin atë
që zgjedhim të bëjmë me veten. Ne nuk mund të "lindim" thjesht besnikë ndaj diçkaje ose dikujt
sepse kjo nuk mund të ndodhë. Askush nuk lind besnik, ne duhet ta zhvillojmë besnikërinë tonë
duke u bërë ballë vendimeve dhe angazhimeve tona, pavarësisht sa e vështirë mund të jetë për ta
bërë këtë.
Të kesh një personalitet besnik do të thotë që jo vetëm që je i gatshëm të mbash premtimet e tua
pasi t'i kesh bërë ato, por edhe të sakrifikosh për to duke u përkushtuar mjaftueshëm për të
sakrifikuar kohën, energjinë dhe emocionet tënde vetëm për të qëndruar në rrugën e duhur me atë
që ke. Gjithsesi ditët e sotme nuk vjen shumë rasti të kaptosh male e të “ngrihesh nga varri” për
të mbajtur besën.
Në të njëjtën kohë, mbani mend se vetëm për shkak se dikush është besnik ndaj jush, kjo nuk do
të thotë se ai do të jetë në gjendje të jetë miku juaj apo edhe të qëndrojë mik me ju për pjesën
tjetër të jetës tuaj. Të jesh besnik do të thotë të qëndrosh i përkushtuar ndaj asaj që ke premtuar
që nga fillimi; është një lidhje emocionale - një lidhje besnikërie - midis dy njerëzve ose gjërave.
Për mua, besnikëria është si një lidhje e pashprehur. Të jesh besnik nuk është diçka që thjesht
mund të thuash se je, përkundrazi është diçka që e vërteton me kalimin e kohës, sakrificës dhe
përkushtimit. Kushdo që dëshiron të përulet, të jetë vetëmohues dhe të përkushtohet ndaj jush,
është me të vërtetë një mik i vlefshëm. Jeta mund të përkeqësohet dhe është ngushëlluese të dish
se ke dikë në anën tënde për t'ju ndihmuar të kaloni kohët e vështira dhe për të gëzuar në kohë të
mira.
Duket se shumica e njerëzve priren ta njohin më shumë besnikërinë e një personi kur ndodh
diçka e keqe. Është gjithmonë mirë të dish se ke dikë që do të qëndrojë në kohët e vështira me ty
dhe do të të ndihmojë të arrish gjëra të mira, por duket sikur njerëzit nuk e njohin besnikërinë e
një shoku aq sa duhet kur diçka e mirë po ndodh gjithashtu . Shumë njerëz mund të thonë se
duan më të mirën për ju, por vihet re lehtësisht se jo të gjithë kanë vërtet qëllimet më të mira.
Kam dëgjuar njerëz që thonë se duhet t'u kushtoni vëmendje atyre që interesohen për ju kur ju
ndodh diçka e keqe, por besoj se është po aq e rëndësishme t'u kushtoni vëmendje edhe atyre që
mbështesin suksesin tuaj. Jo të gjithë do të duartrokasin kur të shohin se keni sukses. Disa do të
kenë zili dhe do ta shohin atë më shumë si një konkurrencë, por dikush që është vërtet besnik
ndaj jush do të marrë pjesë në gëzimet për suksesin tuaj.
Sepse ky ështe qëllimi në radhë të parë; të jeni një mik vetëmohues, i drejtë dhe të keni sukses së
bashku. Këta janë njerëzit që dëshironi në rrethin tuaj. Ata që nuk humbasin gjatë dështimeve
tuaja, por edhe ata që ju brohorasin gjatë suksesit tuaj. Pa besnikëri, marrëdhëniet bëhen të
pakuptimta. Dikush mund të ketë qindra miq, por të kesh një mik të vërtetë besnik vlen shumë
më tepër. Ka shumë fatkeqësi në jetë, por njerëzit me të cilët i ndani këto fatkeqësi nuk duhet të
jenë një prej tyre.

You might also like