You are on page 1of 15

TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E PARË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 9


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

1. Të vetmen gjë që donte të harronte ishte deti. Atë e kishte parë kur i kishte kapërcyer të pesëdhjetat.
Deri atëherë kishte menduar se liqeni i tij ishte më i madhi dhe më i thelli. Ai kishte dëgjuar për oqeanet e
pafund, edhe në hartë kishte parë (liqeni ishte në hartë një njollë tepër e vogël dhe e kaltër), por nuk donte
t’u besonte as fjalëve dhe as hartave. Ai jetonte me mendimin se liqeni i tij ishte më i madhi dhe më i
thelli. Dhe kështu do të vdiste (do të ishte i lumtur sikur të vdiste me këtë mendim), po të mos kishte
shkuar në Durrës. Sa pa detin, iu errën sytë dhe iu duk sikur kishte mashtruar veten gjithë jetën, befas
ndjeu... Dhe tha se një jetë të tërë e kishte mashtruar liqeni, duke u shtirur si më i madhi dhe më i thelli.
Sa u kthye nga Durrësi në qytetin e tij (edhe qyteti iu duk si një humbëtirë e harruar nga të gjithë), largoi
shtratin nga dritarja. Ato shihnin nga liqeni. E mori aq inat liqenin sa po të gjente ndonjë qytet tjetër për të
jetuar, do të ikte. Nuk ia falte mashtrimin e gjatë që i kishte luajtur.
 2. Javën e dytë u përpoq të harronte detin. Sado që u lodh, nuk e harroi dot. E shtyu përsëri shtratin pranë
dritares. Frynte erë dhe liqeni kishte dallgë. Nuk ishin shumë të mëdha, por përsëri ishin dallgë. Uji kishte
ngjyrë blu të thellë. Stërkalat e tij, ngaqë po frynte edhe erë, arrinin deri te muri i shtëpisë. Dhe befas nuk
dinte si t’i gëzohej liqenit, ndërsa dëgjonte zhurmën e dallgëve dhe të erës. “Ky është liqeni më i bukur”,
mendoi. Këtë nuk guxonte ta kundërshtonte njeri. Ai ishte me të vërtet liqeni më i bukur. “Dhe unë doja
ta braktisja.” Tërë jeta i kishte kaluar mbi liqen dhe mbi të donte të vdiste. Dhe tha diçka që i habiti të
gjithë. “ Kur të vdes, më parë do ta ndiej vdekjen time liqeni, pastaj unë. Ai e tha këtë në klubin e vogël
ku shkonte për të pirë një gotë verë dhe të gjithë ata që e dëgjuan, e vështruan si të kishte lajthitur. Ai nuk
e prishi gjakun. Asnjëri prej tyre nuk mund ta kuptonte atë që kishte thënë, prandaj nuk i mori inat. Për
një çast i erdhi keq që asnjëri prej tyre nuk mund të thoshte atë që tha ai. Ata kishin për ta ndier vetë
vdekjen, kurse vdekjen e tij do ta ndiente në fillim liqeni pastaj ai vetë.
3. Kur doli nga klubi i vogël për të shkuar në shtëpi, era i përplasi në fytyrë zhurmën e liqenit dhe ai
ndaloi për ta dëgjuar më qartë. Po në vend të dëgjonte zhurmën e dallgëve të liqenit (sikur nuk kishte
pasur dallgë kur kishte dalë nga shtëpia për të shkuar te klubi i vogël?) u habit që atë ditë kishte zënë në
gojë në prani të njerëzve vdekjen. Ishte ende i fuqishëm dhe e harroi shpejt atë që kishte thënë për herë të
parë te klubi i vogël. As vetë nuk e kuptoi përse zuri në gojë vdekjen. Ndihej i lumtur dhe i qetë.
4. Çdo mëngjes, pa lindur dielli, sa çohej nga shtrati, hapte dritaren dhe vështronte liqenin. Era e
mëngjesit rrëshqiste mbi sipërfaqen e tij të lëmuar si ta puthte lehtë. Valët treteshin në bregun e gurtë të
dehura nga gjumi i thellë që kishin bërë gjatë natës…
Marrë me shkurtime nga “Plaku dhe liqeni”, Nasi Lera

1. Pjesa e mësipërme është një: (1 pikë)


a) tregim; b) përrallë;
c) legjendë; ç) fabul.

2. Qarkoni: e vërtetë (V) ose e gabuar (G). (3 pikë)


Detin e kishte parë në rininë e tij. V G

1
Çdo mëngjes ai shikonte liqenin nga dritarja. V G
Vdekjen e tij do ta ndiente më parë liqeni. V G

3. Kur pa për herë të parë detin, plaku u ndie: (1 pikë)


a) i lumtur; b) i mashtruar;
c) i trishtuar; ç) i zemëruar.

4. Emërtoni figurat letrare: (2 pikë)


liqeni e kishte mashtruar: …………………..;
si të ishte një njollë e vogël e kaltëruar: …………………..

5. Në këtë pjesë vendin më të madh e zë: (1 pikë)


a) përshkrimi; b) rrëfimi;
c) dialogu; ç) arsyetimi.

6. Argumentoni përdorimin e trepikëshit në fjalinë. (1 pikë)


Sa pa detin iu errën sytë dhe iu duk sikur kishte mashtruar veten gjithë jetën, befas ndjeu...
……………………………………………………………………………………………………….

7. Si ndryshon gjendja e plakut në fund të historisë? (1 pikë)


a) nga e mërzitur në të lumtur; b) nga e mashtruar në të lumtur;
c) nga e lumtur në të mërzitur; ç) nga e mrekulluar në të zhgënjyer.

8. Komentoni momentin: “Javën e dytë u përpoq të harronte detin. Sado që u lodh, nuk e harroi dot.
E shtyu përsëri shtratin pranë dritares.”. Pse plaku ka një lidhje të fortë me liqenin? Nisur nga ky
moment, formuloni mesazhin që përcjell pjesa. (3 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….

9. Plotësoni fundin e historisë, sipas imagjinatës suaj. Përpiquni t’i përmbaheni mesazhit. (3 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….

10. Ktheni fjalinë nga ligjërata e zhdrejtë në ligjëratë të drejtë. (2 pikë)


Ai tha se liqeni e kishte mashtruar atë.
………………………………………………………………………………………………………………

11. Nënvizoni trajtat e sakta në çiftet e fjalëve. (3 pikë)


përzjerë - përzierë; llustër - lustë; konciz - konciz.

12. Vendosni nyjën të/së në fjalinë e mëposhtme. (2 pikë)


Ishte mrekulluar pas kaltërsisë ……. liqenit të Ohrit, …… Shkodrës.

13. Fjalët e mëposhtme janë formuar me këto mënyra: (3 pikë)


valëzonte ………………….; gjëegjëzë ………………………; i harruar ……………………

2
14. Përcaktoni dy tipare bazë të stilit të gjuhës në fragmentin e paraqitur në krye. (2 pikë)
……………………………………………………………………………………………………………
…………………………………………………………………………………………………………….

15. Vendosni shenjat e pikësimit, aty ku mungojnë. Rishkruani fjalinë. (2 pikë)


Liqeni i tij sado që ishte i vogël do të mbetej për të më i veçanti dhe më madhështori.
……………………………………………………………………………………………………........…

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30


Nota 4 5 6 7 8 8 10

3
TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E PARË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 9


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

E bija e Perandorit të Bizantit


1. Plazhi i Shirokës, ndërsa të kënaq me freskinë e liqenit dhe hijen e pemëve, të bezdis deri në mërzi me
gurët e zajet e shumtë në formë rrumbullake ose petashuqe, që mbulojnë gjithë bregun e tij. Këtyre
zajeve, vendasit u thonë ndryshe “paret e Elenës, bijës së Perandorit të Bizantit”.
2. Përpara se të vinte pajtoni (karroca), erdhi lajmi se një princeshë e ardhur nga vendet e lindjes po i
afrohej kësaj treve. Për t’i shpëtuar vapës së madhe, ata dilnin jashtë qytetit sidomos anës liqenit.
Peshkatarët si njerëz praktikë, merrnin me vete mjete të ndryshme për të gatuar peshkun e sapozënë aty
buzë lumit, anës livadheve, a nën hijen e pemëve, traditë që vazhdon edhe sot si në kohët e moçme.
3. Edhe atë ditë që erdhi princesha, brigjet e Bunës dhe anët e liqenit të Shkodrës gumëzhinin nga njerëzit
e shumtë. Princesha urdhëroi karrocierin që të mbante kuajt e të argëtohej pak. Sa doli nga pajtoni,
gjerdanët, byzylykët, unazat dhe karficat shndritën sikur kishte dalë një tjetër diell mbi tokë.
O Zot, a mund të kishte vërtet mbi tokë një bukuri verbuese të tillë? Shkodranët nuk i kishin përfytyruar
ndryshe zanat e shtojzovallet, veç ashtu të veshura me rroba të bardha e me dritë. Kjo ishte princesha
Diell.
4. Duke kaluar pranë një grupi peshkatarësh, princesha Helenë, bijë e Perandorit të Bizantit. Peshkatarët i
rrëfyen se atë natë ishte festa e Shën Krapit, të cilin banorët e asaj ane e adhuronin njësoj si Shën
Françeskun, shenjtorin mbrojtës të qytetit. Peshkatarët i rrëfyen një nga çudibërjet e Shën Krapit, që i
hapte oreksin kujtdo.
5. E mahnitur nga bukuritë e vendit, princeshë Helena kërkoi të ndërtoi aty një pallat veror. Vendësit
pranuan dhe e shihnin tashmë princeshën si një hyjni. Mirëpo princesha pas disa kohësh filloi nga tekat e
saj. Në fillim u mori vendësve disa toka, më pas shtoi taksat, ndaloi serenatat buzë liqenit, por dekreti i saj
për të ndaluar rrëfimin e historive gazmore… ishte ajo që tërboi më shumë banorët. Ata nuk mund të
jetonin kurrsesi pa humor. Për ta humori ishte lëngu i jetës.
6. E ndanë mendjen të vinin në Shën Rok, kështu quhej Shiroka atëherë, e t’i luteshin të anulonte
dekretin. Princesha e priti turmën me njerëz duke buzëqeshur, me shpresë se do të zbuste zemërimin e
tyre, por më kot. Njerëzit nuk përmbaheshin. Princesha e dinte nga përvoja se paraja është mjeti më i mirë
për të çoroditur turmën, ndaj futi dorën në prehër dhe flakëriti një grusht me florinj. Florinjtë vezulluan në
erë , por habia më e madhe qe, se sapo ata prekën tokë ktheheshin në zaje (gurë).
Ndërkohë princesha rendte për të ikur drejt Krajës… duke lënë pas mijëra zaje.
Marrë me shkurtime nga “Nëna e diellit”, N. Prifti

1. Pjesa e mësipërme është një: (1 pikë)


a) tregim; b) përrallë;
c) legjendë; ç) fabul.

2. Qarkoni: e vërtetë (V) ose e gabuar (G). (3 pikë)


Plazhi i Shirokës të zbavit me gurët e zajet anës tij. V G
Banorët më shumë u mërzitën nga shtimi i taksave. V G
Për princeshën, paraja mund të zgjidhte gjithçka. V G

4
3. Në ditët e sotme, në Shirokë vazhdon tradita: (1 pikë)
a) e festave dhe argëtimeve buzë liqenit; b) e gatimit të peshkut të sapozënë;
c) e garave dhe shëtitjeve me varkë; ç) e nderimeve për princeshën Helenë.

4. Dalloni në paragrafin 3 një: (3 pikë)


Similitudë: …………………………… Epitet: ……………………… Metaforë: ………….....…

5. Në këtë pjesë, vendin më të madh e zë: (1 pikë)


a) përshkrimi; b) rrëfimi;
c) dialogu; ç) arsyetimi.

6. Si ndryshon gjendja e plakut në fund të historisë? (1 pikë)


a) nga e mërzitur në të lumtur; b) nga e mashtruar në të lumtur;
c) nga e lumtur në të mërzitur; ç) nga e mrekulluar në të zhgënjyer.

7. Portretizoni përmes 3 mbiemrave, princeshën Helenë, duke sjellë detaje nga historia. (3 pikë)
Tipari 1: ………………………. Detaje nga historia: ……………………………………………………..
Tipari 2: ………………………. Detaje nga historia: ……………………………………………………..
Tipari 3: ………………………. Detaje nga historia: ……………………………………………………..

8. Si ju duket vendimi i princeshës për ndalimin e historive gazmore? Përse banorët u revoltuan?
Çfarë vlere kishte humori për ta? (3 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

9. Formuloni mesazhin që përcjell historia e mësipërme. (1 pikë)


……………………………………………………………………………………………………………..

10. Ktheni fjalinë nga ligjërata e drejtë në të zhdrejtë. (3 pikë)


“Këtu, - tha princesha e mahnitur, - dua të ngre pallatin tim veror.”
………………………………………………………………………………..

11. Dalloni përbërësit e fjalës: përfytyronin. (4 pikë)


Tema: ……………….; Mbaresa: ………………..; Tema fjalëformuese: ……; Rrënja: …………………..

12. Lidhni tiparin me llojin e regjistrit. (2 pikë)


a) Ka një përdorim të shpeshtë të shprehjeve frazeologjike a) regjistri i ngritur
e ndërtimeve klishe.
b) Fjalitë organizohen në paragrafë, duke ruajtur
lidhjet e brendshme të tekstit. b) regjistri i thjeshtë
c) regjistri i zakonshëm

13. Nënvizoni në fjalinë e mëposhtme fjalët jokuptimplota. (2 pikë)


Tingulli i ziles ende vazhdonte, kur ata dolën korridoreve të shkollës.

14. Fjala shumëkëndësh, nga mënyra e formimit është: (1 pikë)


a) e përbërë; b) e prejardhur;
c) e përzier; ç) me konversion.

5
15. Dalloni fjalën e shkruar gabim. Rishkruani fjalinë. (1 pikë)

Kishte vendosur për qark vatrës shtroje bojë ulliri. ………………………………………………

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30


Nota 4 5 6 7 8 8 10

TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E DYTË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 9


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

Trishtimi i hënës
3. Kur mbi këtë glob, në ngashërimin e saj të trishtë,
1. Sonte hëna kaq përtace po rri duke ëndërruar; Një lot tinëzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë,
Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë, Një poet i mëshirshëm, që gjumin shpirtit ia ka nxjerrë,
Mes shumë jastëkëve përkëdhel e shpërqendruar, Atë cirkë të bardhë në zgavrën e dorës e vë lirisht,
Përpara se të flerë, profilin e gjinjve të vet. Me tërë reflekset e arta të një cope guri të çmuar,
E diku në zemër, larg rrezeve të diellit e mban…
2. Lart mbi shpinat e atllasta të ortekëve të butë, Sharl Bodler
Pas dergjjeve të përzgjatura dorëzohet e zalisur,
Sytë bredhin ndër vegime të bardha, që aq urtë, atllas - pëlhurë e mëndafshtë, e lëmuar dhe me shkëlqim
Fillojnë e i ngjiten kaltërsisë si yje të stisur. nga njëra anë.
vegim - diçka që përfytyrohet me anë të shqisave.
stis - thur, trilloj.
tinzar - i fshehtë, pa e parë e dëgjuar kush.
zalisur - një lloj gjendjeje si të fikëti.

1. Kjo poezi mund të cilësohet si lirikë: (1 pikë)


a) peizazhi; b) dashurie;
c) shoqërore; ç) atdhetare.

2. Në strofën e parë, atmosfera ëndërruese realizohet përmes: (1 pikë)


a) natës që po bie; b) gjendjes së poetit;
c) hënës që vezullon; ç) gruas që fle.

3. Në strofën e dytë, hëna pasqyrohet në qiell si: (1 pikë)

6
a) fytyrë e bukur vajze; b) yje të thurur;
c) pasqyrë e trishtë; ç) lot tinzar.

4. Figura letrare bazë, mbi të cilat ndërtohet strofa 1 dhe 2 është: (1 pikë)
a) metafora; b) paralelizmi figurativ;
c) pyetja retorike; ç) hiperbola.

5. Në strofën e tretë, hëna fshihet: (1 pikë)


a) thellë në oqean; b) prapa maleve të thepisura;
c) në dorën e poetit; ç) në jastëkun e një gruaje.

6. Lidhni shprehjet e dhëna me figurën letrare përkatëse. (3 pikë)


Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë epitet
Sytë bredhin ndër vegime të bardha krahasim
Një lot tinzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë similitudë
metafor

7. Shpjegoni kuptimin e titullit të poezisë. Mbi cilën figurën letrare ndërtohet ai? (2 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………..

8. Shkruani mesazhin që përcjell kjo poezi. (1 pikë)


…………………………………………………………………………………………………..

9. Përcaktoni elementet e metrikës së kësaj poezie. (3 pikë)


Strofa: …………………; Rima: …………………….; Vargu: ………………….

10. Gjendja emocionale e hënës nga strofa e parë deri në strofën e tretë kalon në disa faza. Si e
përshkruan poeti këtë ndryshim? Cila është pika kulmore e këtij ndryshimi, duke patur parasysh
foljet? Mendimin tuaj mbështeteni me detaje nga poezia. (3 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………..

11. Emri i nënvizuar në fjalinë: “Doli qiellit hëna e trishtë”, është në: (1 pikë)
a) rasën gjinore, trajta e pashquar; b) rasën rrjedhore, trajta e shquar;
c) rasën dhanore, trajta e shquar; ç) rasën kallëzore, trajta e pashquar.

12. Përcaktoni gjininë, numrin, rasën dhe shkallën e mbiemrit: (4 pikë)


në ngashërimin e saj tejet të trishtë.
Gjinia: ……………… Numri: …………………
Rasa: ……………….. Shkalla: …………......…

13. Qarkoni përdorimin e drejtë të përemrit pyetës. (1 pikë)

7
a) Kujt poeti? b) Kë poet?
c) Cilin poet? ç) Prej kujt poeti?
14. Vendosni foljet e mëposhtme në mënyrën, kohen dhe formën e kërkuar. (2 pikë)
Ngjit, (mënyra habitore, veta III shumës, koha e kryer, forma joveprore) ………………….
Janë përhapur, (mënyra lidhore, veta II njëjës, koha e kryer, forma veprore) ……………...

15. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. (4 pikë)


Në majë të malit u shfaq një hënë e trishtë. ……………………..
Majë malit kishte rënë muzgu dhe në mes të qiellit buroi drita. ……………., ………………
Për shkak të errësirës nuk dallonte më asgjë. …………………….

16. Qarkoni fjalinë që ka folje pavetore. (1 pikë)


a) Kështu ndodh gjithmonë me hënën. b) Hëna u venit në qiell.
c) Do ta shihja sonte hënën. ç) Vezullonte bukur lart në qiell.

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30


Nota 4 5 6 7 8 8 10

TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E DYTË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 9


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

Jetoj në syrin tënd


3. Te krahët e mi e ndërtuan zogjtë.
1. Siç duket E dija
Unë jetoj brenda në syrin tënd. Është zemra jote.
Bashkohen qerpikët, E pashë
Vjen nata për mua, Kur hape sytë dhe solle agimin tim.
E ngrohtë.
4. Kam kaq kohë që jetoj në syrin tënd,
2. Gjumi im rrëzon rrobet si gjethet e mëdha. Dhe që të shplodh,
Kur të treten, të mos të di gjë Dal herë pas herë shëtitje
Që jam ajo pemë në largësi. Në formën e kulluar të lotëve.
Zogjtë ndërtuan një fole. Është zemra ime.
Pastaj dhe një zemër tjetër Visar Zhiti
Me fijedritë

8
Dhe me kokrriza dheu si dhimbjen

1. Kjo poezi mund të cilësohet si lirikë: (1 pikë)


a) peizazhi; b) dashurie;
c) shoqërore; ç) atdhetare.

2. Sipas poetit, zogjtë kanë ndërtuar fole: (1 pikë)


a) në syrin e tij; b) nën një pemë;
c) në zemrën e tij; ç) te krahët e tij.

3. Përcaktoni motivin e kësaj poezie. (1 pikë)


………………………………………………………………………………………………………….

4. Dalloni një kundërvënie, e cila ndërtohet mbi një çift antonimesh në strofën 1 dhe 3. Çfarë
shpreh poeti përmes kësaj kundërvënieje? Cilat janë ndjesitë që përjeton poeti? (3 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….

5. Shpjegoni përdorimin e përemrit pronor në vargun: Kur hape sytë dhe solle agimin tim. (1 pikë)
…………………………………………………………………………………………………….

6. Plotësoni fjalinë: Kjo poezi është ndërtuar me varg ……………………. (1 pikë)

7. Lidhni shprehjet e dhëna me figurën letrare përkatëse. (3 pikë)


Gjumi im rrëzon rrobet si gjethet e mëdha. inversion
Kam kaq kohë që jetoj në syrin tënd. krahasim
Në formën e kulluar të lotëve. epitet
metaforë

8. Cili është mesazhi që përcillet përmes kësaj poezie? (1 pikë)


……………………………………………………………………………………………….

9. Renditni dy tiparet kryesore që tregojnë lirizmin e kësaj poezie. (2 pikë)


………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

10. Ktheni në një prozë të shkurtër poetike këtë poezi. (3 pikë)


………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….

9
11. Formoni shumësin e emrit karkalec. Si formohet shumësi i këtij emri? (2 pikë)
Shumësi …………..; Mënyra e formimit me ……………….

12. Përdoreni mbiemrin i/e ngrohtë në fjali, në shkallën krahasore të ultësisë. (1 pikë)
……………………………………………………………………………………………………….

13. Përcaktoni llojet e përemrave të nënvizuar në fjalitë e mëposhtme. (3 pikë)


Ai atje është shoku im i klasës, i cili banon pranë meje.
……………………….. ……………………… ………………………..

14. Lidhni foljet e fjalive me llojin e tyre. (3 pikë)


Loti ngeli në syrin e saj. folje pavetore
Nuk flitet kështu. folje njëvetore
Lisat blerojnë vonë. folje e formës joveprore
folje në kuptim të plotë

15. Nënvizoni foljet e parregullta. (2 pikë)


përshëndet, jap, luaj, vendosi, shoh, tregoj, zë, mbjell, bëj

16. Formoni nga një fjali, në të cilën fjala rrotull të përdoret si: (2 pikë)
Parafjalë: ………………………………………………………………..…….
Ndajfolje: ……………………………………………………………………..

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30


Nota 4 5 6 7 8 8 10

TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E TRETË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 9


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

Çfarë po i bëjmë pyjeve të botës është vetëm një reflektim i asaj se çfarë po i bëjmë vetes tonë dhe të
tjerëve” – Mahatma Gandhi
1. Pyjet mbulojnë 31% të sipërfaqes se planetit tonë. Ato prodhojnë oksigjen, sigurojnë strehim për
njerëzit dhe kafshët e egra. Shumica e kafshëve të rrezikuara jetojnë në pyje, por edhe 1.6 miliardë njerëz
varen nga  të mirat që pyjet dhurojnë përfshirë: ushqimin, ujin, veshmbathjen, medikamentet tradicionale
dhe strehimin. Shpyllëzimi i tokës ka ndodhur gjithnjë me arsyetimin për të krijuar hapësira për mbjellje
ose për bagëti. Shkaqet e drejtpërdrejta të shpyllëzimit janë: zgjerimi i bujqësisë, nxjerrja e druve (p.sh.
djegia, përpunim etj.) dhe zgjerimi i infrastrukturës (ndërtimi i rrugëve, urbanizimi etj.).

10
2. Shpyllëzimi paraqet një shqetësim të veçantë për pyjet tropikale, sepse këto pyje përfaqësojnë pjesën
më të madhe të biodiversitetit në botë. Për shembull, pylli i Amazonës ka humbur rreth 17% të sipërfaqes
në 50 vitet e fundit. Duhet shtuar se 15% e gazrave me efekt serrë vijnë si rezultat i shpyllëzimeve dhe
20% e oksigjenit në tokë vijnë direkt nga pyjet tropikale të Amerikës Jugore.
3. Po përmendim disa efekte të shpyllëzimit. Humbja e vendbanimeve, sidomos shndërrimi i pyjeve në
zona bujqësore dhe urbane është shtytësi kryesor i krizës së biodiversitetit që po ballafaqohemi sot. Por
disa shpresa ekzistojnë!
4. Pemët gjithashtu ndihmojnë në kontrollin e nivelit të ujit në atmosferë duke ndihmuar në rregullimin e
ciklit të ujit. Sa më pak pemë të mbetura, për shkak të shpyllëzimeve, ka më pak ujë në ajër (nga
transpirimi) dhe si rezultat ka edhe më pak ujë në tokë. Kjo i shkakton tokës një thatësi të madhe dhe
paaftësi për të kultivuar në të.
5. Shkencëtarët kanë vlerësuar se një e treta e tokës së punueshme në botë ka humbur përmes erozionit të
tokës dhe llojeve të tjera të degradimit që nga viti 1960. Pa praninë e pyjeve, tokat fillojnë të jenë shumë
të ndjeshme ndaj erozioneve (gërryerjeve) që mund të vijnë si pasojë e të reshjeve të fuqishme dhe
erërave të forta. Gjithashtu, tokat fillojnë të jenë më të thara dhe të kenë mungesë të materieve ushqyese
për vegjetacioni. (https://agroportal-ks.com/shpyllezimi-dhe-efekti-i-saj-i-skajshem/)
 

1. Teksti i mësipërm është: (1 pikë)


a) argumentues; b) reportazh;
c) udhëzues; ç) shpjegues-informues.

2. Në këtë shkrim, autori paraqet: (1 pikë)


a) fakte reale dhe opinione; b) qëndrimin e tij subjektiv;
c) fakte reale dhe qëndrim subjektiv; ç) fakte reale dhe shembuj.

3. Nisur nga paragrafi 4, si ndihmojnë pemët në nivelin e ujit në atmosferë? (1 pikë)


…………………………………………………………………………………………………….

4. Dalloni në paragrafin 1 dy fakte që bazohen mbi një çift antonimik. (3 pikë)


Çifti antonimik: ………………………….
Fakti 1: ……………………………………………………; Fakti 2: ……………………………………..

5. Cila është problematika që ngre shkrimi? Përmblidheni shkurt atë. (2 pikë)


………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

6. Fjalia: “Një e treta e tokës së punueshme në botë ka humbur përmes erozionit të tokës”, përmban:
(1 pikë)
a) një sugjerim; b) shkak-pasojë;
c) një fakt; ç) një opinion.

7. Cili mendoni se është lexuesi i synuar i këtij shkrimi? Pse? (2 pikë)


………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………..

8. Vendosini pjesës një titull, që të ketë kuptim të figurshëm, ndërtuar mbi një kundërvënie.

11
…………………………………………………………………………………………… (1 pikë)

9. Formuloni idenë kryesore që përcjell shkrimi. Nisur nga kjo ide, ndërtoni një fjali me vetë të
përgjithësuar, drejtuar në formë këshille për mbrojtjen e pyjeve. (2 pikë)
……………………………………………………………………………………………………………….

10. Komentoni thënien e Mahatma Gandhi, në fillim të këtij shkrimi. Si e kuptoni ju atë? Çfarë
përpiqet të na tregojë përmes kësaj thënieje? (3 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

11. Përcaktoni funksionin e gjymtyrës së nënvizuar në fjalitë: (4 pikë)


Shpyllëzimi paraqet një shqetësim të veçantë për pyjet tropikale. …………………………
Pa përkujdesje pyjet dhe natyra shkatërrohen. ………………………………
Tokat bëhen më të thata, pa praninë e pyjeve. …………………………….
Kjo i shkakton tokës paaftësi për të kultivuar në të. ……………………………..

12. Emërtoni llojet e fjalive sipas kumtimit. (3 pikë)


Duhen ruajtur pyjet. ……………………..
Ah, ta kishim bërë më parë këtë! …………………
Ç’mrekulli që ofrojnë pyjet tropikale! ……………………..

13. Ndërtoni dy fjali, ku përcaktori kallëzuesor i kundrinorit të shprehet me: (2 pikë)


Emër me parafjalë: ……………………………………………………………………………
Mbiemër: ………………………………………………………………………………………

14. Fjalia: “Nuk sillet kështu me natyrën”, është: (1 pikë)


a) fjali dykryegjymtyrëshe; b) fjali njëkryegjymtyrëshe vetore;
c) fjali njëkryegjymtyrëshe pavetore; ç) fjali emërore.

15. Ndani në pjesë fjalinë e përbërë. Emërtoni pjesët. Ndërtoni skemën e fjalisë. (3 pikë)
Nëse nuk kemi pyje, tokat fillojnë të jenë shumë të ndjeshme ndaj erozioneve që mund të vijnë kur bien e
të reshjeve të fuqishme dhe fryjnë erërave të forta.
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30


Nota 4 5 6 7 8 8 10

12
TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E TRETË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 9


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

Këto janë 7 arsyet pse duhet të lexosh, shikoji me vëmendje, e më pas merr në raft librin tënd të preferuar,
ndërkohë përgatiti vetes një çaj të nxehtë dhe fillo lexo! Ngjarjet që ndodhin do të rrëmbejnë në një botë
magjike, ku nuk ka limite! Ka shumë arsye pse duhet të lexosh një libër. Përvoja e leximit të një historie
është shumë më ndryshe se sa ajo e shikimit të një filmi.
1. Të gjithëve na pëlqen të shikojmë televizorin dhe filmat, por njëra nga arsyet më të mira të leximit të
librit është se ju përdorni imagjinatën tuaj për të përshkruar karakteret dhe gjërat që i rrethojnë.
2. Nëse je duke kaluar në situatë të vështirë, ke një ditë të keqe apo ndihesh i mërzitur, të humbësh
mendjen në një libër është një mënyrë e mirë. Kjo ndodh për shkak se përqendrohesh në krijimin e
rrethanave dhe karaktereve në libër dhe për një moment harron telashet që të shqetësojnë. 
3. E di që interneti e bën të lehtë të gjejmë informatat që dëshirojmë, por më duhet të them se gjërat që i
mësojmë duke lexuar një libër kanë mbetur me mua (në kujtesë) për vite të tëra, jo sikur ato që kam
mësuar nga interneti.
4. Ata që lexojnë rregullisht, zakonisht kanë fjalor më të pasur sesa ata që lexojnë rrallë. Kështu që po që
se në të ardhmen ëndërron të bëhesh shkrimtar apo folës publik (të dalësh shpesh para publikut), thesari i
fjalorit tuaj është shumë i rëndësishëm të jetë i pasur. E për ta pasuruar fjalorin duhet të lexosh se vetëm
kështu arrin të mësosh fjalë dhe shprehje të reja.
5. Ka përjashtime, por shumica e librave janë gjithnjë më të mira sesa filmi që bëhet bazuar në to. Kjo për
shkak se filmi ka 2 ose më së shumti 3 orë për të treguar tërë ngjarjen. Ndërsa libri është shumë më i gjatë
dhe ka mundësi të përshkruajë shumë më shumë detaje të zhvillimit të situatave dhe karaktereve. Këtë e
kam provuar kur kam lexuar librin “Kodi i Da Vinçit”, kur kam parë filmin kam vërejtur se shumë detaje
që gjenden në libër mungojnë në film.
6. Ti mund të lexosh gati në çdo vend pa penguar dikë tjetër rreth teje. Mund të lexosh kudo. Leximi është
mënyrë e mirë e kalimit të kohës pa e penguar dikë tjetër.
7. Nëse ju shohin që po lexoni, kjo do t'i inkurajojë ata që të bëjnë të njëjtën gjë. Leximi ka aftësi për të
hapur shumë rrugë. Duke lexuar, ju tregoni se leximi është kënaqësi e kështu mund t'i bësh fëmijët të
fikin televizorin dhe të lexojnë pak më shumë.
Marrë me shkurtime nga:https://www.portalishkollor.al/kuriozitet/ja-cilat-jane-7-arsyet-pse-duhet-te-
lexosh-libra

1. Teksti i mësipërm është: (1 pikë)


a) përshkrues; b) argumentues;
c) udhëzues; ç) shpjegues-informues.

2. Në këtë shkrim, autori paraqet: (1 pikë)


a) fakte reale dhe shembuj; b) qëndrimin e tij subjektiv;
c) fakte reale dhe qëndrim subjektiv; ç) fakte reale dhe opinione.

3. Në pjesën hyrëse, autori ka si qëllim të na tregojë se: (1 pikë)


a) Kur lexojmë, duhet të pimë çaj. b) Leximi i librit është ndryshe nga filmi.
c) Ngjarjet të çojnë në një botë magjike. ç) Janë shtatë arsye që lidhen me leximin.

13
4. Cili mendoni se është lexuesi i synuar i këtij shkrimi? Pse? (2 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………....

5. Qarkoni: e vërtetë (V) ose e gabuar (G). (3 pikë)


Në shkrimin e mësipërm tregohet pse ndodh një dukuri. V G
Lexuesi udhëzohet rreth një teme të caktuar. V G
Foljet janë kryesisht në mënyrën urdhërore e lidhore. V G

6. Si e kuptoni ju shembullin, të cilin e sjell autori në paragrafin 5? Sillni një shembull nga përvoja
juaj. (2 pikë)
…………………………………………………………………………………………………………

7. Përmblidhni paragrafët 2, 3, 7 në një fjali të vetme, e cila duhet të përmbajë idenë kyçe. (3 pikë)
Paragrafi 2: …………………………………………………………………………………………………
Paragrafi 3: ………………………………………………………………………………………………….
Paragrafi 7: …………………………………………………………………………………………………..

8. Sipas këtij shkrimi, përmendi dy profesione që lidhen ngushtë me pasurimin e fjalorit. (2 pikë)
………………………………………………….. ……………………………………………………

9. Vendosini shkrimit një titull të figurshëm. (1 pikë)


……………………………………………………………………………………………………………..

10. Duke patur parasysh shtatë arsyet e mësipërme, paraqitni mendimet tuaja në lidhje me
ndikimin që ka libri në jetën e secilit prej nesh. (3 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

11. Përcaktoni funksionin e gjymtyrës së nënvizuar në fjalitë: (3 pikë)


Libri e kishte kopertinën tepër interesante. ………………………………
Pa lexuar libra të mirë, nuk mund të jetosh bukur. …………………………….
Leximi ka aftësi për të hapur shumë rrugë. ……………………………..

12. Emërtoni llojet e fjalive, sipas kumtimit. (2 pikë)


Mund të lexosh kudo. …………………….. E paskam ëndërruar atë histori! …………………

13. Lidhni fjalitë me llojin e tyre. (2 pikë)


Thonë, i lexuari, i fituari. fjali me vetë të përgjithësuar
Më mirë të dish, sesa të kesh. fjali me vetë përcaktuar
fjali me vetë të papërcaktuar

14. Plotësoni fjalinë e mëposhtme me kallëzues homogjenë. (1 pikë)


Çdo mbrëmje, ajo rregullisht ……………………………………………………………….

15. Ndani në pjesë fjalinë e përbërë. Emërtoni pjesët. Ndërtoni skemën e fjalisë. (3 pikë)

14
Këtë e kam provuar kur kam lexuar librin “Kodi i Da Vinçit”, kur kam parë filmin kam vërejtur se shumë
detaje që gjenden në libër mungojnë në film.
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30


Nota 4 5 6 7 8 8 10

Punoi: Laureta Janollari

15

You might also like