You are on page 1of 3

TESTI NR.

1
PERIUDHA I SS (SHTATOR- DHJETOR)

MODEL TESTI
1. Jep kuptimin e termave: granula, eklipsi diellor, koordinata gjeografike, ozon, trysnia e ajrit. (5 pikë)

2. Përshkruani me fjalë të thjeshta ndërtimin e brezave kohorë dhe mënyrën e ndryshimit të kohës zonale.
(7 pikë)

3. Duke ditur që vlera e temperaturës së ajrit në qytetin e Orikumit (buzë detit) është 30 º C, llogarisni se sa
do të jetë temperatura e ajrit në qafën e Llogorasë (lartësia 1.050m mbi nivelin e detit) në të njëjtin
moment. (8 pikë)

4. Analizoni faktorët që përcaktojnë ekzistencën e zonës së jetës në sistemin tonë diellor. (15 pikë)

5. Si është bilanci i energjisë midis ekuatorit dhe poleve në planetin tonë? Shpjegoni rëndësinë që ka ky
bilanc për planetin. (15 pikë)

6. Vlerësoni vërtetësinë e pohimeve të mëposhtme dhe shpjegoni pse:


(20 pikë)
• Meteorët dhe meteoridët janë trupa të vegjël qiellorë që digjen në atmosferën tokësore.
• Meridianët dhe paralelet janë rrathë imagjinarë të gjithë të ndryshëm.
• Kalendari Gregorian përputhet më së miri me vitin diellor dhe sot për më tepër pranohet universialisht.
• Troposfera është shtresa me kompakte dhe më e nxehtë e atmosferës.
• Lagështia relative maksimumin ditor e ka në mesditë.
TESTI NR. 2
PERIUDHA II (JANAR-MARS)

1. Jep kuptimin e termave: trysni atmosferike, meandër, ajsberg, NIFE, fosil. (5 pikë)

2. Përshkruani me fjalë të thjeshta se “Metamorfizmi karakterizohet nga transformimi i përbërjes


mineralogjike, pra ndryshimi i rrjetave të reja kristalore, të atomeve e molekulave dhe jo ndryshimi kimik i
tyre”. (7 pikë)

3. Duke ditur se vendi ynë priret të dominohet prej vlerave të ulta të trysnisë aftmosferike, bëni
parashikimin e motit në ditët në vijim. (8 pikë)

(8 pikë)

4. Analizoni fazat e shndërimit të akullit në akullnajë. (15 pikë)

5. Në ç’mënyrë ndikon shkrirja e akujve oqeanikë dhe dhe atyre kontinentalë në rritjen e nivelit të Oqeanit
Botëror? Shpjegoni. (15 pikë)

6. Vlerësoni vërtetësinë e pohimeve të mëposhtme dhe shpjegoni pse: (20 pikë)


• Në ekuator, ajrit i rritet trysnia, dhe për rrjedhim zbret vertikalisht drejt tokës.
• Lartësia ku mos shkrirja e borës kthehet në një fenomen të zakonshëm përbën kufirin e borës së
përhershme.
• Shkëmbinjtë dhe mineralet janë bashkime natyrore të formuar në procese të ndryshme gjeologjike.
• Magma dhe llava janë një përbërje silikore e nxehtë që vjen nga brendësia e Tokës.
• Klasifikimi i klimave të botës nga Koppeni merr në konsideratë brezat bimorë në botë.
TESTI NR. 3
PERIUDHA III (PRILL-QERSHOR)

1. Jep kuptimin e termave: makje mesdhetare, burime natyrore, izostazi, ipoqendër, meandër. (5 pikë)

2. Përshkruani shenjat e jashtme, me anë të të cilave ne mund të dallojmë një zonë karstike. (7 pikë)

3. Nëse një lumë që derdhet në det buron në lartësinë 1.500 m mnd, dhe ai është 300 km i gjatë, gjeni sa
është “energjia e lumit” në njësinë “m/km”. (8 pikë)

4. Analizoni mekanizmin e tektonikës së pllakave të kores së Tokës dhe pasojat më të rëndësishme


gjeografike të tij. (15 pikë)

5. Pse janë tërmetet në botë të përqendruara në 3 kategori zonash? Cilat janë këto lloj zonash? (15 pikë)

6. Vlerësoni vërtetësinë e pohimeve të mëposhtme dhe shpjegoni pse: (20 pikë)


• Vlerat e elementëve klimatikë kushtëzojnë edhe përhapjen e botës bimore dhe shtazore sipas zonalitetit
horizontal e vertikal.
• Për shkak të pranisë së hershme të qytetërimeve, tipar karakteristik i Mesdheut është shndërrimi i mjedisit
natyror në mjedis të kultivuar.
• Tërmetet dhe vullknet janë thjesht shfaqjet e jashtme të dukshme dhe provat e funksionimit të tektonikës
së pllakave të litosferës së Tokës.
• Zonat me erozion të lartë të tokës nuk përputhen me zonat me varfëri të lartë rurale.
• Shtresa e tokës është pjesa më nëntokësore e kores së planetit Tokë.

You might also like