You are on page 1of 9

Ç’është klima?

Në literaturën shkencore mund të gjenden definicione të ndryshme lidhur me klimën. Definicionet e më


parshme kanë qenë mjaft të thjeshta dhe nuk kanë pasur një kuptim të plotë. Mirpo, me kalimin e kohës,
duke u përsosur metodologjia hulumtuese shkencore, në kohën e fundit, mund të thuhet se janë të plota
dhe gjithpërfshirës.

Ja disa prej tyre:

 Me klimën e një vendi nënkuptohet mesatarja e proceseve të motit, të cilët janë të shkaktuar nga rrezitja e
diellit, karakteristikave të truallit të tokës dhe qarkullimit atmosferik i cili është në lidhje me këta faktorë
(E.S.Rubinstein dhe O.A.Drosdov).

 Sipas L.Poncelet, klima është përmbledhje e ndryshimeve të elementeve fizike, kimike dhe biologjike, të
cilët e karakterizojnë atmosferën e ndonjë vendi, dhe që ndikimi kompleks i së cilës ndikon në jetën e
qenieve në hapsirë të cilat janë në varësi të drejtpërdrejtë pres saj.

 K. Keil thotë se klima është përmbledhje e dukurive meteorologjike, të cilat e cilësojnë gjendjen mesatare
të atmosferës të ndonjë vendi në sipërfaqen tokësore në periudhë të caktuar kohore.

 Në dallim prej të parëve, H. Landsberg, jep një definicion më kompleks. Thotë se klima mund të definohet
si gjendje e përbashkët e atmosferës tokësore në vend të caktuar gjatë një periudhe kohore. Sipas tij ky
definicion përmban tre pjesë. Pjesa e parë është në lidhje me gjendjen e përbashkët të atmosferës
tokësore. Ky është dallim prej gjendjes së veçantë të atmosferës që quhet mot. Pjesa e dytë e këtij
definicioni është në lidhje me kushtet klimatike të lokalitetit për të cilin bëhet fjalë. Pjesa e tretë e merr
parasysh faktorin e periudhës kohore për të cilin klima hulumtohet.

 Klima paraqet shumën e elementeve të motit, përkatësisht të proceseve atmosferike që e karakterizojnë


gjendjen mesatare fizike të atmosferës mbi ndonjë vend ose mbi disa pjesë të sipërfaqes së tokës (A.
Llazarevski).

 Ndërkaq, në studimet e reja shkencore hasim në një definicion, për të cilin mendojmë se është më
gjithpërfshirës. K l i m a paraqet dukuri natyrore e cila del nga ndërlidhja reciproke fiziko-gjeografike
ndërmjet proceseve të radiacionit, qarkullimit në atmosferë dhe e njëjta i kushtëzon proceset e tjera të
rëndësishëme dhe të shumënumërta, që ndodhin në sferat e tjera- litosferë, hidrosferë dhe në biosferë.
Prandaj ajo cilësohet me një dinamikë të theksuar, por edhe me kundërthënie të dukurive, të cilat çdo herë
janë të ndryshme dhe jo të njëjta, të kushtëzuara nga atmosfera dhe sferat e tjera, dhe ka një ndikim mjaft
të madh ndaj jetës së njeriut dhe aktivitetit të tij. Në këtë kuptim ajo mund të trajtohet si resurs natyror,
faktor për zhvillim dhe faktor që e kufizon zhvillimin, sepse dukuritë e numërta për ftohjen e shpejtë,
ndryshimet e mëdha në shtypjen ajrore, fuqia e erës, paraqitja e mjegullës, rreshjet e bollëkshme dhe
dukuri të tjera që kushtëzojnë smundje të ndryshme, paraqitje të urtësisë, përmbytje katastrofale, etjera,
e vërtetojnë atë (D. Zikov).

1. Ndarja e klimës

Në aspektin global klima mund të ndahet në:

klimën solare (klima diellore) dhe

klimën fizike (reale).

1.1. Klima solare (klima diellore)

Klima solare është ajo klimë e cila në tokë mund të krijohet vetëm me kusht që sipërfaqja e tokës të jetë
homogjene, e përbërë ose vetëm prej sipërfaqes ujore ose vetëm prej asaj tokësore dhe pa atmosferë. Në
këtë rast shpërndarja e të ngrohtit në tokë do varej prej rrezitjes diellore (insolacionit) dhe prej nxehtësisë
që e lëshon toka (radiacioni). Në fakt të gjitha vendet në sipërfaqen e tokës me gjerësi të njëjtë
gjeografike, do të kishin vlera të njëjta të insolacionit dhe radiacionit. Sasia e të ngrohtit që do ta pranonin
hapsirat në tokë do vareshin prej: intensitetit të rrezitjes së diellit, prej lartësisë së diellit mbi horizot dhe
prej gjatësisë së ditës.

Në vazhdim do bëhet fjalë vetëm për klimën fizike ose reale.

1.2.Klima fizike ose reale

Klima reale në hapësirë, krahasuar me të parën, është e ndryshuar, nga fakti se sipërfaqja e tokës nuk
është homogjene. Aty gjenden sipërfaqe të mëdha tokësore (kontinente) dhe sipërfaqe ujore (oqeane dhe
dete). Madje, sipërfaqja tokësore nuk është e rrafshtë por e përbërë prej lartësirave të mëdha e të vogla
dhe rrafshirave. Veç kësaj, toka nuk është e xhveshur por e mbuluar me pyje ose me vegjetacion të ulët.
Uji nuk është çdokund rrjedhës por edhe në formë të akullit, në pjesët veriore ose në pjesët me lartësi më
të madhe absolute. Edhe atmosfera nuk është në çdo ved e thatë, por përmban një sasi të vogël ose të
madhe të avullit të ujit. Në sipërfaqet e oqeaneve ekzistojnë rryma të ftohta e të ngrohta. Mbi sipërfaqen e
tokës gjenden rryma të ftohta e të ngrohta ajrore, ose rryma ajrore të thata e të lagëta. Që të gjitha këto
kanë ndikimin e vet në sipërfaqen e ndonjë rajoni, të cilat e krijojnë klimën lokale (reale) në hapsirë. Këta
janë disa prej faktorëve kryesorë që e ndrojnë klimën solare dhe e shndërrojnë në klimë reale ose fizike.

2. Faktorët që ndikojnë në ndryshimin e elementeve klimatikë

Faktorët klimatikë kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në karakterin e elementeve të klimës dhe krahas me
të edhe në vetë klimën. Prej tyre varet klima e atmosferës së ndonjë vendi, ose e ndonjë rajoni më të gjerë.
Shumë autorë faktorët klimatikë i ndajnë në: astronimikë, morfotektonikë, gjeografikë dhe
meteorologjikë.

Faktorët klimatikë astronomikë:

- ndryshimi i karakterit të orbitës së Tokës;

- animi i boshtit të Tokës dhe

- orientimi i boshtit të Tokës (ndryshime periodike)

Faktorët klimatikë morfotektonikë:

- lëvizjet epirogjene (sekulare);

- lëvizjet orogjene (malformuese)

Faktorët klimatikë gjeografikë:

-gjerësia gjeografike;

-rradhitja e përgjithshme e tokës dhe ujit;

-lartësia mbi nivelin e detit (absolute);

-relievi i tokës (animi ndaj rrezeve të diellit);

-llojet e truallit (uji, dëbora, akulli, rrëra, toka deltinore etj.);

-mbulesa e vegjetacionit;

-aktiviteti i njeriut (ndryshim i mbulesës bimore të tokës, ndërtimi i brezave pyjore,ndërtimi i


qyteteve të mëdha, ndërtim i objkteve industriale etj.)

Faktorët klimatikë meteorologjikë:

- cilësitë e rrymimeve ajrore;


- cilësitë e atmosferës (përmbajtja e avullit të ujit, dioksid-karboni, ozoni etj.);

- vrerësia dhe rreshjet.

Të gjithë faktorët e përmendur, në mënyrën e vet, kanë ndikim në ndryshimin e klimës. Dy të parët
(astronomikë dhe morfotektonikë) kanë një ndikim shumë të ngadalshëm, që për jetën e njeriut është një
kohë shumë e gjatë. Faktorët e tjerë kanë ndikim më të shpjetë dhe njeriu ka mundësi t’i evidentojë
ndryshimet e klimës gjatë periudhës historike dhe në kohën e sotme.

3.Ndryshimet klimatike në të kaluarën gjeologjike dhe në epokën e pleistocen-it (diluvium)

Në sajë të të dhënave paleontologjike dhe stratigrafike, mësohet se paleoklima në të kaluarën gjeologjike


ka qenë e ndryshueshme, ndonjëherë e ngrohtë me lagështi e ndonjëherë e ftohtë, varësisht se cili faktor
ka ndikuar në ndryshimin e saj. Kështu, për shembull, në të kaluarën, për shkak të çvendosjes së
kontinenteve (sipas teorisë së Vegener-it), Toka pat kaluar në disa periudha me klimë shum të ngrohtë
ose të ftohtë. Kur viset polare patën mbetur pa pjesën tokësore, rrymat e ngrohta të oqeaneve që patën
ardhur nga viset ekvatoriale, nuk patën lejuar që aty të paraqiten akullnajat polare sikurse që janë sot. Kjo
pat sjellë në rritjen e nivelit të ujit të oqeaneve dhe deteve. Ndikimet e këtilla mundësuan në krijimin e një
klime më të ngrohtë. E kundërta ka ndodhur kur kontinentet kanë filluar të afrohen dhe në shumë vende
edhe të bashkohen, është penguar depërtimi i rrymave të ngrohta detare në viset veriore dhe jugore, dhe
me të të paraqiten ndryshime klimatike duke sjellë në një klimë shumë të ftohtë dhe në krijimin e
akullnajave në viset polare dhe në vendet më të larta.

Gjatë erës së paleozoik-ut mezozoik-ut dhe kenozoik-ut të hershëm, klima globale është relativisht e
ngrohtë me ndryshime të vogla në gjerësitë gjeografike (shih grafikun e paraqitur më lartë). Mirpo, në
epokën e fundit të pleistocen-it (diluvium-it) paraqiten ndryshime të mëdha klimatike. Në këtë epokë
klima është shumë e ftohtë, temperatura ulet për disa gradë, gjë që ka ndikuar në paraqitjen e akullnajave
të mëdha edhe në gjerësitë më të vogla gjeografike. Kjo epokë ndryshe quhet edhe epoka e akullit, e cila,
sipasa shkencëtarëve amerikanë, ka zgjatur rreth 1.8 miljonë vjet dhe ka fillaur pas epokës së pliocen-it.
Supozohet se kjo epokë ka marrë fund . Tani jetojmë në holocen ose aluvium (shumë shkencëtarë janë të
mendimit se kjo nuk është fazë interglaciale sikurse kanë qenë ato tri fazat në kohën e akullit, sepse nuk
pritet që të vijë një fazë tjetër e akullit?).

Për paraqitjen e epokës së akullit në pleistocen (diluvium), shumë shkencëtarë janë të mendimit se ndikim
parësor kanë pasur faktorët astronomikë dhe ato morfotektonikë.
Ja si ka ardhur në ndërrimin e klimës në këtë epokë. Ndryshimi i klimës është si rezultat i ndryshimeve në
pranimin, përkatësisht në absorbimin e rrezatimit diellor në sipërfaqen e Tokës. Në fakt kjo ndodh nga
ndryshimet astronomike të Tokës. Ekzistojnë disa cikle që patën ndikim të theksuar në këto ndryshime
(Shih figurën e paraqitur më poshtë). Karakteristika e ciklit të parë është se orbita e Tokës nuk është rreth
ideal, por më tepër elipsë, me ndryshime të caktuara në periudhë prej 100 000 vjet. Karakteristika e dytë
është se animi i boshtit të Tokës oshilon prej 22.1 gradë gjer më 24.5 gradë në periudhë prej 41 000 vjet.
Dhe, karakteristika e ciklit të tretë është orientimi i Tokës sipas boshtit të Polit të Veriut. Ndonjëherë
gjendet në ndrejtim të një ylli polar të caktuar, ndonjëherë në drejtim të ndonjë tjetri. Ndryshimet e këtilla
ndodhin në një periudhë prej 22 000 vjet. Efekti i përbashkët i cikleve të këtilla është në pranimin e sasisë
së energjisë që e pranon Toka nga insolacioni diellor.

Faktoret morfotektonike

Në ndryshimet klimatike të epokës së pleistocen-it (koha e akullit) ndikim të dalluar patën edhe faktorët
morfotektonikë. Në këta faktorë bëjnë pjesë lëvizjet epirogjene (sekulare) dhe orogjene (malformuese).
Këto lëvizje shkaktojnë ngritje ose ulje në pjesë të caktuara në korren e Tokës. Gjatë lartësimit të ndonjë
pjese të Tokës për 200 metra temperatura ulet për një gradë celzius. Lëvizjet tektonike të orogjenezës
alpine patën krijuar malet e lartë të zonës mediterane dhe pacifike. Ngritja e masave malore mbi kufirin e
dëborës pat mundësuar në krijimin e akullnajave malore. Shumë autorë e përkrahin këtë tezë.

Në epokën e akullit (pleistocen) gati 1/3 e sipërfaqes së Tokës ka qenë e mbuluar me akull ( inlandajs).
Inlandajsi i pat përfshirë pjesët veriore të Evroazisë dhe Amerikës Veriore. Pastaj në gjerësitë më të vogla
gjeografike viset e larta malore mbi kufirin e dëborës. Në hemisferën jugore pat përfshirë sipërfaqe më të
vogël. Me akull (Inlandajs) ka qenë i mbuluar tërë kontinenti i Antarktik-ut (këtu akullimi ka filluar qysh
në epokën e miocen-it). Kurse në kontinentet e tjerë të kësaj hemisfere, akulli paraqitet në pjesët më të
larta malore. Në Amerikën Jugore, me akull kanë qenë të mbuluara Andet në Çile dhe Argjentinë. Në
Australi, vetëm një pjesë e vogël në malet juglindorë. Pastaj pjesa më e lartë e Tasmanisë dhe malet e larta
të Zelandës së Re.

Ndërkaq, parashtrohet pyetja: Vall epoka e akullit, prej kur është paraqitur dhe gjer kur ka mbaruar, ka
pasur një vazhdimësi të pandërprerë, apo paraqitet me faza ndërakullnajore me klimë të ngrohtë? Në sajë
të studimeve paleontologjike, stratigrafike, gjeomorfologjike dhe shkencave të tjera që merren me këtë
fushë stdudimi, nga ana e shumë autorëve, është konstatuar se epoka e akullit ka kaluar në disa faza
glaciale dhe interglaciale. Pas çdo faze glaciale ka pësuar fazë interglaciale. Sipas A. Penk, E..Brikner dhe
G. Eberle, ekzistojnë katër faza glaciale dhe tri faza interglaciale. Fazat glaciale janë: gins, mindel, ris dhe
virm. Faza e parë interglaciale është gins-mindel, e dyta mindel-ris dhe faza e tretë ris-virm. Tani jetojmë
në fazën postvirm (holocen ose aluvium). Për këtë të fundit mendimet e shkencëtarëve janë të ndarë. Disa
mendojnë se pas kësaj mund të vijë përsëri në akullimin e tokës, kurse të tjerët kanë mendim të kundërt.
Fazat e këtilla glaciale të Kontinentit të Evropës janë sinkronike me ato të Amerikës Veriore, por këtu me
emra të tjera. Në këtë kontinent emrat i kanë marrë sipas vendshtrirjes në shtetet federale të Amerikës
(ShBA). Këtu fazat glaciale quhen : Nebraska, Kanzas, Ilinoi dhe Viskonsin. Në epokën e akullit
temperatura ka qenë zbritur mesatarisht për 5 gjer më 6°C, kurse niveli i detit botëror ka qenë më i ulët
për rreth 150 metra.

Në ndryshimet klimatike ndikim të dalluar ka edhe pjesëmarrja e dioksidit të karbonit. Është konstatuar se
me rritjen e sasisë së këtij gazi rritet edhe temperatura e ajrit. Në përbërjen e ajrit dioksidi i karbonit merr
pjesë me 0.03%. Pjesëmarrja e këtillë nuk sjell në ndryshimin e temperaturës. Mirpo, studimet e ndryshme
kanë konstatuar se me zvogëlimin e dioksidit të karbonit në atmosferë për dy herë, përkatësisht prej
0.03% në 0.015%, temperatura mesatare vjetore zbret për 7 gjer më 8°C. Me sasi të mjaftueshme të
rreshjeve temperatura e këtillë mundëson në paraqitjen e fazës glaciale dhe me këtë edhe në rritjen e
akullnajave polare, kontinentale, ose malore. Ndërkaq, me rritjen e dyfishtë të dikosidit të karbonit në
atmosferë (prej 0.03% në 0.06%) temperatura mesatare vjetore do të rritet për 7 gjer më 8°C dhe në këtë
mënyrë vjen në ndërprerjen e fazës së akullit.

Në rritjen e sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë ndikim kanë faktorët natyrorë dhe antropogjen.

Erupcionet e vullkaneve në ishujt e Havajeve, për shembull, kanë sjellë në rritje permanente të këtij gazi
në atmosferë. Këtë konstatim e vërtetojnë edhe matjet e bëra për një periudhë prej 39 vjet (1959-1998)
mbi hapësirën e vullkanit Mauna Loa. Rezultatet kanë treguar se rritja mesatare mujore dhe vjetore e këtij
gazi është e pandërprerë .

Matjet që janë bërë lidhur me sasisnë e emitimit të këtij gazi në atmosferë mbi Antarktik (kontinent i
mbuluar me akull të përhershëm), kanë treguar se para revolucionit industrial, në atmosferë është emituar
dioksid karboni në sasi prej rreth 280 pjesë për miljonë (ppm)- rreth 100 ppm nën nivelin e sotëm. Sasia e
këtij gazi në këto hapësira, në 200 vjetët e fundit është rritur për 36%. Kjo mund të shihet mirë në
paraqitjen grafike që vijon:

Në rritjen e sasisë së këtij gazi në atmosferë që ka ndikim të theksuar në ndryshimet klimatike, në


periudhën historike ka ndikuar edhe faktori antropogjen.

Njeriu në të kaluarën edhe tani, duke u munduar që të sigurojë një jetë më të mirë, në hapsirë ka ndërtuar
vendbanimet e veta. Për ndërtimin e tyre ai vazhdimisht, veç të tjerave, edhe pyjet i ka përdorur si lëndë
ndërtimi. Pyjet janë përdorur edhe si lëndë djegie. Me kalimin e kohës, kur numri i popullatës botërore
rritej me një trend më të përshpejtuar, nevoja për përdorimin e drurit është rritur akoma më tepër. E gjithë
kjo pat sjellë që njeriu me aktivitetin e vet në shumë vende e ka kufizuar arealin e pyjeve. Në shumë vende
të botës, në zonën tropike e subtropike, sot dukshëm janë zvogëluar sipërfaqet me pyje. Kështu, për
shembull, sipërfaqe të mëdha të pyjeve janë zvogëluar në shtetet e Azisë Juglindore ( Indonezi, Tajland,
Malezi). Në ishujt e Filipinëve, një përqindje shumë e madhe me sipërfaqe pyjore janë prerë. Në nën
kotinentin e Indisë (Bangladeshe Shri Lankë), poashtu vazhdimisht po zhduken pyjet. Në Amerikën e
Mesme sot ekziston vetëm 2/5 e sipërfaqes së pyjeve tropike. Në fakt, me zvogëlimin e tyre është
konstatuar se në atmosferë rritet edhe sasia e dioksidit të karbonit. Krahas me të rritet temperatura
globale. Zhvillimi i tepërt industrial në 200 vjetët e fundit, ka shkaktuar një rritje enorme të këtij gazi.
Koncentrim më i madh i dioksidit të karbonit në atmosferë është në zonat më të zhvilluara industriale në
botë, kurse më i paktë në hapësirat e mbuluara me pyje. Pra, siç shihet, edhe faktori antropogjen po
ndikon në rritjen e dioksidit të karbonit në atmosferë dhe krahas me të edhe në rritjen e temperaturës
globale në sipërfaqen tokësore.

Të mbrijturat e mëdha në shek. XX suallë ndryshime të theksuara në jetë duke e bërë atë të lehtë dhe më
të këndëshme. Sukseset e mëdha e suallë njerëzimin në një bindje të paluhatshme se shkenca e teknika
janë të afta që t’i zgjidhin të gjitha problemet për jetë të sigurtë dhe për zhvillim të mëtutjeshëm të
brezave të tanishme e të ardhshme. Mirpo ndodhitë e tanishme,siç u pa më lartë, po tregojnë se kjo ka
qenë vetëm një verbësi në vizionin e njeriut. Me rritjen e gazrave njeriu vazhdimisht po ndikon në rritjen e
temperaturës globale, kurse kjo po sjell në çregullime të tjera me pasoja të paparashikuara. Mënyra e
tanishme e jetesës në botën e zhvilluar dhe në një pjesë në atë të pazhvilluar, po e çregullon ekuilibrin
natyror gjer në atë nivel që në të ardhshmen mund të mbarojë me pasoja katastrofale për ekzistencën e
njeriut si qenie e gjallë në sipërfaqen tokësore.

Për një periudhë të gjatë kohore është konstatuar se temperatura globale është në rritje e sipër.
Shkencëtarët amerikanë i kanë publikuar të dhënat mbi temperaturën, sipas të cilave mund të shihet se
mbulesa akullnajore në Arktik është tretur dukshëm në 10 vjetët e fundit. Në viset veriore të Grenlandës
trashësia e akullit në vitin 1976 ka qenë 6-7 metra, kurse në vitin 1987 ka zbritur në 4-5 metra.

Shkencëtarët amerikanë në kohën e fundit vënë në dukje se, rritja e lëvizjes mesatare të temperaturës
globale, është një fakt i pakontestueshëm për ngrohjen globale në planetin tonë. Temperatura mesatare
globale, sipas tyre, për vitin 1997 është 16.92°C, që është për ¾ nga grada më e lartë e lartësisë mesatare
normale për 30 vjetët e fundit dhe për 0.15°C më e ngrohtë nga rekordi i mëparshëm i regjistruar në vitin
1990.

Rritja mesatare globale e temperaturës vjetore afër sipërfaqes së tokës në 100 vjetët e fundit (gjer më
2005) është 0.74°C (±0.18°C).

Në fakt, me rritjen e gazrave në atmosferë(CO2) dhe krahas me të edhe me rritjen e temperaturës, njeriu
po shkatërron diçka që është mëse e nevojshme për atë që të mbijetojë në Tokë. Në rradhë të parë, për
dëmtimin e vetvetes, ai po shkatërron një mbështjellës të gaztë në atmosferë i quajtur mbështjellësi i
ozonit.
Ç’ është ozoni dhe ndikimi i mungesës së tij në botën e gjallë

Ozoni është modifikim alotrop jostabil i oksigjenit. Sipas karakteristikave fiziko-kimike është gas me
ngjyrë të murme në të kaltërt me një erë karakteristike. Krijohet me ndihmën e shkarkimit elektrik gjatë
temperaturave të larta ose me temperaturën e rrezitjes ultraviolete dhe me kombinimin e atomit të
oksigjenit. Ozoni rregullisht kryen absorbimin e rrezeve ultraviolete duke u shkatërruar përsëri në
molekulat e oksigjenit. Procesi në mënyrë ciklike përsëritet. Këtë gaz për herë të parë e zbuloi kimisti,
Kristian Shekbajn në vitin 1840.

Mbështjellësin e ozonit më së tepërti e ka në stratosferë, në lartësi prej 25-40 km., me koncentrim


maksimal në lartësi prej rreth 30 km. Në këtë mënyrë mbështjellësi i këtillë i ozonit paraqet mbrojtje
natyrore nga ndikimi i rrezitjes së rrezikshme ultraviolete diellore.

Me zvogëlimin e ozonit në natyrë paraqiten kushte për absorbim të zvogëluar të rrezeve ultraviolete nga
njëra anë, dhe rritjes së sasisë së tyre që mbrijnë në sipërfaqen tokësore, nga ana tjetër. Edhe pse
mbështjellësi i ozonit është i hollë në raport me trashësinë e atmosferës, në tërësi paraqet një faktor me
rrëndësi për krijimin e jetës në Tokë.

Dëmtues më i madh i këtij mbështjellësi është njeriu me aktivitetin e tij në natyrë. Dëmtimin ai e bën
nëpërmjet prodhimit të oksigjen-klor-fluarit (Chlorofluorocarbons, CFC) dhe haloneve që ai i prodhon.

Në kohën kur kompanitë e mëdha “General Motors” dhe “Di Pont Nemours” (1930) patën filluar me
prodhimin e fluidit të përmendur CFC dhe freoneve, askujt nuk i pat shkuar në mend se kjo do të jetë
shkak për zhdukjen e mbështjellësit të ozonit. Fillimisht këto fluide ose freone janë përdorur për ftohjen
që duhet ta krijojnë frigoriferët. Më vonë janë përdorur për stërpikje, për rregullatorët e klimës, për
shuarjen e zjareve etj. Për dëmtimin e ozonit që e shkaktojnë freonet është konstatuar shumë vonë.
Definitivisht në vitin 1985 u konstatua se pikërisht prej tyre mbështjellësi i ozonit është dëmtuar më
tepër. Pritet që dëmtimi kulminacionin ta mbrijë në vitin 2020, kështu thonë shumë autorë.

Është konstatuar se këto fluide drejtpërsëdrejti ose tërthorazi ndikojnë në ngrohjen e atmosferës. Ndikimi
i tyre, siç shihet, është i dyfishtë: në prishjen e mbështjellësit të ozonit dhe në rritjen e temperaturës.

Sipas një kërkimi të bërë nga Instituti Kombëtar për studime onkologjike në Amerikë (ShBA), vlerësoshet
se çdo 1% e zvogëlimit të ozonit sjell në 20 000 raste më tepër të të smurëve me kancer në lëkurë në
popullatën e këtij vendi. Rrezet ultraviolete e zvogëlojnë imunitetin e njerëzve dhe kafshëve duke
shkaktuar katarakt në thierzat e syve të njeriut, kurse tek bimët, posaçërisht drithrat, e ulën rendimentin
(për një përqind në prodhimin e grurit, 1.4% në prodhimin e misrit etj). Këto rreze të dëmshëme
depërtojnë më tepër se 20 metra nën ujë duke shkaktuar zhdukjen e peshqëve, sidomos të planktoneve
që janë yshqim kryesor i tyre. Pra, mungesa e këtij gazi me rrëndësi jetike, në gjeo dhe biohapsirë ka
ndikim negativ të shumëfishtë.

You might also like