You are on page 1of 1

Historia gjeologjike e Tokës

Historia gjeologjike e Tokës, si dhe historia e njerëzimit , ndahet në njësi kohore. Një njësie
të caktuar kohore të historisë gjeologjike i përgjigjet koha e krijimit të një serie më të vogël
apo më të madhe të depozitimeve ( fundrrimeve) shkëmbore.Historia gjeologjike e Tokës
ndahet në katër era:Era Arkaike , Era Paleozoike, Era mezozoike, Era kenozoike dhe
Aluviumi .

Paleozoiku

Kjo erë ka zgjatur rreth 315milionë vjet. Në atë kohë Toka dallonte shumë nga e sotmja.
Sipërfaqet e paraqitura tokësore kishin pamjen e ishujve , disa prej tyre qenë më të mëdhenj ,
të shpërndare rreth Ekuatorit. Gjatë kësaj kohe erdhi deri te një varg rrudhosjesh dhe midis
shkëmbinjëve kryesorë nga kuarci , shkumësi , gëlqerja dhe rëra. Klima ishte e ngrohët dhe e
lagët . Organizmat shumëqelizorë filluan të përhapen dhe të evulojnë , ndërsa në dete u
zhvillua shumë bota e gjallë . Nëpër kontinente filluan të rriten bimët e para dhe shpejt u
formuan pyje të mëdha , kurse në dete u paraqitën Ekinodermët , më vonë edhe peshqit . Pak
më vonë u shfaqën ujëtokësorët , insektet , kurse pastaj edhe zvarranikët e parë.

Mezozoiku

Kjo erë zgjati 160 milionë vjet . Në fillim të gjitha kontinentet e vogla , që ekziston në
periudhën e mëparshme , u bashkuan dhe formuan një kontinentë gjigant të quajtur Pangjea .
Rrudhosjet më të mëdha kanë ndodhur në Amerikë , gjatë së cilave janë krijuar Malet
Shkëmbore dhe Andet. Klima ishte e ngrohtë , por më e thatë se ajo e paleozoikut. Në atë
kohë në tokë dominonin drurët gjethegjilpërë. Prej kafshëve zhvillimi i madhë i zvarranikëve
, të cilët gjatë juraiskut çuan deri në paraqitjen e DINOZAURËVE . Para se të zhduken këta u
paraqitën edhe sisorët e parë.

You might also like