You are on page 1of 17

SHMK.

GJIMNAZI “SAMI
FRASHËRI”-KUMANOVË
LËNDA : HISTORI
TEMA : “PARAQITJA E NJERIUT”
PROFESORI I LËNDËS : MEVLUDIN
SULIMANI
SHTATOR, 2022
QËLLIMET E NJËSISË MËSIMORE
1.Nxënësit të kenë njohuri mbi teoritë e paraqitjes së
njeriut ?
2.Nxënësit të kenë njohuri mbi kohën e gurit ?
3.Nxënësit të kenë njohuri mbi bashkësit e para të
njerëzve ?
4.Nxënësit të kenë njohuri mbi kulturat e njeriut në
parahistori
PËRMBAJTJA
1.PARAQITJA E NJERIUT ;
2.KOHA E GURIT ;
3.KOHA E RE E GURIT ;
4.BASHKËSIT E PARA TË NJERËZVE ;
5.BESIMET DHE KULTURA E NJERIUT
PARAHISTORIK ;
I.PARAQITJA E NJERIUT
Për paraqitjen e njeriut ekzistojnë shumë mendime, por
dominojnë dy :
1.INTERPRETIMI RELIGJIOZ ;
2.INTERPRETIMI SHKENCOR ;
Interpretimi religjioz thotë se krijuesi i njeriut është ZOTI
ose ALL-LLAHU.
Sipas librave të shenjtë njeriun, botën, gjërat e dukshme
dhe të padukshme i krijoi Zoti në bazë të formulës së vet.
Njerëzit e parë të krijuar nga Zoti janë :
a)ADAMI (ADEMI) ;
b)EVA (HAVA) ;
Interpretimi shkencor thotë se bota e gjallë është krijuar
nga evolucioni, sipas të cilit format më të zhvilluara të
jetës kanë prejardhje prej formave më pak të zhvilluara.
Njeriu e ka prejardhjen prej majmunit antropoid me
shkallë të lartë të zhvillimit .
Paraardhësit e njeriut janë paraqitur para rreth 3-4 milion
vitesh.
Dëshmitë janë fosilet e gjetura në Afrikën e Jugut.
Prej Afrikës së Jugut njeriu dalë nga dalë është vendosur në
kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Evropës.
Para dy milion vjetësh është paraqitur HOMO HABIENS.
Ky njeri ka filluar të ndërtojë vendbanime primitive dhe të
përdorë mjete që i ka punuar vet prej guri dhe prej eshtrave.
Neandertali i cili është zhdukur para rreth 80 000 vitesh,
para 35 000 vitesh është paraqitur në HOMO SAPIENS-
njeri i kuptueshëm.
INTERPRETIMI SHKENCOR -
DARVINIAN
INTERPRETIMI FETAR - BIBLA
DHE KURANI
II.KOHA E GURIT
Periudha më e vjetër dhe njëherit edhe më e gjatë e
zhvillimit të njeriut quhet e KOHË E GURIT.
Koha e gurit ndahet në :
1.KOHA E VJETËR E GURIT (PALEOLIT) ;
2.KOHA E RE E GURIT (NEOLIT) ;
Koha e vjetër ka zgjatur prej 3.5 milion vite deri në 10
000 vite para erës së re.
Përparimi më i madh i njeriut është zbulimi dhe përdorimi
i zjarrit.
Me zbulimin e tij dhe përdorimin thelbësisht ka ndryshuar
edhe mënyra e jetës së njeriut primitiv.
Përdorimi i zjarrit dhe përgatitja e ushqimit ka ndikuar në
evoluimin e mëtejmë të njeriut.
PËRDORIMI I ZJARRIT NGA
NJERËZIT PARAHISTORIK
III.KOHA E RE E GURIT
Koha e re e gurit ka zgjatur prej rreth 6000-2000 vjet para erës
së re.
Në kohën e re të gurit njerëzit kanë mësuar ta përpunojnë gurin.
Duke e përsosur shtizën, harkun dhe shigjetën, gjuetia dhe
peshkimi janë bërë profesion kryesor i njeriut.
Në këtë periudhë filloi zbutja e kafshëve dhe në këtë mënyrë u
bë zhvillimi i blegtorisë.
Krejt kjo ka ndodhur dhe ndikuar në krijimin e rezervave
ushqimore.
Në fund njerëzit kanë filluar të ndërtojnë vendbanime të
përhershme.
MJETE LUFTARAKE NGA KOHA
E GURIT
IV.BASHKËSIT E PARA TË
NJERËZVE
Njeriut parahistorikë ka qenë i detyruar të jetojë në
bashkësi me njerëzit e tjerë.
Në fillim njerëzit kanë jetuar në grupe të vogla të quajtura
HORDHI.
Bashkësia më e madhe ka qenë GJINIA.
Të gjithë pjesëtarët e gjinisë kanë qenë në lidhje gjaku.
Në krye të gjinisë ka qenë EPRORI.
Me bashkimin e disa gjinive është formuar
VËLLAZËRIA.
V.BESIMET DHE KULTURA E
NJERIUT PARAHISTORIK
Nevoja e njeriut për t’i paraqitur ndjenjat dhe rrëfimet e veta
para miqve ka qenë shumë i hershëm.
Gjurmët më të vjetra të artit janë të pranishme në kohën e
gurit.
Vizatimet janë gjetur në vendbanimet primitive të quajtura
SHPELLA.
Forma më e vjetër e besimit të njerëzve ëshhtë
TOTEMIZMI.
Njerëzit kanë besuar në shpirtëra të njerëzve, sidomos kishin
respekt kundrejt shpirtërave të paraardhësve të ndjerë.
DETYRË SHTËPIE
1.Të shkruani pikëpamjen religjioze dhe atë shkencore
mbi prejardhjen e njeriut.
JU FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN TUAJ!
KUMANOVË/SHTATOR, 2022

You might also like