You are on page 1of 16

PROJEKT

TEMA : ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE NE SHEKUJ.

LENDA : HISTORI.

KLASA :XI/A

SHKOLLA : ALUSH BARDHI.

VITI SHKOLLOR : 2022/2023.

PRANOI :FATMIRA DUKA.

PUNOI : ENXHI TOPCIU.


Personalitetet të shquar Shqipëtar që kanë dhënë
kontribut për kulturën shqiptare
KUKUZELI Jan, figure e shquar e kultures bizantine, me origjine nga Durresi, njihet si muzikanti dhe kengetari
me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI. Merita qendron ne faktin se nocioni muzikor i tij u perdor per disa
shekuj ne muziken kishtare. Kukuzeli punoi mbi nje sistem te shkrimit muzikor te krijuar nga ai vete, me emrin
sistemi kukuzelik. Ky sistem, i cili paraqitet si faza e trete e semiografise bizantine, perdorej mbi 40 germa
grafike dhe bazohej ne rrathet muzikore. Ky sistem u shtjellua ne nje traktat te vecante me titull "Fillimi i
shenjave psalltike te perpiluara dhe te perpunuara prej mjeshtrit Jan Kukuzeli".

ANDREA Aleksi 1425-1505 (i mbiquajturi Durrsaku). Arkitekt, piktor dhe skulptor shqiptar dhe nje prej
artisteve me te medhenj te rilindjes dalmatiane. Ne te gjitha mbishkrimet e veprave shenon origjinen e tij nga
Durresi, ku dhe lindi. Ne moshe te re mergoi ne qytetin Spilit, te Dalmacise, ku dhe studioi prane skulptorit
Mark Troja. Eshte autor i statujave te lozhes se tregtareve ne Ankone te Italise, i 1454 afreskeve ne nje kishe te
ishullit Arabe te Dalmacise. Kryevepra e tij mbahet pagezimorja e Trogirit.

BARLETI Marin (rreth 1460- 1512). Humanist i njohur, historian, i pari autor i njohur dhe nje nga me te
medhenjte e letersise se vjeter shqiptare. U lind ne Shkoder dhe per jeten e tij dihet shume pak. Ka jetuar ne
mergim si prift ne trevat venedikase, ku dhe plotesoi kulturen e tij humaniste dhe u be nje njohes i thelle i
letersise klasike dhe gjuhes latine, me te cilen shkruajti veprat e tij. Prej Barletit njihen tri vepra, "Rrethimi i
Shkodres", "Historia e jetes dhe e bemave te Skenderbeut" dhe "Shkurtore e jetes se papeve dhe perandoreve".

Arkitekt Kasemi (1570-1650) Mjeshter i arkitektures klasike osmane. U lind ne fshatin Gremsh te Tomorrices,
Skrapar. Studimet e larta per arkitekture i kreu ne Stamboll dhe u radhit nder ndihmesit me te afert te arkitekt
Sinanit. Ai ka sherbyer si kryearkitekt i perandorise osmane si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si
Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance ne Stamboll si dhe mjaft vepra ne Shqiperi si bujtina, ura,
banja dhe trasete e rrugeve mesjetare Berat Korce etj.

BARDHI Frang (1606-1643) Leksikografi i pare shqiptar, historian, folklorist dhe etnograf. Nje nga autoret me
te vjeter te letersise shqipe. Lindi ne nje familje te larte klerikesh te Kallmetit (Zadrime). Beri studimet ne
kolegjin fetar te Loretos (Itali) dhe me 1635 u emerua peshkop i Sapes. Hartoi dhe botoi fjalorin latinisht- shqip,
"Gjergj Kastrioti i Epirit" etj.

BOGDANI Pjeter(1625-1689). Shkrimtari me i shquar i letersise se vjeter shqiptare. Lindi ne Gur te Hasit
(Kukes) ne vitin 1625. Pasi kreu studimet e larta teologjike dhe filozofike ne Rome, ku dhe mori titullin Doktor,
sherbeu si famullitar ne Pult dhe Prizren. Me 1656 u emerua peshkop i Shkodres, e me 1677 kryepeshkop i
Shkupit. Vepra me kryesore e tij, "Ceta e Profeteve", u botua ne vitin 1685 ne qytetin e Padovas ne Itali, si dhe u
rishtyp ne vitin 1691 dhe 1702 ne Venedik me tituj te ndryshem.

BUZUKU Gjon shek.XVI. Autori i pare i njohur deri tani i letersise shqiptare, shqiperuesi i nje libri kishtar qe
eshte quajtur "Meshari" (1555), me e vjetra veper shqipe qe ka arritur.Kopja e librit eshte e cunguar, i mungojne
16 faqet e para. Vepra permban lende kishtare dhe pjese kryesore te liturgjise katolike.Meshari eshte botuar ne
alfbetin latin te tipit gjysmegotik.

TEPELENA Ali Pashe, sundimtar i fuqishem feudal ne Shqiperine Jugore. Themelues i Pashallekut autonom te
Janines, kryengrites kunder pushtetit te Portes Osmane ne Shqiperi. Lindi ne Tepelene ne nje familje feudalesh
ushtarake dhe u dallua per aftesite e energjite, me te cilen ndoqi planet e veta ambicioze per t'u bere sundimtar i
vetem i vendit duke perdorur te gjitha mjetet. Me 1784 fitoi graden e "Pashait" si komandant ushtarak prane
Valiut te Rumelise ne Sofje. Politika e Ali Pashe Tepelenes synonte autonomine dhe bashkimin e krahinave
shqiptare nen sundimin e pashallekut te Janines.
ASDRENI(Aleks Stavre Drenova 1824-1947). Poet i shquar, publicist dhe veprimtar demokrat. Eshte autor i
Himnit te Flamurit. Me krijimtarine e tij shenoi nje hap ne kalimin nga romantizmi te realizmi.

KRISTOFORIDHI Kostandin 1827 1895. Levrues dhe studiues i gjuhes shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes
Kombetare, arsimit dhe kultures. Lindi ne Elbasan dhe ndoqi gjimnazin Zosimea te Janines. Veprimtaria e tij
themelore lidhet me perhapjen e gjuhes dhe shkolles shqipe. Ai njihet si hartuesi i pare i Abetares se pare shqipe
ne gegerisht ne vitin 1867 dhe nje vit me vone po kete abetare e botoi ne toskerisht. Vepra themelore eshte
"Fjalori i gjuhes shqipe". Eshte perkrahes i teorise mbi prejardhjen pellazge te shqipes.

GJIKA Elena (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste perparimtare rumune me origjine shqiptare.
Eshte autore e shume studimeve si Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore, Shkrimtaret shqiptare te Italise
jugore, Shqiptaret ne Rumani, etj. Eshte e njohur ne opinionin boteror per ndihmen e dhene ne ceshtjen
shqiptare.

FRASHERI Naim 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i
shquar i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Frasher te Permetit. U shkollua ne gjimnazin "Zosimea", ne Greqi.
Poema e tij e pare ishte "Shqiperia", qe entuziazmoi patriotet shqiptare, botuar ne vitin 1897. Ne Stamboll ishte
nder botuesit kryesore te revistes "Drita", me pas "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per
shkollat shqipe. Me 1886 botoi poemen "Bageti e bujqesi". Veprat kryesore jane "Qerbelaja", "Historia e
Skenderbeut", "Gjuha shqipe", "Korca" etj.

IDRONOMEO Kole 1860-1939 Piktor i Rilindjes Kombetare, arkitekt dhe fotograf, Piktor i Popullit. Lindi ne
Shkoder dhe qe ne moshe te vogel shfaqi prirje per artin. Ai kishte nje studio fotografike dhe ka dhene i pari
shfaqje kinematografike ne vend ne vitin 1912. Krijoi ne pikture nje radhe kompozimesh te karakterit
etnografik. Kryevepra e tij eshte "Motra Tone" viti 1883. Eshte i pari ne artin shqiptar qe trajtoi peisazhin.

KONICA Faik 1876-1942. Publicist kritik letrar dhe veprimtar politik. Gjate veprimtarise se tij eshte perpjekur
per nje gjuhe letrare te perbashket dhe ndihmoi ne pasurimin e zhvillimit te stilit letrar dhe publicistik te shqipes
se shkruar. Veprat e tij me te njohura jane "Doktor Gjelpera zbulon rrenjet e drames se Mamurrasit", "Nen hijen
e hurmave", etj.Njihet si drejtues i revistes Albania", nje prej organeve me te rendesishme te Rilindjes.

Aleksander Mosiu(Artist i Popullit) Lindi ne qytetin e Kavajes ne vitin 1879. Ai ridhte nga nje familje shqiptare
e Moisive, e cila per arsye ekonomike emigroi ne Trieste. Pas mbarimit te shkolles se mesme ne Grac te
Austrise dhe pas nderprerjes se konservatorit te Vjenes, Moisiu per arsye ekonomike filloi te punoje si
duartrokites ne opera dhe si figurant ne Burgteater, ku dhe nisi krijimtaria teatrale e tij.Debutoi me sukses ne
vitin 1903 ne Teatrin gjerman te Prages, ne Teatrin "Skena Popullore", te Berlinit etj. Moisiu u vleresua si aktor
ne rolet e Osvaldit, Pozes, Hamletit, nderkohe qe vetem rolin e Fedjas ne dramen "Kufoma e gjalle", te Leon
Tolstoit e interpretoi 1200 here. Vetem tre vjet para se te nderronte jete, ne vitin 1935. Moisiu triumfoi ne skenat
e Evropes ne shfaqjen jubilare "Fausti" te Getes.

EFTIMIU Viktor 1889-1972, Shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kultures rumune
dhe asaj boterore. Akademiku Eftimiu, lindi ne fshatin Boboshtice te Korces, dhe emigroi ne vitet e para te jetes
ne Bukuresht te Rumanise. Nder veprat e tij spikasin romanet "Njeriu qe pa vdekjen me sy", "Kokoshi i zi",
"Prometeu", "Dr.Fausti" etj si dhe mjaft krijime me motive shqiptare si "Portrete dhe kujtime", "Dy kryqe",
poemthi "Skenderbeu", esseja "Folklor shqiptar" etj.Gjate jetes se tij, ai mbajti lidhje me vendlindjen. Ne
fillimin e viteve '20 ishte kryetar i nje Shoqate atdhetare, e cila punonte per mbrojtjen e te drejtave te Shqiperise
si shtet i pavarur.

GJADRI Gjovalin 1899-1974 Inxhinjer, konstruktor i shquar ne projektimin dhe ndertimin e urave. Lindi ne
Shkoder. Shkollen e mesme dhe te larte e kreu ne Austri. Njihet si nje nga zbatuesit e punimeve te Ures se Matit
nje prej urave te johura ne literaturen boterore, e cila ne vitin 1999 u shpall monument kulture nga Qeveria
shqiptare. Nder urat e projektuara prej tij permenden ura e Penkoves, e Mbrostarit, e Rrogozhines, ura e
shetitores "Deshmoret e Kombit".

PORADECI Lasgush (Llazar Gusho), 1900-1989. Poet lirik.Lindi ne Pogradec ne nje familje zanatcinjsh.
Arsimin e kreu ne qytetin e lindjes, me pas u shkollua ne Athine dhe Rumani dhe studimet i perfundoi ne Austri.
Lirikat e tij dashurore, filozofike e atdhetare u permblodhen ne vellimet "Vallja e yjeve" (1933) dhe "Ylli i
zemres" (1937). Lasgush Poradeci ka perkthyer ne gjuhen shqipe vepra te poeteve te shquar botetore (Hajne,
Majakovski, Pushkin, Gete).

KONO Kristo kompozitor, Artist i Popullit. Lindi ne qytetin e Korces ne vitin 1907. Ka kryer studimet e larta
muzikore ne Paris te Frances, dhe u diplomua ne konservatorin Xh.Verdi te Milanosper klarinete dhe
instrumentacione per bande. Kur u kthye ne atdhe organizoi dhe riorganizoi bandat muzikore te disa qyteteve.
Krahas kompozimeve si romanca, poema per kor, solist e orkesterka. Ai ka kompozuar operten "Agimi", vepra e
pare e ketij lloji ne muziken tone, dhe operen "Lulja e kujtimit", ku per here te pare ne muziken skenike trajtohet
tema patriotike. Eshte nga autoret e pare shqiptare qe vuri motivin popullor ne partiturat korale dhe orkestrale
dhe e ngriti ate ne nivelin e muzikes se kultivuar.

Mitrush Kuteli (Dhimiter Pasko) 1907-1967 Shkrimtar, ekonomist, publicist, dhe perkthyes. Mesimet e para i
mori ne vendlindjen e tij, Pogradec, kurse studimet e larta per ekonomi i kreu ne Bukuresht te Rumanise. Ne
veprimtarine letrare njihet per veprat "Nete shqiptare", "Ago Jakupi e te tjera rrefenja", "Fshati im e pi rakine",
"Pylli i geshtenjave", "Xinxifillua", "Tregime te mocme shqiptare", etj. Njihet edhe si kritik letrar.

CABEJ Eqerem 1908 -'80. Nje nga figurat me te shquara te shkences arsimit dhe kultures shqiptare. Studimet e
larta i ka mbaruar per filologji ne Vjene te Austrise dhe u specializua ne gjuhesine krahasuese indoevropiane.
Veprimtarine shkencore e shtjelloi ne gjuhesi, por edhe jashte saj, ne folklor, etnografi dhe histori te letersise.
Vend zene studimet etimologjike dhe leksiokologjike historike, dialektologjia e onomastikes si edhe kodifikimi i
gjuhes letrare. "Studime etimoligjike ne fushen e shqipes", "Hyrja ne historine e gjuhes shqipe", "Fonetika
historike e shqipes",jane disa prej veprave me te spikatura te tij.

KOCO Tefta Tashko, artiste e shquar, soprano lirike, Artiste e Popullit. Lindi ne Fajum te Egjiptit. Studimet per
kanto i filloi ne France, ne qytetin Monpelje me 1927 dhe i vazhdoi ne Paris ne vitin 1930 ne Institutin e Larte te
Muzikes.Ne vitet 1931-1932 mori pjese ne konkurset e organizuara nga Konservatori i Parisit, nga "Opera
Komike" ku debutoi me rolin e baterflait dhe u vleresua per cilesite e saj vokale-interpretative. Veprimtarine
koncertale ne Shqiperi e nisi ne vitin 1935, duke dhene koncerte ne te gjithe qytete e vendit

BUDA Aleks. Historian profesor, kryetar i Akademise se shkencave ne vitin '72. Lindi ne vitin 1911 ne Elbasan.
Studimet i ka kryer ne Austri. Ka dhene ndihmese te madhe ne fushen e historise mesjetare shqiptare dhe te
Rilindjes Kombetare. Eshte bashkeautor dhe redaktor pergjegjes i "Historise se Shqiperise" (1959).

KRAJA Marije, kengetare e periudhes se Pavaresise dhe me pas Artiste e Popullit. Lindi ne Zara (Dalmaci) ne
vitin 1911.Arsimin e mesem dhe te larte e ka kryer ne Austri. Veprimtaria e saj perfshin te gjitha gjinite e
muzikes vokale te kultivuar qe nga muzika e dhomes (kenge romance) dhe oratoriale dhe deri tek muzika
skenike. Ka perfaqesuar artin lirik shqiptar edhe ne vendet e Evropes dhe Azise.

Kadri Roshi (Artistit i Popullit). Lindi ne 4 janar te vitit 1924 ne Mallakaster. Perfundoi studimet e larta ne
Prage ne vitin 1941. Qe nga ajo kohe dhe deri sot ai numeron 170 role te cilat perbejne nje jete te madhe
artistike, ku nderthuren veshtiresite e nje jete prej jetimi, ciraku, portieri kinemaje dhe deri te aktori origjinal me
portretin e njeriut te fisem.Eshte konsideruar si legjenda e skenes dhe ekranit shqiptar.

AGOLLI Dritero, poet, prozator dhe publicist i njohur.Lindi ne vitin 1931 ne Menkulas te Devollit. Per nga
gjinite, krijimtaria e tij eshte e pasur, midis te cilave spikat romani "Komisari Memo", romani satirik "Shkelqimi
dhe renia e shokut Zylo", si dhe shume poema ku gjejne shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut.

KADARE Ismail. Eshte shkrimtari me i madh i letrave shqipe, i cili qe pas viteve '90 jeton ne France. Kanditat i
cmimit Nobel ne letersi. Lindi ne vitin 1936 ne Gjirokaster. Eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se
vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje
serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare
ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit.
Veprat e tij jane perkthyer ne 20 gjuhe te botes.

HATIBI Ervin, Ervin Hatibi eshte nje nga poetet e brezit te ri, ose me mire e brezit rinor te fundkomunizmit.
Ismail Kadare ka thene se Hatibi eshte vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe
e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec.

ARTI NË SHQIPËRI
Arti në Shqipëri është influencuar nga ngjarjet e ndryshe gjatë periudhës historike, ka gjurmë të hershme,
dhe vazhdon të zhvillohet.

GJURMËT MË TË HERSHME
Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës së
neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e
mijëra qeramika, terakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt
të shqiptarëve të sotëm.
Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në
format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i
gjashtë deri në shekullin e trete p.e.s në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike ; forma ndërtohet
me siluetë më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në
muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve
të tjerë po aq të lashtë si Helenët, Maqedonët apo Romakët.
Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në truallin e
Shqipërisë duke u bërë kështu bashkudhëtare me artin e popujve më të hershëm të Evropës. Tipare më të
qarta u dukën sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet
helene : Dyrrahu, Apollonia, Orikumi.

ARTI ILIR

Në qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me ndërtimin e
monumenteve. Në fillim skulptura u zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen, sidomos nga tradita
korintike dhe korkyrase.
Më vonë, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditën helene, arti ilir fiton veçori te reja, të
dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit
në ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të veçanta
kundrejt veprave të importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e sotëm të Durrësit janë ekspozuar disa
skulptura të papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë për gdhendjet që janë bërë në truallin
shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të punishteve të hershme të qeramikës në Apolloni dhe
Durrah. Aty u prodhuan shumë nga enët dhe vazot e bukura të stilit antik që ruhen në muzetë tona. Figurat
e pikturuara paraqesin skena të ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj.
Përgjithësisht janë me figura të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura të kuqe mbi sfond
të zi (shek. IV deri në periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në lëvizje, plot harmoni dhe
plasticitet. Në këtë periudhë realizohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe terakota, ku
paraqiten edhe motive laike si dhe figura fëmijësh, barinjsh etj.
Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në Apoloni,
Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u
pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash ; që nga afresket e deri te mozaikët e bukur
monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I-rë u ngadalësua gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që
shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u
pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake.
U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu
fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjeçare. Qendrat kryesore të veprimtarisë artistike mbeten
përsëri Apolonia, Durrahu, Botroti etj.
Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta
e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga veprat e mëparshme, si dhe me
skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, veprimtaria e këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë
ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës.

ZHVILLIMI I MOZAIKUT.

Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh
edhe arti i mozaikut. Më i hershmi është gjetur në Durrës. I përket shekullit IV p.e.r. dhe është i punuar me
gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë veprimtarinë e kësaj gjinie.
Quhet “Bukuroshja e Durrësit” dhe mund të cilësohet si bukuroshja e gjithë mozaikëve që janë zbuluar
deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I-
rë, siç përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri,
qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të
motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, siç është amazonamania në Apoloni,
duke u zëvendësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura
kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje
të mirë disa vepra të tilla, sic janë Pagëzimorja në Butrint, mozaikët e Linit dhe të Antigonës. Nga
gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm një mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që
i përket shekullit VI-VII-të.

GALERIA E ARTIT ILIR.


GALERIA E MOZAIKEVE TE GJETUR NE DURRES.

PIKTURA MURORE
Arti bizantin
Në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e hershme, skulptura vjen duke u zbehur deri në
mohim të plotë nga estetika bizantine, ndërsa arti i pikturës gjeti shprehjen më të lartë artistike. Zhvillim
më të madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve e krishterë. Kishat u mbushën me afreske dhe
ikona që u nënshtroheshin plotësisht kanoneve të rrepta të metropolit. Autorët nuk i firmosnin veprat në atë
periudhë, prandaj gjithë ajo veprimtari mbetet ende anonime. Tani në Shqipëri ruhen pak gjurmë nga
veprimtaria e më hershme, vetëm disa fragmente. Fatkeqësisht një pjesë e tyre u dëmtua gjatë luftës kundër
fesë që u bë në regjimin komunist (1967), duke zhdukur kështu vepra me vlera të rralla për kulturën dhe
historinë kombëtare. Në ato pak fragmente që ruhen ndihen ndikime të stileve perëndimore (Kisha e
Rubikut – 1272), si dhe lindore (Vau i Dejës – shek. XIV-të) të artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe
minaturat në kodikë të Beratit dhe të Vlorës (shek. XI-XIV-te) janë me vlera artistike dhe i përkasin
periudhës së zhvillimit të artit bizantin në Shqipëri.
Në Kishën "Fjetja e Shën Marisë" në Lubonjë të Korçês, egziston një pikturë murale e Dyfishtë. Kisha
është ndërtuar në vitin 1015.
Sipas Theofan Popës " Kjo pikturë, ndonëse mjaft e dëmtuar, paraqet shumë interes për ne, si një nga
dokumentet e pikturës tonë më të vjetër, që dokumenton historinë e traditave të arteve figurative të vendit
tonë".

Arti pasbizantin
Gjatë shekullit XVI-të,ndonëse ende nën pushtimin osman, u realizuan vepra të reja artistike në pikturë, në
stilin pasbizantin. Personaliteti më i shquar i kësaj periudhe është Onufri (shekulli XVI).
Pikturat e tij dallohen për ngjyra të pasura dhe nuanca dekorative, për realizimin e tipave interesantë me
gjendje tragjike, si dhe për futjen e disa elementëve etnografikë kombtarë që do t’i shohim më qartë edhe
te pasardhësit e tij; i biri Nikolla (shek. XVI-të) si dhe te piktorët e shquar David Selanicasi (shek XVIII-
të), Kostantin Shpataraku (shek. XVIII-të), dhe te të më vonëshmit vëllezërit Kostandin dhe Athanas
Zografi (shek.XVIII-të), familja Katro (shek. XVIII-të) etj., që zbukuruan mjaft kisha në Shqipëri dhe në
vendet fqinj.
Në Shqipëri është bërë edhe vazhdon të bëhet një punë e kujdesshme për veprat e artit pasbizantin pasi ato
çmohen si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë më të pasur kombëtare. Vazhdojnë ende hulumtimet për
zbulimin e autorëve të tjerë si dhe restaurimi i veprave të dëmtuara gjatë shekujve. Deri tani janë hapur
disa ekspozita me vepra të këtij arti si në Paris (1975), Romë (1985), Nice (1993) etj të cilat kanë ngjallur
interesa të shumta te specialistët e artit. Ekspozitat janë shoqëruar me botime të ilustruara dhe me komente
të shumta nga shtypi i huaj. Veprat më të çmuara të këtij arti ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë,
Muzeun Onufri Berat, Muzeun Historik Kombëtar, Galerinë Kombëtare te Arteve si dhe në muze të tjerë
në Tirane dhe qytete të tjerë të vendit. Në Korçë është ngritur edhe një muze privat, i vetmi deri tani në
Shqipëri, që ruan një koleksion të pasur me vepra të artit pasbizantin.

Galeria e artit bizantin dhe pas bizantin



 

 

Galeria e artit rilindas[


ARTI PAS VITIT 1945

Veprimtaria e parë në fushën e arteve figurative, pas çlirimit të vendit, është Ekspozita Kombëtare, e hapur
në prill të vitit 1945, në Tiranë. Në shtypin e kohës ajo u quajt “ekspozita e parë kombëtare”, duke mohuar
kështu atë të vitit 1931 dhe të tjerat më pas. Pra u duk qartë tendenca për të filluar “gjithçka nga e para”
edhe në art ! Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos të tjerat që u hapën më pas, përcaktuan dhe drejtimin e ri
në artin shqiptar, rrugën e vetme të lejueshme për shtetet komuniste ; metodën e realizmit socialist.

Ngritja e institucioneve artistike


Pas 1945-sës edhe në fushën e artit u bë një punë më e organizuar për ngritjen e institucioneve. Më 1946 u
hap shkolla e mesme artistike që përgatiste piktorë skulptorë dhe grafistë. Në vitin 1954 u ngrit për herë të
parë Galeria Kombëtare e Arteve, ëndërr disa vjeçare e artistëve dhe amatorëve të artit. Aty u grumbulluan
veprat më të mira të traditës si dhe të autorëve bashkëkohës. Njëzet vjet më pas u ndërtua godina e re e
Galerisë, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me një numër më të madh veprash. Në godinën e re është hapur
një sallë për vepra të autorëve të huaj ku bëjnë pjesë edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
Ne vitin 1972 u krijua "Ndermarja e Riprodhimit të Veprave të Artit" Drejtuar nga z.Skënder Glina, ajo u
bë një qëndër komplekse në ndihmë të artistëve të të gjitha fushave të artit, kryesisht të ati monumental.
Piktorët, skulptorët bashkë me artistët e tjerë të skenës dhe ekranit themeluan organizatën e tyre të quajtur
Lidhja e Artistëve me qëllim “që të bashkonin përpjekjet për formimin e artit të ri të realizmit socialist”.
Nxënësit që mbaronin shkollën e mesme artistike në Tiranë vazhdonin studimet në akademitë e arteve në
Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Lindjes. Në vitin 1960, kur Shqipëria u nda nga kampi
socialist, studentët u kthyen në atdhe dhe, po atë vit, në Tirane u ngrit Instituti i Lartë i
Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite më vonë u hapën edhe shkolla të tjera artistike. Në qytetet
kryesore u ngritën Galeri Arti. U hapën disa muze kombëtarë si Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, Muzeu
Arkeologjik në Tiranë etj si dhe disa muze historikë si Muzeu Skënderbeu në Krujë, Muzeu Historik
Kombëtar ku veç afreskeve që janë pikturuar aty, ruhen edhe shumë vepra arti origjinale me shumë vlerë.
Për studimin e veprimtarisë së arteve figurative, si dhe arteve të tjerë, që nga viti 1986 funksionon Qendra
e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave.

Zhvillimi i skulpturës
Që nga viti 1945, thuajse çdo vit janë organizuar ekspozita të arteve figurative. Më të rëndësishme
quheshin ato me rastin e përvjetorëve të Çlirimit dhe të ngjarjeve te tjera kombëtare. Janë organizuar
gjithashtu edhe shumë konkurse kombëtare. Konkursi i parë u shpall më 1948 për realizimin e monumentit
të Skënderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij që u realizua në
bronz pas 10 vjetëve dhe u vendos në qytetin e Krujës (28 nëntor 1959). Mbas çlirimit mori zhvillim të
madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritën disa vepra. Nga veprat më të rëndësishme
vlerësohen monumenti ekuestër i Skënderbeut në Tiranë (1968) me autorë O. Paskali, A. Mano, J. Paco ;
“Monumenti i Pavarësisë” në Vlorë (1972) më autorë K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadëri si dhe disa statuja
shtatore dhe monumente të tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.
Në pikturë u realizuan një numër më i madh veprash. Për herë të parë morën zhvillim thuajse të gjitha
zhanret e arteve vizive që nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika,
qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket që u aplikuan në disa godina social kulturore. Në gjithë këtë mori
veprash, ndonëse të realizuara nën një censurë të rrepte, u realizuan edhe vepra me vlera të veçanta
artistike. Në artet figurative mungon një figurë aq e shquar sa Ismail Kadare në letërsi, por gjithsesi ashtu
si dhe Kadare shkroi kryevepra gjatë periudhës së realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorë të
talentuar, kanë realizuar tablo të bukura, që s’kanë asgjë të përbashkët me të ashtuquajturën metodë
të realizmit socialist.

Artistët e huaj për Shqipërinë


Pikërisht gjatë shekullit XVIII-të, kur në Shqipëri sapo kishte nisur rrugën piktura realiste, në Salonet e
Parisit, në disa ekspozita në Angli, Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosën edhe tablo me temë shqiptare.
Vepra të veçanta ishin realizuar edhe më parë nga autorë të shquar si P. Veroneze (1528-1588) ”Rrethimi i
Shkodrës”, A. Durer (1471-1528) “Skënderbeu” vizatim etj., por gjatë shekujve XVIII-XIX-të erdhën më
shumë piktorë të shquar drejt Shqipërisë. U realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i
romantizmit E. Delacroix (1798-1863); portreti “Shqiptarja” nga C. Corot (1796-1875), kompozimi i
famshëm “Gratë suliote” nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton
(1802-1828), V. Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ç. Conder (1868-1909) etj. Artisti i
njohur francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptarësh; kroati P.
Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me skena të ndryshme nga jeta shqiptare, ndërsa anglezi i
famshëm E. Lear (1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo në ngjyra vaji nëpër
Shqipëri. Përveç artistëve të mësipërm, ka edhe shumë autorë të tjerë të huaj që, ndonëse janë më pak të
njohur, kanë realizuar vepra me vlerë për historinë dhe kulturën shqiptare.

KULTURA SHQIPTARE
Kultura e Shqipërisë ose Kultura Shqiptare është një term që mishëron
elementet artistike, gatimit, letrare, muzikore, politike dhe sociale që janë përfaqësues
të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kultura shqiptare është formuar në mënyrë të konsiderueshme
nga gjeografia dhe historia e Shqipërisë. Ajo u rrit nga ajo e ilirëve, me bindjet e tyre pagane dhe mënyrën
specifike të jetës në zonat e pyllëzuara të Evropës Jugore të largët. Kultura shqiptare është ndikuar edhe
nga Grekët e Lashtë, Romakët, Bizantinët dhe Otomanët.

Arkitekturë

Periudha e regjimit komunist nuk ishte gjithnjë në gjendje të ruante specifikat


arkitektonike dhe kulturore të secilit qytet. Një numër i madh i shtëpive
tradicionale, të karakterizuara nga gurët e tyre të dale, apo bardhësia e gëlqeres së
mureve, nuk mundën t'i mbijetojnë kohërave dhe tensioneve të
historisë. Berati dhe Gjirokastra akoma e dëshmojnë shumë mirë për këtë lloj
arkitekture dhe janë krenaria më e madhe e shqiptarëve.

 
Traditat

Kostumet popullore janë të ndryshme nga rajoni në rajon. Në jug dhe në pjesën
perëndimore të vendit, ne gjejmë të famshmen "fustanella", një fund i veshur nga
burrat e këtyre rajoneve, mjaft i ngjashëm me fundin e bardhë të kostumit
tradicional grek. Kostumet e veriut dhe pjesës malore të qendrës së vendit janë më
të vështira për tu veshur, si pasojë e temperaturave të ulëta që prekin këto rajone.
Sidoqoftë, gjejmë një kapele leshi të bardhë, të quajtur "qeleshe", të veshur nga
burrat në të gjithë vendin, vetëm forma mund të ndryshojë, duke shkuar nga e
mprehta me majë në të sheshtë.

Gratë katolike në veri të vendit vishen në një mënyrë mjaft të veçantë, ato veshin
një lloj fustani (xhubleta) që peshon 15 kg. Kjo veshje është përcjellë nga brezi në
brez që nga epoka ilire.

Kostumet popullore nuk janë vetëm suvenire që i nxjerrim herë pas here nga
dollapi, por janë me të vërtetë objekte të kujtesës dhe respektit për kulturën
shqiptare dhe për vlerën simbolike dhe identitare që kjo i jep personit që mban këto
veshje. këtë kostum. Me rastin e ceremonive të ndryshme familjare, të rinjtë kanë
shumë dëshirë të veshin këto kostume të cilat janë krenaria e familjeve dhe e gjithë
komunitetit.

Këngët popullore shqiptare janë pjesë e thesarit folklorik kombëtar. Veriu i vendit
karakterizohet më tepër nga këngët legjendare kushtuar heronjve. Këto këngë
shoqërohen nga një instrument i veçantë me një tel të vetëm të quajtur
"Lahuta". Këngët isopolifonike nga rajoni i Laberisë në jug të vendit janë
regjistruar në Unesco. Ka ngjashmëri të këtyre këngëve me ato të Korsikës dhe
Sardenjës.

Mite e besime popullore


Një aspekt me interes i kulturës popullore shqiptare kanë qenë padyshim, mitet,
supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterë filloi të përhapej
ilegalisht në Iliri, që në shekullin e parë të erës sonë. Ungjillëzimin e saj e filloi Shën Pali
dhe e përfunduan misionarët latinë. Kjo shpjegon faktin, se përse në gjuhën shqipe,
terminologjia fetare e krishterë është e burimit latin, si në Veri e në Jug. Me përhapjen e
myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e këtej, lindën disa fenomene të veçanta, si
kriptokristianizmi në disa fshatra në rrethin e Elbasanit (në krahinën e Shpatit), që
vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Por në shek.XIX, edhe në disa zona të
Shqipërisë Veriore (psh në Lurë), kishte familje të përziera në pikpamje fetare: disa
pjesërisht katolikë e disa të tjerë myslimanë. Nga Lufta e Parë Botërore ka ardhur duke u
rritur edhe numri i atyre, që nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Në këtë kuadër
historik, nuk është e vështirë të kuptohet, se si u bë e mundur që të ruhej deri në
shekullin tonë një përzierje e traditave të lashta pagane, me elementë të krishtërimit e të
myslimanizmit.
Mënyra e jetesës në fshat – Doke e zakone
Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të
përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të
mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve,
me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave
konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe
mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.

Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e


kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e
pyllit, që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë,
ruhej ende mjaft mirë deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, sidomos atje ku
mbizotëronte fshatarësia e lirë. Pronë plotësisht private, mbi të cilën fshatari dispononte
krejtësisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin në
disponim të tij, deri sa ishin nen kulturë. Pasi mblidhej prodhimi bujqësor, tokat
liroheshin dhe kushdo mund të lëshonte bagëtinë për t’i kullotur, të tjera toka që
shfrytëzoheshin së bashku, pra fshatçe, ishin toka djerrë në vërri, kullotat e mali dhe
sidomos, burimet ujore për vaditjen e tokave të mbjella, që bëhej sipas një rradhe
rreptësisht të caktuar për çdo familje.

Vendbanimet fshatare, në përgjithësi, i janë përshtatur klimës dhe relievit ku janë


vendosur. Fshatrat më të ulta janë ato të Fushave Bregdetare, kurse fshatrat më të larta
arrijnë deri në 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen në rrethin e Korçës e atë të
Kukësit. Banesat e një fshati mund të ishin të grumbulluara ose të shpërndara, madje në
disa zona edhe shumë të shpërndara. Sidoqoftë, fshati kishte një qendër shoqërore,
rreth së cilës gravitonte aktiviteti i njerëzve në kohën jashtë punës dhe kjo mund të ishte
një shesh i vogël pranë një rrapi a një lisi shekullor, dyqani i ndonjë bakalli ose oborri i një
ndërtese kulti (kishe a xhamie). Në gjysmën e dytë të shek.XX, në shumicën e fshatrave,
fondi i banesave pothuaj u përtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale të
mëparshme. U bënë edhe shumë ndërtime social-kulturore, si shkolla e kopshte
fëmijësh, shtëpi e vatra kulture, njësi tregtare, etj.

Nga përllogaritjet e historianëve ka dalë se, në shek.XV, në Shqipëri, mesatarja e


shtëpive për çdo fshat, ishte 21; mesataren më të lartë e kishte rrethi i Elbasanit, me 38
shtëpi, i ndjekur nga rrethi i Korçës, me 28 shtëpi për fshat. Deri në çerekun e parë të
shek.XX, rreth 80% e popullsisë punonte e jetonte në fshatra, shumica e të cilave kishin
nga 20 shtëpi afërsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorë. Në 50-60 vitet e
fundit, përqindja e popullsisë fshatare ndaj popullsisë së përgjithëshme, ra ne 64%,
megjithëse qeveria e kohës synonte që fshati të mos braktisej. Pra, mund të pohojmë, se
pesha e kulturës fshatare ndaj asaj qytetare, është ende e ndjeshme.

Gjatë shek.XX e sidomos pas Luftës së Parë Botërore, mënyra e jetesës në fshatin
shqiptar pësoi ndryshime të rëndësishme. E megjithatë, në jetën familjare, si edhe në
jetën shoqërore, vazhduan të ruhen festa popullore me forma të ndryshme argëtimi dhe
në ndërgjegjen e njerëzve u ruajtën shumë pasuri shpirtërore, të manifestuara në
folklorin gojor e muzikor të krahinave të ndryshme, sidomos në epikën legjendare e atë
historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumë ide e shije të reja, me anë të mjeteve të reja
të komunikimit masiv.

Në ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet të mirë dhe kohezion të bazuar
në jetën ekonomike të saj. Përsa i përket strukturës së saj, mund të thuhet se ajo
tashmë, është thjeshtuar mjaft. Në pjesën më të madhe të vendit, familja përbëhet nga
çifti i të martuarve me fëmijët e tyre beqarë. Vajzat e martuara jetojnë në familjen e
burrit. Djemtë e martuar, pak kohë pas martese, veçohen nga familja e prindërve dhe
jetojnë më vete, por në shumë raste, djali më i vogël mbetet në shtëpinë e prindërve dhe
jeton me ta. Kështu, mesatarja e frymëve për familje është 5-6 vetë, por ka fshatra, ku kjo
mesatare është më e ulët. Megjithatë, në kujtesën e njerëzve të moshuar, ruhen raste
familjesh të mëdha, ku vëllezërit e martuar e fëmijët e tyre jetonin së bashku. Në këto
familje kishte detyrimisht një rregull strikt në ndarjen e punëve dhe të detyrave për të
gjithë. Atje ruheshin më gjatë edhe doke e zakone të dikurshme të jetës familjare,
praktika e rite pagane, etj.

Në ritet e besimet që kanë të bëjnë me ciklin e jetës, pra me lindjen, martesën e vdekjen,
studjuesit që janë marrë me to, kanë mundur të hetojnë edhe rite të lashta, të cilat, sado
të zbehta, jetojnë aty-këtu. Këto janë kryesisht rite për të ndjellë mbarësi për familjen e
çiftuar e çiftet e reja, që të shtohen e të kenë sidomos trashëgimtarë meshkuj. Ndër
zakonet e vdekjes, mund të shënojmë se deri në Luftën e Dytë Botërore, në disa krahina
ruhej vajtimi me “ligje” (këngë mortore).

Mjaft rite e besime të tjera lidhen me data të caktuara të një kalendari të vjetër popullor
dhe sipas studjuesve, kanë të bëjnë me kulte të herëshme blegtorale e bujqësore. Bie
fjala, Dita e verës apo 1 Marsi, shënohej nga një pastrim i përgjithshëm ritual i banesave
dhe i oborreve dhe më në fund, jo vetëm u vihej zjarri plehrave të mbledhura gjatë këtij
pastrimi, por në atë zjarr hidheshin edhe vetë fshesat e vjetra, për të filluar stinën e re me
fshesat e reja, pra është fjala për një rit purifikator, Dikur, në fshatra, Dita e verës pritej
me shumë gëzim, sidomos nga fëmijët. Dita e Shën Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje
festë e shoqëruar me rite e praktika zbavitëse. Atmosferë gëzimi e hareje në fshat
krijonin edhe zjarret e mëdhenj, që ndizeshin nëpër oborre e në kryqëzime të rrugëve më
22 Qershor, Ditën e Shën Gjonit. Rite shumë interesante shoqëronin dikur nëpër malësi
festën e “buzmit” në natën e solsticit të dimrit.
Shumë festa të motmotit lidheshin me javën bujqësore e blegtorale, si ishin përfundimi
korrjeve, qethja e dhënve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.

You might also like