You are on page 1of 60

Diversiteti

Libër i gatimeve
në pjatë

Dhjetor 2020
Autore:
Doruntina Ukimeri
Arlinda Zaimi

Diversiteti
Libër i gatimeve
në pjatë
Dhjetor 2020
Të drejtat e autorit © 2020 Fozndacioni Jahjaga.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ky libër i gatimeve
Është financuar nga UNHCR përmes projektit "Fondi i Mirëbesimit të Multi-
Partnerëve" si përgjigje e Organizatave të Kombeve të Bashkuara për
rimëkëmbje nga COVID-19¹. Ky nuk është një botim i UNHCR-it. UNHCR nuk
është përgjegjëse dhe jo domosdoshmërisht e miraton përmbajtjen e librit.
Çdo pikëpamje e shprehur në këtë libër është vetëm e autorit ose botuesit
dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të UNHCR.

Përzgjegjësia e recetave:
Ne ju rekomandojmë të rishikoni të gjithë përbërësit përpara se të provoni një
recetë në mënyrë që të jeni plotësisht të vetëdijshëm për praninë e substan-
cave të cilat mund të shkaktojnë ndonjë reagim negativ në shëndetin tuaj.

¹https://mptfcovid.unkt.org/
DIVERSITETI NË PJATË
Libër i gatimeve

Fuqia e është një ndër mënyrat që i afron njerëzit


me njëri-tjetrin. Prej familjeve, në shoqëri
dhe në rrethe të panjohura, ushqimi na

ushqimit
bën bashkë dhe na ofron një platformë
që të njihemi më mirë. Sa më i larmishëm
të jetë ushqimi, aq më mirë. Bazuar në
këtë besim, ju sjellim llojllojshmëri të
ushqimeve nga gra të komuniteteve
jo-shumicë në Kosovë. Ashtu si diversiteti
në pjatë edhe diversiteti në komunitete
është pasuri për të cilën jemi mirënjohës.
Hyrje 7
Aspekti kulturor i kuzhinave të komuniteteve që jetojnë në Kosovë 8
Kontribueset e librit të gatimeve 9
Antipastat dhe supat 12
Supë me pulë 13
Kungulleshkë e skuqur në vaj 14
Kungull me qumësht 15
Pite me presh 16
Pite me miell misri 17
Byrek me perime i bërë nga dy lloje mielli 18
Kifle 19
Bukë e festave fetare 20
Ushqimet kryesore 21
Qofte me vezë të ziera dhe sos domate 23
Patate të skuqura me miell misri 25
Bullgur me mish pule 26
Mish pule me sos 27
Paqë 28
Samun me suxhuk 29
Sarma 30
Pasul në tavë 31
Ëmbëlsirat 32
Gurabija 34
Kek me çokollatë 35
Tortë Dinastija 36
Tortë Zallë 37
Ëmbëlsirë me çokolladë të shkrirë-profiterole 39
Tortë snikers 41
Tortë rafaello 42
Trio e çokollatës 43
Sheqerpare 45
Trileqe 46
Kubëza të akullit 47
Tespishte 48
Shtrudle 49
Ëmbëlsira/buka e lavdisë 51
Të tjera 53
Kaçamak 53
Mjaltë për imunitet 54
HYRJE

Arti i gatimit tradicional i komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë është mjaft i


pasur. I ndikuar edhe nga gërshetimi i kulturave të etnive të ndryshme kjo menu është
bërë më e gjerë dhe interesante. Në përditshmëri por sidomos në festa e në raste
familjare, kjo pjesë themelore e kulturës del në pah dhe shfaq hijeshinë dhe
ngrohtësinë e saj. Komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë përveç traditave e vlerave
të tjera kulturore kanë edhe gatimet e veta tradicionale. Për këtë libër të gatimeve, gratë
rome, ashkalike, egjiptiane, turke e serbe kanë ndarë me ne receta të gatimeve të cilat
ato i përgatisin për familjet e tyre në jetën e përditshme, në festa, ahengje e raste të tjera
familjare.

7
Aspekti kulturor i kuzhinave të
komuniteteve që jetojnë në Kosovë
Kuzhina rome përbëhet nga gatime që zakonisht bëhen të nxehta dhe pikante me
përdorimin e erëzave, të tilla si hudhra dhe speci. Patatet janë gjithashtu një element
kryesor në dietën e tyre. Pjatat rome kanë marrë formë nga udhëtimet, përshtatja e
vështirësitë. Ato burojnë nga rrënjët indiane të romëve të gërshetuara me kulturat e
vendet nëpër të cilat kanë ecur dhe kanë jetuar paraardhësit e tyre.

Kuzhina e ashkalinjëve është e përafërt dhe me shumë ndikim nga kuzhina ballkani-
ke. Ajo ka të përbashkëta me kuzhinat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, e
ndikuar nga mjedisi ku jetojnë dhe bashkëjetesa me bashkëqytetarët e tyre kosovar. Në
kuzhinën e ashkalinjëve elementet kryesore janë brumërat, mishi e perimet.

Kuzhina e egjiptianëve të Kosovës sikurse edhe shumë sfera të tjera, ka ngjashmëri të


madhe dhe është e ndikuar nga kuzhina shqiptare e ajo ballkanike. Përbërësit e
kuzhinës egjiptiane janë brumërat, mishi dhe perimet.

Kuzhina turke është shumë e ngjashme me kuzhinën mesdhetare dhe është shumë e
larmishme. Baza e kuzhinës turke është brumi me miell gruri për bukën. Gjithashtu në
sasi të madhe përdoret orizi.Mishi zakonisht përdoret më pak. Njëri nga ushqimet më
të njohura me përmbajtje mishi është shish qebapi. Edhe perimet gjejnë përdorim të
gjerë në kuzhinën turke. Perime te ndryshme piqen në vaj ulliri dhe servohen si shtesë
në pjatat kryesore. Nga ëmbëlsirat më të njohurat janë bakllavaja, kadaifi dhe tullum-
bat.

Kuzhina serbe ka ndikime nga shekujt e kontaktit kulturor me Bizantinët, Osmanët,


shtetin e Jugosllavisë, dhe fqinjët ballkanikë të Serbisë. Ushqimet serbe përfshijnë
byrekun me djathë të quajtur "Gibanica" i cili është pothuajse një sinonim për kuzhinën
serbe. Kjo është një pjatë tradicionale serbe. Përbëhet nga kombinimi i djathit të
bardhë, kajmakut, brumit të ëmbëlsirave dhe vajit. Kajmaku është poashtu një nga
specialitetet e rralla autentike serbe.

8
Kontribueset
e librit të gatimeve
Fondacioni Jahjaga në mënyrë të vazhdueshme punon me gra nga komunitetet e
ndryshme që jetojnë në Kosovë. Në kuadër të bashkëpunimit me ato, gjithnjë e më
shumë shohim se komunitetet e ndryshme kanë më shumë gjëra të përbashkëta se sa
dallime. Dashuria dhe kujdesi ndaj familjes dhe rrethit, interesimet e ndryshme person-
ale dhe profesionale, përkushtimi për të përballuar sfidat e ndryshme me shpresë në
ditë më të mira janë vetëm disa nga gjërat e përbashkëta. Dashuria ndaj ushqimit është
diçka tjetër që na bashkon. Fondacioni Jahjaga ka biseduar me gra rome, ashkalike,
egjiptiane, turke e serbe dhe ka mbledhur nga ato një numër recetash që këto gra dhe
nëna i gatuajnë tradicionalisht dhe me dashuri për familjet e tyre. Kryesisht janë receta
tradicionale që ato i kanë mësuar nga nënat e gjyshet e tyre. Përveç që u ulën me ne për
të biseduar për receta, këto gra edhe i përgatitën këto ushqime dhe u bënë foto për t'u
ilustruar në këtë libër të gatimeve. Në vijim po ju prezantojmë gratë të cilat kanë
kontribuuar në zhvillimin e këtij libri të gatimeve dhe i falenderojmë ato që kanë ndarë
me ne një copë nga përditshmëria e tyre.

Ajshe Gemajli është një grua nga komuniteti ashkali që jeton në qytetin e Ferizajit. Për
të është shumë e rëndësishme që familja e saj të ushqehet mirë. Ajo shpesh provon
receta të reja, mirëpo më me dashuri përgatit pjatat tradicionale - ato që i ka mësuar
nga nëna e gjyshja e saj. Ajshja ka ndarë me ne dy receta që i përdorë shumë shpesh
në kuzhinën e saj, që janë bullgur me mish pule dhe pite me miell misri.

Dragica Milovanovic, një grua serbe e lindur në fshatin Kosh të Istogut, që në moshë
shumë të re merrej me shtëpinë dhe kuzhinën. Që aty lindi dashuria e madhe që Dragi-
ca ka sot për gatimin. Ajo ka ndarë disa receta me ne, të cilat janë: torta Dinastija, torta
Zallë, kungulleshka e skuqur në vaj dhe mjalta për imunitet.

9
Imrije Aliu është një grua e komunitetit ashkali nga komuna e Ferizajit. Gatimi është
diçka që Imrija e bën me shumë dëshirë dhe dashuri për familjen e saj. Kryesisht
përgatit pjata tradicionale dhe kësaj radhe ajo ka vendosur të ndaj me ne receta për
supë pule, pite me presh dhe gurabija.

Lejla Emini është një vajzë e re rome nga fshati Akull i Pejës. Lejlës i pëlqen shumë
kuzhina dhe shpesh është angazhuar në aktivitete dhe trajnime për gatimin. Së fundmi
ajo ka ndjekur një trajnim disa javësh për përgaditjen e ëmbëlsirave i mundësuar nga
projekti Multi Partners Trust Fund. Me ne ka ndarë një recetë të një ëmbëlsire që quhet
snikers.

Leonita Shala është vajzë e komuniteti egjitipan nga fshati Akull që poashtu ka ndjekur
një trajnim disa javësh për përgatitjen e ëmbëlsirave të mundësuar nga projekti Multi
Partners Trust Fund. Leonita ka ndarë me ne recetën për tortë Rafaello.

Luljeta Aliu nga komuniteti ashkali është poashtu një grua me pasion për kuzhinë që
jeton në komunën e Ferizajit, e që për librin e gatimeve ka ndarë recetën sallatë pule.

Mërgita Hoti që jeton në Gjakovë është një grua nga komuniteti egjiptian. Ajo ka ndarë
me ne dy receta tradicionale që në familjen e saj përgatiten me shumë dashuri e që
janë samuni me suxhuk dhe tespishtja.

Mevlide Shabani që jeton në lagjen Sallahane të Ferizajit është një grua nga komu-
niteti ashkali e cila gjithashtu ka pasion gatimin dhe kuzhinën. Mevlidja ka ndarë me ne
recetat patate të skuqura me miell misri dhe kek me çokollatë.

Milena Jevtic nga komuniteti serb jeton në Zveçan dhe është shumë e pasionuar pas
kuzhinës dhe gatimeve. Me ne ka ndarë recetën për bukën e festave fetare, i cili është
ushqim tradicional dhe i rëndësishëm për komunitetin e saj.

10
Nevenka Sharkovic është një grua e komunitetit serb që jeton në fshatin Videj të
komunës së Klinës. Nevenkës i pëlqen shumë kuzhina dhe me ne ka ndarë recetat për
kifle dhe kubëza të akullit.

Pakize Bujani një vajzë e re nga komuniteti ashkali ka mbaruar shkollën e mesme të
mjekësisë mirëpo e ka shumë pasion gatimin dhe përgatit shumë shpesh për familjen
e saj. Pakizja ka ndarë me ne një recetë gatimi që e përgatit shpesh për familjen dhe të
afërmit në festa të ndryshme familjare e fetare e që është qofte me vezë të ziera dhe me
salcë domatesh.

Rejhane Maliqi është një grua, nënë dhe psikologe nga komuniteti turk që jeton në
MItrovicë. Rejhanja duke e dashur shumë gatimin vendosi të ndajë me ne recetën e një
ëmbëlsire me sos çokollate.

Sheqerie Ramadani nga komuniteti ashkali në Ferizaj do të ndaj me ne disa receta të


cilat ajo i përdor shumë shpesh në kuzhinën e saj. Ajo i gatuan ato për festa të ndryshme
familjare e fetare. Këto receta janë pitja me patate dhe sheqerparet.

Sonita Shala nga fshati Akull i Pejës është një vajzë e re nga komuniteti egjiptian që ka
pasion kuzhinën dhe ka ndjekur gjithashtu një trajnim për përgatitjen e ëmbëlsirave.
Me ne ka ndarë një recetë të një torte që quhet trio e çokollatës.

Vesna Stajic është një grua nga komuniteti serb që jeton në Novobërdë. Kur gjen kohë
të lirë ajo gatuan me përkushtim dhe dashuri. Vesna me ne ka ndarë disa receta. Ato
janë: sarma, pasul në tavë, shtrudle, byrek me perime i bërë nga dy lloje mielli, kungull
me qumësht dhe kaçamak.

11
Antipastat
dhe supat
Antipastat dhe supat janë një mënyrë e shijshme për të filluar vaktin kryesor të
ushqimit të një dite. Ato janë bazë për fillimin e ushqimit në tryezë dhe kanë
për qëllim stimulimin e oreksit. Një pjatë antipastë me të drejtë mund të quhet
një "pjatë fillestare", andaj edhe librin e gatimeve po e fillojmë me antipasta
dhe supë. Disa nga antipastat në vijim si pitja dhe kiflet në komunitete të ndrys-
hme mund të shërbejnë edhe si ushqime kryesore, por në shumicën e rasteve
ato shërbehen në fillim ku të gjithë mund të marrin nga pak prej secilit lloj. Në
raste të caktuara këto edhe shërbehen me çaj, kur ftojmë miq dhe familjarë.

12
Supë
pulë
Përbërësit:

me
1 gotë miell misri
1 litër ujë
250 gr mish pule
1 gotë kos
2 thelb hudhër
2 lugë të gjellës vaj
Kripë
Piper i zi
Vegetë

Hapi i parë:
Marrim mishin e pulës dhe e presim në copa të vogla. Mishin e prerë e pastro-
jmë dhe pastaj e vendosim në një tenxhere me ujë për zierje. Pasi që fillon të
zihet i ndërrojmë ujin dhe e ziejmë edhe njëherë.

Hapi i dytë:
Pasi që zihet mishi i shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë. Më pas në
tenxhere vendosim kosin dhe hudhrën. Mishit të përgatitur i shtojmë vaj, kripë,
piper të zi dhe vegetë sipas dëshirës. E lëmë të zihet për 30 minuta dhe është
e gatshme për tu shërbyer e ngrohtë.

13
Kungulleshkë e
skuqur në vaj
Përbërësit:
1-2 kungulleshka
4 vezë
3 gota miell
1 pluhur për pjekje
Pak kripë

Përgatitja:
Fillimisht kungulleshkat duhen të qërohen dhe
grihen në rende. Kungulleshkave të grira u'a
shtojmë të gjithë përbërësit tjerë dhe i ndajmë në
copëza të vogla si qofte. Në vajin e nxehtë i shtojmë
kungulleshkat e përgatitura dhe i skuqim.

14
Kungull
me qumësht

Përbërësit: Për spërkatje:


1 kg kungull Pak sheqer pluhur të
50 gr margarinë përzier me kanellë
1 gotë sheqer Pak mjaltë
500 ml qumësht
2 vezë
30 gr miell

Hapi i parë:
Copëtojmë kungullin në kubëza të vogla dhe e vendosim në një enë. Hedhim
ujë mbi pjesën e poshtme të enës e pastaj shtojmë margarinën dhe gjysmën e
sheqerit. E lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 15 minuta.
Hapi i dytë:
Pasi që kungulli është zier e transferojmë në një tepsi dhe e fusim në furrë të
piqet edhe për 15 minuta tjerë. Gjatë asaj kohe, rrahim vezët dhe sheqerin e
mbetur. Kur formohet një masë e bollshme, shtojmë qumështin dhe miellin. E
largojmë tavën nga furra dhe mbi kungull derdhim masën e përgatitur. Tavën
e kthejmë në furrë përsëri për t'u pjekur. Pasi të është pjekur mjaftueshëm e
largojmë nga furra dhe presim që ajo të ftohet për të vazhduar me prerjen dhe
spërkatjen me sheqer pluhur. Përmbi sipas dëshirës mund t'i shtohet kanellë.
Kungulli mund të gatuhet edhe vetëm me qumësht e sheqer derisa copat e
kungullit të zbuten dhe të hahen ashtu, pa u futur në furrë për tu pjekur prapë.

15
me presh
Pite
Përbërësit:
300 gr miell
1 kg presh
2 gota vaj
2 gota kos
2 lugë kripë
250 ml ujë të vakët
Hapi i parë:
Në një enë vendosim miellin, kripën dhe duke i shtuar ujë e krijojmë brumin i
cili më pas duhet të pushoj për 15 minuta. Gjatë kohës që brumi qëndron ne
përgatisim preshin.

Hapi i dytë:
Në një enë grijmë 1 kg presh dhe i pastrojmë me kujdes. I shtojmë vajin, kosin
dhe i përziejmë për të qenë gati.

Hapi i tretë:
Brumin e ndajmë në 12 kuleq të vegjël të cilët tëhollohen dhe lyhen me vaj.
Pushojnë për 5 minuta. Më pas kuleqët e shtrirë i mbushim me presh dhe i
mbështjellim duke i vendosur me radhë në tepsinë e lyer poashtu me vaj.
Edhe sipër lyhet me vaj dhe e vendosim tepsinë për pjekje në furrë në
temperaturë 250 gradë. Pitja piqet për 15-20 minuta dhe pasi që e nxjerrim
nga furra e mbulojmë me një pecetë që të zbutet. Pas pak minuta pitja është e
gatshme të shërbehet.
16
Pite me
miell misri
Përbërësit:
2 vezë
2 gota kos
2 gota miell gruri
2 gota miell misri
1 gotë e gjysmë vaj
1 kg spinaq
150 gr gjizë ose djath
2 lugë kripë

Hapi i parë:
E prejmën spinaqin dhe e pastrojmë mirë e mirë. Pasi që
është pastruar i shtohet gjiza ose djathi. Në një enë tjetër
vendosim 2 vezë, 2 gota me kos, ½ gotë vaj, 2 gota me
miell gruri dhe 2 gota me miell misri të cilat i përziejmë
bashkë. Pasi të jenë përzier përbërësit i shtojmë edhe
spinaqin me gjizë ose djath dhe e vendosim në tepsi.

Hapi i dytë:
Pitja futet në furrë për tu pjekur për 20 ose 25 minuta. Pas
pjekjes e nxjerrim nga furra dhe e mbulojmë që të zbutet.
Pasi është zbutur mjaftueshëm mund të shërbehet.

17
Byrek me perime

Përbërësit:
lloje mielli
i bërë nga dy

3 vezë
1 filxhan vaj
1 filxhan kos
6 lugë miell gruri dhe miell misri
1 qese pluhur pjekje
150 gr djathë të bardhë
200 gr spinaq
Pak kripë

Hapi i parë:
Rrahim të verdhat e vezëve me një pirun, pastaj shtojmë vajin dhe kosin e
vazhdojmë të përziejmë mirë. Shtojmë miellin të përzier me pluhur për pjekje
dhe kripë. Brumin e përziejmë mirë me një mikser, pastaj shtojmë djathin dhe
spinaqin e copëtuar. Rrahim të bardhat e vezëve fortë dhe pastaj i shtojmë te
brumi.

Hapi i dytë:
Brumin e perimeve e hedhim në një tavë ose tigan të vogël të lyer me vaj dhe
e vendosim në një furrë të cilën e kemi ngrohur paraprakisht. Byreku piqet në
temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta, në mënyrë që perimet të marrin
një kore kafe të artë. Shërbejeni të ngrohtë me qumësht të thartë ose kos.
Shënim: në vend të spinaqit, mund të përdorni zarzavate të ndryshme sipas
dëshirës.

18
Kifle

Përbërësit:
500 ml ujë
4 lugë të çajit sheqer
1 lugë të çajit
maja buke
12 lugë miell
1 filxhan vaj
2 lugë të çajit kripë

Hapi i parë:
Vendosim të gjithë përbërësit në një enë dhe i përziejmë ata me tel kuzhine
derisa të bëhet një masë homogjene. Pasi të jetë formuar brumi e lëmë për 10
minuta që të rritet. E përziejmë edhe një herë kur brumi të jetë rritur.

Hapi i dytë:
Ndajmë brumin në 2 pjesë dhe shtrijmë atë në tavolinë. Brumin e shtrirë e
presim në trekëndësha dhe fillojmë të bëjmë role. Kiflet e përgatitura i vendo-
sim në tepsi të lyer me vaj dhe i lëmë të qëndrojnë për rreth 1 orë. Kiflet i
lyejmë me pak ujë dhe vaj e pastaj i vendosim të piqen në furrë në temper-
aturë rreth 200-250 gradë.

19
Bukë e
festave
fetare
Përbërësit:
250 gr miell
2 dcl ujë i vakët
2 lugë vaj

Përgatitja:
Vendosim 250 gr miell misri në 2 dcl ujë të vakët dhe i shtojmë 2 lugë vaj e pak
kripë për shije. Masën e përziejmë derisa të jetë e barabartë dhe e hedhim në
një enë për pjekje të lyer me vaj. Përzierjen e vendosim në furrë që të piqet në
temperaturë 200 gradë për 40 minuta. Sipas zakonit të vjetër, barenica e
pjekur gërmohet me lugë dhe përzihet me proshutë të skuqur dhe vaj në të
cilën është skuqur proshuta.

20
Ushqimet
kryesore
21
Pjata kryesore është zakonisht pjata më e rëndë dhe kompl-
ekse në një vakt. Kryesisht përmban mish, peshk apo edhe
burime tjera të proteinave. Pjata kryesore quhet e tillë për
shkak të rëndësisë që bartë në ushqyerjen e secilit.
Kontribuueset e këtij libri të gatimeve kanë ndarë receta të
ndryshme të ushqimeve kryesore që ato i përgatisim me
shumë dashuri për më të dashurit e tyre.

22
Përbërësit:
800 gr mish i
kuq i bluar
3 lugë supe 1 2
grimca buke
1 ve
1 qepë
Piper i zi
Piper i kuq
Kripë/Erëza
Hudhër Qofte me vezë
10 vezë të ziera të ziera dhe
400 ml sos domate
200 gr kërpudha sos domate

3
4

23
Hapi i parë:
Mishin e bluar e përziejmë me grimca buke, qepë dhe melmesat tjera duke e
ngjeshur vazhdimisht me dorë. Masën e fituar e vendosim në një enë për të
pushuar 20 minuta. Marrim foljen transparente dhe mbi të vendosim masën
me mish të bluar dhe përbërës të tjerë të cilën e shtrijmë sipas madhësisë së
vezës. Vezën e zier e vendosim në mes të mishit dhe e mbështjellim me të për
të fituar një formë të rrumbullakët. Kjo përsëritet derisa ti kemi mbaruar të
gjitha vezët. Në tepsinë e lyer me vaj vendosim qoftet e fituara dhe i mbulojmë
me kapak. Në furrë me temperaturë 220 gradë e vendosim tepsinë për pjekje
për rreth 20 minuta. Pas kësaj kohe i heqim kapakun dhe e pjekim edhe për 10
minuta tjerë.

Hapi i dytë:
Në një tigan e fërgojmë qepën e grirë në vaj ulliri. Qepës së fërguar i shtojmë
kërpudhat të cilat skuqen bashkë me dy thelpinj hudhër. Masës së përgatitur i
hedhim sos të domateve, kripë, piper sipas dëshirës dhe e ziejmë për 15
minuta.

Hapi i tretë:
I largojmë qoftet nga furra. Qoftet e pjekura i ndajmë në dy pjesë dhe i vendo-
sim në pjatë. Sosi i domateve me kërpudha i hidhet sipër dhe është e gatshme
për tu shijuar.

24
Patate të skuqura Përbërësit:

me miell misri
700 gr patate
250 gr miell misri
2 lugë vaj
Kripë
Vegetë

Hapi i parë:
Marrim patatet dhe i presim në çfarëdo forme që dëshirojmë. Patatet e prera
vendosen në tavë me ujë për zierje rreth 15 minuta. Pasi të jenë zier i largojmë
nga uji dhe të gjitha i mbështjellim me miell misri.

Hapi i dytë:
Patatet e përgatitura me miell misri i vendosim në një tepsi të lyer me vaj dhe i
pjekim në furrë në temperaturë 250 gradë për 30 minuta. Pasi që kanë marrë
skuqjen e mjaftuar i nxjerrim nga furra dhe i shërbejmë.

1 2 3
25
Bullgur me Përbërësit:
mish pule 800 gr bullgur
1 kg kofshë pule
200 gr fide të supës
Kripë
Piper i zi
Vegetë

Hapi i parë:
I marrim kofshët e pulës dhe i pastrojmë mirë. I vendosim në një enë për zierje.
Pasi të jenë zier i marrim kofshët e pulës dhe i ndajmë nga eshtrat duke i
pastruar dhe duke i bërë fije-fije.

Hapi i dytë:
Në një tigan fidet e supës i fërgojmë me vaj ulliri. Fideve të fërguara u'a
shtojmë mishin e pulës dhe vazhdojmë t'i fërgojmë. Masës së përgatitur i
shtojmë bullgurin dhe lëngun e mbetur nga zierja e mishit të pulës. E ziejmë në
temperaturë të ulët deri sa uji të avullohet dhe bullguri me mish të pulës do të
jetë gati për tu shijuar.

26
Mish
me sos
pule
Përbërësit:
700 gr mish të bardhë pule
3 lugë të gjellës vaj
1 qepë
Kripë
Vegetë
Piper të zi
150 gr kërpudha
1 sos hopla
1 lugë këri

Përgatitja:
Mishi i bardhë i pulës marinohet me melmesa dhe e vendosim në një enë me
kapak të mbyllur në të cilën do të përgatitet në temperature mesatare duke e
përzier kohë pas kohe. Mishit të pulës së bashku më përbërësit i shtojmë edhe
kërpudhat që të marrin shijen e duhur. Në fund pasi që e shohim se janë
pothuajse gati, i shtojmë edhe sosin dhe e lëmë të zihet për rreth 15 minuta.
Pas kësaj kohe sosi me mishin e pulës është gati dhe mund të shërbehet. Ky
mish mund të servohet duke e shoqëruar me oriz apo patatet, varësisht nga
shijet.

27
Paqë
Përbërësit:
320 gr margarinë
10 lugë miell
1 gotë e gjysmë qumësht
1 gotë ujë
1 gotë kos
1 lugë e mesme kripë
3 vezë
4 ose 5 thelpinj hudhër
100 gr petë të bakllavës
200 gr mish i bluar
1 qepë
Vegetë, kripë ,piper i zi
Piper i kuq sipas dëshirës

Hapi i parë:
Fillimisht i vendosim të shkrihen 250 gr margarinë. Marga-
rinës së shkrirë i shtojmë 11 lugë të gjellës miell dhe e
përziejmë deri sa ti ndryshoj ngjyra, ngjashëm si përgatitet
hallvja.

Hapi i dytë:
Masës së fituar nga mielli me gjalpë i shtojmë qumësht dhe
ujë të nxehtë. Këtë masë e përziejmë për disa minuta. E
lëmë brumin të ftohet. Pasi të ftohet brumi i shtojmë sosin e
përgatitur paraprakisht me kos dhe hudhër. Vazhdojmë ta
përziejmë derisa të fitohet një masë homogjene.

Hapi i tretë:
Në fund në tepsi vendosim petë të bakllavës të cilave u'a
shtojmë përmbi brumin e përgatitur. Pas kësaj shtrese
vendosim mishin e bluar i cili paraprakisht fërgohet me
qepë dhe melmesa. Kjo masë piqet për 15 minuta.
28
Samun me suxhuk
Përbërësit:
2 vezë
1 filxhan vaj
1 filxhan ujë
1 lugë sheqer
½ lugë kripë
½ lugë maja buke
1 filxhan e gjysmë miell
Suxhuk
Djath
Susam

Hapi i parë:
Në një enë të thellë i derdhim të gjithë përbërësit, vezët, vajin, ujin e vakët,
sheqerin, kripën, majën dhe miellin. Këta përbërës i përziejmë mirë derisa të
formohet brumi që do ta lëmë të pushoj rreth 30 minuta.

Hapi i dytë:
Brumin e lënë e ndajmë në kuleq të vegjël të cilëve u japim formë dhe i lyejmë
me vezë. Përmbi brumin e renditur bëjmë hapësira për të vendosur suxhukun
apo edhe djathin, sipas dëshirës. Samunave përmbi mund t'ju shtojmë susam.
i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 250 për rreth 20-25 minuta.

29
Sarma
Përbërësit:
1 kokërr e madhe lakër turshi
600 gr mish viçi të bluar
3 gota oriz të bardhë
Një thelb hudhër
200 gr brinjë të thatë
100 gr proshutë të tymosur
Kripë
Piper
Lakra për sarma

Hapi i parë:
600 gram mish viçi i skuqim me një qepë të copëtuar imët në vaj të nxehtë. Mishit të
fërguar i shtojmë gjysmë qese me piper të bluar dhe erëzat tjera. Dy filxhanë oriz të
pastruar e përziejmë me mishin e fërguar dhe e fërgojmë edhe për një kohë. Pasi të jetë
fërguar për rreth 15-20 minuta, mbushja për sarmën është gati.

Hapi i dytë:
Mbështjellja e sarmës: Gjethen e lakrës të pastruar e vendosim në pëllëmbë të dorës
dhe më pas në të vendoset një lugë mbushje sarme që e kemi përgatitur më herët. I
mbështjellim duke e rrotulluar masën dhe duke e palosur anash që të mos mbetet
ndonjë pjesë e hapur.

Hapi i tretë:
Sarmat e përgatitura fillojmë t'i vendosim në një tenxhere. Së pari tre ose katër gjethe
lakër turshi i vendosim në pjesën e poshtme të tenxheres dhe mbi to hedhim proshutë.
hudhër të prerë, misër dhe gjethe të dafinës. Pastaj i marrim sarmat e përgatitura dhe i
rendimit në formë të rrethit derisa të mbulohet tërësisht pjesa e poshtme e tenxheres.
Përmbi sarmat e vendosura shtojmë copa të hudhrës të pastruar dhe proshutë ose
pjesë të brinjëve të tharë. Përmbi to shtojmë përsëri sarma e mbetura.
Sa e trashë do të jetë sarma përcaktohet nga sa të majme janë brinjët e thata dhe sa
proshutë vendosim në tenxhere.
30
PASUL NË TAVË Hapi i parë:
Pasulin e pastruar e hedhim në
Përbërësit: tenxhere të mbushur me 1 litër e
1 kg pasul gjysmë ujë dhe e lëmë të zihet.
3 - 4 qepë Pasulit të zier për 10 minuta i derd-
disa thelpinj hudhre het uji i parë.
1 lugë çaji piper i zi
Hapi i dytë:
Pasuli kthehet prap në tenxhere, i
Përbërësit shtesë: shtohen 2 litra ujë dhe lihet të zihet
300 gr qepë ose presh në zjarr mesatar, të ngadalshëm.
1 lugë vaj Kur pasuli dhe uji fillojnë të trashen
Spec i kuq fillojmë të përgatisim fërgesën.
Kripë
Piper i zi

Hapi i tretë:
Presim një qepë ose më shumë, sipas
dëshirës, në copëza të vogla. Qepës i
shtojmë spec të grirë, pak vaj dhe i
skuqim në zjarr mesatar. Shijen i'a
rregullojmë duke i shtuar erëzat,
kripën dhe piperin e kuq. Këtë
përgatitje i'a shtojmë pasulit.

Hapi i katërt:
Hedhim pasulin e përgatitur në një
tavë/enë prej balte. E lëmë të piqet/zi-
het në furrë të nxehtë për një periud-
hë deri sa të largohet uji i pasulit dhe
atëherë do të jetë gati. 31
Ëmbëlsirat
32
Ëmbëlsirat

Nuk ka më mirë së të përfundohet një vakt me ëmbëlsi. Në pjesë të ndryshme


të botës kanë mënyra të ndryshme për të përmbyllur vaktin kryesorë e shpesh
here këtë gjë e bëjnë edhe me pije të ndryshme. Mirëpo ëmbëlsirat janë pjesë
e rëndësishme e përfundimit të ushqimit si dhe të shënimit të festave të ndrys-
hme. Ato gjithashtu mund të shërbehen edhe veçmas. Më poshtë po ju
prezantojmë recetat e ëmbëlsirave që gratë nga komunitetet e ndryshme
kanë ndarë për librin e gatimeve.
33
Përbërësit:
4 vezë
1 gotë vaj
1 gotë kos
1 pluhur për pjekje
1 sheqer vanilje
2 lugë kakao
2 gota miell

Gurabija
Hapi i parë:
Në një enë vendosim miellin, vezët, vajin, kosin, pluhurin për pjekje, sheqerin e
vaniljes dhe kakaon. I përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene. Brumin
e fituar e ngjeshim dhe e lëmë të pushoj për 15 minuta.

Hapi i dytë:
Marrim brumin, e ndajmë në toptha të vegjël të barabartë duke i rrumbullako-
sur me dorë dhe i vendosim në tepsinë e lyer me vaj. Gurabijat e përgatitura i
vendosim të piqen në furrë në temperaturë 250 gradë për 30 minuta. Shërbe-
hen me çaj.

34
Kek me cokollatë
Përbërësit:
3 vezë
1 gotë qumësht
1 gotë vaj
1 pluhur për pjekje
1 sheqer vanilje
½ çokollatë e zier

Hapi i parë:
Të gjithë përbërësit i vendosim në një enë dhe i përziejmë derisa
të fitohet një masë homogjene. Në një enë për pjekje të kekut e
vendosim masën dhe e fusim në furrë për pjekje në 250 gradë
për rreth 20 minuta.

Hapi i dytë:
Pas pjekjes keku lyhet përmbi me çokollatë dhe është i gatshëm
që të shërbehet.

35
Tortë Dinastija Hapi i dytë:
Masën e përgatitur e vendosim në një tepsi
katrore për pjekje apo tepsi me numër 23 e
Përbërësit: cila duhet të jetë e lyer paraprakisht me vaj.
Në një furrë të ngrohur në temperaturë
180-200 gradë e lëmë të piqet për rreth 20
16 vezë minuta, pra derisa korja të marrë ngjyrë. I
500 gr arra të copëtuara pjekim dy kore si kjo.
1 litër qumësht
1 margarinë Hapi i tretë:
2 pluhur pudingu Për të përgatitur mbushjen ose fillin, është
me shije vanilje e nevojshme të përgatisim 2 pudingë të
2 shllag me shije vanilje vaniljes në 500 ml qumësht me 5-6 lugë
900 gr sheqer sheqer. Në anën tjetër tundim 2 margarina
200 gr çokollatë për zierje me 300 gram sheqer pluhur. Kësaj mase i
shtojmë 10 të verdha të vezëve dhe e bash-
Hapi i parë: kojmë të gjithën me pudingun e ftohur.
Për përgatitjen e Këtë masë e ndajmë në dy pjesë.
kores/pandispanjës tundim 5
të bardha e vezëve duke i Hapi i katërt:
shtuar 150 gram sheqer, 150 Në pjesën e parë të pudingut vendosim
gram arra të copëtuara, 2 200 gram çokollatë të shkrirë dhe në
lugë miell dhe një lugë të pjesën e dytë 3-4 qese me sheqer vanilje.
vogël çaji pluhur për pjekje.
Hapi i pestë:
Kur të jetë gati korja dhe mbushja, fillojmë
të dekorojmë tortën. Renditja bëhet në
këtë mënyrë: kore, mbushja me ngjyrë kafe
(me çokollatë), mbushja me ngjyrë të
verdhë (me sheqer vanilje), pastaj një kore
tjetër, përsëri mbushje kafe, të verdhë dhe
në fund lyejmë tortën me krem pana ose
shllag krem të gatshme.

36
Tortë Zallë
37
Përbërësit:
1 ½ litër qumësht
2 pluhur pudingu
me shije vanilje
300 gr sheqer
1 margarinë
300 gr keksa të bluar
200 gr arra të bluara
300 gr kokos
Hapi i parë:
Fillimisht e ziejmë qumështin me pluhurin e pudingut dhe
sheqerin. I shtojmë margarinën dhe këtë masë e ndajmë në tri
pjesë. Në njërën pjesë shtojmë 300gr keksa të bluar, në tjetrën
200 gr arra të bluara dhe në pjesën e tretë shtojmë 300 gr kokos.

Hapi i dytë:
Këto tri masa i vendosim në një enë/tepsi duke i bërë si shtresa
njërën mbi tjetrën me këtë renditje: pudingu me keks të bluar,
me kokos dhe pastaj me arra. Për dekor i përgatisim 2 shllaga me
shije vanilje. ëmbëlsirën e përgatitur e vendosim në frigorifer për
të qëndruar një natë. Mund ta servojmë të nesërmen.

38
Ëmbëlsirë me çokolladë
të shkrirë-profiterole

Përbërësit: Kremi i bardhë: Çokollatë e shkrirë:


3-4 vezë 2 gota qumësht 2 gota e gjysmë
125 gr margarinë 1 lugë miell qumësht
1 gotë miell 2 lugë nisheste 100 gr çokolloëë
1 gotë ujë 1 gotë sheqer për zierje
Më pak se gjysma e 1 lugë margarinë 1/2 gota të çajit
lugës së çajit kripë Sheqer vanilje sheqer pluhur
1 lugë e gjellës sheqer 3 lugë te mesme
kakao
1 lugë të gjellës
margarinë

39
Hapi i parë:
Margarinën e vendosim të shkrihet bashkë me
ujë, sheqer dhe pak kripë. Pasi të jetë shkrirë
për 3 minuta, i shtojmë miell gradualisht duke e
përzier në të njejtën kohë për rreth 2 - 3 minuta
tjerë. Kjo masë lihet të ftohet për 15 minuta.

Hapi i dytë:
Në ndërkohë përgatisim kremin e bardhë duke
i përzier 2 gota e gjysmë qumësht, 100 gr
çokollodë, gjysmë gote të çajit sheqer pluhur, 2
lugë te mesme nisheste, 3 lugë te mesme
kakao dhe një lugë të gjellës margarinë. Të
gjitha këto i ziejmë së bashku deri sa të formo-
het një masë homogjene.

Hapi i tretë:
Masës që e kemi lënë të pushoj nga hapi i parë
i shtojmë vezët. Secilën vezë e përzijmë nga 5
minuta në mënyrë që të mbajë aromë vezësh
dhe më pas e lëmë brumin të pushoj edhe për Hapi i pestë:
15 minuta tjerë. Ndërkohë përgatisim çokolladën
e shkrirë. Në një enë vendosim 2
Hapi i katërt: gota e gjysmë qumësht të cilave
Masën e përgatitur e vendosim në tepsi në i'a shtojmë 100 gr çokollotë për
forma të ndryshme jo më të mëdha se forma e zierje, gjysmë gote të çajit sheqer
arrës. E lëmë të piqet në furrë në temperaturë pluhur, 3 lugë te mesme kakao
180-220 gradë për rreth 20 minuta derisa të dhe 1 lugë të gjellës margarinë.
merrë ngjyrë kafe të lehtë. Pas pjekjes në mes e Me qokollatën e përgatitur i
bëjmë një prerje të lehtë me thikë që t’i vendo- dekorojmë përmbi.
sim mbushjen, kremin e bardhë.

40
Tortë snikers
Përbërësit:
3 vezë
10 lugë sheqer
10 lugë miell
1 pluhur për pjekje
pak sodë buke
2 lugë kakao
1 gotë të vogël vaj
1 gotë të vogël qumësht
1 gotë ujë i ngrohtë

Hapi i parë:
Për të përgatitur petën i përziejmë të gjithë përbërësit e cekur. Pasi masa të jetë gati e
vendosim në tepsi për pjekje për 30 minuta.

Hapi i dytë:
Dy gota pana i ziejmë me çokollatë të bardhë të cilës i'a shtojmë 1 lugë xhelatinë të
përgatitur me ujë dhe vazhdojmë më përzierje. 1 gotë e gjysmë pana e përziejmë me
mikser derisa trashet dhe e bashkojmë me panën e nxehtë. E marrim një enë në të
cilën e vendosim karamelin të shkrihet në mikrovalë. Karamelit të shkrirë i shtojmë
kikirikun dhe e përziejmë.

Hapi i tretë:
Në fund qumështit të përgatitur me gjysmë gote pana i shtojmë 2 grushta çokollatë
që të shkrihet. Pasi të jetë gati peta, e lyejmë me karamel dhe i shtojmë kremën tjetër
dhe karamelin. Në përfundim i vendosim kremin pasi të ftohet për 2 orë.

41
Tortë
Përbërësit:
5 vezë
400 gr sheqer

rafaello
150 ml vaj
150 gr qumësht
10 gr kripë
10 gr sodë bikarboni
1 pluhur për pjekje
30 gr kokos
500 gr miell
10 gr xhelatinë
300 gr pana
300 gr çokollatë të bardhë

Hapi i parë: Hapi i dytë: Hapi i tretë:

Për të përgatitur petën në 10 gr xhelatinë e tretim me Petën e pjekur e nxjerrim


një enë vëmë 5 vezë, 400 pak ujë dhe e vendosim në nga furra dhe e lëmë të
gr sheqer, 150 ml vaj, 150 frigorifer. Në një enë tjetër ftohet për 2 minuta. Pasi
gr qumësht, 10 gr kripë, vendosim për zierje 300 gr te jetë ftohur peta e
10 gr sodë bikarboni, një pana të cilës i shtojmë 300 gr ndajmë në dy pjesë. E
pluhur për pjekje, 30 gr çokollatë të bardhë. Xhelat- marrim njërën petë e
kokos dhe 500 gr miell. Të inën e nxjerrim nga frigoriferi lyejmë me krem dhe më
gjithë përbërësit i dhe ia shtojmë panës me pas ia vendosim sipër
përziejmë dhe pasi të jetë çokollatë. 300 gr pana i edhe petën tjetër. Pasi që
formuar një masë rrahim me mikser. Pasi të jetë kemi përgatitur petët në
homogjene i vendosim formuar një masë homog- këtë formë, në fund e
në tepsi për pjekje për 15 jene atë pana ia shtojmë lyejmë të tërën me krem.
ose 20 minuta. panës së rrahur me çokollatë. Tortës mund t'i shtojmë
Masës së bashkuar i'a kokos sipër dhe sipas
shtojmë edhe 30 gr kokos. dëshirës mund t'a
dekorojmë.
42
Trio e çokollatës
Përbërësit:
7 vezë
15 lugë sheqer
4 lugë miell
3 lugë kakao
15 gr xhelatinë
600 gr pana
100 gr çokollatë e zezë
100 gr çokollatë të qumështit
100 gr çokollatë e bardhë

43
Hapi i parë:
Në një enë i vendosim 2 vezë komplet dhe 3 të kuqet e vezës. Vezëve u'a
shtojmë 8 lugë sheqer dhe i përziejmë me mikser deri sa të trashen. Në
enën tjetër i vendosim 5 të bardha të vezëve dhe 7 lugë sheqer. Edhe këtë
masë e përziejmë me mikser deri sa të trashen. Këto dy masa të përgatitura
i bashkojmë dhe i shtojmë 4 lugë miell e 3 lugë kakao. E vendosim në tepsi
për torte dhe e pjekim për 10 ose 15 minuta. Pas pjekjes e lëmë të ftohet
pak. Në ndërkohë përgatisim kremin e çokollatës.

Hapi i dytë:
5 gr xhelatinë i bashkojmë me 20 gr ujë dhe i vendosim në frigorifer. Më
pas, 200 gr pana i ziejmë dhe i shtojmë 100 gr çokollatë të zezë. Kësaj mase
i shtojmë xhelatinën. Në një enë tjetër vendosim 200gr pana. E rrahim me
mikser derisa të trashet. Këto masa i bashkojmë. Petën në tepsi e lyejmë me
kremin e çokollatës të përgatitur dhe e fusim në frigorifer për 5 minuta. Në
ndërkohë përgatisim kremin e qumështit.

Hapi i tretë:
5 gr xhelatinë bashkohen me 20 gr ujë dhe vendosen në frigorifer. Më pas,
200 gr pana i ziejmë dhe i shtojmë 100 gr çokollatë të qumështit. Kësaj
mase i shtojmë xhelatinën. Në një enë tjetër vendosim 200 gr pana. E
rrahim me mikser derisa të trashet. Pastaj i bashkojmë. Petën në tepsi e
lyejmë me kremin e çokollatës të përgatitur dhe e fusim në frigorifer për 5
minuta. Në ndërkohë përgatisim kremin e bardhë.

Hapi i katërt:
5gr xhelatinë bashkohen me 20 gr ujë dhe vendosen në frigorifer. Më pas,
200 gr pana i ziejmë dhe i shtojmë 100 gr çokollatë të bardhë. Kësaj mase i
shtojmë xhelatinën. Në një enë tjetër vendosim 200 gr pana. E rrahim me
mikser derisa të trashet. Pastaj i bashkojmë. Petën në tepsi e lyejmë me
kremin e çokollatës të përgatitur. Në fund vendoset në ftohje për 10-15
minuta dhe pastaj mund te shërbehet.

44
Sheqerpare
Hapi i parë:

Përbërësit:
Margarinën e shkrijmë dhe e përziejmë me 2 vezë. Masës
së përgatitur i shtojmë 90 gr kokos, pluhur për pjekje dhe
120 gr miell. Të gjithë përbërësit i përziejmë me dorë dhe
2 vezë pastaj i formojmë toptha të vegjël. Pasi i kemi vendosur në
250 gr margarinë tepsi i fusim në furrë për pjeke në temperaturë 180 gradë.
90 gr kokos
1 pluhur Hapi i dytë:
për pjekje Derisa sheqerparet të piqen e përgatisim sherbetin. 600gr
120 gr miell sheqer i përziejmë me 600ml ujë dhe i'a shtojmë gjysmë
limoni. Këtë masë e lëmë të ziej në temperaturë normale
për rreth 5 minuta. Sherbetin e lëmë të ftohet.

Hapi i tretë:
Sheqerpareve të nxehta u'a shtojmë sherbetin e ftohtë
dhe ato janë të gatshme të shërbehen.

45
Trileqe
Hapi i parë:

Përbërësit:
Në një enë të thellë i vendosim vezët dhe u'a shtojmë
sheqerin. Me mikser i rrahim ato. Pasi të jetë formuar
një masë homogjene i'a shtojmë edhe miellin dhe
pluhurin për pjekje. Masën e përgatitur e vendosim në 8 vezë
enë për pjekje dhe e fusim në furrë në temperaturë 6 lugë sheqer
250 gradë. 1 pluhur për pjekje
12 lugë miell
Hapi i dytë: 250 gr karamel
Dy llojet e qumështit i përziejmë dhe i'a hedhim sipër 1 litër qumësht
petës që e kemi larguar nga furra. Pasi që embëlsira të 1 litër hopla
jetë ftohur i hedhim sipër edhe krem karamelin.

46
Kubëza
të akullit
Përbërësit
për petën:
5 të bardha
të vezëve
5 lugë sheqer
5 të kuqe të vezëve
5 lugë miell
2 lugë kakao Hapi i parë:
Rrahim me mikser 5 vezë me 5 lugë sheqer duke
Shtresa shtuar 5 lugë miell dhe 2 lugë kakao. Masën e vendo-
pas pjekjes: sim në një tepsi të lyer me vaj për tu pjekur në
10 lugë miell temperaturë 250 gradë.
12 lugë sheqer
200 ml qumësht Hapi i dytë:
1 margarinë Hedhim 1 filxhan qumësht të ftohtë mbi petën e
pjekur, teksa është akoma e nxehtë, e sapo dal nga
furra.
Shtresa
e çokollatës: Hapi i tretë:
200 gr çokollatë Për fillin është e nevojshme gjysmë litre ose 200 ml
e kuzhinës qumësht. Qumështit i'a shtojmë 12 lugë sheqer, 10
1 filxhan vaj lugë miell dhe e vëmë mbi zjarr. Pasi të jetë gati e
1 filxhan qumësht lëmë të ftohet dhe pasi të jetë ftohur i'a shtojmë një
8 lugë sheqer margarinë.

Hapi i katërt:
Përhapim kremin mbi kore dhe hedhim 200 gr çokol-
latë të shkrier me 1 filxhan vaj, 1 filxhan qumësht, dhe
8 lugë sheqer. E lëmë të ftohet dhe është gati për t'u
shërbyer.

47
Përbërësit:
4 margarina
500 gr jogurt
1 kuti griz
Tespishte 1 ve
1 kuti kokos
1 pluhur për pjekje
4-5 filxhanë miell
Arra sipas dëshirës

Shërbeti:
Hapi i parë:
E vendosim margarinën të shkrihet në një enë mbi 2 kg sheqer
zjarr. Pasi të jetë shkrirë i shtojmë njërin pas tjetrit të 1 l ujë
gjithë përbërësit. E përziejmë derisa te fitojmë një ½ limon
masë homogjene.

Hapi i dytë:
Masën e përgatitur e shtrijmë në tepsi me trashësi
rreth 1 cm dhe më pas e vendosim të piqet në
temperaturë 180 gradë për një orë.

Hapi i tretë:
Ndërkohë e përgatisim shërbetin duke zier 2 kg
sheqer me 1 litër ujë dhe gjysmë limoni. Sapo të
largojmë tespishten nga furra i shtojmë sherbetin e
nxehtë. E lemë të ftohet për ta shërbyer.

48
Përbërësit:
Shtrudle 600 gr miell
2 dcl qumësht
1 dcl ujë
1/2 pako maja
2 vezë
1 e bardhë veze
1 lugë çaji kripë
100 gr gjalpë

Hapi i parë:
Në një enë përziejmë ujin dhe
Për lyerje: qumështin e pastaj i shtojmë majën e
thërrmuar dhe pak sheqer. E lëmë
1 e verdhë veze majanë të rritet. Në një enë tjetër më
Sheqer pluhur të thellë hedhim miell, vezë, të bardha
për spërkatje vezësh, kripë, gjalpë dhe në fund
majën që e kemi lënë të rritet. Brumin
Për fill mbushje: e gatuajmë me dorë dhe e lëmë të
dyfishohet në temperaturën e
250 gr arra të bluara dhomës për një orë. Pasi të jetë dyfish-
200 gr sheqer uar brumi e hapim në një petë
drejtkëndëshe. Brumi ndahet në dy
pjesë dhe fillohet procesi i mbushjes
për të përgatitur shtrudlet e vogla.
49
Hapi i dytë:
Petët e shtrira i mbushim me
masën e përgatitur paraprakisht.
Pasi që kemi shtuar fillin fillojmë
me mbështjelljen duke i bërë si
formë role. Shtrudlet i vendosim
në një tavë me vaj. Ato lyhen me
të verdhën e vezës dhe pjeken në
një furrë të ngrohur paraprakisht
në 250 gradë për rreth gjysmë
ore. Shtrudlen e pjekur e përkasim
me sheqer pluhur. Kur ftohet pak,
pritet dhe shërbehet.

50
Ëmbëlsira
buka e lavdisë
Përbërësit:
450 gr miell
50 gr sheqer
125 ml qumësht
2 vezë
100 gr margarinë të shkrirë
1 filxhan vaj,
1 lugë çaji maja
1 lugë çaji kripë

51
Hapi i parë: Hapi i dytë:
Në një gotë vendosim 1 lugë të Brumin e ndajmë në dy pjesë. Në
çajit maja, një lugë sheqer dhe njërën pjesë bëhet një top dhe
qumësht të vakët. Këtë masë e vendoset në mes të një tepsie të lyer
mbulojmë dhe e lëmë në mënyrë me vaj. Nga gjysma tjetër e brumit
që të rritet. Në një enë tjetër vendo- bëjmë bishtalec dhe i vendosim
sim miellin, pjesën tjetër të sheqerit, rreth brumit të vendosur në tepsi
kripën, vajin, margarinën e shkrirë paraprakisht. Pasi ta kemi përgatitur
dhe majën që tashmë është rritur. E e fusim për pjekje menjëherë sepse
përziejmë dhe e lëmë brumin të brumi do të rritet më tej në furrë.
rritet. Pasi të jetë rritur fillojmë e
gatuajmë duke i shtuar miell sipas
nevojës derisa të arrijmë një brum
mesatarisht të trashë.

Hapi i tretë(dekori):

Për dekorin e bukës së lavdisë


vëmë të zihen 2 gota të vogla ujë
dhe 1 lugë çaji vaj ulliri. Pas zierjes,
shtojmë 4 lugë miell dhe 12 lugë
niseshte. Me masën e fituar bëjmë
dekorimet për ëmbëlsirën e
lavdisë.

52
Të tjera

Përbërësit:

Kaçamak
1/2 kg djathë
i yndyrshëm, gjysmë i fortë
2 dcl ujë
2 dcl qumësht
200 gr ajkë
miell misri sipas nevojës
- i bardhë ose i verdhë
kripë sipas dëshirës

Hapi i parë:
Ujin dhe qumështin e vendosim në një enë dhe e ngrohim. Thërrmohet djathi ose
prehet në copëza dhe vendoset në qumështin dhe ujin e vluar për tu gatuar. Djathi më
i yndyrshëm me aromë të plotë, siç është djathi i deles ose i dhisë, do t'i japë një shije
më të mirë kaçamakut. Kur masa fillon të vlojë, filloni të derdhni miellin, duke e përzier
masën vazhdimisht, derisa të arrihet një masë e barabartë.

Hapi i dytë:
Masës së përgatitur i shtohet ajka dhe vazhdohet të përzihet për rreth 10 minuta.
Provoni kaçamakun nëse është mjaft i kripur, nëse jo shtoni kripë.
Qumështi i thartuar shtëpiak dhe preshi mund të shërbehen me kaçamak.

53
Mjaltë
për imunitet
Përbërësit:
1 kg mjaltë
300 gr xhenxhefil
1 limon
2 lugë sodë bikarboni
Limon i copëtuar në
copëza të vogla

Të gjithë përbërësit i hedhim në dy kavanoza qelqi

Përgatitja: sterile dhe fillojmë t'i përziejmë. Luga për përzierje


duhet të jetë patjetër nga druri për shkak të ruajtjes së
vetive ushqyese të mjaltës. Pasi të jenë bashkuar të
gjithë përbërësit i mbulojmë me kapak.
Kavanozët e përgatitur vendosen në frigorifer dhe çdo
mëngjes konsumohet nga një lugë me një gotë ujë.

54
Fuqia e ushqimit është në mënyrën se si i afron njerëzit me njëri tjetrin. Prej
familjeve, në shoqëri dhe në rrethe të panjohura, ushqimi na bën bashkë dhe na
ofron një platformë që të njihemi më mirë. Sa më i larmishëm të jetë ushqimi, aq
më mirë. Bazuar në këtë besim, ju sjellim llojllojshmëri të ushqimeve nga gra të
komuniteteve jo-shumicë në Kosovë. Ashtu si diversiteti në pjatë edhe diversiteti
në komunitete është pasuri për të cilën jemi mirënjohës.

You might also like