You are on page 1of 8

Jeta

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta
më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës,
një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka
punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar
i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh
deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime,
novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej
veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim
në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në
veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku.
Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra
letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet
përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve
bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk
u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë
dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri
që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me
kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi
poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli krijoi një
model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale
të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe
shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli
risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq
dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur
popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të
lexuarën.Në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me një semundje kronike në mushkri por, ai do të mbetet
një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.
KËTU S’DO JEM

Ketu s’do jem do jem larguar


Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur


S’do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s’do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume


Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh


Dhe un do te zbres do t’vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rrëkeje

Rime e alternuar ABAB.


Pelegrini

Une jam prej kohesh pelegrin


udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.

Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat


karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.

Per uje buza ime u dogj u be zhur


dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.

Une jam prej kohesh pelegrin


shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.

Rime e alternuar ABAB.


Tematikat e vepres
Në krijmtarinë e tij ndërthuret realja me fantazinë, poetikja me lirizmin, sinqeriteti

me thjeshtësinë dhe frymëzimi me spontanitetin. Tematika e krijmtarisë së tij

letrare është shprehje e historisë dhe problemeve të mëdha të jetës shoqërore

shqiptare, si lufta për liri e demokraci të vërtetë. Krijimtaria e tij ka vite që flet në

shumë gjuhë të botës. Qartësia e mendimit dhe puna për skalitjen e karaktereve e

gdhendjen e fjalës, janë ato që e dallojnë stilin e tij të papërsëritshëm. Poeti ynë i

madh Dritëro Agolli, me penën e tij të artë, ”i bie malit “dhe e bën të mendohet,” i

hyn shpirtit brenda “dhe e bën të mbrekullohet,” i bie të keqes” dhe e bën të

ndryshojë.

Të shumta janë poezitë lirike, ku ndnjejat dhe mendimet e autorit zbulohen përmes

figurave, portreteve, apo mesazheve njerëzore.Poezitë e tij i shmangen

shtepërsisë, shartimeve të sforcuara dhe ftohtësisë. Dritëro Agolli lëvron me

mjeshtëri një shumllojshmëri poezish, si ato të mendimit dhe të filozofisë të

peisazhit e të dashurisë… Krijmtaria e tij dallohet për forcën e frymëmarrjes dhe

densitetin e mendimit, për humorin e këndshëm dhe brendinë universale. Ai është

një mjeshtër i rrallë i humorit dhe satirës, sidomos në gjininë e fabulës. Pas maskës

së kafshëve ai zbulon marrëzitë e kohës. Për të fshikulluar këto shembulltyra,

D.Agolli i rikthehet mesazheve dhe karaktereve të skalitura nga kollozët e fabulës,

humorit dhe satirës botërore, si Ezopi e La Fonteni.

Humori i tij të sjell ndërmënd O’Henrin dhe mjeshtrin e madh turk Azis Nesin.Për

Dritero Agollin edhe sot “Ka njerëz që flasin me buzë/por ka dhe të tjerë që me

buzë ndyjnë”. Shpesh ndodh që njeriu i drejtë e i guximshëm, në vend që të

ndihmohet e nxitet për të ecur përpara, vihet në shenjestër nga egoistët dhe

cinikët.
Gjuha dhe stili
Fjalori rimor i Dritëro Agollit” është një punë disa vjeçare nga gjuhëtari i njohur
Mina Gero. Prof.as. dr. Mina Gero tregon se krijimtaria poetike e poetit Dritëro
Agolli është një pasuri e madhe, është një burim i pashtershëm për pasurimin e
gjuhës kombëtare. Gjuhëtari i njohur, i cili që në vitin 2000 jeton në Amerikë,
tregon se për vite me radhë ka hulumtuar në veprën e poetit për të evidentuar
morfologjinë e rimemave, konkordancat dhe fjalësitë në veprën e tij. Në
intervistën dhënë për gazetën, gjuhëtari Mina Gero tregon se për nga gjinitë,
krijimtaria e Dritëro Agollit është shumë e larmishme. Në vijim të fjalës së tij
lidhur me botimin e parë një vepre të tillë në Shqipëri, gjuhëtari Gero shprehet se
ata që duan të kultivojnë poezinë, tek Dritëro Agolli do të gjejnë një model të
shkëlqyer të poetit.

Pse studiuat veprën e shkrimtarit të njohur për ta sjellë për lexuesit këtë fjalor?
Ka shumë arsye. E para, arsyeja subjektive, sepse çdo njeri ka pëlqimet e veta,
për shijet, ngjyrat, etj, për poetët. Me kohë dalëngadalë duke kaluar shumë vite,
dhe duke i parë gjërat më serioze dhe në mënyrë studimore, atëherë studimi i
gjuhës u bë një domosdoshmëri objektive. Kështu që, nuk është thjesht një
çështje shije, por dhe çështje detyre që del përpara studiuesit për të studiuar
edhe gjuhën e letërsisë artistike. Dhe në rend të parë këtu vijnë poetë dhe
shkrimtarë. Wshtë fjala për stilin e letërsisë artistike, që ka një prodhimtari të
begatë, të bollshme dhe ke se çfarë të studiosh. Kjo është arsyeja, që unë
krahas shkrimtarëve dhe poetëve të tjerë, ku po të kisha një jetë më gjatë do të
isha marrë dhe me studimin e tyre, jam marrë ndër ta dhe me Dritëro Agollin, që
është një nga poetët më të mëdhenj të Shqipërisë. Ai qëndron krahas
paraadhësve të tij, por edhe krahas bashkohësve. Kjo është arsyeja që më ka
shtyrë mua të merrem me studimin e gjuhës së Agollit. Njëkohësisht në këtë rast
me studimin e asaj pjese të poezisë, të strofës që ndodhet në fund të vargut dhe
quhet rimë, dhe për mua ka një interes të veçantë. Ky është dhe objekti i këtij që
quhet “Fjalori rimor i Dritëro Agollit”, për të cilin kam punuar tetë vjet.
Leter autorit
I dashur zoti Dritëro!
Une që po të shkruaj jam nxënës klasë te shtate të
shkollës “17 shkurti” dhe quhem Aleksander Lama. Kam
lexuar poezi dhe tregime të shkruara nga ju dhe me kanë
pëlqyer shumë.Nje nga poezite e mia te preferuara eshte
pelegrini .Ti me poezite e tua je nje frymezim edhe per
brezin tone.Pena jote nuk rreshti se shkruari vepra per
jeten aktuale per te gjithe brezat.Pavaresisht moshes ju
nuk ndakuat se beri vepra letrare.Te gjithe brezat tone
ndihen krenar per ju.Te shkruash per veprat tuaja eshte
nder dhe privilegj.Shkrimtare si ju rralle lindin.Dhe ju do te
jetoni perhere ne zemrat tona . Ti nuk jeton me por vepra
jote do te jetoje me shekuj.
Me nder nxenesi Aleksander Lama.
Idete,mesazhi :
Njeriu kur punon gjen lumturi .Ka te drejte te pendohet ,
nuk duhet te dorezohet.Cdo veper e tij eshte si nje
pasqyre,ku ne te shikon te shkuaren .
Bisede letrare

Tema :Krijimtaria poetike e Dritero Agollit.Analizo


dy poezi me tem ate ndryshme.
Lenda :Gjuhe shqipe

Punoi :Aleksander Lama

You might also like