You are on page 1of 7

DETYRE KURSI

TEMA: Tiparet gjuhësore të folmes në Krujë

LËNDA: Ekspedita gjuhësore

VITI: III- Bachelor ; Grupi B

PUNOI: Dajana Mema

PRANOI: Prof. As. Dr. Idriz Metani

TIRANË , 2021
HYRJE

Qëllimi- Qëllimi i këtij punimi është nxjerrja në pah e tipareve gjuhësore


të folmes së Krujës, dhe gjithashtu veçoritë karakteristike kulturore traditat , si
dhe një vështrim i shkurtër historik, gjeografik e etnografik i të folmes së
Krujës .

Përse kam zgjedhur këtë detyrë- Kruja është një nga qytetet me
historinë më më të ndritur dhe më të dokumentuar se të gjithë qytetet e tjerë
shqiptarë, çka e bën atë një “kryeqytet” të vërtetë historik. Mbi të gjitha Kruja
mbetet vendlindja ime dhe mbetem krenare sa herë e vizitoj atë.

Studimi i Literaturës- Gjatë hartimit të punimit kam marrë artikuj të


ndryshëm , mbi qytetin e Krujës dhe dokumentar mbi vëzhgimin e historikut
të saj dhe “ Leksikologjinë e Gjuhës Shqipe të Janim Thomai” .

KRUJA DHE HISTORIKU I SAJ


KRUJA  është një  qytet shqiptar dhe kryeqendër e rrethit po me të njejtin emër. Kruja ka 19
400 banorë . Ajo shtrihet 20 km ne veri te kryeqytetit shqiptar Tiranë . Për herë të parë emri
"Krujë" përmendet në shekullin e IX ne nje dokument kishtar te vitit 879-të e.s redaktuar nga
peshkopi i krahines, ne permbajtje te se cilit citohet ne latinisht, emri i qytetit "Croia". Emri "Krujë"
mendohet ta ketë origjinën nga fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.
Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër "krò". Banorët e
Krujës i thërrasin vetes "krutonë" ose "krotonë". Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen
"krutanë". Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që
Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria
2
Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit. Skenderbeu lindi ne
Kruje Principata e Kastriotit.

Kruja gjate 1400–1500 .Gjate ketyre viteve Kruja strehonte Skenderbeun se bashku me trupat e tij,
per shume vjet me rradhe qyteti u ka mbijetuar sulmeve te fuqishme osmane. Te pajisur shume here
me mire me mjete lufte ushtaret osmane u perpoqen disa here te pushtonin qytetin por pa rezultat.
Skenderbeu nuk luftonte brenda ne qytet por jashte tij. Ai linte vetem nje pjese te vogel te ushtrise
se tij afro 2000 ushtare ne qytet dhe vete fshihej neper pyjet afer. kur shihte momentin e
pershtatshem i sulmonte osmanet dhe i kapte ne befasi. Kjo lloj menyre luftimi u kushtoi shume
osmaneve pasi ata lane shume burra ne fhushe te betejes. Per disa vite qyteti u morr nga Napoli dhe
mbreti Alfons V. Skenderbeu ia dha keshtjellen ne menyre qe Napoli ta ndihmonte me ushqime e
trupa kunder osmaneve. Pas vdekjes se Alfonsit, djali i tij Ferrante morri fronin me ndihmen e
Skenderbeut i cili kishte cuar trupa ne italine jugore per te ndimuar djalin e Alfonsit kunder
Anzhuve te cilet donin te merrnin fronin. Mirenjohes per ndihmen e Skenderbeut Ferrante ktheu
keshtjellen ne forme feudi. Ndihmat nga Napoli vazhdonin te vinin drejt Krujes por jo ne te njejten
sasi si gjate kohes se Alfonsit.

NJË UDHËTIM I SHKURTËR DREJT QYTETIT TË KRUJËS

Kur vendos të udhëtosh dhe të përshkruash një qytet historik si Kruja, natyrisht, që të parën gjë që
do përshtasësh është veshja praktike, për të ecur mbi kalldrëmet me gurë. Nga Tirana duhet rreth 40
minuta me makinë për të mbërritur, ose 33 km, ndërsa nga Durrësi 36 km pak më shumë se 40
minuta udhëtim. Qyteti ndodhet në një lartësi prej 560 metrash mbi nivelin e detit, i pozicionuar në
një shpat mali prej të cilit vizitorët kanë mundësinë të shikojnë një pamje mjaft të bukur drejt
perëndimit në detin Adriatik.

Sapo hyn në këtë qytet edhe gurët “flasin” për histori, dhe mbajnë gjallë identitetin kombëtar dhe
emrin e Heroit të gjithë shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skndërbeut. Rrugës për në kala ndodhet Pazari
i Vjetër mesjetar i Krujës, i cili prej pak vitesh në fakt, është bërë krejtësisht i ri me mbështetjen e
fondacionit Shqiptaro-Amerikan. I ndërtuar rreth 400 vite më parë, pazari ka kaluar kohëtë
lavdishme, kur brenda tij ishin të vendosur rreth 150 dyqane, deri në afërsi të hanit të Picorrit, aty
ku ndodhet sot Bashkia e qytetit. Duke ecur mbi kalldrëmet që përshkojnë mes për mes pazarin,

3
duket sikur numërohen një e nga një vlerat e trashëgimisë së pasur kulturore që fatmirësisht ka
ardhur deri në ditët tona e gjallë dhe shpalosur më së miri mbi këtë qytet të gurtë. Këtu vizitorët e
huaj apo vendas mund të gjejnë mjaft objekte dhe suvenire si punimet artizanale të filigramit,
alabastrës, argjendit, bakrit, punimet e drurit, qilimat, antikuaret etj, të punuara mjeshtërisht nga
duarartët e qytetit, artizanët, që e kanë trashëguar traditën nga të parët e tyre. Në një farë mënyre
Kruja është “oda shqitare e pritjes”, ku të huajt njihen me historinë më të ndritur, më të mirë dhe më
të dokumentuar se të gjithë qytetet e tjerë shqiptarë, çka e bën atë një “kryeqytet” të vërtetë historik,
që për nga vlerat që mbart dhe përcjell, nuk krahasohet me asnjë qytet tjetër.

Duke vijuar më tej udhëtimin shfaqet madhështore Kalaja, e cila në shekuj i ka rezistuar
pushtimeve, sidomos atij Otoman. E vendosur mbi një kodër shkëmbore e rrethuar pothuajse nga të
gjitha anët me shkëmbinj që përbëjnë në vetvete një fortesë natyrore, që kur e përshkon paqësisht, të
jep ndjesinë që deri më tani e ke parë e lexuar vetëm në libra. Në derën e saj, pa hyrë brenda,
qëndron një burrë i vjetër me çifteli në dorë, duke krijuar tingujt shoqërues të udhëtimit brenda
Kalasë. Sipas të dhënave historike, Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve V dhe VI dhe ka formë
eliptike me sipërfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga nëntë kulla, të
cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftrave. Brenda mureve të kalasë
gjenden ende disa shtëpi të banuara, njëra prej të cilave është përzgjedhur të jetë Muzeu Etnografik.
Ai ka qenë një shtëpi e ndërtuar më 1764 nga familja Toptani, që përfaqësonte një familje të pasur
në atë kohë në këtë zonë. Ajo është e përbërë nga dy kate, kati i parë përdorej për ekonomi të
ndryshme familjare si: prodhimi i vajit të ullirit, i qelqeve dhe veshjeve, mbajtja e bagëtive të imta
dhe punimi i qeramikës, mbajtja e mjeteve që shërbenin për punimin e tokës dhe për realizimin e
punëve që sipërpërmendëm etj. Nëpërmjet disa shkallëve ngjitemi në katin e dytë ku na paraqiten
disa dyer. Majtas kemi dhomën e grave, kur vinin miq pastaj vazhdojmë me kuzhinën ku ndodhet
oxhaku si dhe enë të vjetra. Dalim dhe drejtohemi për në dhomën e burrave ku ndodhet një oxhak,
armë lufte si dhe vendi ku uleshin burrat me rradhë deri tek kryefamiljari.

4
DIALEKTET NË GJUHËN SHQIPE

Gjuha shqipe shfaqet në dy forma kryesore: gegërishtja e cila flitet në Shqipërinë e veriut
në veri të lumit Shkumbin dhe toskërishtja e cila flitet në Shqipërinë e jugut në jug të Shkumbinit.
Për nënndarjet e mëtejshme të shqipes nuk ekziston ndonjë klasifikim i pranuar botërisht,
megjithëse studiues më të njohur në fushën e dialektologjisë, siç janë Jorgji Gjinari dhe Gjovalin
Shkurtaj (l. 1943), Agnija Desnickaja (1912-1992), Shaban Demiraj (l. 1920) dhe Bahri Beci (l.
1936).

Kruja bën pjesë në të folmen e Shqipërisë së Mesme .

Fjalët dialektore në zonën e Krujës të cilat disa prej tyre përdoren edhe në ditët e
sotme nga banorët.

Fjalet dialektore të folmes së Krujës

1.resme- fotografi

2.dilli-dielli

3.tlyn – gjalp

4. musaher- i zënë në kurth

5. skile- dhelpër

6.guhpreme- një njeri që nuk din të flasë mire

7.kahere- që moti

8.kahone- ka kohë që ka kaluar

9.u qartë tomli- u thartua tomli

10.omelcinë- ëmbëlsirë

11.sahan- tas ose enë

12. dathe-zbathur

13.ah medet- ç na gjeti

5
14.mjolt- mjalt

15.kuzë- tepsi

16.ftere- tigan

17.tomel-qumësht

18. gjol- baltë

19.selfion- borzilok

20.aheng -muzikë

Në punën për përshkrimin e të folmeve , dialektologët tanë kanë punuar me përkushtim


në këtë fushë , ndër më të njohurit përmendim Dr. Jorgji Gjinari . Veprimtarinë e tij
studimore dhe kërkimore ja kushtoi dialekteve të shqipes dhe përshkrimin shkencor të
shqipes . Në veprën e tij“ Dialektologjia e Gjuhës Shqipe“ ku flet për të folmet në veri
dhe në jug , nuk mungon as vëzhgimi mbi të folmen e Krujës dhe Malësisë së Krujës.

Meqënëse Kruja është qyteti historik më i lashtë në të gjithë Shqipërinë dhe e pushtuar
nga Perandoria Osmane , gjurmët e këtij pushtimi mbetën edhe në gjuhë. . .Fjalë nga
turqishtja nisin të hyjnë në gjuhën shqipe që nga shekulli xv. Fushat që u prekën më
shumë nga turqishtja qenë; urnanizmi , veshja , kuzhina, administrata etj. Më të
hershmet janë huzimet leksikore në fushën e luftës e të veshjeve.

Fjalë të burimit turk në leksikun e të folmes së Krujës

Bori, çarçaf, daulle, dyfek, fitil, sënduk , sahat , raki , xhezve, hambar , perde, penxhere, ,
hendek, , hakë, fodull , bilbil, matrapaz, mejhane , surrat , yxhym , hanxhar , kajmak , etj .

Shtresa e vjetëruar e leksikut

Në leksikun e vjetëruar bëjnë pjesë fjalët që për shkaqe historike a gjuhësore sot nuk
përdoren më pasi janë zëvëndësuar me fjalë të leksikut të sotëm të shqipes standarte,
ose i përdorin një pjesë shumë e vogël për qëllime stilistike. Në të folmen e Krujës

6
edhe mund të përdoren shumë pak këto grupime fjalësh që bëjnë pjesë tek arkaizmat
dhe historizmat psh;

karajfile, aga, nahije, , aksham , jaran , zaman , sabah , vakt , heshtë , kumbara, , aga, etj .

You might also like