You are on page 1of 8

Tema: Teknikat e narracionit në prozën e Anton

Pashkut të romanit “ Oh”.

Lenda: Letërsia Bashkohore Proza

Viti: III- bachelor; grupi B

Punoi:

Pranoi: Isufaj Prof. As .Dr Viola Isufaj

Tiranë , 2021
Hyrje
Anton Pashku është një nga shkrimtarët më të talentuar , të veçantë të letërsisë shqipe
bashkohore . Në përmbledhje të tregimeve të tij dallojmë shtjellime gjuhësore , forma të
ndryshme të të shprehurit , interpretime të shumllojshme , këto interpretime janë të
ndërlikuara deri në imtësi . Qëndrueshmëria dhe drejtpeshimi i mendimeve në tekstin e
veprave të përftuara nga ai është realizuar me një shkathtësi të veçantë nga del një
nëntekst poetologjik i pasur , here del krejtësisht i pazakonshëm për lexuesit . Nartyra
kushtëzuese e Pashkut del dhe në romanin Oh . Veçantësia e tij është formuar si
rrjedhojë e botës së brendshme dhe e shijes së stërholluar artistike që Pashku e mori
nga leximi i veprave me vlerë të shquara të letërsive të tjera .

Për të depërtuar në brendësinë e artit pashkian , lexuesit i kërkohet një lexim i


përqendruar “ intelektual” pasi ngjarjet nuk rrjedhin sipas rendit kronologjik të
veprimeve , por lënë një domethënie presin të nënkuptohen . Gjithashtu nevojitet dhe
një lexim paraprak ose ndonjë informacion i detajuar , një njohje solide jo vetëm
e artit por edhe e fjalës , e dijeve të tjera të tjera me të cilat krijimi letrar artistik
në procesin e ekzistimit përkon . Pashku me zërin e tij na prezanton origjinalitet dhe
një krijimtari unike në letërsinë shqipe . Vepra e këtij shkrimtari , me të gjitha
mënyrat e saj komplekse të trajtimit dhe me gjithë tiparet e saj , të cilat na
afrojnë me modernizmin , mbetet një krijimtari që meriton vëmendjen dhe vlerësimin e
kritikës dhe të lexuesit njëkohësisht . Lidhja e Pashkut , me traditën mbetet ideore
dhe praktike më shumë se sa estetike dhe artistike . Ai i shërben traditës dhe
nocionit me realizmin dhe idenë që përcjell , por me anë të mjeteve artistike
tashmë të modernizuara . Romani Oh i Anton Pashkut shquhet për vlera kulminante dhe
përcjell mesazh për fatin e individit në përgjithësi. Çdo prozë në vetvete përmban
elementin e narracionit që shërben si motori i gjithë makinerisë së saj , ka lloje të
ndryshme të shkrimit të letërsisë qysh nga historia e zhvillimit , pra kur bëhej fjalë
për letërsinë klasike e deri tek letërsia moderne në ditët e sotme. Letërsia e
modernizmit u përpoq që të sillte risi , forma nga më të ndryshmet në të gjithë
aspektet dhe përbërsit e veprës. Ajo që na intereson neve si studjues të letërsisë
është, si vijon narrativa në këtë vepër , a ka një rend të caktuar a është e
përmbajtiur , apo janë thjesht vazhdime të autorit të lëna përgjysmë ? Padyshim që
romani OH i ka të gjitha këto elemente , mënyrën se si strukturohet , se si i përzjen
zhanret letrare.
Romani hapet me këtë frazë :

Fq.7 , shtëpia botuese Camaj Pipa, 2002, romani Oh, Anton Pashku

“Kur u ktheva , me nder më thanë, prej nevojtores, ku për pak më 2cm gjumi , e
ndoshta dhe do më zinte , e besa dhe do ta bajsha nji sy gjumë të rrastë sikur do të
çlirohesha mirë dhe sikur duqi i cigares të mos m’i kishte djegë gishtat, u ndala para
pasqyrës ku , tue i pre me kujdesin ma të madh me gërshanët që vizllojshin , së
paku mue dukej se i prejsha me gërshanët që vizllojshin aq shumë , sa m’i
lëbyrshin sytë.

Nga fraza , kuptojmë që kemi të bëjmë me një burrë , nuk identifikohet me emër , i
cili na rrëfen për botën jetësore dhe fizike. Rrëfimi bëhet gjithnjë në vetën e
parë . Në kuptimin e parë ne si lexues i referohemi një personi që kryen nevojat
personale , por në kuptimin e brendshëm të veprës, është ky njeri human i zhytyr në
botën e tij vetmitare për njeriun modern , i cili gjendet mes absurdit . Absurdi , dija,
nënvetëdija, njeriu modern janë këto elemente që e plotësojnë veprën e Pashkut , si
vepër moderne . Por, nuk dua të ndalem shumë tek autori , rrëfimi vazhdon . Kjo frazë
shërben si fije lidhëse , për të hapur dyert e tjera të narrativës. Mjaftojnë këto detaje
për të kuptuar marrdhëniet mes mashkullit (rrëfimtar ) dhe natyrës së veprës. Nuk
kemi të bëjmë me një narrator të gjithëdijshëm , por me një narrator që shpreh
mendimet , veprimet e veta, se ç’farë bën ku shkon e kështu me rradhë , por ajo që
e veçantizon është kur rrëfimi ndërmjetësohet edhe me natyrën e femrës.

Natyra e narracionit fillon e bëhet ironike , kur ai shpesh e pyet vajzën për
“piramidën e rërës “, që herë i duket kuptuese dhe herë moskuptuese. Piramida e rërës
është imazhi i rënies së ish Jugosllavisë. Ai ( rrëfimtari mashkull) na jep idenë e
pakuptimësisë , të paqëllimësisë që nuk e di se si ndodhet në atë liqen, ose se
si ka përfunduar aty.

Fq. 9- 10 , shtëpia botuese Camaj Pipa 2002, romani Oh , Anton Pashku

“Nuk e di pse m’ i kujtuan bash valët e atij liqeni , njimend nuk e di pse mi
kujtuen , njimend s’di pse pse e kisha nxjerrë gjuhën dhe pse me atë gjuhë isha
përpjekë me e lëpi mjekrën , madje dhe majën e hundës sime , dhe pse i kisha
zgurdulluar sytë kur qesh para pasqyrës, me ma pre, me ma thonin që lash ,
kështu pa therë .
Këtu vëmë në dukje se bota e pakuptimësisë vazhdon e zgjerohet , flitet për natyrën , e
liqenin , dmth mjedisin ku ndodshet ai , por megjithatë elementi i piramidës e
shoqëron atë , piramida herë ulej dhe herë ngrihej, imazhi i piramidës e bën heroin të
dyzohet.

Gjatë leximit , narracioni ndërlikohet , na shfaqet një tjetër personazh , ai është plaku
i thimë . Me një mjekër të bardhë , me një shpinë të kërrysyr , me një kësulë të
bardhë prej leshi, dhe me një fytyrë të rrudhët , ngjyr bronzi , ky është plaku i thimë.

Ai shfaqet mes errësirës së natës, edhe ndërpret bisedën mes atij dhe asaj. Ai e
dallonte më mirë plakun se sa ajo dallonte këlkatset e syve të tij shprehet Pashku ,
këtu kemi të bëjmë me teknikën e narracionit nga dy personazhet e para tek i treti
.Shfaqja e plakut në errësirën e natës vjen si një epifani , dhe fillon të marrë rolin e
rrëfimtarit , rrëfimi kryhet në vetën e tretë . Plaku nis dialogon me të dy peronazhet e
lart përmendura por , më shumë me rrëfimtarin femër , sepse ajo i bënte pyetje të
njëpasnjëshme , dhe paku përgjigjet me zgjuarsinë prej një të moçmi. Narracioni i tij
është një kujtesë , pra, një retrospektivë , kemi një lojë mes kohës dhe hapsirës,
një kthim shum i madh në kohë pothuajse “ shekullore”. Rrëfimi nis me fjalë
çelësa simbolikë , numra , fjalë simbolike të cilat krijojnë një atmosferë pashkiane .

Kam shkëputur një dialog nga teksti në faqen 21, shtëpia botuese Camaj Pipa 2002,
romani Oh , Anton Pashku.

“tha ai me një krenari të pakuptueshme për mue dimnin , mund ta kalojnë


dymbëdhjetë ujq dhe dymmbëdhjetë desh , pa e pa njani tjetrin asnji herë , E kur e
ndëgjova këtë , pyeta:

Po nëse ndodh ta shohim njani tjetrin ?

Kush?

Paj ata në zguer !

Plaku buzëqeshi dreqnisht, me maje të gishtave i lëmoji mustakët e tij, tue matë e
shmatë.

“Dikur , mbase e rrëxoi shikimin e vet në ranë , e tha:

“Paj , kqyren”
A vetëm kqyren ?

“ Pijnë ujë për shëndetin e njani tjetrit”.

Personazhi i plakut në roman , reflekton në një figure hyjnore , e mbifuqishme që


simbolizon dijen , kulturën , dhe është në kërkim të modernes , ai ka ngelur tashmë në
të kaluarën d.m.th. ato shprehjet e vjetra , na rikujtojnë përdorimin e retrospektivës , që
në rastin konkret është shumë e zgjeruar , përdoren fjalët simbolike , krahasimet ,
numrat , enumeracionet , lojrat e fjalëve etj.

Ajo që më bëri përshtypje është një detaj tjetër në figurën e plakut , ku ndryshohet
dhe lloji i narrativës , nga dialogu krijohet një lloj monologu .

Paradigma e ngjarjes kërkimore që sjell plaku si personazh narrator na e zbulon atë si


karakter, por edhe si gjetje narrative. Ai ka 100 dele dhe gjithmonë i humbet një
dele, gjithmonë mbetet në kërkim të njërës dhe gjatë kërkimit të saj , i humbet të
gjtha delet .Filozofia e 100 deleve shpaloset në formën e një fjalimi që të duket
sikur po lexohet për një public të tërë. Situata degradon nga në një situate
problematike në një situate qesharake , rebeluese .

Për këtë kam shkëputur nga teksti fragmentin në fq 23 , shtëpia botuese Camaj Pipa
2002 , romani Oh , Anton Pashku.

“Ajo vuri buzën në gaz , ai prap vazhdoi të kërkonte me shikim nëpër mal. Edhe një
herë tha:

“ A thue ku do jetë?

“ A mos të ka humbë gja- pyeti ajo ?

“ Gjithmonë po më humb nga nji?

“ E’ ç asht ajo që po të humb ?”

“Paj - kurrë nuk i kam pa bashkë të gjtha delet. Gjithmonë po më humb nga nji .
Qe edhe tash më ka hunb nji . S’ e din, ska llugë ku nuk e kam lypë.
Narratorë të tretë mund të quajmë Breukun dhe Disidiatin, sepse ngjarjet tashmë në
roman na rrëfehen me anë të dialogut që zhvillohet ndërmjet tyre, janë ata që na
shpalosin rrëfimet në brendësi të personazhit të plakut , i cili është pika lidhëse
ndërmjet narrativave. Kalojmë nga një retrospektivë në një tjetër , thellohet më
shumë elementi i së kaluarës , së kujtesës që na bën lidhje me Romën dhe Ilirinë e
lashtë, kalimi i narrativës bëhet në një mënyrë rastësore nga një hallkë në një tjetër,
siç u shfaq dhe hija e plakut . Plaku në këtë rast shërben si një “raportues “ i cili ,
nuk futet në subjekt të brendshëm , nuk përqendrohet tek ngjarja por thjesht rrëfen .

Imazhi i hijes

Fragment fq 32 , shtëpia botuese Camaj Pipa 2002, romani Oh , Anton Pashku

“Hijet.Shkojnë . Kryeulin. Të thuesh, nuk e çojnë kryet as kur pijnë ujë nga brojcat
.Asgja nuk pipëtin. Ndëgjohet vetëm zhabllima e hapave , të hijeve, që shkojnë
kryeulun . Kurse hija e parë, dikur thotë: Po shkojnë ore Breuk, ndërsa hija tjetër
ja pret: Po , ore desidiat , po.

Me anë të këtij dialogu ne rikthehemi përsëri në antikitekt , njihemi me vëllezërit


Gent dhe Plator për Etlevën e bukur, por dhe motivi për pushtet, këto ide i japin
veprës vlerat e rrezatimit universal.

Anton Pashku në këtë pikë të narracionit të romanit , ndryshon formën nga ajo
historike dhe biblike , por dhe i jep një frymë anologjike dhe simbolike. Kthimi tek
plaku, shenjon edhe kthimin tek natyra e rrëfimit që del me anë të pyetjeve, por
që institimi i femrës (ajo) e bën narracionin simbolik në ndryshim nga ai historik .

Ilustrim,

fq.69 , shtëpia botuese Camaj Pipa 2002, romani Oh , Anton Pashku

…”nuk ndihet shushurima e malit, zogjtë gurëzohen , vetëm hutini shikon lakuriqtë e
natës që fluturojnë në pikë të ditës, muzgë, mali, ajo vetull mali asht ulë…

“I murrmë, dhe ? pyeti ajo.

“ Dhe shoh vetëm nji rriskë qiell.”


Narracioni i romanit oh përbëhet nga natyra e secilit personazh, që secili me hallkën e
vet narrative shpalos ngjarje dhe shpreh ide të ndryshme mbi familjen , tradhëtinë ,
dashurinë , kombin. Kemi një botë të “ akullt” midis femrës dhe mashkullit, njerëz që
përfundojnë të ndarë , që na pasqyrohet prej rrëfimtarit mashkull (ai), kemi një të kaluar
të largët që reflektonte në tradhëti , dhe rebelimin e të birit , po me tradhëti ndaj
babait dhe kombit të tij , i cili simbolikisht dëshiron të largohet. Të gjtha këto
rrëfime na japin idenë e titullit të romanit Oh. Narracioni i A. Pashkut është modern
, sepse ngjarjet dhe veprimet ndodhin gjatë një dite, por në vetvete përfshijnë shumë
shekuj.

Vetërrëfimi i brendshëm , përsiatjet nuk e mbulojnë krejtësisht strukturën e romanit ,


por e shndërrojnë në një roman të brendshëm fjala tradicionale zëvëndësohet me
strukturën rrëfimore të shpërfaqes së mendimeve, të ideve, kujtimeve , gjesteve. Proza e
A. Pashkut kushtëzohet nga roli i detajeve. Këto detaje i japin një rëndësi shumë të
madhe botës shpirtërore të njeriut , shprehen në formën e dramave specifike.

Ilustrim fq 43 , shtëpia botuese Camaj Pipa 2002, romani Oh , Anton Pashku

Hi… po bie hi!

Hi.? ….. Hi , hëm … hi?!

Pse , a për ty , ky hi s’asht ndodhi ?

Për mue është krejt njisoj .

Ilustrim fq18 , shtëpia botuese Camaj Pipa 2002, romani Oh , Anton Pashku

-“ Po , çfarë qe pra? Mos vertikale, apo ndoshta horizontale?

- Kurrfare.

-Kurrfare?! Kështu thue pse qe pa pare?

- Jo , pse qe pa pare, po pa çapare.

You might also like