You are on page 1of 3

Analize letrare:

"Kronike ne gur" - Ismail Kadare


Ne romanin ,,Kronikë në gur” (1971), tema e Luftës Nacionalçirimtare është parë nga I.
Kadareja në një aspekt tjetër. Vepra në thelb nuk është një roman për luftën, edhe pse
ngjarjet që përfshihen nga pikëpamja kohore i përkasin asaj periudhe dhe janë parë në
dritën e atyre proceseve e përmbysjeve që solli revolucioni popullor në jetën e shoqerise
shqiptare.
Brendinë ideore të romanit Kronikë në gur e formon mohimi i botës së vjetër me gjithë
amullinë dhe mentalitetin e saj të ndryshkur, i provincializmit në shfaqjet e tij më tipike.
Imtësitë që krijojnë sfondin historik dhe japin atmosferën e jetës mendore e politike të
kohës kur kishte nisur lëvizja çlirimtare antifashiste e masave popullore, e udhëhequr
prej komunistëve, çastet dhe episodet e shkëputura nga lufta, pamja e pertëritjes që sjell
revolucioni në kontrast me tërë atë botë të mykur dhe të fosilizuar, ndihmojnë të
zbulohet në mënyrë me të mprehtë vlera artistike e veprës.
Romani Kronikë në gur është ndërtuar si një këmbim pamjesh e skenash nga jeta e një
qyteti, në dukje të palidhura midis tyre. Nga ana e jashtme ato i lidh figura e rrëfimtarit të
ngjarjeve, të cilat në përceptimin e heroit, marrin trajta të gjithfarshme dhe shfaqen herë
në forma e përpjesëtime hiperbolike, here groteske e herë simbolike.
Për ngjarjet rrëfehet në mënyrë naive, por pas këtij naiviteti prej fëmije fshihet një ironi
therrëse, cka ka përcaktuar edhe disa nga veçorite e stilit të kësaj vepre. Dukurite tipike
të një mjedisi provincial e të prapambetur, të një jete që vërtitet në një qark
thashethemash, paragjykimesh, bestytnish e zakonesh prapanike, janë zmadhuar në
lentën e shkrimtarit dhe kanë dalë ne pah me tërë shëmtinë dhe karakterin e tyre
regresiv. Këtë botë që po jepte shpirt, megjithëse përpëlitej me deshpërim për t’i
shpëtuar dënimit të historisë, shkrimtari e ka pasqyruar me ngjyra të gjalla, me anë
imtësish që, edhe pse janë marrë nga një realitet konkret, humbasin konkretësinë e tyre
të drejtpërdlrejtë dhe fitojnë një kuptim simbolik.
Vetë jeta e qytetit ku shkrimtari ka vendosur ngjarjet simbolizon në një kuptim me të
gjerë jetën e varfër ne çdo pikëpamje të shoqerisë shqiptare e që u vu në lëvizje dhe e
çau guaskën brenda së cilës gjëllinte, vetëm kur komunistët zgjuan masat e përgjumura
dhe të drobitura nga zgjedhja shekuuore ekonomike e shpirtërore dhe i drejtuan
energjitë e tyre në hullinë e luftës kundër fashizmit dhe kundër gjithë botës së vjetër.
Dinamizmi i brendshëm i vepres buron prej kësaj ndeshjeje të ashpër midis forcave të
errësirës dhe filizave të reja që sapo kanë buluar në jetën e shoqerisë dhe që
përfaqësojnë progresin dhe të ardhmen e saj.
I. Kadareja nuk pershkruan skena dhe pamje konkrete nga lëvizja antifashiste e masave
popullore; ai jep vetëm disa çaste që transmetojnë parandjenjën e përmbysjes së
madhe që po afrohej dhe reaksionin e botës së vjetër ndaj kësaj ngjarjeje.
Nga kjo pikëpamje është kuptimplotë gjesti makabër i shehut, i ciii, kur pa se partizanët
po hynin në qytet, nxjerr sytë me gozhdë, duke bërtitur: ,,Nuk dua të shoh komunizmin”.
Në kontrast me tërbimin e forcave të errësirës, shkrimtari ka dhënë përmes imtësish
shprehëse entuziazmin me të cilin i pret populli çlirimtaret.
Përqasja e diellit dhe e horizonteve të hapura me komunizmin i jep romanit një tingull
optimist dhe forcon idenë e rolit të madh të revolucionit popullor që e nxori vendin nga
errësira mesjetare në udhën e gjerë të socializmit, të progresit dhe të emancipimit të
vërtetë.
Romani ,,Kronikë në gur” ka një kompozicion origjinal.
Ai i ngjan një poliedri, çdo faqe e të cilit, si pjesë organike e së tërës, plotëson idenë dhe
kuadrin e përgjithshëm të veprës.
Forca e fjalës artistike e Ismail Kadaresë, figuracioni i gjallë dhe lakonizmi i shprehjes,
spikat dhe në romanin Kronikë në gur si tipar i prozës së tij.

Personazhet

Personazhet plaka luajnë rol kryesor. Ai e quan veten me fat që është rritur në një mjedis
të tillë dhe ka dëgjuar shpjegimet e para për botën nga goja e plakave. Gjyshe Selfixhja,
hallë xhemja, Kako Pinua, Nënëmadhja, Plakat e jetës, Plakat katërxhika etj. formojnë një
tërësi, formojnë një kor të lashtë e të përjetshëm. Më i rëndësishëm është zëri i plakave të
jetës. Zëri i plakave mbart filozofinë e jetës njerëzore, të shprehur me replika të shumta.
Plaka Xhexho jep gjithmonë shpjegime negative. Kako Pinua që stolis nuset vritet nga
gjermanët duke shkuar në dasëm fut në atmosferën e rëndë të luftës flladin e jetës që nuk
shuhet kurrë. Për fëmijën lufta herë duket tërheqëse e herë e rrezikshme dhe tronditëse.
Për plakat dhe të rriturit lufta është murtajë. Dukuritë dhe të gjithë mjetet e tjera të saj
janë parashenja të vdekjes.

Errësimi i detyrueshëm i qytetit krahasohet me mbylljen në varr, sirena e alarmit është


kuja e vdekjes, shtëpia publike kulmi i ndershmërisë dhe i familjes. Relievi, urbanistika
dhe arkitektura e tij përshkruhen me vërtetësi, por edhe me fantazi krijuese, Qyteti i gurtë
në roman është edhe personazh, ai përshkruhet sikur të ishte një personazh i gjallë. Qyteti
animizohet dhe shpesh metonimizohet dhe personifikohet njësoj si banorët e tij.
Megjithëse prej guri është një qytet që ndjen, lodhet, vuan, pendohet, flet përçart etj. Të
gjitha këto janë cilësi të banorëve të tij, por të përmbledhura në një figurë përgjithësuese
atë të qytetit të gurtë. Fëmijërinë Kadare do ta tregojë përmes figurave mitologjike:
projektori – ciklob, kështjella – burg, avionat – përlindësha. Kështjella është një
antiolimp, në korridoret e saj gjejmë labirintet kretase madje ferrin vetë. Në këtë roman
realiteti shihet në sytë e fëmijës nga një anë tragjike e nga një anë zbavitëse.

Rrëfimi

Rrëfimi bëhet në veten e parë sepse heroi kryesor rrëfen për fëmijërinë e tij. Rrëfimi i tij
është vazhdimisht figurativ dhe gjallërues sepse i nënshtrohet logjikës fëmijërore. Ky lloj
rrëfimi i mbështetur në një perceptim naiv kalon lehtësisht në metonimi, metaforë,
personifikim, hiperbolë, grotesk. Ngjarjet i humbasin përmasat reale dhe marrin përmasa
të tjera, por e ruajnë thelbin e vet. Ato janë hiperbolizuar, tejzmadhuar. Qyteti mendohet
sa gjithë bota. Ngjarjet, dukuritë janë më të tejzvogëluara, pushtimi shihet me ngritjen e
një flamuri tjetër dhe ushtarë që flasin në gjuhë të huaj. Fëmija çuditet që të rriturit
revoltohen nga flamuri i huaj që është një copë mëndafsh që e tund era. Gjatë rrëfimit për
të afërmit dhe qytetin merr ngjyrim poetizues, zbukurues. Është dashuria e madhe që ka
për to, nostalgjia, malli që ka për fëmijërinë a pakthyeshme që e poetizon. Rrëfimi i tij
ngjan si një rrëfim magjik. Vështrimi naiv fëmijëror ndërthuret me rrëfimin racional të të
rriturve.

You might also like