You are on page 1of 5

Romani “Xha Gorio”, botuar për herë të parë në vitin 1834 në Paris, 

përbën boshtin e
Komedisë Njerëzore të Balzakut. Ai shërben si udhëkryq ku takohen disa prej heronjve
kryesorë të veprës së tij. Balzaku u bë shkrimtari i parë në botë që hartoi një vepër, e cila me të
gjithë përmbajtjen dhe hollësitë artistike si dhe strukturën, mbështetet në realitet. Ndaj ajo u bë
dhe themeluese e epokës letrare të Realizmit.

Vepra e Xha Gorioit i perkët romanit të shkruar nën frymën e realizmit kritik. Realizmi kritik
është drejtimi letrar, i cili ka për qëllim pasqyrimin me besnikëri të jetës, zbulimin e
kontradiktave të ndryshme, por që nuk i jep atyre rrugëzgjidhjen përgjegjëse.

Tematika në romanin “Xha Gorio”


Rreziku i shkatërrimit të familjes, vë në pikëpyetje themelet e shoqërisë, ekuilibrat e së ardhmes,
një mesazh aktual edhe në kohën e sotme. Kjo temë është temë universale pra, për cdo kohë e për
cdo vend.

SUBJEKTI
Zonja Voker, bijë nga familja fisnike e Konflanëve, ishte në grua plakë që zotëronte një pension
familjar në rrugën Nevë-Sent-Zhenëvjevë dhe që njihej me emrin Voker i cili ishte i hapur për të
gjithë, burra e gra, pleq e të rinj.
Pikërisht këtu jetonte dhe një fabrikant rreth të shtatëdhjetave me emrin Gorio, përvec tij në
këtë pension jetonin dhe zonja Kutyrë e veja e një komisari e cila mbante dhe një vajzë të re me
emrin Viktorinë Tajëfer të cilën e kishte bërë si vajzën e saj. Në pension jetonte dhe një plak që
quhej Puare dhe një burrë rreth të dyzetave që quhej Votren, një zonjë me emrin Mishono dhe
një student që jetonte në Fakultetin e Drejtësisë me emrin Eugjen de Rastinjak dhe përvec
këtyre jetonin dhe shërbyesja Silvia dhe Kristofi.

Në fillim Xha Gorioi kishte marrë me qira një dhomë me hapsirë dhe të rregullt, ku ai kishte
vendosur të gjitha stolitë e tij prej argjendi, vishej si një zotëri i vërtetë dhe shpeshherë vinin dhe
e vizitonin dy vajza të bukura e të veshura mirë që kishin ngjallur dyshime në rradhët e
qiraxhinjëve të tjerëve që kishin krijuar një përshtypje të keqe për Xha Gorioin. Me kalimin e
kohës Xha Gorioi nuk kishte më aq të holla sa zotëronte në fillim kështu që filloi të shiste disa
nga stolitë e tij të argjenda dhe të merrte një dhomë me qira më të ulët.

Eugjeni, një student i ri që jetonte me ato pak të ardhura që i jepte familja e tij në vit, i magjepsur
nga bukuria e salloneve mondane kërkon me cdo kusht të bëhet pjesë e tyre, kështu që tetoja e tij
i shkruan një letër kushërirës së tyre zonjës de Bosean e cila ishte një nga gratë më të pasura të
Parisit. Eugjeni i mahnitur dhe i joshur nga luksi dhe shkëlqimet e jetës së këtyre aristokratëve
bën gjithcka për t’u bërë pjesë e tyre, kështu pasi kupton se si funksionon kjo shoqëri ai i shkruan
një letër së ëmës ku i kërkon t’i sigurojë një shumë të hollash që ai të vishej dhe të zinte një të
dashur në këtë shoqëri. Pjesë e kësaj shoqërie ishin dhe dy vajzat e Xha Gorioit, Anastasia de
Resto që ishte martuar me zotin de Resto dhe Delfin de Nysingen që ishte martuar me bankierin
de Nysingen.

Eugjeni fillon të mos shkojë më në universitet, ai paraqitej atje vetëm sa për apelin dhe pastaj
shkonte dhe vizitonte kushërirën e tij zonjë Bosean e cila kishte një lidhje jashtë martesore me
markezin D’Azhyda. Ai mëson prej saj se si funksionon kjo shoqëri dhe integrohet në të duke u
bërë pjesë e saj.

Në pension, Votreni, një kriminel që e kishte pseudonimin Trompë-la-Mori, emri i të cilit në të


vërtetë ishte Zhak Kolëni e persekutonte gjithmonë Eugjenin duke i shpjeguar atij mekanizmin
për të arritur majat e kësaj shoqërie, por Rastinjaku nuk e duronte dot atë. Në teatrin italian atij i
bie në sy bukuria e zonjes dë Nysingen(Delfin)ku ai vete e prezantohet me të dhe i bënë të
kuptojë që ajo i pëlqen, kështu ai fillon një miqësi me të.

Rastinjaku merr vesh që zonja dë Resto dhe Nysingen janë të bijat e Xha Gorioit dhe që atëherë
midis tyre lind një miqësi e re. Rastinjaku dashurohet marrëzisht me zonjën Nysingen duke
shkuar bashkë në ballo dhe teatro. Xha Gorioi i cili gjithmonë ua kishte plotësuar dëshirat
vajzave të tij që në vogëli, vazhdonte të shiste edhe ato pak sende të vyera që i kishin mbetur
vetëm për të plotësuar kapricot e tyre, të cilat nuk ngopeshin kurrë megjithëse ai ua kishte dhënë
gjithë pasurinë që zotëronte.

Eugjeni i dehur nga kjo jetë e re që po bënte e kishte të vështirë të ndahej prej saj, kështu Xha
Gorioi që kërkonte të bënte të lumtur vajzën e tij Delfinën, i blenë asaj një shtëpi ku ajo të jetojë
me Rastinjakun. Ndërkohë që zonjusha Mosean bie dakord me një komisar i cili kishte rënë në
gjurmët e Votrenit për të vërtetuar që ai ishte krimineli që ai dyshonte, kështu ajo do të përfitonte
një shumë të hollash. Votreni i ndodhur ngushtë zbulon identitetin e tij të vërtetë dhe arrestohet,
ky rrëfim i tij i habit të gjithë qiraxhinjtë e tjerë pasi nuk e njihnin si person të tillë, më shumë
nga të gjithë u zhgënjyr zonja Voker, të cilën Votreni e quante mama Voker.

Xhaxha Gorioi i entuziazmuar nga dashuria e së bijës me Rastinjakun mobilon me ato pak të
holla që i kanë mbetur, apartamentin e tyre dhe merr me qira një dhomë sipër shtëpisë së tyre me
qëllim që ta shihte Delfinën ditë për ditë, por zonja dë Nysingen i kërkon të atit ndihmë sepse
burri i saj kërkonte që t’ia merrte të gjithë pasurinë që ajo zotëronte aty, vjen dhe zonja dë
Resto e dëshpëruar se ishte zhytur në borxhe për të paguar borxhet e dashnorit të saj dhe që
burri e kishte zbuluar.

Të dyja motrat zihen e shajnë njëra-tjetrën dhe Xha Gorioi i ndodhur midis dy zjarreve dhe në
pamundësi për të bërë asgjë për të ndihmuar vajzat e tij të dashura për të cilat ishte gati të bënte
gjithcka madje dhe shpirtin e tij, ndihet keq dhe nuk ngrihet më nga shtrati.

Në këtë kohë Rastinjakut i vjen një letër nga zonja dë Bosean e cila e fton atë dhe Delfinën në
ballon e saj, një ballo që Delfina e kishte ëndërruar gjithmonë. Rastinjaku shqetësohet për
gjendjen shëndetësore të Xha Gorioit dhe e lë atë nën kujdesin e Bianshonit, një studenti që
studionte për mjekësi. Eugjeni ia bën të ditur gjendjen e Xha Gorioit Delfinës, por ajo nuk donte
të hiqte dorë nga balloja dhe e detyroi Rastinjakun të shkonte me të, ndërkohë që Anastasia
kishte shkuar te Xha Gorioi për t’i kërkuar lekë për të blerë fustanin e ballos. Gjendja
shëndetësore e Xha Gorioit sa vinte e përkeqësohej dhe Rastinjaku i bënin shërbime plakut të
gjorë që kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Eugjeni lajmëroi të dyja të bijat por asnjëra nuk erdhi, ndërkohë që Xha Gorioi i thërriste e i
kërkonte me ngulm. Rastinjaku i shkruajti letra vajzave të tij por ato nuk u përgjigjeshin dhe Xha
Gorioi i zemëruar me to nga njëra anë i shante e i mallkonte dhe nga ana tjetër kërkonte t’u
dëgjonte zërin, t’i shikonte, t’i puthte bijat e tij të dashura për të cilat u vetësakrifikua. Ai i
ndodhur në këtë gjendje i quante Eugjenin dhe Bianshonin, engjëjt e tij dhe u jep atyre uratat.
Xha Gorioi vdes dhe për varrimin e tij kujdesen dy të rinjtë me të hollat e tyre sepse dhëndurët
dhe vajzat e Gorioit nuk morën pjesë as në varrim. Rastinjaku në fund duke zbuluar të
vërtetat e jetës së shthurur pariziane i hedh një sfidë kësaj shoqërie: “Kush do të fitojë unë
apo ti!”.

Vendi ku zhvillohen ngjarjet:


Pensioni Voker është mjedisi kryesor ku zhvillohen ngjarjet e romanit. Ai është një hotel për të
varfërit në Paris, ku vijnë të takohen njerëz të kategorive të ndryshme, të cilët vërtet s’kanë
ndonjë lidhje me njëri – tjetrin, por është pensioni që ata i familjarizon. Për të depërtuar në
thellësinë e këtij mjedisi balzakian, duhet të kapet një kuptim i dyfishtë i personazheve dhe i
mjediseve ku ata veprojnë.  Balzaku pensionin Voker e ndan në katër kate. Në këto kate të
ndryshme jetojnë personazhet e romanit në akord me vendin që zënë në shoqëri, duke u
mbështetur kryesisht në gjendjen financiare.

PERSONAZHET
1. Zonja Voker – njeriu mikroborgjez shpirtngushtë, pronaria e hotelit.
2. Bijat e Xha Gorioit: Delfina dhe Anastasia  – jeta mondane me rënien shpirtërore
3. Votreni – inteligjenca e së keqes.
4. Rastinjaku – i riu provincial që, sa më tepër ngjit shkallët e shoqerisë së lartë, aq më shumë humbet vlerat
morale.
5. Xha Gorioi – babai fatkeq, që adhuron të bijat; dashuria e tij shndërrohet në një ves.
6. Bajnshon – rruga e së drejtës dhe ndershmërisë, shoku i Rostinjakut
7. De Bosua – cinizmi i shoqërisë së lartë, e afërme e Rostinjakut
Linjat e romanit:

Në roman kemi dy linja të gërshetuara harmonishëm me njëra-tjetrën.

 Nga njëra anë kemi fatin e ish-tregrarit plak Gorio, i braktisur prej dy bijave të tij, të
cilave ua plotëson të gjitha dëshirat, duke menduar se vetëm kështu i bën të lumtura.

 Nga ana tjetër është Eugjen Rastinjaku, një nga personazhet më të rëndësishme të
romanitke të gjithë Komedisë njerëzore.Një individ i cili me ngjitjen e shkallëve të
shoqërisë nis të bie moralisht.Në moralin e Rastinjakut gjurmë të pashlyeshme do të sjellë
Votreni, me mësimetë cilat paraqesin gjithë moralin e kohës.
Kufijtë e dramës së Gorioit janë sa personalë, ku futet
vetmia, përbuzja, braktisja dhe humbja e rolit
prindëror, aq edhe social, që shprehin shthurjen e
institucionit të familjes dhe materializimin e jetës së
njeriut.

ROSTINJAKU
Ai përcaktohet nga provinca nga vjen, aq edhe nga qyteti mahnitës ku zbret.

Edukimi i tij ndikohet nga individe të ndryshëm:

- është rruga e krimit që i ofron Votreni, si rruga më e shpejtë për t’u pasuruar;

- është rruga që i ofron Bianshoni, si rrugë e ndërshem që të çon ngadalë drejt suksesit;

- Është po ashtu edhe mësimi që i jep jeta e Xha Gorioit;

- është edhe rruga që i propozon vikontesha Dë Bosean: të hedhë tutje përfytytrimin


romantik mbi nderin, dinjitetin e dashurinë e të ecë përpara duke përdorur personazhet e
jetës mondane.

Marrëdhënia perosnazh – mjedis:

Kjo marrëdhënie funksionon si lidhje varësie.

P.sh në pensionin “Voker”, vetë pensioni nënkupton Zonjën Voker, ashtu si ajo shpjegon
pensionin.

Ndarja e dhomave sipas kateve shpjegohet me mundësinë që kanë klientët për të paguar.
P.sh. Xha Gorioi fillimisht kur kishte pasuri jetonte në katin e parë dhe me varfërimin e
tij ngjiten edhe katet pensionit.Ngjitja e tij nëpër kate është tregues i rënies së tij
ekonomikisht.

Po ashtu Rastinjaku, i cili sa më tepër të ngjitet në shkallët e shqoqërisë së lartë, sa më


tepër të përfshihet në sallonet e aristokracisë, aq më tepër bie moralisht.

Zonja Dë Bosean, në momentin që zuri vendin e nderit në shoqërinë e lartë, ishte


shndërruar në një njeri të ulët nga ana morale.

Veçoritë e stilit letrar


 stili proliks, që do të thotë frazat në roman janë të mbushura me përshkrime të
hollësishme. Koncepti i tipit letrar(Personazhet simbolizojne nje dukuri)
 Vepra e tij është realiste dhe ka elemente të paraqitjes objektive të rrëfimit.

 Në veprat e tij ka gjuhë të rrjedhshme, fraza të zgjatura dhe sentenca morale.


 Balzaku synon të zbërthejë psikologjinë e personazheve.

 Personazhet e Balzakut ndërveprojnë me mjedisin, i përshaten marrin dhe japin


me njëri-tjetrin.

You might also like