You are on page 1of 3

6:10:2022

Apologjia e Sokratit

Akuzat qe i behen Sokratit ndahen ne akuza te reja dhe akuza te vjetra.Ne akuzat
e vjetra atij i hidhet faji per veprimtarine e dyshimte shkencore rreth sendeve te
qiellit dhe te nentokes.Gjithashtu per gjetjen e nje metode dialektike per te
zevendesuar arsyen me te keqe.me me te miren.Ndersa akuza e re eshte se
Sokrati,po korrupton rinine duke perhapur doktrina qe bien ndesh me ligjet e
Athines.Vete Orakulli i Delfit pohon se Sokrati ishte me i dituri ne Toke!Por perseri
Sokrati pretendon se nuk di asgje.Edhe pse thote te verteten,Sokrati mbledh rreth
vetes keqdashes gjithe mllef,qe e konsiderojne si te “padeshirueshem”.Sokrati
nuk u mor asnjehere gjate gjithe jetes se tij me politike.Ai na tregon se ne
femijeri,nje ze i brendshem e ka ndaluar ta beje ate veprim,pra te merret me
politike.Dhe ai mendon se ka bere nje nga gjerat me te mire.Gjithashtu ai
shprehet se nese do te ishte marre me politike,ai do vdiste shume me
heret.Sokrati nuk iu shmang kurre denimit te ligjeve te Athines.Ai kerkoi,ne
kembim te lirise,te paguante nje shume te caktuar te hollash,te financuara nga
miqte e tij me te mire,por ajo kerkese u refuzua nga trupi gjykues.Kritoni eshte
miku i ngushte i Sokratit.Ai hyn ne qeline e ketij te fundit me nje plan te
mireorganizuar.Kritoni i sugjeron Sokratit arratisjen nga burgu,e madje nga
Athina,me qellim,te shpetuarit nga denimi kapital.Ai deshiron ta shpetoje mikun e
tij nga vdekja e sigurte,nuk do ta humbase.Madje ndihet edhe i turperuar nga
njerezit,te cilet do ta percmonin nese nuk do e bente nje gje te tille per mikun e
tij.Dhe keshtu,me arratisje,Kritoni shpeton Sokratin nga vdekja dhe veten e tij nga
fjalet e njerezve!Por ky plan i mireorganizuar nuk i ecen aq mire me Sokratin.Ai
nuk mund t’i sghkelle ligjet dhe rregullat e Athines,te cilat i ka hartuar vete ai.Ai
nuk mund ta braktise qytetin ne te cilin mori jete dhe u plak.Sokrati e falenderon
Kriton per ndihmen e ofruar,por nuk pranon te largohet.E ndjen veten shume te
moshuar per te nisur nje jete te re nga e para,madje ne nje toke te huaj.Pothuajse
gjate gjithe dialogut,Sokrati te jep pershtypjen e Athines,e misheruar ne nje trup
dijetari.Ai nis argumenta dhe i jep Kritos 1001 arsye per moslargimin nga
Athina.Sokrati eshte aq bindes ne ato qe thote,sa miku i tij i ngushte,nuk i kerkon
me te arratisen,por ta lere te lumtur ne rrugen e tij,qe tashme dihet.
Sokrati
Ndihmesa e tij më e rëndësishme në mendimin filozofik është mënyra e hulumtimit, e njohur
si përzgjedhje, që e zbatoi në shqyrtimin kritik të koncepteve themelore morale. Për këtë arsye
Sokrati njihet si babai i etikës apo filozofisë morale si dhe filozofisë në përgjithësi.Sokrati nuk la
pas asnjë shkrim. Burimi kryesor i të dhënave mbi Sokratin është nxënësi i tij Platoni, e më
pas Ksenofoni. Dëshmi tjetër mbi Sokratin gjendet në komedinë "Retë"
të Aristofanit.Përgjithsisht mendohet se Sokrati nuk shkroi asgjë, për shkak të mendimit të tij se
filozofia nuk mund të çohet përpara nga një shkrim, gjersa ai përçon njohuri por jo
dituri.Mendimi Sokratik është një nga nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Për këtë asye
filozofia ndahet në para-sokratike dhe pas-sokratike. Filozofia para-sokratike përbën një fazë
ndërmjetëse që lejon kalimin nga mendimi mitik në atë racional, atë që quajmë filozofi. Sokrati
u përgjigj me përpikshmëri të madhe kërkesave të drejtimit njerëzor të cilin kishte marrë
shkenca greke, duke zhvendosur qëndrën e interesimit të saj, nga njohuria e natyrës te njeriu
dhe aktivitetet brendësore të tij, ndërsa njëkohësisht humbte karakterin teorik të saj, duke
marrë kryesisht rëndësi praktike. Me Sokratin kemi një fillim të ri të Filozofisë. Pra, kemi të
bëjmë më filozofin e parë, me kuptimin e sotëm të fjalës, me kuptimin e kërkuesit.

Platoni
Platoni lindi rreth vitit 427 p.e.s nga një familje fisnike athinase me traditë politike dhe vdiq në
vitin 347 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës. Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles por më
vonë e quajtën Platoni sepse kishte gjoks dhe ballë të gjerë. Aristoteli na tregon se dikur gjatë
rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku
me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike
dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë
drejt temës filozofike të virtytit.E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në
vdekjen e mësuesit të madh. (399 para erës sonë). Vdekja e padrejtë e tij ishte një nxitje për të
marrë rolin e reformatorit social të demokracisë athinase. Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi
strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në
Athinë, ku për 10 vjet i’u përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë
Sokratike. Tipar kryesor i filozofisë së tij është konsiderimi i njohurisë si kujtim. Sipas Platonit,
shpirtit i njeriut para se të binte në botën e gjërave jetoi në një botë ideale, botën e ideve. Atje
njohu thelbin e vërtetë të gjërave. Gjërat që janë ndjerë nga njeriu në dimensionin e botës
materiale janë vetëm imitime, ‘hije” idhuj të botës reale. Prandaj njeriu nuk zbulon, por kujton
të vërtetat që dikur njohu në botën e ideve. Të gjithë kanë brenda vetes dijen e të vërtetën dhe
ajo ç’ka duhet të bëjnë është thjesht t’i risjellin në mend – Në fund të fundit etimologjia e së
vërtetës do të thotë situata sipas së cilës gjërat nuk janë harruar, janë të njohura, të dukshme,
(pra, “realitetin”). Filozofia platonike është gjithashtu ideokratike. Prezanton domethënë
teorinë e ideve, që janë tipat e përgjithshëm dhe shekullorë të gjërave.
1.Sokrati mori arsimin bazë në greqisht sepse nuk i përkiste një familje fisnike dhe
kështu, mësoi aftësitë e babait të tij në një moshë shumë të re.
2.Para se të kthehej në një filozof, Sokrati ishte murator dhe skulptor për disa vjet.
3. Sipas të dhënave të studentëve të tij të quajtur Aristofan dhe Ksenofon, Sokrati
merrte para për mësimdhënien dhe ky ishte burimi i vetëm i të ardhurave që
ndihmuan Sokratin për të mbajtur familjen.
4. Ksantipe ishte gruaja e Sokratit. Të dy kishin tre fëmijë me emrat Meneksenus,
Sofroniskus dhe Lamprokle.
5. Interesi primar i Sokratit ishte në rëndësinë e mendjes dhe jo në tërheqjen
fizike. Ai gjithmonë besonte se nëse ndonjë gjë mund të përmirësonte mirëqenien
e shoqërisë, nuk ishte asgjë tjetër përveç filozofisë.
6. Bazuar në arsyet njerëzore, Sokrati u përpoq të krijonte një sistem etik duke
hedhur poshtë doktrinën teologjike. Ai gjithmonë thoshte se vetëm kur një
person e njeh veten, ai ose ajo mund të arrijë mençurinë përfundimtare.
7. Për shkak të mendimit të tij radikal ai u çua para gjyqit, ku u dënua. 280 votuan
kundër tij dhe 221 në favor të tij. Gjatë mbrojtjes së tij, Sokrati fliste me një ton
sfidues, që veproi si katalizator për vendimin e jurisë.
8. Sipas ligjit athinas, çdo person i dënuar mund të kërkonte një dënim alternativ.
Sokrati i përkeqësoi gjërat duke kërkuar ndere, shpërblime dhe pagesa për
shërbimet që u kishte dhënë njerëzve, në një përpjekje për t’i ndriçuar ata, në
vend që të kërkonin dëbimin e tij.

Punoi: Perla Xhafa

Klasa: XI-6

You might also like