You are on page 1of 18

Alber Kamy

I Huaji
Ekzistencializmi
Leksioni 12
 Romani “I Huaji” u botua ne vitin 1942. Ai eshte vleresuar
nga kritika si nje nder romanet franceze me te rendesishme te
shekullit te XX. Ky roman i dha impuls lindjes se letërsisë se
absurdit te viteve `50-`60.
 Struktura e romanit “I Huaji”:
 Romani përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë, Mersoi i sheh
gjërat kryesisht me syrin e vet. Ne pjesën e dytë ai detyrohet ta
Struktura e shohë veten me sytë e ë tjerëve.

romanit dhe  Subjekti i romanit “I Huaji”: Heroi kryesor i romanit Mersoi


fabula merr nje telegram ku njoftohet vdekja e se emes. Pas kesaj
ngjarjet ne roman ndjekin nje rrjedhe fatale drejt vdekjes. Pas
vdekjes se nenes, vijne dy te tjera, ajo e arabit ne fund te pjeses se
pare i cili vritet aksidentalisht nga Mersoi dhe vdekja e vete
Mersoit ne fund te romait. Nderkohe mes tri vekjeve ndodhin fare
pak gjera, por ato mjaftojne per te plotesuar tablon e pergjitheshme.
Rrefimi thuret me fjali te thjeshta e gjykime te shkurtra, qe fshehin
me kujdes tensionin e brendeshem, qe buron nga prania e vdekjes.
 Romanit “I Huaji”: solli risi ne menyren e rrefimit.
 Rrefimi behet ne veten e pare nga heroi ryesor.
 Autori terhiqet menjane.
 Heroi rrefen thjeshte, sinqerisht dhe pa asnje koment.
 Te krijohet pershtypja se rrefimi ndodh ne momentin kur ndodh
ngjarja.

Rrëfimi dhe  Rrefimi nuk kerkon te emocionoje lexuesin.

Mesazhi  Ngacmon ndjeshmerine dhe zgjon te ai sensin e gjykimi.

 Mesazhi i ketij romani: Njeriu duhet te jete pergjegjes per


veprimet e veta, rendesi ka cfare jete bejme dhe si e jetojme
ate. Njeriut i mungon liria, e cila i kufizohet qofte nga
rrethanat objektive, po ashtu edhe nga ato subjektive.
Rrefimi dhe rrefyesi Autori terhiqet – rrefen Mersoi (personazhi kryesor).
Me kete veprim Kamyja e ben rrefimin te drejteperdrejt. Mersoi flet: thjesht,
hapur, flet me veten, per veten pa asnje koment.
Rrefimi i parë nga syte e Mersose: na njeh me format, menyrat e te jetuarit,
menduarit, shijuarit per vete Mersone (nëntekst është i hapur) ka më larmi
gjykimesh dhe interpretimesh. Rrëfimi i dytë. Realiteti i treguar ne syte e te
tjereve sherben per te dalluar gracken shoqerore Falsifiteti-hipokriza -
mbytja eshte mjedisi qe rrethon Mersone –mungesë lirie

Tipare të Lidhja: Merso - Natyre : dobësi, humbja e vetedijes vjen nga te nxehtit.
Nxehtesia e turbullon, e humb vetedijen Merso eshte i prere , i ftohte , pa
rrëfimit / stili emcione te forta, i pranon gjerat vetvetiu, nuk ben pakt me genjeshtren, nuk
merzitet pa shkak, nuk pranon meshire.
Veçorite e stilit  stili i zhveshur është karakteristik për tekstet e hapura.
- Paraqitja e figurave ne veprim
- paraqitja e veprimit dhe kunderveprimit
- shmangia e pershkrimit te zgjatur te natyres
- dhënia e shkakut dhe pasojës
- tragjizmi i vetvetishëm
Tregimi i rrjedhshem,, i goditur ,, i qarte ,, i ngjeshur ,, i
tendosur ,,, i bushur me nentekst  thekson absurdin njerezor
Forca e teksit eshte mjaft e gjalle a) gjalleria e veprimeve
b) rrjedhshmeria e veprës. I japin autorit vlere te larte

Veçoritë e emcionale me shume se do i jepnin analizat psikologjike te


personazhit eshte e vetmja rruge qe na le te kuptojme
romanit Mersone.
Autori sysnon te zhvilloje gjykimin dhe permes vepres te
arrije ne kuptimin universal se:
a) e drejta e jetes njerezore, vlerat e saj asgjesohen nga vlerat
e dyshimta,, si morali- feja- ligji
Ideja e Kamyse: absurditeti eshte sistem filozofik
 Kamy nuk është aq entuziast në lidhje me lirinë absolute. Kamy
nuk duartroket bëmat e tij. Këtu qëndron thelbi humanist i veprës
së tij. -Në këtë vepër pohimi humanitar i Kamysë është: kuptimi i
Kamy liria jetës së njeriut vjen falë revoltës kundër botës absurde, kjo revoltë
absolute dhe çon në ruajtjen e dinjitetit njerëzor. Mersoi me qëndrimin e vet
shpërfillës, ngrihet mbi vdekjen, e përbuz dhe e sfidon atë. Nuk
humanizmi
kërkon as mëshirë, as përligj atë që bëri. Por kështu mundi të
ruante të pacenuar lirinë e brendshme, lirinë absolute, që është
gjëja më e shenjtë. Synimi i Kamysë në këtë roman nuk është të
kritikojë shoqërinë e ndërtuar keq, por të tregojë sa të kota
janë përpjekjet për ta rregulluar atë.
Ekzistencializmiështë një filozofi që synonte ta ruante thelbin e njeriut të
kësaj periudhe të paprekur, synonte të ruante dinjitetin njerëzor.”
3 momentet kryesore te absurdit të Kamysë janë: 1. Semundja (tuberkulozi
qe e ben te ndjehet ndryshe nga te tjeret) 2. Shkruarit mbi ndergjegje njeh
pusinë e absurdit. 3. vitet e rinise (shetitjet piktoreske ne Tipasso thekson
ndjeshmerine e absurdit)
I huaji: Me jetën e Mersosë: Paraqitet nje e vertete e dyfishte a) e verteta e
Absurdi dhe individit b) e verteta e njerezimit

Kamy Merso nje hero tragjik (qe te ndihmoje njerezit te perballojne fatin e tyre)
ketu qendron stoiçizmi i Kamyse
Situatat: paradoksale e çojne drejt krimit e bejne vrases dhe te gjithe
kthehen ne gjykates të tij a) avokati qe s’di ta mbroje b) në sallën e gjyqit
Njeriu ekzistencialist takon absurdin kur ai përballet me shoqërinë e ashpër,
rregullat e ngurta të saj, njeriu ekzistencialist ndihet i vetmuar në një botë
indiferente, ekzistenca e tij kërcënohet nga hiçi i përjetshëm, edhe liria është
fatalitet absurd për ekzistencialistët, sepse ata e konceptojnë atë si një dënim
që i është dhënë njeriut. Ndërgjegjësimi për vdekjen përbën takimin me
absurdin.
 Liria: → liria për ekzistencialistët ka të bëjë me lirinë e shpirtit njerëzor, me ruajtjen
të paprekur nga transformimi shpërfytyrues i shoqërisë dhe rregullave të lojës së saj,
me ruajtjen nga moralizmat e një shoqërie që në vetvete është imorale. Kamy shprehet
me fjalët e Ivanit të Dostojevskit: Gjithçka është e lejueshme. Mersoja tashmë nuk
pyet për kufijtë e së mundshmes, ngase vetvetiu për të, gjithçka është e mundur. Ai
është i lirë absolutisht dhe për të “gjithçka është e lejueshme”. Ai e percepton veten si
hero të botës absurde, në të cilën nuk ka zot, nuk ka kuptim, ka vetëm një të vërtetë të
Revolta-Liria - vetme – e vërteta e Vdekjes.

Absurdi  Revolta: Merso jeton i vetmuar ai e shpërfill shoqërinë, Merso nuk pyet për kufijtë e
të mundshmes, Merso vret, Merso nuk pranon të rrëfehet, Merso i thyen të gjitha
rregullat formale. Ai nuk qan, shijon kafen, dhe sheh një film komik pas vdekjes së
Jeta nënë. Ai ndihet keq në një botë që se kupton, në një botë që kërkon ti rrëmbejë lirinë
absolute të tij, revolta e tij shprehet me indiferentizëm, tërheqje, izolim, paaftësi për
veprim, mosdëshire për veprim.

 Jeta: Duke qenë se njeriu ekzistencialist bëhet i ndërgjegjshëm për ekzistencën e


vdekjes ai interesohet të shijojë jetën tokësore për të cilën e di se një ditë do i vijë
fundi. Pasioni për jetën shprehet me mosinteresim për fenë dhe jetën e përtejme.

 Absurdi shfaqet në sjelljen e Mersosë në përpjekjet e tij për të jetuar i lirë sipas
dëshirës pa iu përshtatur rregullave të shoqërisë.
Koha dhe Koha e papërcaktuar, vendi
Vendi Algjeri
Personazhet. Merso, Maria, Çeleste, plaku
Salamano, Arabi, prokurori,
Rajmondi, prifti, etj
Konflikti kryesor Konflikti kryesor është mes
Mersoit dhe shoqërisë.
Pika kulmore Pika kulmore është vrasja e
arabit
Ngjarjet Kryessore Sjellja e Mersoit në varrimin e
Të dhëna të nënës, sjellja e Mersoit pas
përgjithshme vdekjes së nënës,
filmi komik, plazhi dhe pika
kulmore, vrasja e arabit.
Ngjarjet perfundimtare Mersoi dënohet me vdekje. Ai
Mesazhi I hapur nuk pranon rrëfimin te prifti.
Personazhet: Duke lexuar këtë roman lexuesi njihet
me një numër të konsiderueshëm personazhesh, të
cilët Kamyja i ka pasqyruar me kujdes, duke i
individualizuar, tipizuar, konkretizuar dhe emotivuar.
Kështu, Selesti përfaqëson tipin e pronarit të
restorantit, padronit atë të kapitalistit, Emanueli –
Personazhet njeriun e punës dhe shokun, Drejtori i azlilit –
njeriun energjik, zonja Merso – nënën, Portieri –
plakun e zellshëm, Tomas Pere – pensionisti, Maria
Kardana – aventuristen, Salamano – plakun e lënë,
Rejmond Senteu – aventuristin,
Hetuesi, avokati, prokurori, kryetari i trupit gjykues,
gazetarët, publiku, dhe priftijanë shoqëria që përbën
rrezikun për unin e Mersosë, ndaj të cilëve ai është
indiferent.
Vetmia.→ Merso e ka ndjerë tëhuajsimin me shoqërinë. Ai
është i vetmuar dhe kërkon ta jetojë jetën ashtu si e mendon.
Vetmia sipas pikëpamjes së ekzistencialistëve është fati i çdo

Koncepti i njeriu. Motivi i zakonit (i të bërit shprehje) e përshkon gjithë


romanin dhe në këtë rat nënvizon tëhuajësimin e Mersoit me
vetmisë botën, me të cilën ai ka qenë gjithmonë fjalëpakë, shpesh edhe i
heshtur. Pse Merso ka zgjedhur të jetë i huaj me shoqërinë? Një
nga arsyet është se vetë shoqëria me moralizmat e saj gjykimet
dhe me tendencën për të prekur dhe cënuar lirinë vetjake ka bërë
që Merso të zgjedhë ti shmanget asaj.
Nga momenti i marrjes së telegramit Mersoi e ndjen veten fajtor, sepse për
të qenë i pranishëm gjatë varrimit të së ëmës ai duhet t'i kërkojë shefit të tij
një lejë dy ditore. Gjatë kohës së kuvendimit me drejtorin e azilit për nënën
e tij të vdekur Mersonë e kaplon sërish ndjenja e fajësisë. Në të dyja rastet
ndjesitë e heroit shkaktohen nga mendimi intuitiv, se vdekja dhe rituali i
lidhur me të ka për sytë e shoqërisë një domethënie të madhe dhe kërkon
prej njeriut, që më parë, një sjellje të caktuar. Ai e ndjen, se rituali i
varrimit është i nginjur me shtirjeje dhe përbën një farsë. Mersoit i
duket hipokrizi t'i shprehësh ngushëllimet njeriut vetëm atëherë kur ai është i
Fajësia veshur në zi, sikundërse të varrosësh sipas riteve kishtare një grua, e cila
Marrëdhëniet me kurrë nuk është interesuar për fenë. Megjithëse ai i ndjek rregullat kryesore
të sjelljes së farefisit të të vdekurës (kalon natën pranë arkivolit, ndjek pa
rregullat hipokrite folur karrocën e varrimit), ai bën "gabime" të tilla të pafalshme, të cilat nuk
përputhen me imazhin e një biri të mbytur nga hidhërimi. Gjatë kohës së
të shoqërsisë procesit gjyqësor atij ia kujtojnë dhe cigaren, dhe kafen që ka pirë tek varri i
së ëmës, dhe mosditjen e moshës së saj, dhe mungesën e dëshirës për ta parë
atë për herë të fundit. Kjo e rëndon Mersoin si një njeri të pashpirt,
shpërfillës e zemërgur. Tashmë që nga detajet e pjesës së parë bëhet e qartë,
se heroi i Kamysë ka një ide krejt të ndryshme nga të tjerët pë ritualin e
varrimit, porse kjo mospërputhje vetëm sa e pasqyron distancën e thellë, që
ka ai me shoqërinë. Mersoi e sheh vdekjen krejt ndryshe nga të tjerët, çka
do të thotë, se kështu e sheh edhe jetën
Vdekja. → Motivi i vdekjes, i shpallur tashmë që në fjalinë e
parë, bëhet qëndror në roman dhe përftues i subjektit.
Subjekti nis me lajmin mbi vdekjen e nënës së heroit dhe
mbaron me pritjen e ekzekultimit me vdekje të heroit.
Ndërmendja e vdekjes është e pranishme vazhdimisht në tekst:
kuvendimet e Mersoit me të njohurit, zhdukja e qenit Salamano,
vrasja e arabit, shënimi i gazetës, të cilën heroi e gjen në qeli,
Motivi i fjalimet në procesin gjyqësor. Të gjitha këto episode na lejojnë
të evidentojmë marrëdhënien e Mersoi ndaj vdekjes. Po të
Vdekjes thellohemi kuptojmë se Merso e ka pranuar vdekjen si të nënës
si të kujtdo prandaj ai është kaq shpërfillës ndaj rregullave dhe
nxiton të shijojë jetën tokësore, prandaj dhe në fund të romanit
ai nuk pranon rrëfimin pasi për të ka vlerë vetëm jeta reale dhe
jo jeta e përtejme. Prania e vdekjes i bën ekzistencialistët të
jenë indiferentë dhe shpërfillës.
Ç’tregon mosgatishmëria e pronarit për dhënien e lejes? A
është ky një detaj i dhënë nga Kamy për të treguar ftohtësinë e
shoqërisë në të cilën jetonte Merso? Pronari s’është i gatshëm të
japë leje. Ky është një detaj që tregon se shoqëria me sjelljen e
saj indiferente nuk kishte bërë asgjë më shumë vetëm sa kishte
krijuar një hendek të pakapërcyeshem mes saj dhe njerëzve si
Raporti: Mersoi. Mersoi e ka kuptuar indiferentizmin e shoqërisë
ftohtësinë e saj përsa i përket halleve dhe brengave të të tjerëve
Pronar -punëtor dhe ka zgjedhur t’ja shpërblejë shoqërisë me të njëjtën mënyrë:
me indiferentizëm tërheqje dhe vetmi
Të ndihesh në faj se kërkon leje për të shkuar në varrimin e
nënës tregon as me shumë as me pak se fytyrën e ashpër të
shoqërisë ku jetonte Mersoi.
 Cili eshte ky njeri? Pse ka vrare? I kerkohet te shpjegoje gjithçka
 1. Edhe kur ai nuk ka asgje te shpjegoje – kete e marrin persiper avokatet e tij
 2. Çdo akt i tij shihet me lupë zmadhuese dhe vjen diagnoza e pagabueshme
“sjellja e tij eshte e pashpjegueshme”

 3. Per njerezit ajo qe nuk njihet merret si e vertete absolute


 Merso denohet (gjykatesit nuk mund ta pohojne se ka diçka qe ato nuk mund ta
njohin, thjesht ato nuk i dinë arsyet e kthimit te Mersose ne vrases
Kush është  Merso hesht: gjykatesat kane bindje nuk lekunden nga bindja e tyre ( ato duhet ta

Merso? zgjidhin ne nje menyre , ndryshe denohet moralisht)

 Merso denohet nga populli françez


 Merso takohet me priftin duke shtjellu qendrimin e njerezve ndaj zotit dhe zotit ndaj
njerezve dhe nese ekziston nje bote tjeter ai pergjigjet: se edhe ate bote te amshuar
e imagjinon si kjo bota këtu, pse më bëri të ikë nga kjo bota këtu.

 Merso eshte njeriu qe nuk do te shfajesohet


 Merso vdes duke mbajtur per vete te verteten , ai refuzon deri ne fund lojen e
shoqerise
Ndertimi: (Merso-mer (det) soleil (diell) – kombinimi i lojes dhe i jetes
Tek Merso- studiohet sjellja e nje njeriu qe refuzon te tregoje te fshehten e vet ai demaskon mjetet qe i perdor nje
shoqeri e çila preferon me mire ti etiketoje njerezit sesa ti pranoje ata siç jane dhe u jep atyre nje essençe qe toleron
ekzistenççn e tyre.1. Merso hero ekzistencialist 2. Merso hesht kundrejt llomotitjeve
Kuptimi: hero ekzistencialist (perfshirja e njeriut ne mbreterine e lirise absolute)
Ideja: tjetersimi i njeriut ne shoqeri
Kundershtimi i jetes së dhuntë.
Afrimi me lirine absolute
Fati tragjik i heroit ekzistençialist
Pranimi i revoltes (aty ku ka absurd ka revoltë)
Brendia: filozofiake – çelesi i zberthimit : Veprim-kunderveprim , Shkak - pasoje , kjo përbën dinamizmin e subjektit.
Karakteristikat: personazhe me jete te rendomte, fate njerezish me fund tragjik, vuajtja e njeriut prej absurdit, dhuna
shoqerore ndaj njeriut, shpetimi- liria absolute . Merso ndërsa rrefen ne veten e pare, nuk komenton, lexuesi i lire te
gjykoje.
Merso eshte nje i huaj a) per rrethin e njerezve kur vertitet b) per
mjedisin ku jeton c) i huaj per vdekjen (vdekje diellore), shkaktari i
rrokullimes eshte dielli (absurdi), vdekja e Mersoit ngjan si diçka e huaj
te cilen arsyeja nuk e pranon (Njeriu loder e jetës). d) I huaj per te
Pse Mesro verteten – pranon te vdese per te vertetën, sepse nuk sajon rrethana
lehtesuese per veten. e) Karshi nesh eshte i huaj (ia presin kokën për të
është një “i vazhduar të qetë kompromisin me moralin e gënjeshtërt) ë) Jeta e tij

huaj”? eshte e huaj (s’bën moral. s’merret me politikë, nuk synon karrierë, nuk
mërzitet për dukuri të tilla jetësore si: - vdekja, dashuria, martesa. S’ka
ambicie, xhelozi, hipokrizi, paragjykim. f) Akti i krimit perjetohet si i
huaj, sepse vret pa pasur arsye dhe interes, vrasje absurde, vrasje e huaj.
i) I huaj per vetëdijen kristiane, nuk pendohet- vdes heretik- si
antikrisht. h) I huaj per mjedisin arab, krim racor – gjykatësit e dënojnë
për të shmangur mërinë arabe.
Uni: Te Merso ekziston vetem uni i tij, gjithçka tjeter eshte e huaj, i
rrethuar nga armiq, rendesi paresore ka vetëdija vetjake kjo percakton
qendrimet dhe sjelljet
Romni tregon 1) fatin e njeriut me fund tragjik 2) vuatja e njeriut prej
absurdit 3) denohet me vdekje nga gjykatesit te bindur se ky personazh
qe s’ka derdhur pike loti ka zemer krimineli (vdes i papenduar). 4) si nje
tragjedi antike ngjarja qe ndjekin është nje rrjedhë fatale drejt vdekjes .
Merso takohet 3 herë me vdekjen 1) vdekjen e nenes 2) vdekjen e
Uni – konfliktet - arabit 3) vdekjen e vet

tragjedia Tragjedia ndodh: sepse Merso eshte i prekopuar te jetoje e shijoje


kenaqesite e vogla te jetes pa e vrare mendjen. Bie ne gracken e absurdit
1) I vdes e ema nuk qan 2) vret nje njeri nuk pendohet 3) denohet me
vdekje nuk mbrohet.
Konfliktet : 1) jeta mendore e gjykatesve qe pandehin se dine gjithçka
2) jeta shqisore e Mersose i merr gjerat si ti vijne 3) absurdi e drejta e
gjykatesve per jeten dhe vdekjen e njeriut
Zgjidhja- denohet me vdekje nga fakti se avokati kishte me pak talent se
prokurori (absurdi).

You might also like