You are on page 1of 2

Gjuha e zjarrte

1.TItulli eshte marre nga vargjet e fundit te poezise se Naim Frasherit.” E ku shkruhenë në kartë
Fjalët e gjuhës së zjarrtë”

Kuptimi I togfjalëshit gjuha e zjarrtë = Gjuha e poezisë, gjuha poetike

2. Që këtu merr poezia karakterin e saj filozofik.


Është e shenjtëruar, qiellore,hyjnore, jo e zakonshme. Malli është në kuptimin Lasgushian
Natyra e lartë qiellore përforcohet në vargun tjeter( vetëtim’ e qiellit, fërfëllon, flakë
Kuptimi I plotësohet me cilësime të tjera djellë-I llaftaruar që ndrin si pika lot
Gjithë këto epitete plotësojnë njëri tjetrin për të dhënë idenë e zjarrit, ndricimit, djegies, sakrificës, mundimit, pastrimit(purifikimit)
si cilësi të gjuhës së zjarrtë.

3. Pikë loti në vargun e parë tregon pastërtine, kullimin e gjuhës së zjarrtë, ndërsa në vargun tjetër spastrimin, purifikimine
qenies qe bie në kontakt me këtë gjuhq( po ndrij në rrezen tuaj.)
Rimarrja e e gjysmë së vargut të parë në rend të përmbysur në vargun tjetër: që ndrin si pikë lot/ si pikë lot po ndrij/, lidh
pastërtinë, si cilësi e gjuhës së zjarrtë, me spastrimin shpirtëror të atij që e “flet” këtë gjuhë.

4. Po ndrij e papandehur po qaj pak nga pakë


Sepse prej botës suaj kam mbetur kaq I huaj…
Ndërsa ne këto vargje burimi i dhimbjes eshte tjetersimi, largimi prej kësaj gjuhe( sepse prej botës suaj kam mbetur kaq I huaj…/
kam mbetur kaq i huaj…)

5. Kuptimi I këtyre dy fjalëve mund ta nxjerrin, nëse I lidhim me fjalët kyç të vargut: I huaj, Këto dy fjalë, pra këto dy gjendje( I
ndryshur, I shkretë) janë pasoja të huajsimi, largimit nga gjuha e zjarrtë, gjuha poetike.
1. I ndryshur, sepse kur largohesh nga gjuha, nga mjete shprehës, mbetesh i pashprehu, i ndryshur, i mbyllur në vetvete.
2. I shkretë, sepse kur je larg gjuhës, mjeti shprehës, mbetesh i vetëm, i pakuptuar prej të tjerëve.

6. Lasgushi mbrekullohet nga gjuha e zjarrtë( gjuha poetike). Prandaj fjala që mund ta zëvendësojë më së mirir fjalën çudit është
“më mrekullon”

7. Deklarohet përulësi e poetit përballë hyjnores, gjuhës poetike. Vetëm kështu, me përulësi ( mjerush) mund t’i afrohesh, të
bëhesh pjesë e saj apo ta zotërosh.
Nga ana tjetër, rruga për të arritur përsosmërinë, për t’u bërë I denjë për këtë gjuhë të zjarrtë është e mundshme( dyke vuar).

8. E flakën vraparakenër krahu do ta marr,


Posi kuvend të shkruar do ta çik me duar
Këtu duket transformimi nga flakë vraparake(diçka e pakapshme, flutarake, eterike) në kuvend të shkruar, në diçka materiale,
konkrete, që mund të shihet dhe shijohet prej të gjithëve.
Madje mund të kuptojmë dhe proçesin e krijimit( të shndërrimit të kësaj gjuhe të pakapshme në poezi konkrete) në vargun e
parë. Poeti duhet të pushtojë, ta zotërojë këtë flakë vraparake, të identifikohet me të( në kraha do ta marr- kraharor), që të mund
ta shndërrojnë në kuvend të shkruar

9. Dy pjesët:
1. O gjuhë e shentëruar, o mall me shpirtin plot…deri te …Posi kuvend të shkruar do të ta çik me duar
2.O këng’ e shenjtëruar, o verb I larë n’ar… deri te O gjuë e zemrës sim, o mos-e kuvenduar.
-Pjesa e parë flet për gjuhën poetike, gjuhën e zjarrtë, të pakapshme etj
-Pjesa e dytë flet për gjuhën në të cilën shprehet konkretisht gjuha e zjarrtë poetike, gjuhën në të cilën shkruhet poezia, gjuhën
shqipe.
Tani gjuha e zjarrtë është shndërruar në këngë konkrete, në verb( fjalë konkrete), në poezi.
10. Gjuha shqipe dhe gjuha poetike e shprehur në këtë gjuhë( në fund të identifikuara të dyja tek njëra tjetr, si gjuhë e zjarrtë).

11. Janë thuajse të njëjtat cilësi, që kanë për bazë zjarrin, flakën( shprehëset e mundimit, spastrimit, rrugës për tek
përsosmëria). Zjarr, përflakesh, yll, vetëtimtar,ar, ndezur, etj Përfundimisht është ë drejtë ajo që thamë qysh në fillim, kur
shpjeguam titullin: Gjuha e zjarrtë është gjuha poetike+ gjuha shqipe. Atributet pothuaj të njëjta për njëjtësimën e këtyre dy
komponentëve.
12. Mënyrat e shfaqjes së gjuhës në vargjet
E shkruar dhe e folu, e kënduar
Kur të këndoj me goj, kur të kuptoj në kartë
Strofa e fundit , vargu i parë
Folja në dialekt këndoj, dukët sikur është krijuar enkas për gjuhën poetike të L.Poradecit, sepse të sygjeron tingëllimin e gjuhës,
muzikalitetin e saj, cilësi të gjuhës poetike.

13. Posi një kraharuar ti dhem, o Gjuhë e zjarrtë


Leximi dhe këndimi I kësaj gjuhe të zjarrtë( jo pa shkak e shkruar me të madhe) është dhimbje. Siç të dhemb kraharori kur merr
frymë thellë në ajër të pastër, siç të dhemb kraharoei kur këndon më shpirt( posi një kraharuar ti dhemb).

14. Pjesa e nënvizuar e vargut ka kuptimin gjuhe e lënë pas dore, që nuk flitet. Për këtë interpretim e rrëzon titulli “Gjuhë e
zjarrtë”
Nisur nga titulli mund të supozojmë se interpretimi I saktë është : gjuhë e cila, për shkak të atributeve të saj( qiellore, vraparake,
e zjarrtë) është e vështirë, në mos e pamundur të kuvendohet.

15. Ky interpretim na kujton nga tradita vargjet e N.Frashërit:


E ku shkruhen në kartë
Fjalët e gjuhës së zjarrtë

You might also like