You are on page 1of 2

Detyre Portofoli

Pse shekulli XX ka aq shumë shkolla e rryma letrare; ç;të reja sjellin


këto në raport me shekullin XIX? Cilat janë disa nga rrymat letrare që
u dalluan në: poezi-proze-drame?

Evolucioni letrar është një dukuri që reflekton formacionet mbizotëruese të gjendjes


shpirtërore të njeriut, vetëdijes dhe ndjeshmërisë së tij në etapa të caktuara të vendit
dhe kontekstit ku realizohet një letërsi e dhënë. Madje, në varësi të këtij konteksti
(kulturor, historik, psikologjik apo ideologjik), letërsia përpunon mjetet shprehëse duke
provokuar formacione të reja stilistike në paraqitjen sa më të gjerë në tektonikën
shpirtërore e psikologjike të njeriut. Periudhat e entuziazmit dhe të dëshpërimit nga
revolucionet, luftërat, ideologjitë, progresi teknologjik dhe mitet e shkencës, kanë sjellë
gjithëherë nevojën për një ëndërrim të ri, për utopi të reja, për rezistencë ndaj
degradimit të cilësive shpirtërore të njeriut dhe njerëzimit në një botë që ndryshon
vazhdimisht orientimin, sistemin e vlerave, etikën dhe idealin e saj estetik. Prandaj dhe
letërsia e krijuar përgjatë shekullit XX është në metamorfozë të përhershme, herë duke
mbrojtur vlerat estetike, humaniste e tradicionale e herë duke i sulmuar ashpër ato me
pa kompromis, në të mirë të zbulimit të mjeteve të reja shprehëse. Letërsia e shekullit
XX është një oqean i paskajtë, në të cilin mund ta humbasësh shpejt busullën e
orientimit.
Rrymet letrare te shekullit XX jane janë shfaqur para dhe pas Luftës së Parë Botërore,
ato janë: futurizmi (në Itali dhe Rusi), ekspresionizmi (në Gjermani dhe në Austri)
dadaizmi (në Zvicër), surrealizmi ( në Francë) dhe letërsia sociale (në Rusi dhe në
shtetet e Evropës së mesme). Disa nga këto lëvizje shumë shpejt do të ngriten në lëvizje
artistike botërore (surrealizmi francez), disa do të mbeten këvizje të ngushta nacionale
(futurizmi në Itali dhe dadaizmi në Zvicër), kurse disa do të humbin cilësitë primare
estetike (bashkimi i futurizmit dhe fashizmit në Itali dhe i dadaizmit me anarkizmin në
Zvicër).
Ajo që është e përbashkët e këtyre lëvizjeve janë shkaqet e lindjes së tyre: së pari,
gjendja depresive e para dhe e pas luftës, në disa nga këto vende ku janë shfaqur këto
lëvizje paralajmëronte trishtimin dhe parandjenjën e artistëve mbi gërmadhat e botës së
atëhershme (Lufta e Parë Botërore, Revolucioni i Tetorit në Rusi, luftërat ballkanike,
shfaqja e fashizmit), së dyti, pakënaqësia e artistëve me të arriturat e deritashme në
krijimin e veprës letrare dhe dëshira e tyre për thyerjen e normave të qëndrueshme
estetike (së paku për një kohë), dhe disa përkufizime në zbatimin e veprimeve (qasjeve),
metodave dhe mjeteve në krijimin e veprave letrare.
Persa i perket letersise shqiptare, pas Luftës së Dytë Botërore ajo eci në një rrugë mjaft
të vështirë e komplekse. Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është shkëputja jo e
natyrshme e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm,
që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. Veçoria tjetër, mbase
më e rëndësishme dhe me pasoja më të rënda, është se letërsia shqiptare do të zhvillohej
e ndarë nga një kufi politik brutal dhe kufizimet e një regjimi diktatorial. Përmes
shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në
letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja
krijuese letrare të kohës. Siç dihet, gjatë këtij harku kohor shkrimtarë të mëdhenj të
letërsisë shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shënuan
disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të
ndryshme, sic moren dhe nje hov te dukshem llojet epike, drama, kritika dhe teoritë
letrare.
Disa nga veprat më të rëndësishme të kohës janë:
1. Njëqind vjet vetmi. (Gabriel Garsia Markez)
2. Getsbi i madh. (Skot Fitzxherald)
3. 1984 (Xhorxh Oruell)
4. Hamleti (Drame) (Uilliam Shekspir)
5. Lufta dhe Paqja (Leo Tolstoi) etj.

Punoi: Kevin Kafexhi

You might also like