You are on page 1of 3

Koncepti i Nietzsche per "Mbinjeriun".

Mbinjeriu!

Koncepti mbi mbinjeriun(Übermensch) eshte nder me te


arriturit e Nices dhe per mua nga te vetmit me vlera te verteta. -
Sipas Nices mbinjeriu eshte njeri qe nuk pushon kurre se
kapercyeri realitetin e tij te dhene faktik dhe kufizimet qe ai
mbart, fale nje force krijuese dhe te rinovueshme papushim.
Njeriu nuk eshte nje njeri nqs perpiqet te jete mbinjeri. Pra Nice
e sheh ne nje kendveshtrim dialektik njeriun, ne levizje dhe
ndryshim te vazhdueshem, ne nje ndryshim qe e con e duhet ta
coje njeriun ne kapercimin e vetes dhe pas ketij kapercimi
perseri lufte tjeter per te kapercyer dhe kete arritje e keshtu me
radhe. Pra njeriu dhe si rezultat shoqeria njerezore nuk duhet te
reshte se kapercyeri veten dhe realitetin rrethues. Me mbinjeri
ne nje kuader me te ngushte ai kuptonte dhe eliten qe duhet te
drejtone shoqerine. Nje elite njerezish apo individe te vecante
me force te jashtezakonshme qe duhet te kapeceje vetveten pra
te behet mbinjeri per te drejtuar shoqerine njerezore qe eshte po
ashtu ne procesin e kapercimit te vazhdueshem te vetes. Pra kjo
eshte nje nga filozofite me te vlefshme qe duhet te ndjeke jeten
e secilit nga ne. Secili nuk duhet te reshte se permiresuari dhe
kapercyeri veten dhe si rezultat dhe ambjentin rrethues. Mbinjeriu i Nices eshte dhe keqperdorur. Nazistet
e perdoren ate per te justifikuar racizmin e tyre. Sipas tyre mbinjeriu eshte nje race natyrore "Herrenrasse"
e cila eshte krijuar natyrisht, eshte me fuqi mbinjerezore dhe se duhet te sundoje rracat e tjera qe nuk i
jane nenshtruar procesit te "mbinjerezimit" dhe keshtu kane ngelur inferiore, prandaj dhe duhen sunduar
nga rraca superiore. Ky interpretim i filozofise se Nices nga Nazistet eshte nje interpretim kokeposhte dhe
jo i vertete i atij te Nices. Nice e shihte njeriun gjithmone ne ndryshim dhe ne kapercim te vazhdueshem
njeriun dhe nuk merrte nje etni apo rrace te vecante, por se ketij procesi i nenshtrohen tere njerezit. Nuk e
di se si e shihni ju por per mua Nice ketu i ka rene pikes. Ne duhet te jemi vazhdimisht ne permiresim dhe
ne kerkim te me te mires ne veten tone dhe pasi te kemi arrit kete perseri duhet te vazhdojme te arrijme
me lart, e keshtu me radhe. Kjo gjithashtu eshte nje gje reale qe te gjithe e dine dhe e prekin. Te gjithe e
dime se nuk jemi asnjehere te kenaqur. Pasi kemi arritur dicka kerkojme te arrijme dicka tjeter qe eshte
me lart, e keshtu papushim. Vetem keshtu do te jemi dhe jemi vertete njerez, duke kerkuar gjithmone me
shume nga vetja dhe nga ato qe posedojme e qe na rrethojne. Gjithmone jemi ne kerkim te realizimit te
vetes, ne nivelet me te larta, deri sa te kemi jete.
Pse Nietzsche ishte kunder krishterimit.

Nietzsche kishte disa gjëra ekstreme për të thënë për kristianizmin: “Unë e quaj Krishtërimin mallkimin e
madh. Në të gjithë Testamentin e Ri, ka vetëm një person që ia vlen të respektohet: Pilati, guvernatori
romak”.
Janë gjëra vërtetë të guximshme, por shënjestra e vërtetë e tij ishte më interesante: ai kritikonte
kristianizmin sepse mbronte njerëzit nga zilia e tyre.
Sipas fjalëve të Nietzsches, kristianizmi ishte shfaqur në fundin e Perandorisë Romake në mendjet e
skllevërve të druajtur, të cilëve u mungonin këllqet për t’u kapur pas asaj që donin me të vërtetë (ose të
pranonin që kishin dështuar), kështu që ishin kapur pas një filozofia e cila e bënte burracakërinë e tyre të
dukej si virtyt. Kristianët kishin dëshiruar të shijonin ingredientët e vërtetë të përmbushjes (një pozicion
në botë, seks, përsosmëri intelektuale, krijueshmëri) por kishin qenë shumë të paaftë për t’i arritur. Si
pasojë, ata ishin kapur pas një kredoje hipokrite, duke denoncuar atë që donin, por që ishin shumë të
dobët për të luftuar për të – ndërkohë që vlerësonin atë që nuk e donin, por që ndodhte që ta kishin.
Kështu, në sistemin kristian të vlerave, mungesa e seksit u shndërrua në “pastërti”, dobësia u bë “mirësi”,
nënshtrimi ndaj njerëzve që i urreje “bindje” dhe, sipas frazës së vetë Nietzsches “paaftësia për t’u
hakmarrë” u shndërrua në “falje”. Kristianizmi ishte pra, sipas tij, një justifikim gjigand për pasivitetin
dhe një mekanizëm për t’ia shteruar krejt potencialin jetës.

Zoti ka vdekur.

“Ju bëj thirrje, vëllezër, t’i qëndroni besnikë tokës dhe të mos besoni ata që ju flasin për shpresa
mbitokësore! Ata janë helmues, e dinë apo jo. Janë përçmues të jetës, edhe ata vetë të helmuar. Toka
është e lodhur me ta: le të shkojnë”, shkruante Nietzsche tek “Kështu foli Zarathustra”. Pra, për të, Zoti
ishte i vdekur e i varrosur. Por, shtonte ai, ky është një fat i madh: feja në fakt u jep njerëzve një moral
humbësish, duke i bërë të kenë iluzione për një jetë të përtejme që nuk është: nuk ka parajsë që të presë
ata që sillen mirë.

Megjithatë, ide kaq radikale nuk lindën nga hiçi. Zoti, në Francë, kishte “vdekur” tashmë me
revolucionin në 1789, ndërkohë që në Gjermani u fol vetëm një shekull më vonë, edhe falë Niçes.
Gjermanët, që me reformën protestante të Pesëqindës kishin pasur si trashëgimi një besim fetar më
racional se sa katolicizmi, zbuluan atëherë se moderniteti i kish dhënë dije të reja njeriut në fushën
teknike, mjekësore dhe shkencore, por e kishte privuar nga spiritualizmi.

Gjysma e dytë e Tetëqindës ishte një epokë zhvillimesh, që në Gjermani u përjetuan si tronditje të
mëdha. Tradita aristokratike dhe monarkike – rikthyer pas luftërave napoleonike të 1815 – ishte në krizë
të thellë: vlerat elitare me të cilat ishte edukuar edhe vetë Niçe (quhej Fridrih për nder të Frederik
Vilhelmit të Prusisë) ishin duke perënduar. Si mund të dilej nga kjo rrugë pa krye? Duke besuar tek njerëz
të rinj, ose më mirë, supernjerëz.
Degradimi i shoqerise sipas Nietszche.

Nietszche e lidhte degradimin e shoqerise me vese te ndryshme njeri prej te cileve ishte dhe lakmia.
Nietzsche besonte se lakmia zë një pjesë të madhe të jetës sonë. Megjithatë, përgjithësisht na mësojnë që
të ndihemi të turpëruar për ndjenjat tona të lakmisë. Duken sikur janë një tregues i të ligës. Kështu që, ua
fshehim vetvetes dhe të tjerëve, aq shumë sa ka njerëz që ndodnjëherë thonë, me sinqeritet të plotë, se nuk
kanë zili askënd.
Kjo është logjikisht e pamundur, këmbëngulte Nietzsche, sidomos nëse jetojmë në botën moderne (që ai e
përcaktonte si cdo kohë, pas revolucionit francez). Në sytë e Nietzsches, demokracia e masave dhe fundi i
epokës së vjetër feudalo-aristokratike, kishte krijuar një terren të përsosur pjellor për ndjenjat e lakmisë,
për arsye se tashmë të gjithë ndiheshin të nxitur të ndiheshin si të barabartë me gjithë të tjerët. Në kohët
feudale, askush nuk do të kish guxuar të ndiente zili për princin. Por tani, të gjithë e krahasonin vetveten
me gjithkënd tjetër dhe si pasojë, ishte i ekspozuar ndaj një përzierje të paqëndrueshme ambicieje dhe
pamjaftueshmërie.
Megjithatë, nuk ka asgjë të gabuar me zilinë, thoshte filozofi. Ajo që ka rëndësi është mënyra si e
kontrollojmë. Madhështia vjen prej aftësisë sonë për të mësuar prej krizave të zilisë. Nietzsche mendonte
për zilinë si një shenjë konfuze, por e rëndësishme, që vjen prej thellësisë së vetvetes sonë, në lidhje me
atë që duam.
Cdo gjë që na shkakton zili është një fragment i potencialit tonë të vërtetë, të cilin ne “e mohojmë” për
riskun tonë. Ne duhet të mësojmë ta studiojmë në mënyrë metodike zilinë tonë, duke mbajtur një ditar të
momenteve kur e ndiejmë, dhe më pas të këqyrim me kujdes episodet, për të ndërtuar një vetvete më të
mirë për të ardhmen.
Zilia të cilën nuk e pranojmë dhe nuk e marrim nën kontroll, do të përfundojë duke lëshuar atë që
Nietzsche e quante “aromë sulfuri”. Hidhësia është zili që nuk e kupton vetveten. Nuk është se Nietzsche
mendonte që ne gjithmonë përfundojmë duke marrë atë që duam (këtë ia kishte mësuar mirë vetë jeta e
tij). Ai thjeshtë këmbëngulte se duhet të bëhemi të vetëdijshëm për potencialin tonë të vërtetë, të luftojmë
heroikisht për ta nderuar atë dhe vetëm pas kësaj të vajtojmë për dështimin me një ndershmëri dinjitoze.

Punoi: Kevin Kafexhi


Klasa: XI 6

You might also like