You are on page 1of 1

TREMUJORI I PARE

DETYRA 1

Hulumtim

Cila eshte lidhja ndermjet teoremes Ferma dhe teoremes se Pitagores?

Si mund t´i perdorni figurat e meposhtme per te vertetuar teoremen e Pitagores?

Cilat jane treshet pitagoriane ? Sa te tilla gjenden ne figure?

Në teorinë e numrave, Teorema e fundit e Fermatit  thotë se nuk mund të gjenden tre numra të


plotëpozitivë a, b, c që kënaqin ekuacionin an + bn = cn për vlera të plota të n më të mëdha se dy. Teorema u formula
për herë të parë nga Pierre de Fermat në vitin 1637 dhe në një kopje të librit Arithmetica pretendonte se e kishte edhe
vërtetimin e teoremës por nuk kishte vënd ku ta shkruante. Asnjë vërtetim nuk u arrit deri në vitin 1995, pavarësisht
përpjekjeve të vazhdueshme të matematikanëve për 358 vite rradhazi. Problemi i pazgjidhur çoi në zhvillimin e teorinë
algjebrike të numrave në shekullin XIX dhe vërtetimin e teoremës së modularitetit në shekullin XX. Kjo është një nga
teoremat më të njohura në historinë e matematikës dhe deri para vërtetitmi nga Andrew Wiles kishte hyrë në Librin
Gines të Rekoredeve si "problema më e vështirë matematikore".
Kjo teoreme ka nje lidhje te ngushte me Teoremen e Pitagores.
c2 = a2  +  b2 – pra: Sipërfaqja e katrorit të ndërtuar mbi hipotenuzën e një trekëndëshi kënddrejtë është e barabartë
me shumën e sipërfaqeve të katrorëve të ndërtuar mbi katetet e këndit të tij të drejtë.
Treshja pitagoriane : 3,4,5 pra: 3^2+4^2=25

Siperfaqen e katrorit mund ta shprehim ne dy menyra

S= (a+b)^2 = a^2 +2ab+b^2

ose

S=2ab + c^2 ( siperfaqja e 4 trekendshave plus katrorin e vogel)

Barazojme te dyja anet dhe kemi :

a^2 +2ab+b^2=2ab + c^2

a^2+b^2=c^2

PUNOI:ALIDJA NOVRUZAJ

You might also like