You are on page 1of 6

TEST PËRMBLEDHËS NË BIOLOGJI

TREMUJORI I DYTË KLASA 12 GRUPI A

1. Cila është e nevojshme gjatë frymëmarrjes? 1 pikë


 H2O
 CO2
 C6H12O6
 drita dhe klorofili
2. O2 i çliruar gjate fotosintezës, prodhohet: 1 pikë
 gjatë fotolizës së ujit në ciklin Kalvin
 gjatë fotolizës së ujit në fazën me dritë
 gjatë shpërbërjes së CO2 në ciklin Kalvin
 nga shpërbërja e CO2 dhe H2O në fazën me dritë
3. Antikodoni është: 1 pikë
 Tripleti përplotësues i një kodoni të m-ARN dhe ndodhet në tARN
 Tripleti përplotësues i një kodoni të ADN dhe ndodhet në mARN
 Tripleti përplotësues i një kodoni të m-ARN dhe ndodhet tek r ARN
 Tripleti përplotësues i një kodoni të ADN dhe ndodhet në tARN
4. Krosingoveri sjell: 1 pikë
 dyfishimin e ADN-së
 këputjen e kromozomit
 rikombinimin gjenetik
 largimin e një nukleotidi
5. Çon në ndryshimin e tipareve të popullatës: 1 pikë
 përzgjedhja e drejtuar
 përzgjedhja e ndërprerë
 përzgjedhja e qëndrueshme
 të gjitha këto më lart
6. Masa e mARN-së, që ka kopjuar një segment të ADN-së, është 63000 njësi. mARN-ja që
vendoset në ribozom përfaqëson 60% të saj. Përcaktoni masën e proteinës që kodon gjeni,
n.q.s masa e aminoacidit është 110 dhe e nukleotidit 300. 6 pikë

7. Një qelizë ka 4 tetrade. Sa kromozome ka qeliza në anafazë, po në telofazën e dytë.


Argumentoni me skemë. 4 pikë
8. Si është i ndërtuar një sinaps? Shoqëroje me skemë. Mekanizmi i kalimit të nxitjes në sinaps.

5 pikë
Skema:

Si kalon nxitja në sinaps:

9. Përshkruani mekanizmin e tkurrjes së muskujve. Shoqërojeni me skemën e sarkomerit në


gjendje të tkurrur dhe të lëshuar. 5 pikë

10. Çfarë studion taksonomia? Listoni veçoritë e klasifikimit artificial dhe të atij natyror.

5 pikë

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-12 13-16 17-20 21-24 25-27 28-30
TEST PËRMBLEDHËS NË BIOLOGJI

TREMUJORI I DYTË KLASA 12 GRUPI B

1. Lidhur me kodin triplet të ADN-së, cila nga fjalitë e mëposhtme është e vërtetë?

1 pikë
 çdo bazë e ADN-së kodon tre aminoacide
 janë tre gjene që kodojnë një proteinë
 çdo aminoacid kodohet nga tre baza të ADN
 çdo triplet kodon disa aminoacide
2. Tetradet 1 pikë
 kanë dy kromatide dhe formohen në profazën e mitozës
 kanë katër kromatide dhe formohen në profazën e parë
 kanë katër kromatide dhe formohen në metafazën e parë
 kanë katër kromatide dhe formohen në profazën e mitozës
3. Të gjitha alternativat e mëposhtme për fotosintezën janë të sakta përveç: 1 pikë
 fillimisht energjia diellore shndërrohet në energji elektrike
 Hidrogjeni i prodhuar në fazën me dritë transportohet nga NADP
 H2 , O2 dhe CO2 shkojnë për formimin e glukozit ciklin Kalvin
 ATP, NADPH dhe CO2 përdoren gjatë fazës së pavarur nga drita
4. Ruan tiparet e popullatës : 1 pikë
 përzgjedhja e drejtuar
 përzgjedhja e ndërprerë
 përzgjedhja e qëndrueshme
 të gjitha këto më lart
5. Depolarizimi shkakton: 1 pikë

Ndryshimin e përshkueshmërisë së membranës për Na+

Ndryshimin e përshkueshmërisë së membranës për K+

Ndryshimin e përshkueshmërisë së membranës për Ca2+

Të gjitha ndryshimet e mësipërme
6. Masa e gjenit është 32400 njësi. Sasia introneve është sa dyfishi i ekzoneve. Sa është masa e
proteinës që kodon ky gjen, n.q.s masa e aminoacidit është 110 dhe e nukleotidit 300 njësi.

6 pikë
7. Janë harxhuar 6 mole C6H12O6 dhe janë fituar 12 ATP si edhe CO2. Për çfarë procesi bëhet
fjalë? Çfarë fitohet tjetër dhe cila është rëndësia për gjallesat? 3 pikë

8. Bëni dallimin midis fosforilimit në nivelin e substratit; fosforilimit oksidativ. Çfarë kanë të
përbashkët, ku kryhet secili prej tyre. 6 pikë

9. Cili është hormoni që ul nivelin e glukozës në gjak. Si realizohet ulja e % të glukozës?

5 pikë

10. Listoni 2 ngjashmëri dhe 3 ndryshime midis domenit Bacteria dhe Archaea

5 pikë
Ngjashmëritë
1.
2.

Ndryshimet
1.
2.
3.
Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-7 8-12 13-16 17-20 21-24 25-27 28-30

You might also like