You are on page 1of 7

Olimpiada Kombëtare e Biologjisë, Faza II, Zgjidhje Klasa 10

QENDRA E SHËRBIMEVE ARSIMORE

OLIMPIADA KOMBËTARE E BIOLOGJISË

Viti mësimor 2018-2019 Faza e dytë Klasa 10

ZGJIDHJE

Zgjidhje e ushtrimi 1

Sipas strukturës së qelizave gjallesat klasifikohen në prokaryote dhe eukariote. Karakteristike për qelizat
prokariote është se ato nuk kanë bërthamë të diferencuar, pasi materiali gjenetik në këtë tip qelize është i
shpërndarë në citoplazmë. Qelizat eukariote në dallim nga qelizat prokariote kanë bërthamë të diferencuar, e
cila mbështillet me cipë të hollë që quhet memrana bërthamore. Membrana bërthmore është dyshtresore.
Qeliza të tipit prokariot kanë bakteret dhe cianobakteret.
Pjesët kryesore përbërëse të një qelize të tipit prokariot janë:
Muri qelizor (peptidoglikan), membrana qelizore, citoplazma, materiali gjenetik i shpëndarë në citoplazëm,
ribosome.

Në citoplazmën e shumë baktereve gjendet dhe AND jashtëkromozomike në formë rrethore që quhet plasmid.
Disa organizma prokariotë (baktere) janë të pajisur me kapsulë e cila vendoset mbi murin qelizor dhe që e
mbron qelizën kur gëlltitet me fagocitozë nga qelizat e bardha të gjakut. Gjithashtu disa baktere janë të pajisur
me flagjel (ndihmon për lëvizje), qime (shërbejnë për procesin e konjugimit për të shkëmbyer materialin
gjenetik), apo fimbriae ( janë proteina appendages, të cilat bakteret i përdorin për tu ngjitur me qeliza të tjera.
Disa prokariotë kryejnë fotosintezë (cianobakteret – algat blu të gjelbra), ato nuk kanë kloroplaste por kanë
pigmente që ndodhen të lidhura me membranën qelizore.

Qëliza të tipit eukariot ndodhen te organizmat bimore dhe shtazore.


Le të marrim si shembull ndërtimin e një qelize bimore

1
Olimpiada Kombëtare e Biologjisë, Faza II, Zgjidhje Klasa 10

Pjesët përbërëse të një qelize bimore janë treguar në figurë:

Muri qelizor, membrane qelizore, citoplazma, bërthama, bërthamëza, aprati i golzhit, ribosome, rrjet
endoplazmatik i lëmuar e kokrizor, mitokondri, vakuola, kloroplaste, plasmodesma, citoskeleti.

Përgjigje e pikës (a)


1. bakter.
2. bimë me lule
Përgjigje e pikës b dhe c

Mënyrat e përshkrueshmërisë së lëndëve në qeliza janë:

A- Për lëndët ushqyese B- Për H2O (tretësin) C- Për lëndët e panevojshme (mbetjet )
1- Difuzioni ose shpërhapja e 1- Osmoza 1- Ekzocitoza
thjeshtë
2- Shpërhapja e lehtësuar
3- Transporti aktiv
4- Endocitoza

a) Këto mënyra të transportit të lëndëve për sa i përket pikpamjes energjetike ndahen në dy grupe:
1- Difuzioni ose shpërhapja e thjeshtë
Transport pasiv 2- Shpërhapja e lehtësuar
Nuk kërkon energji 3- Osmoza
Transporti i lëndëve
1- Transporti aktiv
Transport aktiv 2- Endocitoza
Kërkon E e ATP 3- Ekzocitoza

2
Olimpiada Kombëtare e Biologjisë, Faza II, Zgjidhje Klasa 10

Shënim: Përgjigja e pikës (b) varet nga specia që ka zgjedhur nxënësi. Në tabelën e mësipërme janë
dhënë disa mënyra transporti.
c i. Dallimet midis transpotrtit aktiv dhe transportit të lehtësuar janë:
Transporti i lehtesuar Transporti aktiv

1- Behet sipas gradientit te perqendrimit 1- Behet kunder gradientit te perqendrimit

C.mj > C.mb C.mj < C.mb

2- Nuk kërkon enegji pra është proces pasiv 2- Kërkon enegji për të mposhtur gradientin e
përqendrimit pra është proces aktiv. Energjinë e
gjen tek ATP që prodhohet gjatë frymëmarrjes
qelizore.

c ii. Dallimet midis difuzionit dhe osmozës janë:


Difuzioni Osmoza

1- Bëhet sipas gradientit të përqendrimit të 1- Bëhet kundër gradientit të përqendrimit të


lëndës lëndës
C.mj < C.mb ose sipas gradientit
C.mj > C.mb
të potencialit të ujit P H2O mjedis > P H2O brenda
qelizës
2- është për lëndët ushqyese
2- është për ujin ( tretësin )

c iii procesit të fagocitozës te ameba dhe fagocitozës te leukocitet

Fagocitoza tek ameba Fagocitoza tek leukocitet

1- Ameba me anë të fagocitozës mer lëndët ushqyese që 1- Fagocitet ose makrofaget janë lloje leukocitesh
janë makromolekula sheqera, lyra, proteina të cilat me anë të fagocitozës gllabërojnë
patogjenet si bakteret
2- Ameba lëviz me këmbët e rreme ( lëvizje ameboidale ) 2- Makrofagu lëviz me kembët e rreme ( lëvizje
në drejtim të burimit të ushqimit ameboidale ) në rrymën e qarkullimit të gjakut
derjt indit të infektuar
3- Makromolekulat janë me përmasa të mëdha 3- Bakteret janë me permasa të vogla mikroskopike

4- Bëhet me qeska ose fshikëza te prodhuara 4- Bëhet nga enzimat e lizozomeve të prodhuara
nga vete memrana qelizore nga aparati i Golxhit

1. a) Përshkruani funksionet e dy llojeve të rrjetit endoplazmatik. 2 pikë


b) Listoni tre lloje qelizash që nuk përmbajnë rrjet endoplazmatik kokrizor. 3 pikë

3
Olimpiada Kombëtare e Biologjisë, Faza II, Zgjidhje Klasa 10

Zgjidhja e ushtrimit 2

a)
REP- i ( rrjeti endoplazmatik )
( nje sistem membranor qe shtrihet nga membrana qelizore deri tek membrana berthamore)

Ndertimi 1 - Gyptha të shumtë të mbyllur


2- Fshikeza transportuese që dalin në fund të gypthave

Funksioni Transportues (transporton lëndë brenda përbrenda qelizës )

I lëmuar ( pa ribozome ) sintetizon, ruan e transporton lyra


REP ndodhet afër membranës qelizore
( 2 lloje )
I ashpër ose kokrizor ose i granuluar ( me ribozome )
sintetizon, ruan e transporton proteina
ndodhet afër membranës bërthamore

b) Mungon në qelizën prokariote te bakteret, cianobakteret ( algat blu ), arket, qelizat e disa gjendrave
endokrine, qelizat e mëlcisë, qelizat e verzave te peshqit.

Zgjidhje e ushtrimit 3

a)
Plastidet gjenden në citoplazmën e qelizave bimore.
Ato janë 3 llojesh:

1 - Kloroplastet

Përmbajnë pigmentin e gjelbër klorofilin i cili ka funksion:


a - i jep ngjyrën bimëve dhe algave
b- është i vetmi pigment që jo vetëm thith ose absorbon energjinë diellore por e kthen atë në energji kimike
pra mundëson kështu procesin e fotosintezës

2 - Kromoplastet

Për nga forma janë të ngjashme me kloroplastet, por janë më të thjeshta në ndërtim. Përmendim
karotenoidet, pigmente me ngjyrë të kuqe portokalli, ksantofilën, e cila në vjeshtë i jep ngjyrë të verdhë
gjetheve të bimëve (te gjethet e vjeshtës). Funksioni i tyre është ngjyrosja e bimëve, si ngjyra e petaleve të
luleve, frutave, etj.

3 - Leukoplastet

Janë plastidet me përmasa më të vogla, nuk kanë tilakoide, pa pigmente, pa ngjyrë. Roli i tyre është
depozitimi i materialeve.gjenden më shumë te qelizat e zhardhokëve, rizomeve etj.
Plastidet shndërrohen tek njera – tjetra.

4
Olimpiada Kombëtare e Biologjisë, Faza II, Zgjidhje Klasa 10

b) Kloroplasti në qelizën e algës Spyrogira ka formë fjongo e organizuar në mënyrë spirale.

Zgjidhje e ushtrimit 4

a) Njështresore
b) Natyrë lipoproteinike
c) Forma dhe madhësia e lizozomeve kushtëzohet nga përmbajtja e tyre. Sa më shumë përmbajtje të ketë
aq më i madh është lizozomi. Forma varet nga lloji i thërmijave që ndoden në të.
d) Përmbajnë enzima që ndikojnë për shkëputjen e bishtit gjatë me tamorfozës që pëson larva e bretkosës.
Zgjidhje e ushtrimit 4 (II)

a) Proteaza, nuklëaza, fosfataza, fosfolipaza, glikozidaza, etj.


b) Në klasën e hidrolazave ( enzima hidrolitike)

Zgjidhje e ushtrimit 4(III)

a) Skleroproteidet, glukoproteidet, lipoproteidet, fosfoproteidet, kromoproteidet etj.


b) Proteinat e thjeshta përbëhen vetëm nga aminoacide, ndërsa ato të përbëra përvec aminoacideve
përmbajnë dhe grupe specifike joproteinike (grup prostetik)
Hemo +globina, mio + globina. (hemo – grupi prostetik)

Zgjidhje e ushtrimit 5

a) Fieret bëjne pjesë në mbretërine e bimeve ne bimet e ulta enezore (Pterydophita). Keto kane ene per
qarkullimin e lendeve,
kane shtat te shkurter dhe nuk kane fare, riprodhohen me spore
b) Parameci ben pjese ne mbreterine e protisteve, ne tipin e protozoareve ne klasen e qerpikoreve ose
ciliateve
c) Majate bejne pjese ne mbreterine e kerpudhave, tek kerbudhat njeqelizore

5
Olimpiada Kombëtare e Biologjisë, Faza II, Zgjidhje Klasa 10

Zgjidhje e ushtrimit 6
Meqe ngjyra e erret e vezeve eshte dominante kemi dukurine e mbizoterimit te plote
Meqe nga vezet e errta dalin vetem femra qe u a tejçojne kete tipar vetem bijave.atehere kemi trashegimi
holandrike ne linje amnore pra geni pergjegjes per ngjyren e erret te vezeve ndodhet ne kromozomi n seksual
Y
Pra femrat kane gjenotipin XY kurse meshkujt XX
Meqe nga vezet e çelta dalin vetem meshkuj atehere geni pergjegjes per ngjyren e çelet te vezeve ndodhet ne
kromozomin seksual X
e erret ( dom ) Y A ( dom )
Tipari ( ngjyra e vezeve ) Geni mbizoterim i plote
çelet ( reç ) X b ( reç )
F1
P: ♂ Xb Xb X ♀ Xb YA ?
qe kane dale nga qe kane dale nga
vezet e çelta vezet e errta
gam gam
1 Xb 1|2 Xb ; 1\2 XbYA

1\2 Xb 1\2 YA RF 1\2 ose 50% XbXb veze te çelta qe japin meshkuj

1 Xb 1\2 XbXb 1\2 XbYA 1\2 XbYA ose 50% veze te errta qe japin femra

Pra raporti veze te errta : veze te çelta eshte 1\2 : 1\2 ose 50% : 50%

Zgjidhje e ushtrimit 7

a) Trupi yne ka tre lloje enesh gjaku qe jane: arteriet, venat dhe kapilaret
b) Ndryshimi i tyre ne ndertim

1- Arteriet kane mure te trasha, shtrese muskulore te trashe dhe shtrese elastike te trashe lumenin ose
hapsiren te ngushte dhe me perjashtim te aortes nuk kane kllapeza ose valvola
2- Venat kane kane mure te holla, shtrese muskulore te holle dhe shtrese elastike te holle lumenin ose
hapsiren te gjere dhe me perjashtim te venes mushkerore kane kllapeza ose valvola qe pengojne kthimin
mbrapsht te gjakut.
3- Kapilaret jane degezime shume te holla te arterieve dhe venave ne periferi te trupit ato kane kane mure
shume te holla te perbera vetem nga disa shtresa qelizash, shtrese muskulore shume te holle dhe shtrese
elastike shume te holle lumenin ose hapsiren shume e ngushte. Kapilaret jane vendi I vertete I shkembimit te
lendeve dhe gazeve ne inde

c) Nje faktor qe ndikon ne demtimin e eneve te gjakut eshte rritja e kolesterolit ne gjak mbi norme
(150 - 200 mg/ 100ml gjak). Ne kete rast kolesteroli depozitohet ne muret e eneve te gjakut duke I
ngushtuar ato kjo çon ne hipertension dhe arterioskleroze. Kur sasia e kolesterolit rritet shume mbi norme ai
mund te bllokoje qarkullimin e gjakut dhe mund te çoje ne trompoze apo dhe ne çarjen e eneve te gjakut qe
quhet hemoragji e brendeshme me pasoje vdekje

6
Olimpiada Kombëtare e Biologjisë, Faza II, Zgjidhje Klasa 10

Zgjidhja e ushtrimit 8

a) Ato përthithin energjinë nga rrezet e diellit, ujin nga toka, dioksidin e karbonit nga ajri. Në prani të klorofilit
sintetizojnë lëndën organike, të cilën e përdorin si ushqim njerëzit, kafshët dhe ato vetë.
dritë / klorofil
b) Dioksid karboni + ujë → glukozë + oksigjen

6CO2 + 6H2O → C6H12O6 + 6O2

c) Dy nga enzimat qe marin pjese ne kete proces jane:


NAD (Nikotinamin adenine dinukleotidi)
FAD (Flavinamin adenine dinukleotidi)

You might also like