You are on page 1of 16

BOTANIKË

FARMACEUTIKE
Material mbështetës

SHMMMr.
Profesori i lëndës: “DR.
Ph.ALI SOKOLI”
Hajrije Mustafa Neshati
Prishtinë
Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 1
Kapitulli IV – Riprodhimi i bimëve
Temat e kapitullit:
 Mënyrat e riprodhimit të bimëve
 Organet e riprodhimit të bimëve

Objektivat e kapitullit:
 Definon procesin e riprodhimit dhe klasifikon mënyrat e riprodhimit të bimëve
 Numëron dhe përshkruan të gjitha mënyrat e riprodhimit të bimëve
 Dallon riprodhimin seksual nga riprodhimi joseksual
 Përkufizon lulen dhe emërton pjesët e saj
 Përshkruan shtratin lulor, theket dhe pistilin
 Klasifikon lulet në bazë të kritereve të ndryshme
 Përshkruan dy llojet e pjalmimit të bimëve
 Analizon karakteristikat e bimëve që shumohen me pjalmim të kryqëzuar
 Numëron agjentët e pjalmimit dhe përshkruan karakteristikat e tyre
 Definon pllenimin dhe numëron llojet e pllenimit
 Përshkruan ndërtimin e farës
 Definon frutin dhe numëron llojet e frutave

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 2


Mënyrat e riprodhimit të bimëve
Një ndër karakteristikat e botës së gjallë në përgjithësi dhe botës bimore në veçanti është edhe
mundësia e krijimit të pasardhësve dhe vazhdimësisë së llojit që arrihet përmes procesit të
riprodhimit. Riprodhim quajmë aftësinë që kanë bimët për të përjetësuar karakteristikat e veta
përtej kufijve të jetës së vet. Riprodhimi te bimët mund të kryhet nga qeliza ose organe
vegjetative të bimës apo nga qeliza të specializuara vetëm për procesin e riprodhimit.
Të gjitha format e riprodhimit të bimëve I ndajmë në dy kategori:
 Riprodhimi joseksual I bimëve, dhe
 Riprodhimi seksual

Riprodhimi joseksual (aseksual)


Tek bimët kjo formë e riprodhimit është shumë e përhapur, ku organizmi I ri zhvillohet nga një
ose disa qeliza të organizmit mëmë. Varësisht se ky riprodhim a kryhet me anën e organeve
vegjetative apo me ndihmën e qelizave më bërthama haploide (spore dhe zoospore), dallojmë
dy tipa të riprodhimit joseksual: riprodhimi vegjetativ dhe riprodhimi I vërtet aseksual.

Riprodhimi vegjetativ
Quhet kështu sepse bima e re zhvillohet nga një pjesë e organit ose nga komplet organi
vegjetativ I bimës mëmë. Riprodhimi vegjetativ mund të jetë natyral (nëse kryhet spontanisht
pa ndikimin e dorës së njeriut), apo artificial (nëse ndikon njeriu në riprodhim).
Riprodhimi vegjetativ natyral
Tek organizmat njëqelizor (sidomos tek bimët e ulëta), riprodhimi vegjetativ natyral kryhet me
ndarje të qelizës mëmë në dy pjesë të cilat me kohë e rritin vëllimin dhe arrijnë madhësinë e
qelizës mëmë. Tek bimët e ulëta shumëqelizore, riprodhimi vegjetativ realizohet me ndarje të
trupit të tyre në copëza prej të cilave më pas krijohet individi I ri. Kur bëhet fjalë për bimët e
larta, sidomos për bimët me farë, riprodhimi vegjetativ kryhet kryesisht me ndihmën e
organeve vegjetative që kanë pësuar metamorfoza. Tek kjo kategori dallojmë katër forma të
riprodhimit:
1. Riprodhimi me rizomë- karakteristikë për bimë të tilla si banania, gruri, fieri, etj.
2. Riprodhimi me zhardhokë – zhardhoku mund të jetë me origjinë kërcellore me ç ’rast
bima mbin drejtpërdrejt, apo me origjinë rrënjore e cila përveç zhardhokut rrënjor
duhet të ketë edhe një pjesë të kërcellit bashkë me syth
3. Riprodhimi me qepë – karakteristik për qepën, tulipanin, etj.

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 3


4. Riprodhimi me stolone – Formë e rrallë e riprodhimit që e hasim te luleshtrydhja. Kjo
mënyrë realizohet ashtu që stoloni shtrihet në sipërfaqen e tokës dhe në nyje formon
rrënjë mitake me të cilat ngulitet në tokë, ndërsa sythi I majës zhvillohet në bisk të ri.
Pas një kohe, zona e lidhjes mes dy bimëve vdes dhe bima e re pavarësohet duke e
humbur lidhjen me bimën mëmë.

Bulbi i qepës

Zhardhoku i
patates

Rizoma

Stolone

Fig. 1. Format e riprodhimit vegjetativ natyral te bimëve

Riprodhimi vegjetativ artificial

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 4


Edhe kjo formë e riprodhimit kryhet me anë të organeve vegjetative, por këtu vërehet ndikimi i
dorës së njeriut. Tek bimët numërojmë pesë forma të këtij lloji të riprodhimit:
1. Riprodhimi me ndarje – realizohet duke e copëtuar bimën mëmë në disa pjesë ku secila
prej tyre ka rrënjë e kërcell dhe mbillet në një vend të përshtatshëm prej nga zhvillohet
bima e re
2. Riprodhimi me shpatull – është formë e ngjashme me riprodhimin me ndarje, me
dallimin e vetëm se këtu merret rrënja me syth
3. Riprodhimi me kalem – kalem quhet çdo pjesë e bimës që mund të shërbej për
riprodhim, mund të jetë pjesë e rrënjës, kërcellit apo gjethes që përmban kon vegjetativ
apo qeliza të indit meristematikë.
4. Riprodhimi me përpajnë – realizohet ashtu që merret një degë e gjatë e bimës dhe
përkulet në drejtim të sipërfaqes së tokës. Maja e degës mbulohet me dhe të lagur dhe
pas një kohe në të shfaqen rrënjët mitake. Më pas përpajnën e këputim nga bima mëmë
dhe mund ta transportojmë në një vend tjetër.
5. Riprodhimi me shartim ose transplantim – realizohet duke vendosur një pjesë të një
bime mbi një bimë tjetër.

Fig. 2. Format e riprodhimit vegjetativ artificial: a) me ndarje, b) me shartim, c) me përpajnë

Riprodhimi i vërtet aseksual

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 5


Kjo formë e riprodhimit realizohet me anë të qelizave që kanë bërthama me numër haploid të
kromozomeve kurse individët
e rinjë që formohen prej tyre
mund të jenë haploid ose
diploid. Tek bimët që jetojnë
në tokë, këto qeliza quhen
spore, nuk kanë flagjele
kurse shpërndarja e tyre
bëhet përmes erës, ujit dhe
kafshëve. Tek bimët ujore
formohen zoosporet që kanë
flagjele dhe lëvizin përmes
tyre.
Fig. 3. Riprodhimi i vërtetë aseksual me spore dhe zoospore
Sporet dhe zoosporet pasi shkëputen nga bima mëmë dhe mbijnë në kushte të volitshme të
jetesës, prej tyre krijohet organizmi i ri i cili gëzon të njëjtat tipare të organizmit mëmë.

Riprodhimi seksual i bimëve


Riprodhimi seksual realizohet me anë të qelizave të cilat janë të specializuara që të kryejnë
procesin e riprodhimit dhe quhen gamete. Gametet janë qeliza riprodhuese dhe kanë polaritet
seksual (dallojmë gametin femëror dhe gametin mashkullor).
Në vartësi të asaj se a dallojnë në formë e madhësi gameti femëror nga gameti mashkullor,
dallojmë tri forma të riprodhimit seksual:
1. Izogamia – gametet kanë formë dhe madhësi të njëjte dallojnë në mes vetëm vetëm me
anë të shenjës + dhe –
2. Heterogamia – gameti femër është më i madh, pak i lëvizshëm dhe përmban lëndë
rezervë, kurse gameti mashkull është më i vogël dhe shumë më i lëvizshëm
3. Oogamia – gameti femër apo qeliza vezë është shumë i madh, ka formë sferike ose
vezake, është i palëvizshëm dhe krijohet në organin e veçantë që quhet arkegon, kurse
gameti mashkull apo spermatozoidi është i vogël, me formë të zgjatur, ka qepalla dhe
është shumë i lëvizshëm,i cili krijohet në organin për riprodhim që quhet arkegon.

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 6


Qeliza vezë
Gameti Gameti
femeror mashkullor Spermatozoidi

Izogamia Heterogamia Oogamia

Fig. 4. Format e riprodhimit seksual te bimët


Për tu krijuar individi i ri në rastin e riprodhimit seksual, duhet që gameti mashkullor i cili është i
lëvizshëm të udhëtojë në drejtim të gametit femëror dhe të ndodh bashkimi i këtyre dy
gameteve. Me bashkimin e gametit femëror dhe atij mashkullor krijohet zigoti që paraqet
qelizën e parë të organizmit të ri të krijuar.
Gjatë riprodhimit seksual mund të krijohen individ që përmbajnë tipare të reja të cilat nuk i
hasim në gjeneratat paraprake të llojit të njëjtë dhe kjo ndikon në diversitetin e botës bimore.

Pyetje dhe detyra për punë të pavarur

1. Definoni procesin e riprodhimit të bimëve dhe tregoni rendësin e tij!


2. Krijoni një skemë të formave të riprodhimit të bimëve!
3. Analizoni riprodhimin e bimëve me shartim dhe tregoni një arsye pse aplikohet kjo formë e
riprodhimit të bimëve!
4. A janë sporet dhe zoosporet qeliza vegjetative të bimëve? Arsyetoni përgjigjen tuaj!
5. Cila formë e riprodhimit të bimëve mundëson krijimin e veçorive të reja në bimët bija në
raport me bimën mëmë?

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 7


Organet riprodhuese te bimës – Lulja dhe pjesët e saj

Lulja është bisk i shkurtër, i padegëzuar, me rritje të kufizuar, gjethet e së cilës kanë pësuar
metamorfozë për t’iu përshtat procesit të riprodhimit. Në lule fillimisht krijohen gametet të cilat
janë qeliza riprodhuese e më pas fara dhe fruti.

Pjesët e lules
Lulja përbëhet nga dy pjesë kryesore:

 Bishti
 Shtrati lulor (talamusi)

Bishti i lules është pjesë e cila mundëson vendosjen e lules në kërcell, dhe ka formë e gjatësi të
ndryshme varësisht prej llojit të bimës.

Shtrati lulor që ndryshe quhet talamus


Pjesët e lules është pjesa e zgjeruar e bishtit të lules dhe
në të vendosen elementet e rëndësishme
të lules, qofshin këto që e realizojnë
riprodhimin e bimëve apo që nuk marrin
pjesë drejtpërdrejt në riprodhim. Në
vartësi të rolit që kanë në riprodhimin e
bimëve, pjesët e shtratit lulor i ndajmë
në:
Elemente jo riprodhuese që
ndryshe njihen edhe me emrin
rrethlulja ku bëjnë pjesë kupa dhe
kurora
Elemente riprodhuese ku bëjnë
pjesë organet për riprodhim mashkullor-theket dhe organet për riprodhim femëror-
pistili.

Fig. 1. Pjeset e lules: 1) Vezorja, 2) Shtylla, 3) Kreza, 4) Pistili, 5) Antera, 6) Filli, 7)


Theku, 8) Petalet, 9) Sepalet, 10) Ovula

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 8


Rrethlulja

Në shumicën e bimëve, në shtratin lulor pjesa që bie në sy më shumë është rrethlulja, por ka
edhe bimë të atilla që ky element jo riprodhues u mungon dhe lulet e tilla quhen lule të
zhveshura.
Rrethlulja përbëhet nga dy struktura që dallojnë në mes veti si nga pamja ashtu edhe nga
funksioni. Të përbashkët e kanë faktin se nuk kryejnë direkt riprodhimin e bimëve, ato e
ndihmojnë procesin e riprodhimit andaj mund ti quajmë si struktura ndihmës-riprodhuese.
Rrethlulja përbëhet nga kupa dhe kurora.
Kupa
Përfaqëson tërësinë e të gjitha sepaleve që ndodhen në një lule. Sepalet zënë vend në mes të
bishtit dhe elementeve tjera të shtratit lulor, kanë formën e gjethes dhe janë me ngjyrë të
gjelbër. Prania e klorofilit në qelizat që i përbëjnë sepalet, ua mundëson atyre të kryejnë
procesin e fotosintezës dhe të sintetizojnë materie ushqyese për elementet tjera të lules.
Kurora
Përfaqëson tërësinë e të gjitha petaleve që ndodhen në një lule. Petalet janë struktura të holla,
me ngjyra të llojllojshme zakonisht të bardhë, të kuqe, të verdhë, ngjyrë portokalli, manushaqe,
kurse rrallë herë kanë ngjyrë të gjelbër.
Me ngjyrat e bukura, aromën e mirë që kanë, dhe nektarin që prodhohet në qelizat e tyre i
tërheqin insektet duke mundësuar që te bimët të kryhet procesi i pjalmimit të kryqëzuar. Kurse
në fazat e para të lulëzimit të bimës shërbejnë si mbrojtje për pjesët tjera që janë të vendosur
në brendësi të shtratit lulor si theket dhe pistili.

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 9


Petalet Petalet

Sepalet

Sepalet

Fig. 2. Petalet dhe sepalet

Theket
Janë organe riprodhuese mashkullore te bimët ku krijohen gametet mashkullore. Theku
përbëhet nga dy pjesë:
1. Filli, që ka për funksion vendosjen e thekut në lule dhe përforcimin e tij për pjesët tjera
të lules
2. Antera, e cila është strukturë shumë e rëndësishme pasi në të prodhohen gametet
mashkullore që në rastin e bimëve quhen kokrra të polenit. Antera në prerje tërthore
përbëhet nga dy gjysmëantera, ku në secilën prej tyre janë të vendosura nga dy qese
polenore. Pra në një anterë kemi gjithsej katër qese polenore, të cilat janë të mbushura
me kokrra të polenit. Kur kokrrat e polenit piqen dhe janë të gatshme për riprodhim,
antera qahet dhe kokrrat e polenit dalin jashtë. Për tu krijuar individi i ri ato duhet të
vijnë në kontakt me gametin femëror dhe të ndodh bashkimi i këtyre dy gameteve.
Numri i thekeve në lule është i ndryshëm në llojet e ndryshme bimore, mund të jetë vetëm një,
por në shumicën e rasteve shkon në disa dhjetëra theke. Tërësia e të gjitha thekeve në një lule
përbën aparatin riprodhues mashkullor qe quhet androce.

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 10


Antera

Theku Qeset polenore

Filli

Fig. 3. Struktura e thekut

Pistili
Është organ riprodhues femëror te bimët, në të cilin krijohen gamete femërore apo siç njihen
ndryshe si qeliza vezë. Pistili përbëhet nga tri pjesë:
1. Kreza, ndodhet në pjesën e sipërme të pistilit, mund të ketë formë dhe madhësi të
ndryshme, qelizat e së cilës sekretojnë një lëng i cili ndihmon në mbajtjen e kokrrave të
polenit
2. Shtylla, vije pas krezës së pistilit, zakonisht ka formë të cilindrit të hollë dhe gjatësi të
ndryshme varësisht prej llojit bimor.
3. Vezorja, është pjesa më e brendshme e pistilit e cila fiksohet në shtratin lulor, është e
fryrë dhe në qendër ka një hapësirë ku formohen ovulat. Ovula paraqet indin placentar
të pistilit, brenda të cilit krijohet qesja embrionale e cila e përmban gametin riprodhues
femëror që quhet oosferë ose qelizë vezë.
Tërësia e pistileve në një lule përbën aparatin riprodhues femëror të asaj lule që quhet ginece.

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 11


Kreza

Shtyllaa

Vezorja
Ovarja

Qeliza vezë

Fig. 4. Struktura e pistilit

Klasifikimi i luleve
Lulja mund te ketë edhe theke edhe pistil, apo vetëm njërin nga këto organe riprodhuese. Në
vartësi të këtij kriteri, lulet i ndajmë në:
Lule njëseksuale (monokline), të cilat kanë vetëm thekë ose vetëm pistil. Lulja e cila ka
vetëm thekun quhet lule mashkullore, kurse ajo e cila ka vetëm pistilin quhet lule
femërore.
Lule dyseksuale (dikline), të cilat kanë edhe thek edhe pistil.

Klasifikimi i bimëve sipas luleve


Një bimë mund të përmbaj lloje të ndryshme të luleve. Ka raste kur në një bimë ndodhen vetëm
lulet femërore ose vetëm ato mashkullore. Është e mundur që brenda një bime të ketë të dy
llojet e luleve, edhe femërore edhe mashkullore. Varësisht prej llojit të luleve që përmban
bima, lulet i klasifikojmë në:
Bimë monoike, është ajo bimë e cila përmban edhe lule njëseksuale femërore edhe lule
njëseksuale mashkullore.
Bimë dioike, është ajo bimë e cila përmban vetëm një lloj të luleve njëseksuale, ose
femërore ose mashkullore.
Bimë shumëseksuale, është ajo bimë e cila përveq luleve njëseksuale përmban edhe lule
shumëseksuale.

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 12


Lulëzimi, polenizimi dhe pllenimi

Lulëzimi
Që bima të lulëzoj, duhet fillimisht te grumbulloj materie ushqyese dhe të rritet. Bimët
njëvjeçare lulëzojnë në gjysmën e periudhës vegjetative, kurse ato dy e shumëvjeçare lulëzojnë
në vitin e dytë, të tretë ose nëse janë bimë drurore ndodhë që lulëzojnë pas dhjetë vitesh. Duke
marr për bazë numrin e lulëzimeve gjatë jetës së tyre, bimët i ndajmë në:
Bimë monokarpike – lulëzojnë vetëm njëherë gjatë jetës së tyre dhe pas formimit të
frutit thahen (këto zakonisht janë bimë një ose dyvjeçare)
Bimë polikarpike – lulëzojnë disa herë gjatë jetës së tyre dhe zakonisht janë bimë
shumëvjeçare.
Periudha e lulëzimit ndryshon nga bima në bimë, te disa lloje lulja hapet dhe nuk mbyllet deri
në fund të jetës, te disa të tjera ndodh një hapje dhe mbyllje periodike varësisht nga
ndryshimet midis natës e ditës, ndryshimi i temperaturës, ndriçimit, etj.
Koha e lulëzimit variron nga disa minuta deri në disa orë.

Polenizimi

Polenizimi është proces i kalimit të


kokrrave të polenit nga antera e
thekut në krezën e pistilit. Dallojmë
dy lloje të polenizimit:
Vetëpolenizimi, kur kokrrat
e polenit bijën në krezën e
lules së vet
Polenizimi i kryqëzuar, kur
kokrrat e polenit bijën në
krezën e një lule tjetër të së
njejtës bimë ose të një bime
tjetër.

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 13


Fig. 1. Llojet e polenizimit te bimet
Vetëpolenizimi është karakteristik për disa lloje bimore si grurin, orizin, fasulen, thekrën, etj.
Vetëpolenizimi është i mundur vetëm në rastin e bimëve dyseksuale (të cilat kanë edhe theke
edhe pistil), kreza e pistilit dhe antera e thekut ndodhen afër njëra-tjetrës dhe piqen në kohën e
njëjtë.
Polenizimi i kryqëzuar është karakteristik për lulet njëseksuale, bimët vetështerpa dhe bimët
dikogame. Lulet njëseksuale për faktin se e përmbajnë vetëm njërin organ riprodhues, nuk
mund të vetëpolenizohen. Tek këto lule është i detyrueshëm polenizimi i kryqëzuar. Ka raste të
bimëve të cilat përmbajnë lule dyseksuale, por bima nuk jep farë nëse polenizohet nga pjalmi i
lules së vet. Bimët e tilla quhen vetështerpa. Një kategori tjetër e bimëve që polenizohen me
polenizim të kryqëzuar janë bimët dikogame. Këto bimë përmbajnë lule dyseksuale, por theku
dhe pistili nuk piqen në të njëjtën kohë.

Agjentët e polenizimit
Bartja e kokrrave të polenit nga një lule në një lule tjetër në rastin e polenizimit të kryqëzuar
realizohet me anën e agjentëve të polenizimit. Agjentët më të rëndësishëm që mundësojnë
bartjen e pjalmit janë era, insektet, uji dhe shpendët.
Bimët që polenizohen në mënyrë të kryqëzuar ndahen në:
Bimë anemofile (erëdashëse) – këto lule janë të vogla, nuk kanë ngjyrë, aromë e as
nektar, theket e tyre janë shumë të zhvilluara dhe prodhojnë sasi të madhe të kokrrave
të polenit, krezat janë të mëdha dhe kanë sipërfaqe të madhe për të lehtësuar rënjen e
kokrrave të pjalmit në të. Kokrrat e polenit transportohen nga era në largësi të mëdha
deri në disa qindra kilometra. Në aspektin mjekësor, prania e kokrrave të polenit në
atmosferë ndonjëherë paraqet problem, sepse tek disa njerëz shfaqet tejndjeshmëri
ndaj këtyre kokrra që manifestohet me alergji.
Bimët entomofile (insektëdashëse) – prej insekteve më të njohura në procesin e
polenizimit janë bletët, mizat, grerëzat, fluturat, etj. Këto insekte e ndihmojnë procesin
e polenizimit duke kryer një proces fiziologjik shume të rëndësishëm- atë të
ushqyeshmërisë. Lulet që polenizohen me insekte i karakterizon prodhimi i një tretësire
sheqerore që quhet nektar dhe shërben si ushqim për insektet. Nektari prodhohet në
nektere të cilat janë gjëndrra sekretore që zakonisht lokalizohen në brendësi të lules.
Insektet duke u futur brenda në lule për të marr nektar, plurosen me kokrra të polenit,
proces ky që bëhet pa vetëdijen e tyre. Pasi të kenë marr nektarin e një lule, insektet
shkojnë te një lule tjetër dhe përsëri duke u futur brenda në lule lëshojnë kokrrat e
polenit në krezën e pistilit të asaj lule. Përveç nektarit, karakteristikë e bimëve
entomofile është edhe fakti se lulet e tyre kanë petale të bukura dhe aromë të mirë që i

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 14


tërheqin insektet. Kokrrat e polenit te ky lloj i bimëve janë më të mëdha në sipërfaqe
dhe më të pakta në numër në raport me bimët anemofile.
Bimët hidrofile (ujëdashërse) – janë bimë ujore tek të cilat uji shërben si mjedis në të
cilin lundrojnë kokrrat e polenit që dalin nga antera e thekut dhe shkojnë në krezën e
pistilit të një lule tjetër.
Bimët ornitofile (shpend-dashëse) – ky lloj i bimëve haset më rrallë, dhe karakteristikat i
kanë të njëjta me bimët insektdashëse.

Pllenimi
Pas procesit të pjalmimit, kokrrat e polenit të ngjitura në krezën e pistilit të lules krijojnë tubin e
polenit i cili shtrihet përgjatë shtyllës së pistilit dhe arrin deri te vezorja. Përmes këtij tubi,
spermatozoidet të cilat janë bërthama të kokrrave të polenit depërtojnë deri në vezoren e
pistilit, saktësisht deri në qelizën vezë që ndodhet në ovulën e vezores. Procesi i bashkimit të
spermatozoidit me bërthamën primare të qelizës vezë prej nga krijohet zogoti quhet pllenim.

Bërthama
Spermatozoidi primare e Zigoti
qelizës vezë

Zakonisht në bimë ndodh pllenim i dyfishtë, ku një spermatozoid bashkohet me


bërthamën primare të qelizës vezë, kurse një spermatozoid tjetër bashkohet më një
bërthamë sekondare prej nga krijohet endosperma. Endosperma përfaqëson indin
ushqyes të embrionit gjatë mbirjes së farës.
Spermatozoidet dhe bërthama primare e qelizës vezë kanë numër haploid të
kromozomeve kurse zigoti që krijohet nga bashkimi i tyre ka numër diploid. Nga ndarja e
zigotit krijohet embrioni.

Mr. Ph. Hajrije Mustafa Neshati | Riprodhimi i bimëve 15

You might also like