You are on page 1of 1

Natyra dhe Roli i saj ne dhenien e gjendjes shpirterore ne te dyja rastet

Ne poemen Shtegtimet e Cajld Haroldit Xhorxh Bajroni perdor si mjet te komunikimit te gjendjes se brendshme te heroit te lexuesi pershkrimin e natyres. Kjo dallohet shume qarte gjate gjithe pjeses Shqiperia dhe shqiptaret, ku ai pershkruan pamjen e natyres. Por jo vetem kaq, Xhorxh Bajroni shkruan gjithashtu per ndjenjat e brendshme te heroit kur ai shikon peisazhin perreth, kur kujton per historine e ketij vendi si dhe kur ai I shikon shqiptaret ne mes te atij mjedisi armiqesor si mikprites. Personazhi kryesor ne kete pjese zbulon se edhe ne mes te ketij vendi te rrezikshem mund te kete burra te drejte e besnike. Natyra dhe vendi ku zhvillohet kjo ngjarje pershkruhet nga Bajroni me detaje romantike. Ndjenja qe te krijohet kur lexon kete pjese eshte krenaria dhe nderi. Kjo pamje madheshtore e kesaj toke te lashte qe ka nxjerre heronj te lashtesise, qe ka myslimane e te krishtere, ku bredh ujku e shqipja mpreh sqepin e ben shtegtuesin te ndihet krenar qe po ecen ne te njejtin vend ku kan ecur edhe keta te urte te lashtesise. Une mendoj se gjendja shpirterore e heroit te kesaj pjese udhehiqet nga peisazhi dhe mjedisi ku ai ndodhet. Gjithashtu edhe tek De Rada shohim natyren si pasqyre e gjendjes se brendshme te heroit romantk. Tek Kenget e Milosaos verejme soditjen e natyres ne shume raste. Kjo sepse per romantiket shqiptare natyra ishte nje bashkeshoqeruese e ndjenjave te njeriut ngushellyese, ne rastet e fatkeqsise dhe dhimbjes, dhe e bukur, e kthjellte, dhe plot me jete ne raste gezimi. De Rada eshte nje mjeshter ne pershkrimin e natyres. Ai e kupton se natyra dhe njeriu jane te lidhur ngushte. Termi natyre eshte perdorur ne art, ne shkence, ne letersi, ai eshte lidhur shpesh me lirine dhe te verteten. Nje ngjashmeri e ketyre dy veprave eshte se tek te dyja veprat shohim qe gjendja e natyres karakterizon gjendjen e personazheve dhe perdoret per te shprehur lidhjen e ngushte te njeriut me natyren.

You might also like