You are on page 1of 14

AZEM SHKRELI

LIRIKË ME SHI
LETËRSIA Leksioni 13

MODERNE
POEZI NGA VËLLIMI: LIRIKË ME SHI
Lirikë për lirinë Vapë
Psalm për Kosovën
Liria është ylberi matanë grilave Ra ajo fjalë e na u thanë etjes ujërat
Kur pikon gjak
Myk mosrrjedhash pikon kohë e verdhë
Kalliu, kur piqet vera Liria është gërshet i vashës me fjongë Nga shikimi ynë do të tremben bimët
Kur rritet, e veshim nuse Cili është qielli ynë, Zogu ynë i miri
Kur eçtohemi, i pijmë shëndet nga gjiri Ose na shituan mendime të prushta, ose
Kur hyn në gjakun tim Është një zot që na e do kokën në vegëz
Ajo është pikë në ujë, zog në qiell Njëqind vjet të pagëdhira, ndoshta nesër
Nusërore e të bëhem krushk Nëse nuk pëlcet ja guri, ja vetëtima
Kur flet, e kuptojmë si nënën
Kur dhemb, dhemb në zemër Ndezim dy gishtërinj, i bëjmë dritë vetes
Plaç, o varg, që s’patëm tjetër verë.
Më mëso vetëm t’i bie
Liria thinjet bukur, nuk plaket
Kitarës, më mëso të vdes bukur Kur vdiset, është e pavdekshme
Kur vdes, i bëjmë vend në dhe të atdheut

Liria është si Kosova, s’kam më fjalë të lirë


NIVELI KUPTIMOR

Autori: Azem Shkreli


Gjinia e veprës: Lirikë
Lloji i saj: Lirikë meditative, reflektive, dilematike si vazhdimësinë e ekzistencës për vetveten
dhe atdheun. lirika atdhetare, lirika intime
Koha: 1994
Drejtimi letrar: Letërsi moderne shqipe në Kosovë
Tematika – Tema universale, jeta, dheu, atdheu, liria, dashuria, identiteti, Tema e vuajtjes,
dhimbjes, vdekjes, tjetërsimit nën një sistem diktatorial si dhe rrezikimi i njeriut dhe vlerave
njerëzore, dhimbja, trauma, depersonalizimi, vdekja fizike, shpirtërore e intelektuale.
Idetë:
Ideja qendrore: Shpëtimi i vetes e i atdheut përmes idealit, artit dhe rijetimi i rindërtimi i tyre.
PË R M B A J T J A E V Ë L L I M I T

Lirikë me shi:
1- përbëhet nga poezitë e shkruara në vitet nëntëdhjetë dhe u botua më 1994;

2- poezitë lidhen edhe me ngjarjet e rrethanat dramatike në Kosovë; si dëshmi kanë shënimet e kohës e të
vendit ku janë shkruar, saqë nganjëherë japin pamjen e një ditari poetik të kohës;

3- nuk është i ndarë në cikle poetike;

4- poezitë lexohen si të veçanta, po nga ana tjetër ato lidhen nga një komunikim i brendshëm, i diktuar prej
një gjendjeje subjektive dhe situate shpirtërore, që ruhen në të gjithë veprën;

5- nuk propagandon, por flet me gjuhën e poezisë mbi realitetet shqiptare; (poezitë: Ma ktheni lirikën e
Zogut; Tis; Ligjeratë; Balada e kasnecit; Estetikë,)

6- poeti nuk është indiferent mbi atë që ndodh në hapësirën ekzistenciale ku jeton;(poezitë: Gjeografi / Pas
luftrave/ Qyteti pa qiell.)
PËRMBAJTJA E VËLLIMIT

7- subjekti lirik manifeston vetëdije të lartë kombëtare e historike;(Kronikë ilire,


Homazh; Histori; Drini;)

8- përdori toponiminë e vendlindjes (Ashta e Shkrelit, Mal i Sharrit, Lugu i Helmit,


Gurra e Martin Brogës, Qafa e Qyqes, Guri i Kuq, Bregu i Hutës, Shtegu i Dhisë,
Kroi i Lotit, Livadhet e Gjakut etj);

9 - hapet me poezinë Përshëndetje me miq, që i kushtohet, I. Kadaresë ( me se t’ju


zbukuroj në baladë, o miq, me se o dega ime e epër e fisit) dhe mbyllet me poezinë
Lirikë me shi ( Shihni, shpirtërat, shtonat, plot po mbushen / shkruajni, të gjorë,
simfoninë e shtatë të shiut).

10- përdorim i kursyer i fjalës poetike, leksik, metaforikë e sintaksë poetike e veçantë.
ATMOSFERA E PËRGJITHSHME E VEPRËS
VEÇORITË LETRARE TË POETIT
Tri përqasje vijnë të metaforizuara në
simbolikën e gurit, të shiut, të qiellit,
Identitetit e autoktonisë e ndërton me përmes të cilave sfidon krizat aktuale
fjalët maja, guri, uji dhe ulliri që me morale e shpirtërore, ku ndjenja ndaj
shprehjen metaforike rrëfen tërë dramat fjalës dhe shqiptimi i poetit janë
e gjurmëve kohore te fshira nga koha tërësisht te dallueshëm nga brohoritjet
por të pashlyera në kujtesën etnike që i masive të poetëve në çastet dramatike të
mbart Qielli e Toka ilire. një atdheu tashme të venë në udhëkryqe
të reja në vitet e pas 90-ës.
Te Shkreli: Bërthama e ndjenjës jetësore
shtegton drejt dashurisë nga lashtësia e Poet që sjell poezinë refleksive, poeti i
gjer sot, me reflekset emocionale që pyetjeve jetësore dhe filozofike
shkakton dhimbje dhe drithërima të meditative, poeti qe beson ne ndreqjen e
shpirtit e bëjnë poetin të marreë me vete botës, që veten e gjen tek e pastra, ku
këtë plagë si pasojë e gjerave që s’kanë fjala lëviz në kontekste sfiduese mes
dateë a fajtor. (poezia Zgjimi) urtisë dhe dreqnisë njerëzore. (Motiv në
Kosovë, Koha e krymbave))
TEMA - MESAZHE - MOTIVE
LLOJET E MOTIVEVE QË TRAJTON

Mesazhi
Tema Motive
Te Shkreli tema e dashurisë për Ai nuk kërkon domosdoshmërisht hyrjen Motive të lirisë, të dramës tragjike të
vendlindjen mbeti e censuruar për shumë në sistemin e vlerave, ai shfaq Kosovës në të gjitha përmasat e saj.
kohë, ishte koha e rrezikut nacional që u origjinalitet, sepse referencë e poezisë së Përmenden shpesh; ilirët, dardanët, Kruja,
diktoi poetëve që shkruanin në Kosovë tij është Uni lirik, që bën poezinë e tij të Skënderbeu, Vlora, Ismail Qemali,
t’i mëshonin simbolit dhe alegorisë si jetë më imagjinare dhe universale, shpesh ndeshja e lirisë me dhunën në hapësirën
gjuhë që ndërton komunikimin trondit formën por jo esencën. shqiptare e ballkanike;
ndërtekstor përmes nëntekstit ku kthehen
në figurë si fjalë: guri, qielli, zogjt, Mesazhi i tij ka natyrë ambiguitive Mbijetesën e sheh te retë e perjetshme në
nata ,heshtja, hulumtojnë njeriun dhe (mbivendosur) që vjen nga fuqia e shtegtimin qiellor mbi këtë atdhe dhe
natyrën e vendlindjes dhe përcjellin figurës së realizuar dhe një kodi fjalësh sfidon shtegtimin kalimtar të gjurmëve.
portretin shpirtëror. unike per fjalorin poetik të Shkrelit.
Motive refleksive. Trajat e fjalës
Bota e vendlindjes është bota e njerëzve Ai luan me fjalën e njeh fuqinë e saj si përfshihen në një kontekst sfidues e
te tij ku ashpërsia, krenaria dhe individi topos me imazh dhe përfytyrim, fjala provukues. Ajo është plot me motive
përqasen me lindjen, jetën, vdekjen, veçohet si kryefigurë dhe hyn në lidhje të jetesore, (Koha e krimbave; fytyra e dytë e
dashurinë, si kulme të filozofisë së pashkëputshme konotative me gjëmën, gjërave, vapë etj. )
njeriut që natyrshëm rroken dhe me gjolin, farën, kumtin, harrimin.
dukuritë e tyre jetësore.
M J E T E T L E T R A R E ( G J U H A F I G U R AT I V E )

Vëllimi përmban 95 poezi: Titulli: lirikë – shpreh ndjenjat: Shiu – element atmosferik – simbol i ujit
element i jetës.
Poezia e tij karakterizohet nga nota të theksuar ekzistenciale. Në poezinë e tij ka thirrje ekzistenciale, ka
ankime dhe mallkime ( Poezia: Vapë: plaç o varg që s’patëm tjetër verë).
Poezia është njëlloj religjioni, ai i beson fjalës, i beson shqiptimit, i beson poezisë vetë, i mëshon fort
simbolit dhe alegorisë, përmes të cilave ndërton kuptimin brenda vargjeve:
Ujin e ajrin t’i gozhduan / të jesh zog pa anjë këngë (Nokturno për zogun) // I ra teja lirikës, u thamë
( Lirikë) . Nëpërmjet një shtrirjeje identifikuese në Kohë (histori) e në Vend (gjeografi), poeti mbërthen
figura domethënëse të disa veprimeve e gjendjeve, të cilat shpërthejnë me domethënie.

Simboli: Metafora: Epiteti:


Shiu, gjaku, zogjtë, ulliri, lumi, Uji etjes, ulliri i moshës, gjëmim Këngë e vjetër, udhë e zezë,
kulla, etja, guri, lisi hartash, ujqit në këmbë, gjol . Shqipëria e madhe, Liqeni i zymtë,
ndërgjegjesh, gjerbë e etur, liria Evropë e rënda, Evropë, e mira etj
asht gërshet i vajzës me fjongo,
Liria thinjet bukur, gjarpër i gjatë
na hëngre,
STRUKTURA(MJETET E METRIKËS). LLOJI I STROFAVE:

Poezia e tij nuk është poezi motivuese dhe angazhuese por poezi e një udhe unike që dikton një filozofi që mbështetet në
kujtesën dhe trashëgiminë e një populli me kuptime te papërsëritshme.
Lëvron strofa te llojeve të ndryshme ne varësi të thelbit të idesë nga distiku, tercine, strofa katërshe e vargu i lirë me
kontekst të fuqishëm kuptimor dhe filozofik, ritmi i ngjan një udhë që rreh te papërsëritshmen nga poezia në poezi, shpesh
ritëm me një konstante simetrike ku ndërthuret theksi fundor me atë parafundor. Rima e tij realizohet shpesh mes dy
fjalëve që u perkasin fushave kuptimore të largëta, por që ka më vlerë, vlerë asociative dhe lidhje kuptimore që si element i
strukturës së veprës ajo vë në dukje ato fjalë që kanë më peshë dhe që shërbejnë si tregues dhe orientues për të qu
vemendjen tek këto fjalë: Greva e vargjeve: një frymëzim rebel e marr me të butë / metaforat, rimat m’agojnë rezolutë.

Distiku KATRENA
Vargu i lirë , ka ritëm, krijon mundësi që
Strofa katërshe, vargu klasik, me rime. Si vargu të shprehë sa më shumë përmes
Strofa dyshe është e shtrirë më p.sh. sintaksës së mendimit. Vjen me format e
shumë: Psalm për Kosovën, veta ku rrëfen, (Poezia Epikë) shpreh
Motiv në Kosovë;(14 rroksh me rime të
Origjinë, Arkeologji, Sogje, kryqëzuar ABAB : Letër mikut tim A. P. gjendje emocionale, (Lirikë me shi)
Dhimbja e vargut, Kotësi, (12 rroksh, ABAB); Greva e vargjeve 10 - shtjellon një dukuri universale.(Projekt)
Mërgim, Saga për poetët, 11 rroksh ABAB: Estetikë 12 rroksh me Përshëndetje me miq. Koha që s’rrah
Gjeogafi, mendimi është i prerë. rimë të kryqëzuar ABAB këmbanë, Këngë e domosdoshme, Etj.
Rima .si element organizues bën që vargu të
fitoje nje ngjyrim kuptimor shtese .
KONTEKSTI HISTOR IK I KOHËS KUR SHKROI AUTORI
KONTEKSTI LETR AR : DR EJTIMI LETR AR QË PËR FAQËSON
AUTORI

Duke u përqendruar te kumtet pohojmë se: Shkreli flet me gjuhën e shenjave të kujtesës kombëtare, ku përmasa e
kohës është përbërës i strukturës së poezisë së tij, të cilat konceptohen të plota me mendimin tronditës, në shtatin e
poezisë barrën e peshës së tronditjes e mbanë figurat e mendimit. Azem Shkreli këto figura i qëmton në arealin e
mençurisë së vendlindjes, në rrënojat tragjike që kishte shkaktuar historia, të ngritura në vlera shprehëse të artit të
fjalës, përmes leksikut të së folmes së vendlindjes.
Drejtimi modern:
Portrete njerëzore përballen ne opozicione që jepen përmes meditimeve filozofike jetësore, e humane, me dendësinë
e mendimit veshur me petkun emocional dhe me një varg jo sasior por cilësor, plot mjete shprehëse, kjo bën qe fjala
e Shkrelit te jete sa poetike aq dhe domethënëse.
VEÇORI TË STILIT DHE TË FJALËS POETIKE

Për nga stili poetik, në poezinë e tij flet heshtja, por në të njëjtën kohë vërshojnë të
pathëna, deri edhe dufet emocionale të pashprehura, siç janë poezi të ngarkuara me
dhembjen, me trishtimin, me mohimin, me luftën kundër ligësisë dhe dehumanizimin
e subjektit te tyre poetik, ku urtia i prinë në udhën e krijimit të tyre poetik si poezitë:
Sogje, Koha e krymbave, Lirikë. Njeriu që s’fliste.
Fjala për të është dhe duhet të jetë, sipas poetikës së poezisë së tij, kumti i jetës
brenda së cilës gjëllijnë dashuria, mirësia, guximi, përballja që të qëndrohet larg
urrejtjes, sepse Fjala qëmton urtësinë te rrënjët e gurit, që bëhet shenjë e poezisë së
Azem Shkrelit. Dhembja e vargut, Pas luftrave, Ma ktheni lirikën e zogut,
Kungim i këngës: Dua... Gur mbi secilën fjalë, mbi secilën Bimë...
KUPTIMI I DOMETHËNIEVE

Në vëllimin “Lirikë me shi“, me vargun e tij, ai përcjell ndjenja njerëzore, të pasigurtën, dilemën,
mbylljen, tërheqjen, po dhe fuqinë, madhështinë e bukurinë e jetës. Padrejtësinë e ndez në zjarrin e
drejtësisë, e bukura e jetës kurrë nuk mundet. (Më mëso të vedes bukur, “Psalm për Kosovën“)
- Shpreh brendinë e unit të tij lirik ne një botë të transformuar, (p.sh. Poezia Koha e krimbave)
- Shpreh realitetin e tij vetjak. (p.sh. Poezia Greva e vargjeve)
- Realitetin poetik të fjalës e bashkon me njdeshmërinë dhe gjykimin e botës reale, dhe e shndërron në
Kumte dhe Ide.
TIPARET E VETI TË VEPRËS E POETIT. FJALORI I TIJ

Tipar i fjalorit të tij poetik janë frazeologjizmat dhe sintagmat, përmes të cilave shpalos urtësitë e lashtësisë dhe, në
këtë mënyrë poezia e tij i shpëton narracionit, e rrëfimit. Luajti rol në modernizimin e fjalës poetike shqipe,
sidomos në leksikun e figurshëm, në thellësinë e kuptimeve. Dhe se si poet hyri në rrugën e krijimtarisë, në kohën
kur në letërsinë shqipe po ndodhte një ndarje e madhe me të shkuarën. I largohet analitizmit, folklorizmit,
rregullave klasike të vjershërimit.
I largohet kultit të epikës, që kishte nxitje prej kohës në Kosovë. Në mënyrë të pavarur, afirmohet duke iu referuar
nocioneve themelore të vjershërimit,.
Refuzon të shkruajnë poezi mbi fjalë-çelësa të gatshme, siç ishin dhe mbetën për një kohë të gjatë: lavdia e historisë
shqiptare, mbijetesa e popullit në shekuj, qëndresa dhe e ardhmja shpërblyese për shqiptarët.
Ai krijoi leksikun e tij, një leksik krejtësisht origjinal dhe identifikues në kuadër të poezisë shqipe.
Veti parësore e poezisë së Azem Shkrelit është: a. dendësia e mendimit b. ngarkesa dhe tendosja emocionale.
Ritmi dhe harmonia e vargut nuk është i imponuar nga thelbi përmbajtjesor.
Vargu i tij është në luftë me të keqen, rënien, urrejtjen e armatosur në emër të
nacionalitetit dhe pajtohet e beson në dashurinë qe riprodhohet.
-Dashuria është guri filozofal, ku rrinë Toka me gurin, shkëmbi me lumin. Qielli
me lirinë. Lëvizja e tyre është vertikale e horizontale. Të tëra këto detaje e fjalë ide,
vijnë si dëshmi e lëvizjes së jetës. Ato krijojnë pamjen dramatike të artit të poetit në
dy skaje: përballë të shkuarës të gjakuar dhe tashmes (Kronikë ilire): mes terrorit
dhe Lirisë (Lirikë për lirinë), mes guximit dhe lëngatës (Zgjim), mes ikjes dhe
ardhjes (Letër Atdheut) rreh të zbulojë qëndrime, reflektime dhe revoltën e tij
poetike.

LIRIKË ME SHI Azem Shkreli

You might also like